Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
...approposito di mancanze /pf/images/graemlins/smile.gif
pluhuri i rruges ,qe rrotat e pasme te kamionit e ngrinin kollaj, iu fut perseri ne flegrat e hundes dhe Muni teshtiu per te n-ten here. shau neper dhembe situaten ne pergjithsi dhe ne sekonden me pas hodhi nji buzqeshje perballe. Izi duke futur floket pas veshit, e lehtesuar nga buzqeshja, i drejton nje facolete me arome te mire. i shfry helaqet Munua, tere zhurme, megjithse kamjoni ja mbulonte disi zhurmen origjinale, e pa se ç'kish hedhur tere pasjon mbi ate facolete. Xixa, siç e quante ai vete, beri sikur s'e pa skenen megjithse nuk ja kurseu "te keqen e minieraleve qe mban ne sinozit". Munua si gjithnje e mori qetesish situaten dhe per te zbutur disi tensjonin e bashkudhetarve i kthehet burrit qe kish prane me turban ne koke, duke i zgjatur facoleten: "jepi vlla, shfryji dhe ti se ka vend per te gjithe ktu". Xixa qeshi nen hunde, por burri nuk e dha veten...ndoshta nuk kuptonte shqip, por kjo kishte pak rendesi...Muni ja kish arritur qellimit te vet...çdo 10 sekonda do i "vidhte" nje buzqeshje Xixes...