Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Albana pergatiti valixhen me kujdes. U ul tek cepi i divanit te saj me mbulesen ngjyre kremi e shikonte e habitur ate "dyrroteshe" te mbyllur qe kish vene ne cep te murit. Edhe pak dite e do ta terhiqte rrugeve te Tiranes. Pastaj do ndalej aty, tek bari ku zakonisht takonte shoqet e shoket kur ishte ne shkolle, do blinte nje shishe uje dhe do vazhdonte te ecte derisa te futej ne rrugicen e shtruar me kalldrem. Cizmet do iknin shtrember, takat do haheshin, po kujt i behej vone, ate e kish marre malli te prishte nje pale kepuce brenda dy javeve! Ja edhe shtepiza, atje ne fund, me kangjellat e lyera nga dora mjeshterore e babait. Ja edhe perdet e grepit qe gjyshja pat perfunduar para se te nderronte jete. I kujtohej si tani kur ajo ulej perballe asaj dritareje te vogel, me syzet mbi hunde e shikimin here pertej , mbi rrugice e here ne dantellen e grepit. Sapo shihte Albanen qe kthehej nga shkolla , i buzeqeshte gjyshja nga brenda shtepise e dora e saj e rrudhur , tundej lehtshemn para saksise me "silfiona". ( gjyshja ime i quante keshtu).
Albanen e kish marre malli te kthehej edhe njehere femije, te vraponte e shkujdesur para te gjitheve, te kendonte , te qeshte e te lozte pa pasur friken e opinioneve te te rriturve. Ajo e dinte se te rriturit gjykonin shpesh ndoshta ngaqe nuk ishin te paster, ndaj kerkonin me mendimet e tyre te vinin ne dukje "zhulin" e te tjereve. Shpirti i disave ishe sketerre nga bloza e falsitetit e megjithate llustroheshin mire para se dilnn rruges. Albanen e kish marre malli te degjonte profumin e gjelles se gatuar nga e ema, tek hynte ne oborr. Te prekte karafilat e fshehurazi te kepuste ndonjerin per ta thare mes librave te shkolles.
Tani Albana do kthehet ne shtepi, e rritur.