Re: Sistemi politik i Shqiperise

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi politik i Shqiperise

Sipas nenit 81 te Kushtetutes e drejta per te propozuar ligje i takon Keshillit te Ministrave, cdo deputeti si dhe 20 mije zgjedhesve. Aktualisht, ne praktike ne me te shumten e rasteve projektligjet propozohen me iniciative te Keshillit te Ministrave, karakteristike kjo per te gjithe sistemet parlamentare. Keshilli i Ministrave e ushtron te drejten e iniciatives legjislative ne menyre kolegjiale, gje qe do te thote se kjo iniciative nuk i takon nje ministri te vecante. Projektligjet, te shoqeruar me relacionin perkates, i dergohen Kuvendit dhe Kryetari i Kuvendit urdheron shumefishimin dhe shperndarjen e tyre per t'u njohur deputetet. Nje projektligj nuk mund te futet ne rendin e dites pa kaluar te pakten nje afat prej 10 ditesh nga dita e paraqitjes se tij. Kopje te projektligjeve u vihen ne dispozicion perfaqesuesve te medias dhe personave te tjere te interesuar me kerkesen e tyre.

Per organizimin e punes dhe shqyrtimin e projektligjeve, miratohet programi dhe kalendari i punimeve te Kuvendit. Projekt-programi dhe projekt-kalendari pregatitet nga Kryetari i Kuvendit dhe miratohet me konsensus ne mbledhjen e Byrose se Kuvendit (Kryetari, Zevendeskryetaret dhe kryetaret e grupeve parlamentare). Ne kete mbledhje merr pjese edhe nje anetar i Keshillit te Ministrave i ngarkuar per te mbajtur lidhjet me Kuvendin. Nje deputet qe ka paraqitur nje projektligj ka te drejte te kerkoje venien e ketij projektligji ne rendin e dites per shqyrtim ne seance plenare brenda 6 javeve nga data e paraqitjes.

Shqyrtimi i projektligjeve ne seance plenare behet sipas radhes se percaktuar ne rendin e dites te pregatitur nga Byroja e Kuvendit.

Perpara se te kaloje per miratim ne seance plenare, projektligji shqyrtohet nga Komisionet parlamentare perkatese. Keto te fundit i shqyrtojne projektligjet sipas nje radhe te pregatitur nga kryesia e komisionit, por qe duhet te perkoje me programin dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit. Komisionet zhvillojne nje diskutim te gjere gjate mbledhjes ne te cilin thirren autoret e projektligjit si dhe persona te tjere qe mund te ndihmojne ne sqarimin e problemeve te ndryshme qe lidhen me projektligjin. Nje rol te rendesishem ne kete proces luajne organizatat jo- qeveritare si dhe subjektet e tjera te interesuara.

Mbledhjet e Komisionit jane te hapura. Ne perfundim te diskutimin Komisioni harton nje raport, i cili i paraqitet Kryetarit te pakten dy dite perpara dates se percaktuar per shqyrtimin e projektligjit. Ne raport mund te propozohet me arsyetimin perkates, miratimi i projektligjit sic eshte, miratimi i tij me ndryshime per nene te vecanta ose mosmiratimi i tij dhe kthimi i tij autorit qe e ka iniciuar. Ne rastin kur Komisioni nuk eshte unanim, ne raport pasqyrohet edhe mendimi i pakices. Komisioni i Ceshtjeve Kushtetuese dhe Ligjeve i shqyrton te gjitha projektligjet dhe jep mendim per perputhshmerine e tyre me Kushtetuten.

Ne seance plenare ne fillim procedohet me miratimin ne parim te projektligjit, ne te cilen kane te drejte te diskutojne te gjithe deputetet. Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe deputeteve, por ka edhe projektligje ( te parashikuara ne nenin 81 te Kushtetutes) qe kerkojne nje shumice prej tre te pestash per miratimin e tyre ose ne rastet te vecanta te parashikuara ne Kushtetute shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit. Asnje projektligj joqeveritar qe ben te mundur rritjen e shpenzimeve te buxhetit te shtetit ose pakeson te ardhurat, nuk mund te miratohet pa marre me pare mendimin e Keshillit te Ministrave, i cili duhet te shprehet brenda 30 ditesh nga data e marrjes se projektligjit. Ne rast se Keshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit te sipermendur, projektligji kalon ne shqyrtim sipas procedures se zakonshme.

Kuvendi me kerkesen e bere nga Keshilli i Ministrave ose te nje te pestes se deputeteve mundet qe te shqyrtoje dhe miratoje nje projektligj me procedure te pershpejtuar, por gjithmone jo me pare se 1 jave nga fillimi i procedures se shqyrtimit. Kjo procedure nuk lejohet te perdoret ne rastet e ligjeve te cilat miratohen me nje shumice prej tre te pestash, me perjashtim te ligjit per gjendjen e jashtezakonshme.

Mbas miratimit ne parim te projektligjit ne parim, ai miratohet nen per nen. Propozime per ndryshim, heqje apo shtime te neneve te reja nuk mund te paraqiten drejtpersedrejti ne seance plenare, ne rast se ato nuk i jane dhene me shkrim me pare komisionit perkates per shqyrtim dhe diskutim. Mbas miratimit nen per nen behet miratimi ne teresi i projektligjit se bashku me ndryshimet e bera.

Mbas miratimit te projektligjit ai i dergohet Presidentit te Republikes i cili duhet ta shpalle ate brenda 20 diteve nga paraqitja e tij. Presidenti ka te drejte ta ktheje per rishqyrtim ligjin vetem nje here. Dekreti i tij per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne rast se Presidenti nuk e shpall ose nuk e kthen ligjin per rishqyrtim brenda 20 ditesh nga paraqitja e tij, atehere ligji quhet i shpallur.

Kushtetuta parashikon qe ligji hyn ne fuqi jo me pak se 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare, por ne rastet e masave te jashtezakonshme si dhe ne rast emergjence dhe nevoje, kur Kuvendi vendos me shumicen e te gjithe anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji hyn ne fuqi menjehere vetem pasi te jete njoftuar publikisht. Gjithashtu, ai duhet qe te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare

NGA PARLAMENTI SHQIPTAR
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Sistemi politik i Shqiperise

Funksionet e gjykates kushtetuese

1. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm. Ajo ka një juridiksion të veçantë për kontrollin e kushtetushmërisë së ligjeve dhe akteve të tjerë normativë. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj (neni 124/1 i Kushtetutës). Gjatë ushtrimit të funskionit të saj ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124/2 i Kushtetutës). Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese janë të parshikuara në nenin 131 të Kushtetutës, sipas të cilit ky organ vendos për:

- papajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, siç parashikohet në nenin 122 të Kusht;

- papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;

- papajtueshmërinë e akteve normativë të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;

- mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;

- kushtetutshmërinë e partive dhe organizatave të tjera politike si dhe të veprimtarisë së tyre në bazë të nenit 9 të Kushtetutës;

- shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij;

- çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre;

- kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;

- gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shterrur të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave.



2. Gjykata Kushtetuese gjithashtu vendos edhe mbi kushtetutshmërinë e:

- vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës (neni 90/3, 91/2 i Kushtetutës);

- vendimit të Kuvendit për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë (neni 140 i Kushtetutës);

- vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarëve të komunave ose bashkive (neni 115 i Kushtetutës);

- jep pëlqimin për ndjekjen penale ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese (neni 126 i Kushtetutës) dhe të Gjykatës së Lartë (neni 137/2 i Kushtetutës).



3. Gjykatën Kushtetuese mund ta vënë në lëvizje:

- Presidenti i Republikës;

- Kryeministri;

- Një e pesta e deputetëve;

- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;

- Gjykatat sipas nenit 145/2 të Kushtetutës;

- Avokati i Popullit;

- Organet e qeverisjes vendore;

- Organet e bashkësive fetare;

- Partitë politike dhe organizatat e tjera;

- Individët.


4. Kërkesat që vijnë para Gjykatës Kushtetuese ndjekin këtë procedurë:

Kërkesa, pasi regjistrohet, i caktohet nga Kryetari i Gjykatës një gjyqtari në rolin e relatorit, i cili përgatit relacionin dhe materialet përkatëse për shqyrtimin paraprak të çështjes. Relatori ia paraqet çështjen kolegjit prej tre anëtarësh, në të cilin bën pjesë dhe ai. Kolegji vendos për pranueshmërinë e kërkesës, pra kalimin e saj në seancë plenare. Nëse kolegji nuk arrin të vendosë unanimisht, çështja i paraqitet mbledhjes së gjyqtarëve, që vendos me shumicë votash. Çështja nuk pranohet të kalojë në seancë kur objekti i saj nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, apo kur kërkuesi nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Seancat plenare zhvillohen të hapura dhe duke respektuar parimin e kontradiktoritetit, si dhe parimet e tjera themelore të gjykimit në përgjithësi dhe atij kushtetues në veçanti. Për rastet e interpretimit të Kushtetutës gjykimi mund të zhvillohet edhe vetëm mbi bazën e dokumentave. Palët mund të përfaqësohen me avokatë. Procedurat gjyqësore janë pa pagesë.

5. Në fund të çdo shqyrtimi gjyqësor Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese arsyetohen me shkrim dhe hyjnë në fuqi ditën e botimit të tyre në Fletoren Zyrtare, përveç rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Ato janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha organet e administratës shtetërore dhe nuk mund të diskutohen prej askujt (neni 132/1 i Kushtetutës). Si rregull, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese. Megjithatë ligji parashikon raste përjashtimore: vendimet që shfuqizojnë dënimet penale, qofshin këto edhe në fazën e ekzekutimit të tyre, vendimet që interpretojnë Kushtetutën, vendime që lidhen me pasoja ende të paezauruara të aktit normativ të shfuqizuar dhe ato lidhur me vendimet e gjykatave derisa këto të fundit nuk kanë marrë formë të prerë.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Sistemi politik i Shqiperise

Gene faleminderit per informacionin e dhene, por prap mbetet e paqarte psh. Kompetencat e Presidentit dhe ato te Kryeministrit.
Qe te dy, mesa dij une jane pjese e Ekzekutivit mirepo duhet te kete nje ndarje te qarte te Kompetencave, ma merr mendja.
Edhe Keshilli i Drejtesise ku me sa dij une kryeson Presidenti, eshte nje Organ "ne Mjegull". A i kalojne Kompetencat e ketij Keshilli ato te Gjykates Kushtetuese?????
Dhe dicka tjeter, me sa dij une pushteti vendor mbetet vendor dhe nuk mund te ushtroje ndonje Funksion ne procesin e Ligjvenies dmth ne "prodhimin" dhe miratimin e ligjeve si psh ketu ne Gjermani ku pushteti vendor perben dhomen e dyte te Parlamentit.

A din ndonje adrese ku jepet i skicuar sistemi politik ne pergjithsi????????
Psh. si ne rastin e Institucioneve te Gjykates Kushtetuese ose te procesit te Ligjvenies.


Pershendetje

Kastriot
 
Top