Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?
Faith-No-More, me vjen keq per ty, por argumentimi yt eshte shume trashanik. Pse?
Ti je krenar per nje popull, i cili ka kaluar po aq peripeci sac kane kaluar edhe fiset tutsi dhe hutu ne Ruanda dhe eshte aq i vjeter ne Europe, sa nuk e di akoma se ku i ka rrenjet.
Je krenar per nje popull me tradita dhe zakone te huazuara as me pak e as me shume por nga Anadolli. Silli neper mend traditat dhe zakonet "shqiptare" dhe do te kthjellohesh.
Je krenar per nje flamur qe nuk ka te krahasuar? Po kush eshte ai flamur qe ka te krahasuar dhe nuk eshte lare ne gjak nder shekull dhe a perben kjo ndonje arsye krenarie? Sa per dijeni shqiponja me dy koke nuk eshte ekskluzivitet shqiptar, por ate e kane edhe Rusia, ish-Jugosllavia dhe tani Serbia dhe Mali i Zi. Mos more, a mos valle shemba shtyllat e nacionalizmit tend?!
Nuk e fsheh dot. "Gerricja" me keta "nacionalistet" e terbuar, qe te nxjerrin syte me vullnetin e tyre per ti treguar dynjase se jane nacionaliste, per mua eshte argetimi kryesor. Jo per gje, por keta jane nacionalistet me fallco. Dhe shumica e tyre gjendet nder ata, qe me njemije perpjekje, biles edhe duke paguar mijerat e dollareve u arratisen nga Shqiperia. Them u arratisen, sepse nuk i perzuri njeri. Jane po keta nacionaliste, qe shajne italianet, sepse mbysin gomonet e mbushura me nacionaliste te tjere shqiptare, te cilet arratisen prej Shqiperise.
Jane keta nacionaliste, qe te argumentojne me bindjen e plote, qe Shqiperine me mire ta drejtoje i huaji, italiani, greku apo amerikani.
E ne mos qofshin keta nacionaliste jashte Shqiperie, jane ata brenda Shqiperie, te cilet jane gati te vetefshikullohen me kamzhike, sepse greku kerkon te vendose tabela rrugesh pergjate rruges Kakavije-Gjirokaster, nderkohe qe ne televizionin kombetar shfaqen reklamat greke te produkteve greke, te cilat blihen me paret e shqiptareve. Dhe ne intervalin e ketyre reklamave ke "kenaqesine" te degjosh mjaullimen dhe vajtimin e folkut grek ose turk, ose ndonje "kengetar i suksesshem" pothuaj analfabet te shurdhon veshet me kete qelbesirllik, por kete rradhe ne gjuhen gjysem shqip e gjysem turqisht.
Nacionalizmi eshte me zemer dhe jo me llafe!