Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Unë do të thoja që shqiptarët janë nacionalistë por jo ultra-nacionalistë (nacionalistë të sëmurë) si fqinjët tanë! Kjo vjen për arsyen se shqiptarët janë përgjithësisht të drejtë dhe pëlqejnë të vërtetën! Duke qenë kështu ne nuk i egzagjerojmë arritjet apo meritat tona si dhe pranojmë më kollaj të metat që kemi!
Kjo krahasuar me tendencat e fqinjëve tanë, mendoj se na bën të dukemi diletantë në patriotizëm!
Megjithatë, patriotizmi i shqiptarëve duket më shumë jashtë Shqipërisë! :thumbsup:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Oniro,me duket se e ngaterron Nacionalizmin me ultra nacionalizmin.Tek vendet e Evropes perendimore nacionalizmi vinte si rrjedhoje e krizave ekonomike,ndersa nacionalizmi i fqinjeve tane,do thoja se eshte mesjetar per kohen e sotme.Jo pak rol ne nacionalizmin shqiptar ka luajtur edhe feja,te tria.Ne ate katolike ka pas dy grupe,njeri pro-italian dhe tjetri pro-austriak,sipas vendeve ku kishin studiuar,megjithate kur vinte puna ishin te gjithe patriota,pra per Shqiperine dhe shqiptarizmin.Tek muslimanet kemi pasur(me sa e di une) Bektashinjte,te shquar si patriota,dhe pjesa tjeter komplet e korruptuar nga kultura dhe gradat e Turqise,qe kane luftuar jo pak qe Shqiperia te mbetej nen Turqi.Kemi gjithashtu ortodokset,kemi shume emra ortodokse patriote qe dhane edhe jeten per shqiptarizem.Vetem me ardhjen e komunizmit ne shqiperi,nacionalizmi u zhduk,ndersa nacionalistat u arratisen ne vende te ndryshme te botes,prej nga ku ata e vazhduan luften nacionaliste.Po ta shohesh me vemendje,do zbulosh qe cdo shqiptar,i cdo lloj niveli,e ka nacionalizmin te fshehur diku,dhe sa i jepet rasti e tregon ate,me menyrat e veta kuptohet,por gjithsesi nacionalizmi shqiptar ekziston,dhe shume i forte do thoja.Perjashto politikanet qe deri tani,pervec Pandeli Majkos,i cili shfaqet nganjehere si nacionalist,asnje tjeter nuk e shohim te jete i tille.Kemi akoma shume pune per te bere per nacionalizmin shqiptar.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

per tradhtare ka pasur shume nga cdo fe dhe nacinalista jemi por jo dhe aq sa duhet. Ka akoma shqiptare qe thone qe jane greke e jugosllave dhe esht turpi me i madh
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Normal qe ka pas tradhtar nga cdo fe,ndersa per ata qe thone qe jane Greke apo Serbe,ata duhet te jene me te vertete ashtu,pra quhen "shqipfoles".
 

BISOU

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

UNE P.SH. PREZANTOHEM MENJEHERE SI SHQIPTARE :thumbsup:
DHE I BUZEQESH ME KRENARI NA I BEJNE :eek: PORTOLLAMPAT AMERIKANET /pf/images/graemlins/laugh.gif E NE BISEDE E SIPER KUR BEHEN KURIOZE.....
PO I THEM PERNJEHERE PER POZICIONIN TERITORIAL QE ZOTEROJME NE EVROPE, PER ARRITJEN E DEMOKRACISE, PER NDRYSHIMET RRENJESORE NE 10-VJECARIN E FUNDIT,PER MOTHER THEREZA.....
JOHN BELUSHI /pf/images/graemlins/laugh.gif
ELIZA DUSHKU /pf/images/graemlins/laugh.gif
ETC ETC... GJERA TE TILLA QE NA NGREJNE VLERAT SI COMB... DHE JAM KRENARE :thumbsup:
 

BISOU

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

SA PER PJESEN GJYSEM GREKE PO PO EDHE PER ATE JAM KRENARE PA DISKUTIM FARE /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

obobo te shkrete ata qe t pysin ty nga je, duhet te degjoojn gjys ore histori /pf/images/graemlins/laugh.gif

i shoku im e beri t madhe me ca "Shqipfoles" qe flisnin grqisht n nji lokal ktu n NY.
u lume ne ata ishin burr e grua e kalamaj n tavolinen ngjit. Aifliste greqisht me gjith grun e kalamajt, po dukej shqiptar puro. Fillo ky shoku im muhabetin shqip me ze t lart vetem me te shame pa pushim. mbas nja 10 minutash vje ai burri thot me fal po mbajeni cik gojen se jam me grua e kalamj ktu i thot ky. O me fal i tham ne kujtuam se jeni grek prandaj.
 

BISOU

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

ATEHERE TY NUK PO TE TREGOJ GJE SE E DI QE DO MERZITESH /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Hallall Bisou! Atë doja të thoja me nacionalizmin e emigrantëve (jashtë Shqipërisë)!

Bisou :kiss:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Per mu,shqiptaret qe fillojne e flasin ,sidomos greqisht,(e ku,ne Amerike),sepse hetojne qe ka shqiptare afer tyre,jane me te uletit/gjak i dhjere/pa race/minj/etj etj.Shava boll /pf/images/graemlins/laugh.gif ,se mos me nxjerin nga forumi :cry:
 

BISOU

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

orosho ki kujdes me sharjet se keta qe jane ne af dine shume mire shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Sinqerisht cuditem kur lexova komentet e te tjereve rreth temes qe une hapa. Por do desha te theksoj se eshte devijuar shume nga ajo cka une desha te theksoja.Sa per faktin qe tha dikush se kemi qene te shtypur nga turku kinezi apo dikush tjeter une personalish e kundershtoj kete si faktor te mosqenjes nacionalist.Dhe kjo per faktin se edhe sic e thashe me siper edhe vendet fqinje kane qene te pushtuara dhe te shtypura nga pushtues te ndryshem por ata e kane ruajtur dhe kultivuar nacionalizmin e tyre si e vetmja menyre e mbijetes ne pellgun e trazuar qe quhet evrope.
Neve nuk jemi nacionaliste sic jane greket,serbet,malazeset,bullgaret apo maqedonaset,ah po-maqedonasit,pse nuk i hidhe tnje shikim i paster rreth realitetit shqiptar atje(ne Maqedone),ku pjesa mee e madhe preferon te thote se jemi sllav dhe jo shqipetare(meghithese shqipja qe flasin ata dhe disa rajone te kosoves dhe malit te zi eshte teper e pa pranueshme).
Nejse- A jane ndopak nacionalista sot shqipetaret e Shqiperise?(jo vetem kjo kur bije ndesh me pretendimet territoriale te grekeve)-- eshte veshtire te thuhet apo te pranohet,dhe cka eshte me keq akoma te mendohe se nese jane ndopak nacionalista "udheheqesit tane te dashur" te te gjitha ngjyrave.

Te pakten neve shqipetaret e Shqiperise duhet qe te jemi nacionaliste sepse historija ka qene e pa drejte me ne(dhe neve jemi paksa te pa drejte me veten,sepse preferojme te shitemi per pese groshe tek i huaji dhe te puthim famurin e tyre).

Po ju tregoj edhe nje fakt tjeter kur ene e pame ndeshjen Shqiperi-Irlande,dhe kur u dha hymni yne kombetar,asnje shipetare nuk u ngrit ne kembe ndersa kur u dha ai irlandez kujtuan te gjithe se vinin nga Irlanda dhe jo nga Shqiperija ne Angli.

Pra aq nacionalista jemi ne shqipetaret.

oniro.uk
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Oniro,persa i perket hymnit dhe flamurit,ne leme shume per te deshiruar,krahasuar me shqiptaret e Kosoves ne kete gje,jemi shume mbrapa!!Ndersa persa i perket nacionalizmit shqiptar nder shekuj,nuk duhet te harrojme qe te gjithe fqinjet tane ishin kunder nesh dhe punuan shume per te shtypur nacionalizmin shqiptar!Edhe pushtimi Turk ka te beje shume me kete,sepse nuk na lejoi te hapnim shkollat shqipe(te cilat pastaj u hapen ne ilegalitet),mos te harrojme qe edhe ata pak albanologe me origjine te huaj(si p.sh Milan Shuflaj)u vrane/helmosen/zhduken nga Turqit/Serbet/Greket.Pra,nacionalizmi shqiptar u sulmua me gjithe force nga te gjitha anet,duke perfunduar me venien e regjimit komunist-sllav ne shqiperi!!!Nje nacionalizem i ri,ka lindur tashme ne Shqiperi!!!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

nacionalizmi shqiptarit per 45 vjet ishte Partia e punes tashti osht te vjedhmet e te vramet....
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Oniro,persa i perket hymnit dhe flamurit,ne leme shume per te deshiruar,krahasuar me shqiptaret e Kosoves ne kete gje,jemi shume mbrapa!!Ndersa persa i perket nacionalizmit shqiptar nder shekuj,nuk duhet te harrojme qe te gjithe fqinjet tane ishin kunder nesh dhe punuan shume per te shtypur nacionalizmin shqiptar!Edhe pushtimi Turk ka te beje shume me kete,sepse nuk na lejoi te hapnim shkollat shqipe(te cilat pastaj u hapen ne ilegalitet),mos te harrojme qe edhe ata pak albanologe me origjine te huaj(si p.sh Milan Shuflaj)u vrane/helmosen/zhduken nga Turqit/Serbet/Greket.Pra,nacionalizmi shqiptar u sulmua me gjithe force nga te gjitha anet,duke perfunduar me venien e regjimit komunist-sllav ne shqiperi!!!Nje nacionalizem i ri,ka lindur tashme ne Shqiperi!!! [/qb]
Oroshi,gabohesh ne konstatimet qe bere,pasi me duket se nuk i nje sesa atdhetare dhe nacionalista jane kosovaret.
Persa i perket faktit qe neve fqinjet na e kane patur me te futur me duket se na kane bere hakun pasi ne njihemi historikisht si komb i dobet.Pranadaj edhe nacionalizmi si pasoje apo trashegimi e saj mbet qe te jete i dobet.

Bej cudi qe shumica e shqiptareve ende vazhdon qe te fajesoje fqinjet per faktin qe ne sjemi nacionaliste.
Orosh te keshilloj qe ti hedhesh nje sy historise sone dhe te ballkaniat se ndoshta ke gjera per te mesuar.

Oniro.uk
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Une sa here me pyesing nga je filloj kendoj...

Rreth flaaaaaaaamurit te perbashkuaaaaaaaaar
me nje deshiiiiiiiiiiire e nje qelliiiiiiiiiim

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

/pf/images/graemlins/laugh.gif

but I'm a little confused..are you sure that they know the meaning? :lol:
 

kaci

Primus registratum
Re: Re: Sa nacionalista jemi ne Shqipetaret?

Fillimisht postuar nga Prodigy*:
[qb] Une sa here me pyesing nga je filloj kendoj...

Rreth flaaaaaaaamurit te perbashkuaaaaaaaaar
me nje deshiiiiiiiiiiire e nje qelliiiiiiiiiim

/pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
haha sa e forteee , po grushtin afer kokes e ven
 
Top