Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Diabolis dassaretis Shume interesante kjo teme qe ke hapur. NJe gje se kuptova ky lloj kimikali shitet ne treg si droge dmth eshte ilegale?

Dhe dicka tjeter me pelqen guximi yt gjithashtu dhe iniciativa qe ke nderrmarur ne emer te jetes. Do te doja te dija nese aktivizohesh ne ndonje grup aktivistesh qe tregojne te njejtin vullnet sa edhe ty per te luftur nje anomali sociale tashme me permasa boterore, sepse do te doja te behesha edhe une anetare.

Tani sapo kam mbaruar shkollen dhe dua te aktivizohem edhe me shume ne shoqeri te jap edhe une kontributin tim si pjese e kesaj shoqerie. Besoj me kupton, tregimi yt me ka prekur ne zemer ashtu edhe vullneti yt per te ndryshuar shoqerine e sotme

Faleminderit shume per cfar shkrojte dhe sigurisht pres pergjigje.

sinqerisht,
I-aspire
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Fostoksina eshte ligjore, (si cdo produkt me nje patente) por fjala ligjore eshte shkelur me te dy kembet e ky problem do nje zgjidhje; ose ne do vazhdojme te numerojme viktima.
Nuk e di cilat jane fushat e tua te interesit per ti sherbyer shoqerise, ne NY ke me dhjetra, disa dhe shqiptare. Ne Shqiperi te paren do te kujtoja Mjaft-in.

Diabolisi vepron me koke te vet.
 

babi

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Ne fakt dua te them qe ky fenomen - helmimi me fostoksine - gjithmone me ka krijuar nje ndjenje te madhe keqardhje per ata qe e kane pesuar kete fat - por ceshtja qe shtrohet me te drejte nga iniciatori i temes eshte thjeshtesia e tregetimit te ketij produkti.

Por une them qe me shume jane problemet sociale qe e ndihmojne kete fenomen, sigurisht mund te vihet edhe nje lloj kufizimi ne tregetim qe ky helm te mos gjendet aq kollaj por nese ai perdoret ne bujqesi athere cdo farmaci bujqesore do ta kete, dhe i bie qe ne keto farmaci te punojne psikologe qe te kuptojne se kush e do per helm per vete e kush per minjte.

E tmerrshme, por ne kaosin qe mbreteron ne organizimin e rregullave tregetare ne Shqiperi them se edhe per shume kohe ky produkt do gjendet shume lehte.
Nga ana tjeter pesha e punes sociale akoma eshte shume larg, vendeve ku shumica e njerezve e mendojne si te vetmen zgjidhje te problemeve te tyre kete helm.

ndoshta behet me mire........ :book:
 

crazy

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Fotoksina shitet te tregu te ura mbi Gjanice ne Fier. Ne treg te hapur, si helm per minjte. Imagjinoni ku jemi. Imagjinoni deshperimin dhe imagjononi kete rruge kaq te thjeshte te shpejte dhe pa dhimbje. Keta i thone vetes shtet [/qb]
tek ura atje...po ke te drejte,po me kete shtet qe e le sheshit ca me be e me gjithe keto qe po ndodhin...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve


Llambi Kallço

DURRËS- Një 31-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve i ka dhënë fund jetës në rrethana enigmatike.
31- vjeçarja F.M, banuese në Manxë të Durrësit, ka gjetur vdekjen si rezultat i përdorimit të një sasie helmi të llojit fotoksinë. Sipas burimeve nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës. Nënë e tre fëmijë është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas autopsisë së bërë ka rezultuar se 31- vjeçarja ka përdorur një sasi të konsiderueshme helmi të llojit fotoksinë. Policia ende nuk ka zbardhur motivet e këtij rasti vetëhlmimi, ndërkohë që po punon intesivisht. Që nga janari i vitit 2004 në qarkun e Durrësit janë shënuar 3 raste vetëhelmimesh me fotoksinë. Në tre raste viktimat kanë qenë të seksit femër dhe faktor për këtë akt fatal ka qenë gjendja depresive e provokuar nga shkaqe të ndryshme. Si rezultat i problemeve të shumta ekonomike, sociale, familjare është rritur dukshëm numri i vetëvrasjeve në shkallë vendi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

po nga Shekulli

E sapomartuar, pi helmin dhe vdes

Arsen Isai
ELBASAN- Një grua 21- vjeçare në Elbasan i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Viktima Hamide Vllaha, 21 vjeçe, sipas burimeve, ka konsumuar një shishe me rogor, ndërsa ka gjetur vdekjen disa minuta pasi ka mbërritur në spital. Burime nga policia e Elbasanit thanë për gazetën se 21- vjeçarja, lindur në Belësh, që prej tre muajsh jetonte në një lagje perriferike të qytetit të Elbasanit, ku dhe ishte martuar. Të njëjtat burime thanë se ngjarja ndodhi dje në drekë, në Elbasan, teksa gruaja e re ishte duke punuar në kopshtin, pranë shtëpisë. Familjarët e kanë parë nusen pa ndjenja dhe më pas e kanë dërguar atë me urgjencë në spital. Ajo atje ka mbërritur pothajse e vdekur dhe pas pak minutash ka ndërruar jetë. Sipas hetimeve, gruaja 21- vjeçare, e martuar prej rreth tre muajsh, kishte pirë fshehtas familjes, një shishe me rogor, (helm i fortë që përdoret për hardhitë e rrushit dhe mbahet në çdo shtëpi që ka oborr ose tokë). Për familjarët vetëhelmimi mbetet enigmatik. Ata kanë ...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Nga Shekulli

“Vetëvrasjet, të tretët në botë pas Kinës dhe Francës “


Vladimir Muçaj

FIER- Fenomeni i vetëvrasjeve, për të cilat Fieri zë vendin e parë në vendin tonë është cilësuar si tepër shqetësues nga kreu i Ministrisë së Rendit Publik, Igli Toska, gjatë takimit që ai ka zhvilluar së bashku me ministrin e Shtetit, Marko Bello, me krerë të policisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në këtë qytet. “Në statistikat e vitit të kaluar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria zinte vendin e tretë për numrin e madh të vetëvrasjeve, pas Kinës dhe Francës. Për një popullsi të vogël si kjo e vendit tonë, shifrat janë alarmante”,-ka thënë Toska. Gjatë takimit me autoritetet lokale, shoqërinë civile dhe qytetarët e Fierit, ministri Igli Toska nuk i ka kursyer deklaratat e ashpra, në drejtim të vartësve të tij.
...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

nga shekulli

Vetëhelmohet 20-vjeçarja, pas kthimit nga varrezat


V. Muçaj

LUSHNJE - Është kthyer nga varrezat ku kishte qënë së bashku me të afërmit e saj dhe më pas në rrethana krejt enigmatike i ka dhënë fund jetës. 20- vjeçarja Dorina Taullau ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes dhe megjithë përpjekjet e mjekëve ajo nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes, vajza ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksine dhe ka ndërruar jetë dy orë pas mbërritjes në spital. Sipas mjekëve viktima ka qenë e kthjellët deri në momentet e fundit të jetës dhe ka deklaruar se vetëflijimin e ka kryer pa shkak. Policia që është marrë me hetimin e kësaj ngjarjeje ende nuk ka dalë me ndonjë motiv zyrtar.

Ngjarja
Dorina ishte e fejuar me një djalë që kishte vetëm katër ditë që ishte liruar nga ushtria. Në paraditen e djeshme ajo së bashku me të afërmit e saj ka qenë në varreza dhe më pas ka dalë me vjehrrën dhe kunatën. Kur është ndarë prej tyre vajza është ndaluar në një kabinë telëfonike dhe aty ka pirë fotoksinën. Në moment ka rënë në shesh dhe sipas dëshmitarëve 20-vjeçarja është parë ashtu nga një shofer furgoni, i cili e ka marrë dhe e ka dërguar menjëherë në spitalin e qytetit. Aty i është dhënë ndihma e menjëhershme, por pa mundur të shpëtojë nga vdekja. Një nga infermieret që i ka qëndruar tek koka viktimës deklaroi se Dorina ishte e kthjellët deri në momentin e fundit. Ajo mësohet të ketë thënë se nuk kishte patur asnjë shtytje apo shkak primar për t’i dhënë fund jetës. Po ashtu viktima mësohet t’u ketë thënë infermiereve se një natë më parë kishte parë një ëndërr të cilën ia kishte treguar dhe të fejuarit të saj, Denisit. Endrra kishte të bënte me gjyshen e saj që kishte kohë që kishte vdekur. Në ëndërr 20-vjeçarja kishte parë se gjyshja e tërhiqte prej dore për ta marrë me vetë se e kishte marrë malli dhe se kishte nevojë për të. Ndoshta kjo thanë infermieret ishte vetëm një aludim i saj për t’iu shmangur pyetjes sonë, por janë dhe të vetmet fjalë që vajza ka nxjerrë nga goja në momentet e fundit të jetës. Familjarët e vajzës, babai i saj, Kajmaku, e ëma dhe motra Silvana nuk kanë mundur që të shprehen lidhur me tragjedinë. Edhe i fejuari i saj nuk ka diktur të thotë asgjë rreth shkaqeve të vetëflijimit të Dorinës. Dy të rinjtë e fejuar, sipas të afërmëve dhe komshijve nuk kanë pasur asnjë problem mes tyre. Si familja Taullau , ashtu dhe familja e të fejuarit të saj, Zaka, kanë mbetur të tronditur nga vetëhelmimi i 20-vjeçares. Ky është rasti i tretë i vetëhelmimeve në rrethin e Lushnjes, brenda 10 ditëve të fundit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Vetëhelmimi, dy të reja në koma në spital


Kujtim Boriçi

ELBASAN - Një vajzë e fejuar dhe një nuse e re kanë tentuar t’i japin fund jetës, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. 20- vjeçarja B.Stafo, e fejuar, lindur dhe banuese në fshatin Kusarth, 5 km larg nga qyteti sipas mjekëve të spitalit, erdhi në gjendje kome rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Ajo është sjellë nga të afërmit e saj. Këta të fundit kanë deklaruar se helmimi i saj mund të ketë ardhur nga helmi ushqimor, por paraprakisht, mjekët e këtij spitali e mohojnë këtë shkak, duke mbrojtur versionin e një vetëhelmimi nga herbicide me efekt të fortë. Gjithsesi bluzat e bardha janë duke pritur analizat përfundimtare lidhur me këtë rast. Po pranë këtij spitali, sipas burimeve për gazetën, rreth gjysmë ore më vonë, është paraqitur në gjendje kome dhe 27- vjeçarja Dh.Lamco, e martuar me një fëmijë, banuese në fshatin Shtëpanjë të komunës Gostiomë, 18 km larg nga qyteti. Sipas mjekëve dhe familjarëve, nusja e re ka gëlltitur njëherazi 2 kuti me tableta me paracetamol dhe në gjendje kritike është sjellë në spital. Familjarët e saj nuk kanë dhënë ndonjë shkak lidhur me këtë tentativë vetëhelmimi, por kanë thënë se në momentin që 27-vjeçarja ka gëlltitur mbidozën e ilaçeve ka qënë e vetme në shtëpi. Kur erdhëm në shtëpi, shtojnë ata, ajo ishte në gjëndje kome dhe e sollëm menjëherë në spital. Policia shton se edhe për këtë rast janë duke hetuar intensivisht. Burimet spitalore shtojnë se gjendja e dy pacienteve është kritike. Fenomeni i vetëhelmimit në Elbasan, kryesisht nga moshat e reja (90% gra dhe vajza), vazhdon të jetë një plagë e mprehtë në rrethin e Elbasanit
 

pippo

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Ca teme toksike .................... live and let die
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Qoshja e djallit Nr.1: Fostoksina

Po ta shikosh mire, ka dicka djallezore qe tek marketingu, tregtohet ne forme sferash te bardha kristaline... me nje pamje te pafajshme... shiten ne qoshe te rrugeve nga tregtare ambulante... dhe mund te bien ne duart e kujtdo...
 

gjekec

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

E fostoksina nuk ka asgjë të përbashkët me fatosinën, atë barin çudibërës që bën të pamundurën të mundur e përdoruesit me recetë të saj kënaqen nga jeta.

desha vetem te pyesja perkthimin ne anglisht te Fatosines ?? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Pyetje retorike!

Nga Shekulli

Arsen Isai
ELBASAN -
... Në gjendje kritike për jetën ndodhet dhe një 18- vjeçare nga Belëshi. Burime të spitalit thanë për gazetën se 18-vjeçarja Lefterije D. lindur dhe banuese në qytetin e Belëshit, është vetëhelmuar me një sasi të madhe bar miu fotoksinë. 18- vjeçarja nuk kishte shumë kohë që ishte fejuar dhe mendohet se shkak i kësaj tentative vetëvrasjeje ka qenë një grindje për motive të paqarta me të fejuarin e saj. Mësohet se dje në mëngjes, vajza nuk ka shkuar në shkollë. Ajo ka qëndruar në shtëpi, ku dhe është mbyllur në dhomën e saj, për të pirë helmin vdekjeprurës. Vajza e fejuar është zbuluar nga familjarët dhe i fejuari dhe me shpejtësi është dërguar në spitalin e Elbasanit. Sipas mjekëve, gjendja e saj mbetet e rëndë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

nga Koha Jone:

VETEHELMOHET NENA E BINJAKEVE

Mirdite- Ka shpresuar per nje jete me te mire, por nuk eshte ambientuar me ate cfare ofron metropoli kur nuk e ke te garantuar mundesine per t'u ballafaquar me sfidat. Lindita Beci, 28 vjec, ish-banore e fshatit Zajs, komuna Selite, ka mbyllur syte perpara 2 javeve para dy vajzave binjake, secila 3 vjec e gjysme. Pasi ka gelltitur 2 tableta fostoksine, ka perfunduar ne morgun e njerit prej spitaleve te Tiranes. Ende pa dhene shpirt, eshte kujtuar t'u telefonoje te afermve dhe t'u lere si amanet perkujdesjen per dy vogelushet e saj te denuara tashme per t'u rritur vetem me kujtimin e mamase se tyre. Ngjarja e rende, por edhe e zakonshme, ka ndodhur nje dite me pare ne zonen e Bathores, ku familja Beci ishte akomoduar prej dy vitesh pas largimit nga Kurbneshi. Prej kohesh Lindita jetonte e vetme me dy foshnjet e saj, pasi bashkeshorti, Kastrioti, ishte emigrant ne shtetin helen. Hetimet perjashtojne pisten e situates ekonomike, pasi asaj i jane gjetur rreth 700 mije leke ne banese, te cilat i jane derguar nga bashkeshorti, si dhe baneses i ka qene paguar qeraja per nje vit.

A.Ndoja
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

nga Korrieri:

Vetehelmohet per arsye ekonomike nje 28-vjecare
Faktoret ekonomike, dyshohet se kane shtyre nje 28 vjecare nga lagja "Skenderbej" ne Elbasan qe te ndermarre aktin e radhes se vetehelmimit. T.Toska 28 vjec, ka arritur ne gjendje te rende ne spitalin Kirurgjik te qytetit rreth ores 18.00 te dites se djeshme. Sipas policise, 28 vjecarja e ka perdorur helmin vdekjeprures ne kushtet e nje tronditje te thelle nervore per arsye ekonomike. Megjithate nje grup hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve. F.Salliu
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

nga Panorama:

SOKRAT NDREÇKA

LUSHNJE

Vetëhelmohet teksa punonte në arë babai i dy fëmijëve. Pesë kokrra bar miu kanë mjaftuar që 44-vjeçari Bani Basha të humbë jetën të shtunën, pak minuta pasi kishte gëlltitur helmin.

"Fotoksinën e kam pirë me dëshirën time. Jam mërzitur nga jeta. Ju lutem më lini të vdes". Këto kanë qenë fjalët e Bashës, pasi ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Lushnjës. Por, megjithëse mjekët reanimatorë janë munduar ta shpëtojnë nga vdekja, veprimi i 5 kokrrave ka qenë i pashmangshëm. Sipas të dhënave të policisë dhe të të afërmëve të viktimës, 44-vjeçari ka qenë duke punuar në arën e tij të fshatit Rrupaj pasditen e së shtunës, ashtu siç bënte zakonisht. Në një moment pushimi, Basha ka gëlltitur pesë kokrra bar miu, me qëllim t´i jepte menjëherë fund jetës. Kanë qenë të afërmit e viktimës që e kanë parë të shtrirë në tokë njeriun e tyre dhe menjëherë kanë organizuar punën për t´i dhënë ndihmën e parë me mjete rrethanore. Më pas janë angazhuar për ta dërguar me urgjencë drejt spitalit, mes të cilëve dhe i vëllai i Bashës, i cili është njëkohësisht dhe kryeplaku i fshatit Rrupaj. Gjatë minutave të pakta në spital, i vetëhelmuari ka mundur që të pohojë me gojën e tij se helmin e kishte pirë me dëshirën e tij se donte t´i jepte fund jetës. "Nuk e korr dot jonxhën për bagëtinë. Nuk kam mundësi fizike ta bëj këtë punë të përditshme", ka thënë 44-vjeçari. Fjalët e fundit të thëna në spital i kanë mësuar dhe të afërmit e tij, të cilët kanë shpjeguar më pas se, Basha kishte probleme fizike dhe pikërisht këto mund ta kenë bërë që të kalojë në një depresion të momentit, duke pirë dhe helmin. Si pasojë e një fatkeqësie, një nga duart e tij kishte zhvillim të ngadaltë dhe më vonë i janë shfaqur dhe shenja paralize. Mund të ketë qenë kjo arsyeja që viktima nuk ka përballuar dot lodhjen fizike. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës, pasi sipas mjekëve reanimatorë, përhapja e fostoksinës e kishte kaluar në një gjendje të pashpresë. Vitet e fundit, 44-vjeçari kishte ndërtuar një shtëpi me kursimet dhe të ardhurat që nxirrte nga ekonomia private. Bashkëfshatarët që e njohin nga afër tregojnë se vite më parë ai ka punuar në emigracion. Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje po punon një grup ekspertësh, të cilët do të japin dhe përfundimet për ngjarjen e rëndë në familjen Basha.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

E Merkure, 28 Prill 2004


VETEVRITET 13-VJECARJA

FIER - Vret veten nje 13-vjecare nga fshati Bocove e komunes Levan ne rrethin e Fierit. E mitura, Flutura Jarua, u vetehelmua, pasditen e se henes, ne shtepine e saj, konkluduan hetimet e para te policise. Vajza kishte marre 2 kokrra fostoksine dhe i kishte kaperdire me qetesi, por shendeti i saj u perkeqesua pas pak. Ne oren 16, ajo u paraqit ne gjendje shume te rende ne spitalin e qytetit te Fierit, ku vdiq ne mbremje, megjithe perpjekjt e nje mjeku toksikolog per ta shpetuar. Zyrtarisht, motivi nuk behet i ditur, por thuhet se grindjet e saj me te emen e shtyne te ndermerrte veprimin per t'u vetevrare. Ne diten e fundit te jetes, kishte porositur nje kusherire te saj t'i blinte kokrrat e helmit. 13-vjecarja kishte braktisur shkollen 3 vjet me pare, dhe rrinte e mbyllur ne shtepine e saj, ne fshat. Keshtu, qendrimi i saj pa u angazhuar, per nje kohe te gjate, shkeputja nga jeta shoqerore dhe kultura e manget ne raport me shoqet e shkolles, mund te kene ndikuar ne vendimin e saj. G.R.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

Tre të vetëhelmuar në dy ditë, një grua në koma


Arsen Isai
ELBASAN- Një grua 29- vjeçare ndodhet në gjendje kome, pasi ka tentuar t’i japë fund jetës, ndërkohë që ky është rasti i tretë i vetëhelmimit brenda dy ditëve të fundit. Rajmonda Sh., 29 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, lindur dhe banuese në fshatin Shushicë në Elbasan, ka mbërritur dje në spitalin e Elbasanit, pasi ka pirë një sasi rogori që përdoret ndaj insekteve që brejnë hardhitë e rrushit. Nga hetimet e para mësohet se shkak i kësaj tentative kanë qënë grindjet e vazhdueshme të 29-vjeçares me bashkëshortin e saj. Ndërkohë në dhomat e reanimacionit të repartit kirurgjik, ndodhen dhe dy të vetëhelmuar të tjerë. Ata kanë mbërritur atje dy ditë më parë dhe pas ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Genti D., 26 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Beqir Dardha", në Elbasan, u vetëhelmua me një sasi ilaçesh antidepresivë, thanë për gazetën, burime të policisë. Burime të spitalit thanë për gazetën se 26- vjeçari, mbërriti në gjendje të rëndë por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po heton mbi shkaqet e kësaj tentative vetëvrasjeje. Po dy ditë më parë, në spitalin e Elbasanit mbërriti në gjendje kome dhe një 21- vjeçare nga ky qytet. M.Gj., e pamartuar, kishte pirë një sasi të konsiderueshme bar miu dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Familjarët kanë pohuar se nuk i dinin shkaqet e vetëhelmimit të vajzës së tyre. Vetëm gjatë majit janë shënuar katër raste të tentativave të vetëflijimit. Kurse gjatë këtij viti shënohen 90 raste me rreth 15 të vdekur. Pjesa më e madhe janë vajza dhe gra nga fshatrat e qarkut të Elbasanit.
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

C'behet kshu?
Pse grate dhe nenat e femijve, duhet ti japin fund jetes ne nje menyre tragjike? Ku eshte motivi i jetes?

Nje realitet shqiptar i dhimshem.!
 

221178

Primus registratum
Re: Re: Qoshja e Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

diabolis,te pergezoj per temen.gjithe te tjerat jane llafe,jeta eshte e para.Sigurisht,vetvrasjet nuk mund te shmangen vetem me ndalimin e tregtimit te helmeve,do gjendej nje menyre tjeter per ta bere,ashtu sic edhe gjenden.megjithate ne nje situate emergjente si kjo ndoshta edhe kjo duhet bere.E tmerrshmja eshte se nuk behet asgje per parandalimin e ketij fenomeni tashme masiv,pervec artikujve konstatues te gazetave.
 
Top