Re: Re: Poezia bashkekohore, aktualiteti ne vargjet e krijuesve te rinje...
Serish per ju po sjedh ketu poezi te reja nga autori Llemadeo!
Ketu jane dy poezi te lidhura me njera tjetren edhe pse kane dy tituj: "Leter nga Mikja" dhe "Pergjigje mikes time"...pra jane ne nje te tere si poezi !
Ju deshiroj lexim te kendshem!
LETER NGA MIKJA IME!
Ku je o mik i dashur, prej këndej të shkruaj,
Po të dërgoj ca fjale me nje mall te ri…
Sonte zemrës shpejt deshiren ja rrembej,
Dhe nis të shkruaj vargje, tani këtu per ty.
Nuk dij se përse, por si vetvetiu…
Me ndez sonte kjo deshire e lirë.
Të them diçka...e ndoshta me tepri,
Të pyes prej se largu, a ndjehesh mirë?
Ti qe vargjesh rrjedh porsi nje ujvare,
Dhe fjalët aq i gjen edhe seç i lidhë,
Ua bën të ëmbel rrjedhën e aq për mallë,
Herë si Diamante, e herë si Znxhirë…
Diamante ngjajnë për vashat bukuroshe,
Dhe aq shume me ndezin një zjarr dhe mua,
Sa me plot deshirë në krahë të tyre,
Të bije dhe të ngrihem me to unë dua…
E zinxhir i bën per disa “pseudo…”,
Që pushteteve hypin me shume hipokrizi.
Ua lidh prapësitë dhe në “bankë” ua çon…
Aty ku duhen ulur për nje gjygjesi!
Si më je o mik, o zemër bujare,
Që shpirti spo të lodhet, vargje duke shkruar?
Valle a e gjen kohën të mi lexosh mallet,
Këto fjalë që sonte per ty i kam rrjeshtuar?
E ti ma ndjen çdo dhëmbje prej atje se largu,
Mendimet mi kupton dhe s'me vjen çudi…
Se halle na mbulojnë e shoh nga i yti vargu,
Që ti aq shpesh e shkruan, me aqe melodi…
Ti e din aq mire se nuk flej e qetë,
Malli edhe ankthi aq shume më mundojnë,
Kjo kohë që mbi krye na qendron si shpatë,
Lirite e shpirtit aq shumë po na i robëron.
Nuk jam e lire o mik, dhe pse jam mbi Dhe!
Nuk kam Atdhe o mik, dhe pse jam n’Atdhe!
Gjurmet për çdo ditë i ndrroj prap me frikë,
Ndjej sikur pas shpine, dikush më ngul një thikë!
Këndej anes se Drinit, ku rri unë e kundroj,
Nuk ka asnjë fare gëzimi, të gjithë shpirtit lotojnë!
Lotojnë e vajtojnë andej e këndej varrit…
Dhëmbjen e të vdekurve e hallet e të gjallit!
Me fal o mik i dashur, nuk dua të lëndoj!
Por dua te flas me ty, shpirtin ta çliroj,
Duke te treguar se jemi pa Atdhe…
Pa identitet, pa te drejtë mbi Dhe !
Ne radhe vijme të dytët, si kategori…
Sipas klasifikimit, të nji ligji të ri…
Ligji i mashtrimit, racizmit modern…
Që na mban nën urdhra, si kope me Dhën...
Gjuhën tonë të Nënës, jo dot nuk e flasim,
Zyrave të pushtetit me zë të lartë na thrrasin
Ne gjuhen e vrastarit shekullit te gjatë,
Çirrën si kulçedra dhe gati janë per gjak…
Nuk duan të na njohin, jo si Shqipetarë,
Duan që si skllever të na mbajne verdallë,
Duke na i cunguar liri dhe te drejta…
E duke na lodhur që të ikum nga vehtja…
Duan me ca ligje në emer t’ qytetrimit,
Lirinë të na e shtypin, te na bëjnë te dalim…
Të ikim nga mundimet, e të marrim malin,
Ja' botës të tresim e të lëmë vatanin !
Ç’me thua mik i dashur, per këtë merzi?
Që ma beri zemren si një pus të zi…
E dij se te kam lodhur, të thashë që në fillim,
Por çtë bëj o mik, kur shpirtit kam mundim?
Çdo ditë ikun të rinjë, dalin mergimtarë,
Botës për pak punë, për një shpresë te vrarë,
Shpresë që nuk i kthen, kurrë më në Atdhe,
Por shuhen ata larg, shterrohemi edhe ne…
Këndej o miku im, sheh femije jetima,
Vasha Shqipëtare të veshura në zi,
Të reja që rrijnë mbydhur, pa pajë e pa stoli,
Pleq që brijë votrës vdesin në merzi…
Sheh dhe te tjerë, si politikanë te fjetur,
Qe ulen edhe ngrihen si t’ishin të vdekur,
Nënshkruajnë marrveshje, gati si pazare…
Marrveshje pa zbatime për rracen Shqipëtare.
Eh, o mik i mire, ç’të të them më parë !?
Janë aq' shumë halle, të gjitha s’po ti them,
Pse e dij që vuan dhe hidhesh si Zgalem,
Furtunës e rrufeve me vrudh te gjoksit tend…
Nuk dua qe të lodh, e aq më pak të nxis,
Që ti të rrembehesh dallgve e stuhishë…
Ku djajtë i shtrojnë darkat e thurin serish plane,
Për fshirje nga Ballkani te fares Shqipëtare…
Por desha sot me ty, pak mallet ti vajtoj,
Keto fjale që të shkruaj dhe po ti lotoj.
Si letër për një mik, që viteve t’kam kërkuar,
E tash që të kam gjetur, serish kam për të shkruar!
Ndoshta jo merzitur, si sot ne kete fillim,
Pse fjalë më të ëmbla o mik për ty unë kam,
Per shpirtin tënd të brishte, si një poezi…
Në ditët që na presin serish do vij tek ty!
E letrën po e mbydh, pas vargjeve te mundimit,
Me fjalet qe lendueshem te ja leshova shpirtit!
Eja se të presim, kthehu nga mergimi,
Të jemi gjithmone bashke, andej e këndej Drini!
PERGJIGJE MIKES TIME!
Mendimesh jam zhytur pas fjalve te tua,
Tronditur shpirtit për çfarë më shkruan…
Mike moj, kaq thellë sonte ndjehem i lenduar,
Per vendin tonë dhe njerzit e stërmunduar !
Tashmë shoh atje se çpo ngjan me ne,
Shoh Nënat me të zeza që shkojnë tek varret,
E qajnë të rënët në çdo mot mot…
E me shpresë drejt qiellit, i luten te lumit Zot!
Shoh, siç me thua te vdekurit e të gjallët,
Ndër vorret tona bashkë të vajtojnë,
Për dertet pa fund, për shpresat qe shterrojne,
Për kohën që e shperfill politikën tonë.
E shoh atje venitjen që shekulli e ka lënë,
Atë dritë të zbehtë që aspak nuk kthjellon,
Dhe politikën tonë qe ndryshku e ka zene…
E shoh si një Anije që nuk ka timon.
Mike moj, çmë ndez në shpirt një zjarr lirie,
Unë shpresat nuk i humb dhe pse jam kaq larg,
Nuk ka çna bën më koha e armiqve zuzar,
Që deri dje na shitën e na blenë n’Pazar!
Në fjalen tënde vertet lexoj merzi…
Por shoh dhe një fuqi, që ti aq mire zotron!
Mike moj, besomë se nuk është çudi,
Kur ty si mbretereshe nesër atje t'shikoj!
Se koha e barbarve e pazarve t'mbretrive,
Ka perënduar përgjithmonë, mike moj!
Sot nuk fshihen dot prej turpit te tyre,
Ata nuk mundem kurrë qe prap të na sundojnë!
Sepse kjo kohe moderne që po na bashkon,
Do fshije nga shpirt i eger i vrasesve i barbarve,
Çdo ndjenjë pushtuese, shtypse e vrastare,
Ku do vdesin racizmat, do te shuhen per fare!
Kjo shpresë më ngroh në shpirt, si fjala jote,
Kur ti më flet ëmbel e me dashuri…
E me jep aq ndejnjë te embel sonte,
Sa mallet dhe deshirat mi ndez për ty !
Ndaj shpreso dhe ti keshtu si unë,
Se do të vije i lumi çast, në të bardhën ditë,
Ku do te vij atje të gezoj dhe unë,
Lirinë bashke me ty, o Yll, o Drite!
Llemadeo, Mai 2004.
Ju pershendes te gjithve!
"Nder udhetime"