Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Po pervec prones ca ka ndermend te beje kjo e djathte qe thua ti?
--------------
nje djathte e vertet do te vere ne zbatim :

2- Para ligjit të gjithë jemi të Barabartë, pa asnjë dallim.
3 -Ligji ishte i detyrueshëm për zbatim .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nje e djathte e vertet do te bej qe :

4-Përzgjedhjet dhe emërimet në administratë te mos behen mbi ngjyra politike apo krahinore.
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

per keto tre pikat e fundit jam mese dakort se jane te domosdoshme qe nje shtet te funksionoje sic duhet. ne dac te jemi te majte(te ndershem) ne dac te jemi te djathte(te ndershem) po nuk patem kuptu qe keto qe thua ti jane mese te domosdoshme atehere nuk kemi per te ec kurre.

Po ne fakt une dua te di cilat kendveshtrime, parime, mendime te kesaj te djathte qe perkrah ti, bejne dallimin me nje politike te majte.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nje e djathte e vertet do te bej qe:

5-Traditat e popullit shqiptar te respektohen, dhe trashëgimia kulturore te ruhet e te pasurohet.

se cfare po ben e majta ne kete prizem ska nevoje per komente.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nje e djathte e vertet do te bej qe :

6- Feja e besimet te respektohen nga shteti dhe te ushtrohen lirisht. Klerikët nuk do te lejohen të ndërhyjn në punët e shtetit, apo të bëjne propagandë antishtetërore.
Shteti mbikqyr nga afër problemet e feve zyrtare, pa lejuar rënien e tyre nën ndikimet politike të huaja. Pronat e komuniteteve fetare duhet te jene të garantuara.
Kisha ortodokse dhe Xhamia duhet te jene Autoqefale, dhe klerikët te zgjidhen vetëm me gjak shqiptari prej disa brezash. Në objektet e kultit, predikimet te bëhen vetëm në gjuhën shqipe.


se cfare mendon e vepron e majta per keto gjera nuk marr mundimin as te shkruaj
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Nuk besoj se qeveria e sotme ne shqiperi, qe shet e privatizon cdo pasuri kombetare (si koncesionet italianeve ne vlore, aeroportit te rinasit e mendja per te privatizu kesh-in) mund te quhet e majte pasi per nje qeveri te majte ndermarrjet strategjike mbeten sherbim publik dmth shteterore.

Per traditat shqiptare besoj se ka disa te cilave u ka kaluar pak koha(sidomos mentalitetit te vjeteruar te gjakmarrjes, patriarkalizmi ne kuptimin e keq te fjales, kur babai vret vajzen se i "preku" nderin duke mos marre burrin qe i kish caktu).
Por kemi plot tradita per te respektuar e per te ngritur lart sic jane toleranca ndermjet feve, mikpritja, zakone qe per mua e ngrene shqiperine shume lart ne krahasim me popujt e tjere.

Jam mese dakort qe kishat e xhamite te jene plotesisht autoqefale por besoj se fakti qe kleriket te jene prej disa brezash shqiptare nuk me duket se ndryshon ndonje gje,pasi mund te jete shqiptar prej kohes se skenderbeut e kur vjen puna ta shesi veten per dy lek. Per mua me e rendesishmja eshte mos politizimi i fese dhe ato klerike qe perkrahin aktivitete ne dem te shtetit shqiptar te denohen per kete.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

e djathta e Vertet do te bej qe :

7-Në marrëdhëniet midis shtetit shqipetar e shteteve te tjera, interesat mbarëkombëtare do te mbrohen me vendosmeri e fanatizëm.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nje e djathte e Vertet do te bej qe:

8-Në qendër të të gjitha politikave të zhvillimit te jete njeriu shqiptar, me interesat, aspiratat dhe dinjitetin e tij. Gjithçka te vihet në funksion të qytetarit, të të drejtave natyrore e shoqërore dhe lirive të tij.

se cfare mendon e majta per njeriun .......
smash.gif
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Prape pyetje, cfare mendon e majta per njeriun sipas teje?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

moni78

--------------------------------------------------------------------------------
Prape pyetje, cfare mendon e majta per njeriun sipas teje?
----------
eh............ leco gazeten ZP qe nga kohet e para kur filloj te botohet e deri me sot.
atje do te gjesh shume epitete qe i kane vene njeriut .
 

Renea88

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

shqiperise i duhet nje parti naziste,
et denoj konunistet e kriminelet

HEIL SIEG
thumbsup.gif
smash.gif
<img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nuk po them ca mendon enveri apo tosi. Po flas per te majten moderne jo per klanet e pushtetit me cdo kusht.

renea po flasim seriozisht ketu.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike<span style="font-weight: bold"> të parashikuar në Kodin Civil. </span>

nuk qenka e &quot;shenjte&quot; pra &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
kodi civil e percaktonka

biles parashikohet edhe sekuestrimi


lexova vizionin tend mbi te djathten lopardii
ve bast se te njejtin vizion kane edhe mbeshtetesit e te majtes

ndonje gje qe i diferencon??????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

eshte e vertet qe shpronsimi i prones eshte parashikuar, edhekjo ndodh ne te gjitha kodet civile te vendeve demokratike perendimore.
por duhet shtuar fakti qe shpronsimet behen per Interessa Publike , edhe ne keto raste shperblehet me pagese per pronen e marre.
shrug.gif

psh. ne rastin e nje autostrade qe do te kaloj ne pronen time , eshte e drejt qe une te shpronsohem , sepse nuk ka kuptim qe autostrada ti bjere rreth e rrotull parceles time &quot; te mbjelle me miser&quot; , vetem e vetem se mua nuk ma ka qejfi tja jap shtetit per ndertimin e kesaj vepre kaq te rendesishme (nuk do ta benim autostraden kthesa-kthesa).
pra ne kete rast , e ne plot te tjera , parashikohet shpronsimi nga KODI Civil qe eshte mese i drejte nga ana i shtetit.
por kur kete &quot;parcele me miser&quot; timen , ti shtet ma merr e ja jep Dalipit, qe eshte fshatari im , ateher ne kete rast nuk eshte e drejte .
ne keto kode civile evropiane perendimore nuk parashikohet qe shteti ti marri token njerit e tja japi dikujt tjetri vetem se ncjerr nje ligj qe e miraton me nje maxhiorance parlamentare.
edhe me e keqja eshte se ja merr edhe nuk i jep as edhe shperblimin qe i takon.
jane disa ligje themeltare , sic eshte kushtetuta , qe nuk shkelen nga maxhioranca e rradhes ne parlament, me ligje te tjera qe miratohen prej saj, sepse keshtu e ka qejf interesi i kesaj force politike .
edhe per te garantuar rispektimin e ketij ligji themeltar, qe eshte burimi per te gjitha ligjet e tjera te shtetit ne vejim, ekziston gjykata kushtetuse .
por kur edhe gjykaten e ke te politizuar edhe eshte shume afer kesaj force ne parlament, cfare mund te presesh ??
efektet njihen , rrumpall me pronat ,cdo dite e me teper, deri sa te vije nje dite e ti marri pronari i ligjshem.
deri ateher do te vuajm ,se asnjeri nuk vjen e investon ne nje vend kur nuk dihet se kush eshte pronari i vertet .
shtepia ndertohet nga themelet, edhe ne akoma ne ne shqiperi nuk i kemi hedhur keto themele , po rrime e ngjyrosim fasadat.

ps. per cfare te majte e ke fjalen MOn se ka nje diference te madhe nga e majta angleze , me te majten italiane , ka nje diference te madhe te majtes amerikane me ate gjermane , per te mos te folur per diferencen me te majten kineze. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
edhe te gjitha jane te majta moderne , perfshi edhe ate kineze
smash.gif

po le te merremi me te &quot;majten&quot; albaneze .
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Në Shqipëri nuk ka të majtë apo të djathtë por vetëm një rrëmujë që sillet rreth vetes dhe që herë është e &quot;majtë&quot; dhe herë e &quot;djathtë&quot; aq sa edhe Gene do ta kishte të vështirë ta përcaktonte &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !
Në të vërtetë, vetëm një pjesë e vogël e politikës shqiptare i takon spektrit të djathtë me programet që kanë dhe akoma më pak nëse fusim në këtë mes mentalitetin! Por le të flasim për programet dhe le ti japim një dozë besimi vullnetit të mirë të këtyre partive.

Për mendimin tim, programin më të saktë e ka PR! Kjo parti ka edhe njerëz të përgatitur mirë por fatkeqësisht ka edhe elemente minues përbrenda të cilët nuk e lënë të rritet. Për më tepër PR-së i duhet edhe një udhëheqës karizmatik e më i zoti!
Alternativë tjetër po kaq interesante është Leka Zogu. Do të thotë dikush që kaloj nga republika në monarki por le t'iu kujtoj që gomari nuk çalon nga veshët po ashtu edhe Shqipëria nuk po vuan nga fakti se ç'regjim është por nga tjetër gjë!
Të dyja këto alternativa janë të djathta dhe goxha serioze për mendimin tim.

Përsa i përket të majtës, përveç historisë së hidhur që kemi patur prej saj, vërehet një mungesë serioziteti nga ana e politikanëve si dhe një dyndje e programeve të ngjashme deri në atë pikë sa populli të mos shohë dot ndryshime përveç se figurave politike. Kjo fut dyshime të mëdha në popull duke lënë përshtypjen që partitë (politikanët) përpiqen më shumë për pushtet se për të qeverisur (në kuptimin e vërtetë)!
shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

leopardii

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
me vjen keq se u lodhe duke u perpjekur te nxjerresh te drejten e prones si dicka &quot;hyjnore&quot;
Fakti eshte se edhe ti po bindesh se eshte vetem nje e drejte ligjore (pakete te drejtash e detyrimesh) dhe komuniteti (ne kushtetute) i lejon vetes mundesine te jape e te marre pronen sipas ligjit (nuk ka vene kushtetuta ndonje kusht te vecante por ia le ne dore ligjit - edhe reforma agrare mund te jete interes i rendesishem kombetar nese gjykohet ashtu nga shumica qe ben ligjin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; njelloj si autostrada apo spitalet apo hidrocentralet apo ...).

Nuk mendoja se ne kete teme kerkoje te zgjidhnim praktikisht midis alternativave aktuale shqipetare. (ps-pd-lis-pdr-pdi-psd-pa-pr...)
Ne kete rast, eshte nje teme me te cilen nuk ia vlen ate humbasim kohe pasi ka te tjera qe kerkojne kete gjykin e jane shume me te drejpterdrejta e te kthjelleta (ne hapje them).
Mendoj se kjo teme kish nje rendesi nese vazhdohej diskutimi ashtu si u propozua ne fillim (ne vleresimin e orientimeve mendore te pergjithshme dhe ne perzgjedhjen e me te pershtatshmit ne gjendjen aktuale).

Ne shqiperi gjen pak levizje ekstremiste (te qarta) te orientuara krejtesisht majtas apo djathtas pasi eshte e pamundur sot te propozosh nje alternative te tille(te dyja do te conin thjesht ne diktatura).
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Pershendetje!

Te majten apo te djathten e bejne njerezit qe e perkrahin. ka njerez qe mendojne se e majta eshte revolucioni dhe marrja e pushtetit me dhune, ka nga, ata qe mendojne se eshte me socialdemokrate dhe me tolerante. Ketu qendron dhe nuanca mes te majtes kineze, amrikane (nuk e di nese ka), franceze, gjermane, italiane. Psh e majta italiane eshte me djathtas se e majta franceze apo gjermane. E majta ne pergjithesi ka orientim nderkombetar dhe perkrah njerezit qofshin ato dhe te huaj, por e majta gjermane nuk ka menduar te heqe ndonjehere prioritetin per gjermanet ne vendet e punes ne shkolla apo kudo.
Keto, per te te treguar se te majten apo te djathten na duhet ta zgjedhim ne vete sepse vete do ti ndiejme pasojat. Ne pergjithesi neper cdo parti politike ne nje vend demokratik ka debate mbi orientimin e partise, mbi qendrimin e partise mbi ceshtje te caktuara, dhe jane keto debate qe sigurojne jomonopolizimin( e gjate kjo fjale) e partise. Shiko psh Shirak ne france perkrah hyrjen e turqise ne BE por shumica e partise se tij nuk e perkrah. Dmth demokracia dhe debati duhet te jene kudo ne menyre qe shteti vete te jete demokratik. Do te thote ndonjeri; &quot;po kjo eshte rremuje&quot;- Ndoshta kjo ngjan si rremuje por eshte e vetmja menyre qe kane vendet sot per te ruajtur demokracine. Sot brenda partive politike shqiptare ka vetem konflikte interesash dhe nuk lejohet te mendosh ndryshe nga grupi i lidereve te partise. Qe ktu vdes demokracia.

Ato ca tha Leopardi mbi pikepamjet e te djathtes une besoj se jane parimet e nje shteti qe funksionon(perjashto disa nuanca ne ato qe tha). Sepse nje shtet ne dac i majte ne dac i djathte nuk mendoj se mund te eci perpara me nepotizem, e pa zgjidhur problemet e prones. Per mendimin tim problemi i prones kerkon nje ligj te qarte ne cdo pike, pa fjale te medha ne menyre qe cdokush ta kuptoje drejt, mirepo kjo kerkon nje gjyqesor te forte e te drejte ne menyre qe qytetari te kete besim ne te e mos te marri pushken per pronen por te shkoje ne gjykate.

Tani per sa i perket alternatives politike une mendoj se shqiperia ka nevoje per nje alternative socialiste, ne qofte se ka njerez ketu qe e dine se c'eshte socializmi do te kuptoni drejt se socializmi nuk eshte te perkrahesh kinen, as te urresh ameriken, as te duash rusine.
Shqiperia sot ka nevoje per nje shtet ku ndermarrjet strategjike si uji e dritat te jene prone e te gjithe qytetareve dmth sherbim publik ne menyre qe cmimet te jene me te uletat te mundshme dhe te gjithe te kene mundesine per te pasur uje e drita(privati do ja kepuste telat e tubat).
Dallimi me te djathten ne kete pike eshte se e djathta do kishte deshire ti privatizonte(kendveshtrimi me i liberal i se djathtes). Sot cdo qytetar shqiptar ka nevoje per politika perkrahese, me zyra keshillimi per ato qe duan te krijojne ndermarrje te reja dhe me politiak fiskale te drejta e te lehtesuara per ndermarrjet e reja. Me shkollim publik e falas, perfshi universitetin, ne menyre qe shoqeria te terhiqet per lart. Me spitale falas e rimbursim te barnave te shtrenjta, gjithashtu me perkrahjen e ilaceve pa marke per vendin te cilat jane me te lira dhe po aq efikase sa ato te markes, sot bota po perdor ilace te tilla.
E djathta do kishte tendence te linte cdokend te dilte vete nga balta, te privatizonte shkolla e spitale me pretendimin se natyra do vendosi rregull, psh; kush ka uri punon me shume, nuk duhet perkrahja sociale, secili tia dali vete.
Atehere qe e majta eshte me solidare dhe per nje shtet solidariteti. Dhe shqiperise me shume se kurre i duhet nje qeveri qe perkrah solidaritetin, qe do te merrte masa qe shqiptaret te jene me te ndergjegjshem mbi pronen e perbashket,ujin e dritat, shkollen e spitalet,(jo pronen e perbashket si ne kohe te xhaxhit).
Per sa i perket gjakmarrjes duhen marre masa qe ky fenomen te mbete ne kujtese te shqiptareve si nje kod i cili sherbeu atehere kur nuk kish shtet. Pra duhet futur edukata qytetare si lende neper shkolla dhe kjo sa me pare.

Vazhdon...

PS: Me falni sepse nuk po e mbaroj dot shkrimin sot por do kthehem sa me shpejt te jete e mundur.(sot ose neser).
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Liberalizmi nuk besoj se eshte ajo cfare i duhet shqiperise. Jo te gjitha gjerat mund te trajtohen si mallra, psh: arsimi, uji, dritat, mjedisi jane pasuri kombetare dhe nuk mund te konsiderohet si mall. Te djathtet kane me shume tendence te privatizojne gjithshka bashke me ujin dritat e me shkollat. Duhet me urgjence te behet nje ligj sipas te cilit nuk lejohet monopoli privat ne asnje fushe te jetes.( Sot jane keto monopole qe mbajne peng zhvillimin e vendit). Sot nese nuk eshte konkurence e eger qe ka mes bizneseve me thoni se cfare eshte.

Per sa i perket ceshtjeve mbarekombetare, mendoj se duhet qe te mbrohen me vendosmeri te drejtat themelore te njeriut te vellezerve tane shqiptare ne maqedoni, kosove, e greqi(ceshtja came) ne menyre qe drejtesia te vendoset. Gjithsesi besoj se ceshtja mbarekombetare nuk ka te beje shume me orientimin politik pasi cdo njeri me pak mend ne koke qofte i majte apo i djathte e di mire se ne kosove shqiptaret nuk kane te drejtat e tyre dhe ne maqedoni fashizmi antishqiptar po merr permasa te konsiderueshme. Cameve u eshte bere nje padrejtesi e madhe dhe duhet te behet presion ndaj qeverise qe te njihet genocidi grek dhe te zgjidhet problemi i prones se cameve. Per sa i perket ligjit te luftes duhet te hiqet sa me pare, meqe eshte pengese per zhvillimin e maredhenieve mes dy vendeve. Megjithate besoj se politika e jashtme nuk ka te beje shume me orientimin i majte apo i djathte por me interesat e popullit shqiptar.

E majta eshte internacionaliste, ndaj mendoj se duhet nje qeveri qe perkrah lirine e popujve, te drejten e tyre per vetevendosje.

E majta eshte per nderhyrjen e shtetit ne zgjidhjen e problemeve sociale, edjathta ne pergjithesi le njerezit te dalin vete nga balta. KEshtu nje alternative e majte ne shqiperi do te perkrahte zhvillimin qytetar te secilit. Do te bente qe minoritetet te respektohen por ne radhe te pare ata te ndihen qytetare shqiptare e jo greke apo maqedonas. Sot shqiperia ka nevoj per edukim qytetar, ka nevoje per solidaritet ka nevoje per kthim te sherbimit publik, per ndergjegjesim te secilit se vendet publike jane prone e te gjitheve si dhe institucionet dhe nje edukim i tille fillon qysh ne shkolla. E djathta nuk nderhyn ne mendimet e secilit, ne emer te lirise se mendimit dhe pra nuk mundohet tu shpjegoje qytetareve se ka disa ide qe jane te rrezikshme dhe te demshme.

Shqiptareve u duhet et punojne bashke, te njohin me shume njeri tjetrin sepse sot shqiperia po njeh fytyren me te keqe te kapitalizmit me monopole private kudo dhe me kompani qe fitojne shume ne kurriz te qytetareve shqiptare, shiko telefonine mobile ku telefonatat paguhen shuem me shtrenjt se kosto reale e tyre. E majta nuk perkrah te fortin por te dobetin e djathta ben te kunderten. Te perkrahesh te fortin sot ne shqiperi eshte cmenduri sepse i forti ka pasuri te ^pallogaritshme. Ne shqiperi duhet nje shperndarje me e mire e pasurise dhe kjo pikepamje eshte e majte dhe jo e djathte. E djthta mendon se jane parane duhet ta kene ndermarrjet private sepse gjoja ata do ua shperndajne punetoreve atehere qe po e shohim fare mire se sa me shume te fitojne ndermarrjet e medha ato parane grumbullojne dhe nuk e investojne per te miren e vendit.

Shpresoj te kem qene sadopak i qarte ne mendimet e mia. Ju pershendes dhe kam deshire qe ky debat te vazhdoje.
 
Top