Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten
eshte e vertet qe shpronsimi i prones eshte parashikuar, edhekjo ndodh ne te gjitha kodet civile te vendeve demokratike perendimore.
por duhet shtuar fakti qe shpronsimet behen per Interessa Publike , edhe ne keto raste shperblehet me pagese per pronen e marre.
psh. ne rastin e nje autostrade qe do te kaloj ne pronen time , eshte e drejt qe une te shpronsohem , sepse nuk ka kuptim qe autostrada ti bjere rreth e rrotull parceles time " te mbjelle me miser" , vetem e vetem se mua nuk ma ka qejfi tja jap shtetit per ndertimin e kesaj vepre kaq te rendesishme (nuk do ta benim autostraden kthesa-kthesa).
pra ne kete rast , e ne plot te tjera , parashikohet shpronsimi nga KODI Civil qe eshte mese i drejte nga ana i shtetit.
por kur kete "parcele me miser" timen , ti shtet ma merr e ja jep Dalipit, qe eshte fshatari im , ateher ne kete rast nuk eshte e drejte .
ne keto kode civile evropiane perendimore nuk parashikohet qe shteti ti marri token njerit e tja japi dikujt tjetri vetem se ncjerr nje ligj qe e miraton me nje maxhiorance parlamentare.
edhe me e keqja eshte se ja merr edhe nuk i jep as edhe shperblimin qe i takon.
jane disa ligje themeltare , sic eshte kushtetuta , qe nuk shkelen nga maxhioranca e rradhes ne parlament, me ligje te tjera qe miratohen prej saj, sepse keshtu e ka qejf interesi i kesaj force politike .
edhe per te garantuar rispektimin e ketij ligji themeltar, qe eshte burimi per te gjitha ligjet e tjera te shtetit ne vejim, ekziston gjykata kushtetuse .
por kur edhe gjykaten e ke te politizuar edhe eshte shume afer kesaj force ne parlament, cfare mund te presesh ??
efektet njihen , rrumpall me pronat ,cdo dite e me teper, deri sa te vije nje dite e ti marri pronari i ligjshem.
deri ateher do te vuajm ,se asnjeri nuk vjen e investon ne nje vend kur nuk dihet se kush eshte pronari i vertet .
shtepia ndertohet nga themelet, edhe ne akoma ne ne shqiperi nuk i kemi hedhur keto themele , po rrime e ngjyrosim fasadat.
ps. per cfare te majte e ke fjalen MOn se ka nje diference te madhe nga e majta angleze , me te majten italiane , ka nje diference te madhe te majtes amerikane me ate gjermane , per te mos te folur per diferencen me te majten kineze. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
edhe te gjitha jane te majta moderne , perfshi edhe ate kineze
po le te merremi me te "majten" albaneze .