Re: Re: Libri që ke në duar.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
Fillimisht postuar nga Lara Croft:
Kush e ka perkthyer Identitetin??
Dhe une e kam ne duar L'insostenibile.... po nuk kam pas kohe me e mbaru.
Identitetin e ka perkthyer Roland Sejko, ne disa faqe me pare une e kam permendur si nje nga perkthimet me te bukura ne shqip, shume risi ka sjelle ne gjuhen shqipe, dicka shume profesionale.E kam falenderuar per perkthimin e tij.
Une bleva para nja dy ditesh edhe Shakaja, botuar nga "Dituaria" dhe perkthyer nga Mirela Kumbaro, te shohim nese ka te njejten zhdervjelltesi.
Kundera per mua eshte :thumbsup: ai liber Lara (Lehtesia e paperballueshme e qenies) do te te lere pa fryme
(Lehtesia e paperballueshme e qenies) titulli origjinal:
L' Insoutenable Légèreté de l'être.
duke fillu nga titulli, perkthimi eshte i pasakte shume i turbullt e pa kuptim.
Légèreté ne frengjisht do te thote; diçka e LEHTE, pa peshe, diçka delikate ose diçka e LESHTE, pa shume mend e thellesi mendore. por kryesorja eshte qe kjo fjale shpreh KARAKTER.
fjala shqipe LEHTESI perdoret me sa di veç per peshen e diçkaje, shembull: ai eshte i lehte. ose si aftesi pra karakter pozitiv, shembull: ai i meson gjerat lehte ose me lehtesi. etj.
ndersa ne frengjisht "l'égèreté de l'être" perdoret per "naiviteti njerezor". pra jo "lehtesia njerezore " (siç do ta perkthente ai perkthysi, por LESHTESIA NJEREZORE.
titullin une do ta perktheja keshtu;
E PADURUSHMJA LESHTESI NJEREZORE. (çfare force, si me qene Niçja e jo Kundera)
mgjth drejt me thone me pare duhet lexu libri per ti gjet vleren e duhur titullit, por besoj se Kundera si psikolog qe eshte e ka pas ne ket sens. bile dhe perkthysi, megjithese me
Lehtesia e paperballushme e qenies" ja ka fut pak skiç duke e bere teper flu kuptimin. hhe megjithese me thon te drejten Kundera eshte pak i limitum dhe ndoshta ai s'ka dit me e thone me me force "revolten" e tij.
ps; tjeter, sipas Vedat Kokones Insoutenable = e paperkraheshme, e padurushme. jo e paperballushme (ky eshte sipas meje kuptim krejt tjeter).