Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

a-alket

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Une nuk besoj se kemi jetuar ne Shqiperi te ndryshme. Po anoj drejt mendimit qe ndryshime kaq radikale ne perceptimin e realitetit te asaj kohe vijne nga fakti qe disa prej nesh kane jetuar 24x7 ke xhiro...
 

lola

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Une s'e ve ne diskutim kete qe tregoi Nelk@, thjesht me la pa mend, me sa duket edhe une kisha paragjykuar me mbivleresim nje fare ambienti.

Edhe sikur te jete e vertete per kedo :smash: qe e sheh filmin, nuk do te thote qe nje krijues (me nje cike dhimbje po fus ketu Amelion, nuk eshte idealtipi im ne lemin e kinematografise italiane) te autocensurohet/censurohet apo dhe thjesht kritikohet per nje reagim te shikuesit: Qellimi i filmit eshte i qarte.

Per "tradhetaret artiste shqiptare" eshte hapur kjo teme besoj, meqe Amelio nuk di te jete ne organizaten "dua me shume Shqiperine"...
Problemet e mia personale ne lidhje me kete teme mendoj se jane:
1. Nuk mendoj se arti ka detyrime etike, ndonese respektoj shume ke tenton te percoje mesazhe morale.
2. Kam logjike te ftohte edhe kur behet fjale per Atdheun (ky duhet te jete vertet problem ne fakt). :shrug:
3. Mendoj banalisht se varferia eshte nena e injorances dhe fatkeqesisht e nje fare humbjeje te karakteristikave personale. Perderisa varferine nuk e konsideroj turp...
4. Problemet nuk fshihen si pluhuri i pseudo-amvisave nen tapet. [/qb]
VARFERIA ESHTE NENA E INJORANCES??? Meqe ti qenke kaq intelektuale duhet te kesh pasur shume ne Shqiperi atehere...

Amelio nuk ka detyri etnike por e ka paraqitur kombin shqiptar si nje grup kafsheve te uritur qe djegin njerezit te gjalle, qe vrasin dhe vjedhin pa pike turpi. Cfare arti eshte ky? Amelio ka zgjedhur te diskotoje cdo karakteristike te erret te shpirtit njerezor duke i dhene fytyre shqiptare?
Arti eshte gjithmone propagande...
 

jula

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Intelektuale?
Thashe nje te vertete me teper se banale...
"Etike", jo "etnike"...
Le qe na habite fare me ate pohimin e fundit dhe keshtu qe po e leme per kohe me te mira pergjigjen e drejtperdrejte.
Shendet.
 

lola

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Jo e dashur, thashe "etnike" jo "etike". Nuk e di pse me kete nivelin tend te papare intelektual qe shumica e shqiptareve te varfer nuk e arrijne dot, nuk paske mesuar qe ne shqip fjala "etike" nuk ekziston. Nese ti e beson se "injoranca eshte femija e varferise", fakti qe ti e di se kjo eshte ide banale nuk e kthen ate ne art te larte.

Sa per "arti eshte gjithmone propagande": eshte teper diskutim i gjate per tu bere ketu, por eshte qesharake qe shkelqesia juaj qe qenka kaq racionale e hidhka poshte me kaq ndojtje.

Mos u perpiq te na fyesh inteligjencen te lutem se nuk ta kishte njeri me te keq. Nese te ishte dicka kunder teje do te kisha rrallitur mangesite e argumentit tend, ndersa e zgjodha mesazhin tend vetem per tu shprehur mendimin tim per ceshtjet qe diskutove. Shnet!
 

jula

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Per mendimin tim e iper-perdoron fjalen "inteligjence".
Per mendimin tim, ndyshe nga ata qe bejne diskutime te pergjithshme, tentove nje linje koti me ate "Varferia eshte nene e injorances=>ti qe hiqesh si intelektuale kush e di ku ke jetuar..."
Meqe nuk kam nder mend te bej historikun biografik, mjaftohu me evitimin e sofizmave dylekesh si ai me lart dhe te perpiqemi te mos personalizojme temat.
Shendet dhe gjithe te mirat. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

lola

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

p.s.
Menyra e ndertimit te sintakses sende dhe zgjedhja e fjaleve, si edhe permendja se je shume "racionale" jane mjaft per tu kuptuar se ti e mendon veten si intelektual/e. oh..edhe ne shqiptaret e thjeshte nuk themi "ideotipi"! Nese do te futesh fjale te reja ne fjalorin e shqipes, perdor mjete me te respektuara nga linguistet shqiptare se AF.
 

lola

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Per mendimin tim e iper-perdoron fjalen "inteligjence".
Per mendimin tim, ndyshe nga ata qe bejne diskutime te pergjithshme, tentove nje linje koti me ate "Varferia eshte nene e injorances=>ti qe hiqesh si intelektuale kush e di ku ke jetuar..."
Meqe nuk kam nder mend te bej historikun biografik, mjaftohu me evitimin e sofizmave dylekesh si ai me lart dhe te perpiqemi te mos personalizojme temat.
Shendet dhe gjithe te mirat. /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
ooooooohhhhh ...ti nuk merr vesh?! mjaft me :sleep:
 

jula

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] p.s.
Menyra e ndertimit te sintakses sende dhe zgjedhja e fjaleve, si edhe permendja se je shume "racionale" jane mjaft per tu kuptuar se ti e mendon veten si intelektual/e. oh..edhe ne shqiptaret e thjeshte nuk themi "ideotipi"! Nese do te futesh fjale te reja ne fjalorin e shqipes, perdor mjete me te respektuara nga linguistet shqiptare se AF. [/qb]
Ky eshte mesazhi i fundit ne kete ton, jemi pafalshmerisht jashte teme.

Atehere, Lola:
-Problemi nuk eshte ne e mendoj veten apo jo si intelektuale, problemi eshte a mund te arrish nga kjo ne perfundime mbi biografine time ne periudhen e para viteve '90. Qe varferia sjell injorance, eshte statistike, shkence qe njeh perjashtime;
-Idealtipi->koncept i hedhur ne "tregun e lire te ideve" nga Max Weber dhe i biresuar nga shumica e gjuheve boterore, nuk mendoj se shqipja, ne emer te pastertise se saj, duhet te kete alergji nga terma te shkencave politike;
-"Racionale" ishte fjale e renditur ne nje fraze: per te qene me logjike, mos e shkeput me deshire te lire.
 

lola

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Ke te drejte jemi shume jashte temes, pra hera e fundit edhe nga une.

Nuk me intereson biografia jote SEPSE NUK ISHTE GJE PERSONALE KUNDER TEJE!!!!!!!!!!!!!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] Kam qene ne Durres e Rinas ne korrik 1991 kur mijra e mijra e mijra njerez merrnin rrugen ne KEMBE nga Tirana sa here qe hapej llaf se kishte arritur ndonje vaporr. [/qb]
Mu kujtua Korriku i 1991. U nis edhe plaku im me kembe ate dreke dhe arriti deri ne Durres (po me duket se nuk i lane te hynin ne qyetet). Mbaj mend qe ne darke me mamin po shifshim filmin italian "Gruaja ne Kornize"...dhe mendoja, "na iku babi n'itali". E mori ne kembe Tirane - Durres ejjjjjjjjjj!!!
Po prap si ata kombi-zhuls i Amelios nuk ishte babi, vetem qe iu enjten kembet. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Nuk kam mendjemadhesine qe te njoh
me mire se te tjeret realitetin e athershem
ne SHqiperi por duke jetuar shume prej atyre situatave qe tegohen ne film, ndjej te drejten morale te shpreh acarimin tim ndaj fyerjes qe na ben ky film.Nuk pretendoja qe tek ai film te flitej per besen, mikpritjen,dashurin e shqipetarve por as qe dikush te ndiente te drejten shtremberonte realiten ose me sakt te
bente nje zgjedhje te te gjithe aspekteve negative te disa individeve pe te perfaqesuar
realitetin e nje kombi.
Do ishte e thjeshte edhe pe mua te pefaqesoja Italine si vendin me te ndyre dhe te rrezikshem
ne bote po te zgjidhja si perfaqesues:qindra apartamente ne Milano qe kane akoma banjot jashte,ditet kur ne Sicili mungon uji dhe njerzit mund te rrine dite te tera pa u lare,ditet kur ne Napoli kecet pistoleta si ne far-West,plakat qe vdesin neper gjithe qytet duke i tehequr zvarre per tu grabitur canten,barbonet qe jetojne rrugve vetem me leket qe lypin,nje brez i tere politik
i akuzuar per vrasje ,vjedhje,kurrupsion te larte(tangetopoli etj),me dhjetra ndertesa te rrenuara fabrikash ne peiferi te qyteteve,nje qevei aktuale qe kekon te beje ligje pe te shpetua by..en e vet etj.etj.etj.
Po ta shoh me kto karakteristika duket sikur
po flas per Indine(kalkuten,bombej) por te gjithe qe jetojme ketu e dime qe ky nuk perfaqeson realitetin italian.
Mendoj se eshte detyre e dikujt qofte regjizo apo shkrimtar te mos deformoje ne menyre kaq drastike realitetin e nje kombi aq me shume kur eshte i pari ai qe pezanton kete realitet.Dhe ju lutem
mos kerkoni te thoni qe ky film nuk ka influencuar ata italiane qe e kane pare se eshte e vertet qe nuk na shohin si gogola(monstra) por si pak gjynafqare na shohin.Dhe po ti flasesh pe te drejtat e tua qofte atij qe te jep shtepine me qira apo qe te merr ne pune apo nje polici edhe pse se thone hapur fare ajo qe mendojne eshte " u bone kta muter me pretendu e me shajte Italine ku deri dje vdisnin pe buke e rroknin si kafshe"
Mirupafshim te gjithve !
P.s vej bast qe autori i "stupid bi.." ka kaluar vite te tera duke share vendi dhe popullin e vet.
dhe
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Me falni per gabimet otografike
por eshte faji i tastieres(dhe i imi qe se kontrollova) qe mezor i shtypen ca shkronja! :shrug:
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

Nese u ka marre malli per ta ripare, sapo filloi tek Rete 4..

Buona visione
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Re: L'AMERICA - Filmi i tradhetareve

... dhe boll bët' llafe !!!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top