Re: Kush te vije pas nanos?

iliriano

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Poshte, nano e berisha!!
Poshte,te gjthe ata qe na katandisen ne kete gjendje qe ndodhemi sot.
Vetem ne brezi i ri mundemi te bejme dicka per Shqiperine.Neve Gjenerata e re Shqipetare vetem ne mundemi ta nxjerrim Shqiperine nga ajo erresire shekullore.ne Njy Jork eshte ngritur nje shoqate e tille,www.NewAlbanianGeneratin.com. Shoqate e cila ka per qellim qe te ktheje ne vend lindje te gjithe studentat shqipetare qe studiojne neper bote.
thumbsup.gif
 

fabiola

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Kuptohet qe pyetja do te duhej formuluar "Kush te vije pas Nanos dhe Berishes?".Por kjo as qe mund te mendohet per momentin dhe per legjislaturen e ardhshme te pakten.Nese doktori i pasherueshem e kontrollon veten dhe nuk provokon lufte civile ne 2005,atehere ndoshta ne Kongresin e ardhshem te Partise Socialiste te Shqiperise,Edi Rama e ka nje shans.Gjithsesi,edhe pse po dal nga tema,duhet ritheksuar prape qe personi qe ndoshta ne masen 80% e mban peng ne limbo Shqiperine eshte Sali "useless white shi*te" Berisha dhe ata stupid mutts qe ja pranojne te lehurat.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Vetem ne shqiperi nuk e pyet kush popullin. Ah po se harrova, e pyesin vetm atehere kur ky i fundit nuk mban me dhe zbrazet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Pyetja ishte e thjeshte

KUSH TE VIJE PAS NANOS?

Mjafton nje emer apo pershkrimi realist (dmth qe nuk mjafton te thuash - i ndershem, i zgjuar, organizator i mire etj por edhe te tregosh se si dhe ku mund t'i gjesh keto cilesi) i personave te duhur ne vendet e kryeministrit e te ministrave te tij.


KUSH TE VIJE PAS NANOS?
 

fabiola

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] Pyetja ishte e thjeshte

KUSH TE VIJE PAS NANOS?

Mjafton nje emer apo pershkrimi realist (dmth qe nuk mjafton te thuash - i ndershem, i zgjuar, organizator i mire etj por edhe te tregosh se si dhe ku mund t'i gjesh keto cilesi) i personave te duhur ne vendet e kryeministrit e te ministrave te tij.


KUSH TE VIJE PAS NANOS? [/qb]
nje emer i thjeshte:EDI RAMA!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

M'u duk interesant per kete teme artikulli i E.Z tel www.shekulli.com.al

----------------------------------

Në qoftë se qeveria bie…


EDUARD ZALOSHNJA

Pas protestës së 7 shkurtit, për të mësuar hollësi, bisedova me një mikun tim që mori pjesë në të. Ai është një nga ish të burgosurit politikë që e kanë emrin në listën e 300 anëtarëve themelues të PD-së, por që nuk bën më pjesë në të. Ai u largua nga PD-ja pas dëbimit brutal të Eduard Selamit nga Berisha, që i kujtoi spastrimet famëkeqe enveriane në Partine e Punës. Dhe që atëhere ai nuk ka votuar më as për Berishën e as për ndonjë satelit të tij. Nisur nga ky pozicion politik i mikut tim, kuptohet që pyetja e parë që i bëra ishte se pse kishte marrë pjesë në protestë. Dhe përgjigjia e tij ishte më se befasuese. "Nuk shtyhet më me Nanon në krye të qeverisë." - tha ai - "Ka ardhur koha që në krye të saj të vijë Edi Rama".
Në themel të përgjigjes së tij ishte kjo rrjedhë hipotetike e ngjarjeve: Nga protestat e Berishës, qeveria Nano do të bjerë dhe do të caktohen zgjedhje të parakohëshme për nga fundi i vjeshtës. Kjo disfatë e Nanos do t'i esëllojë socialistët deri në atë masë sa t'i thërresin mendjes se me Nanon në krye nuk mund t'i fitojnë zgjedhjet e parakohshme. Dhe kur atyre t'u ketë ikur përfundimisht dehja e kongresit të fundit të PS-së, do të kërkojnë të vënë në krye udhëheqësin që ka shanset më të mëdha për të fituar kundra Berishës -- shanse që, sipas mikut tim, i ka vetëm Edi Rama.
Ky zinxhir hamendjesh ngjason me një problem probabiliteti të kushtëzuar të tipit Bayesian, i cili nuk ka kuptim të zgjidhet në qoftë se në njërën nga hallkat, probabiliteti është zero. Prandaj, për të vlerësuar probabilitetin e realizimit të skenarit të mikut tim, së pari, duhet bërë një test logjik i gjasave për secilën hallkë. Dhe një test i tillë tregon se, ndërsa probabiliteti nuk është zero në asnjërën hallkë, edhe i madh nuk është. P.sh., miku im presupozon se eventualisht protestat e Berishës do ta detyrojnë Nanon të shpallë zgjedhje të parakohëshme. Por deri më sot, BE-ja dhe ShBA-ja janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohëshme. Dhe në mungesë të presionit të tyre, Nano nuk duket se ka ndërmend të lëshojë pe. Më tej, edhe sikur të pranohet se do të bëhen zgjedhje të parakohëshme, probabiliteti është i madh që Nano të zhvillojë një betejë të rreptë brenda partisë për të mos e lëshuar kreun e saj. Dhe së fundi, edhe sikur ai të detyrohet të japë dorëheqjen si në vitin '98, Edi Ramës do t'i duhet të përballet me dyshen Meta-Meidani, e cila nuk do të lërë gurë pa lëvizur për të marrë timonin e PS-së.
Ndërkohë që skenari i mikut tim është i mbushur me pikpyetje të tilla, duke e konsideruar atë si të mirqënë, ia vlen të shihet se çfarë do të ndryshonte në legjislaturën e ardhëshme në qoftë se Edi Rama do të vihej përballë Berishës në zgjedhjet e mundëshme të parakohëshme. P.sh., pyetja e parë dhe më e rëndësishme është se si do të përfundonte përballja elektorale Rama-Berisha. Fakti që Rama fitoi 9% më shumë se PS-ja në zgjedhjet e fundit, dhe fakti që ka votues si miku im, të cilët janë lodhur me ndarjet ideologjike të së kaluarës dhe duan nga udhëheqesit vetëm rezultate, të bën të mendosh se një koalicioni të kryesuar nga Rama do t’i bashkangjitej edhe një pjesë e mirë e elektoratit të lëkundur ne qoftë se Berisha nuk e realizon dot në kohë projektin për reformimin rrënjësor të PD-së. Dhe duke patur edhe një mbështetje të hapur ndërkombëtare, e cila gjithmonë ka patur ndikim jo të vogël në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Shqipëri, Rama do të kishte kështu shanse të larta për ta vulosur fitoren.
Kuptohet që pas një fitore të tij, Berisha nuk do t'ia falte kurrë "Edvinit" heqjen e shansit për t'u ulur në karrigen e shumëdëshiruar, dhe sulmet karakteristike të tij do të shumëfishoheshin. Ndërkohë, edhe sulmet e kundërshtarëve të tjerë publikë të Ramës do ta rrisnin ndjeshëm frekuencën për faktin e thjeshtë se atij do t'i rritej territori i qeverisjes. Por pavarësisht nga kjo, një ekstrapolim i rezultateve të punës së tij dhe stafit që ka përzgjedhur në bashkinë e Tiranës, të sugjeron se me të në krye të qeverisë, rrugët kombëtare do të ndërtoheshin e asfaltoheshin më shpejt, plazhet dhe parqet turistike do të sistemoheshin e pastroheshin më mirë, furnizimi me energji elektrike e ujë të pijshëm do të përmirsohej ndjeshëm, dhe kompjuterizimi e modernizimi i administratës do të bëhej masiv.
Ndërkohë që një fitore e Ramës ka potencialin t'i sjellë rezultatet e mësipërme nëpërmjet përkushtimit të tij të madh dhe ndryshimit të ekipit qeverisës e të stafit politik të institucioneve kryesore në vartësi të qeverisë, nuk mund të pritet që gjithçka të ndryshojë për mirë brënda ditës. Kështu gjykatat, prokuroria, dhe administrata civile, pakorruptueshmëria e të cilave është aq e rëndësishme për funksionimin normal të shtetit demokratik dhe ekonomisë së tregut, do të mbeteshin pacientë të pashëruar mirë edhe për disa vite. Kjo sepse rrënjët e sëmundjes së korrupsionit shtrihen shumë thellë në kohërat e largëta kur Shqiperia ishte pjesë e Perandorisë Osmane.
Dhe rrënjë të tilla nuk priten kollaj për katër vjet, cilido qoftë kryeministri i Shqiperise. Ato mund të shkurtohen brenda katër vjeteve në qoftë se ekziston vullneti politik i atij që është ne krye të qeverisë, por do të duhen ndoshta 40 vjet që, pas një pune të palodhur të shoqerisë civile dhe ndihmës euro-atlantike, ato të shkulen. Për një ilustrim të vështirësisë që shoqëron procesin e shkuljes së rrënjëve të korrupsionit, do të mjaftonte një vështrim i shpejtë në 40 vjetët e fundit të Mezzogiorno-s italiane.
Ndërsa në fushën ekonomike, monopolizimi në tregjet kryesore do të vazhdonte të ishte një problem edhe nën qeverisjen e Ramës. Kjo sepse kompanitë që sot kanë arritur të dominojnë tregjet e tyre përkatëse janë bërë aq të fuqishme sa është vështirë t’i futësh kollaj në vathën e një konkurence të lirë e të ndershme brënda katër vjetesh. Fatkeqsisht, adoptimi i standarteve perëndimore të konkurencës do të jetë një proces gradual që do të dojë kohë dhe presion të vazhdueshem nga BE-ja dhe shoqëria civile që të realizohet.
Duke u kthyer atje ku e filluam këtë udhëtim imagjinar -- tek profecia e bashkwbiseduesit tim -- kuptohet që këto hamendje rreth një qeverisje të mundëshme të Ramës do të kishin kuptim vetëm në qoftë se ajo profeci do të përmbushej. Sa janë gjasat që kjo të ndodhë? Ngelet të presim deri sa ngjarjet të plotësojnë kursin e tyre të plotë.


17/02/2004
KATEGORIA: Analiza
-------------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

akoma nuk kam lexuar ndonje kritike reale per ramen (pervec dallavere te ndryshme) dhe do te doja nje mendim
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Kush te vije pas Nanos? Obobo a thua se kush te vije pas Skenderbeut!

Kete lloj pyetje personalisht e identifikoj me analiza autokratike, te tipit shteti eshte njeshi, apo ngritje kultesh te pabaza per figura qe nuk meritojne trajtime te tilla si dhe demonizim te opozites.

Kushtetuta e Shqiperise nuk le vend per vakuum pushteti dhe i ka parashikuar te gjitha situatat e mundeshme. E rendesishme eshte menyra e zgjedhjes. Ne rast zgjedhjesh te parakohshme PS dhe PD do paraqesin kandidatet e tyre qe do gjykohen dhe votohen nga populli. Kush jam une te gjykoj mendimin e popullit?
 

albavina

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Kush te vije pas Nanos? Obobo a thua se kush te vije pas Skenderbeut!

Kete lloj pyetje personalisht e identifikoj me analiza autokratike, te tipit shteti eshte njeshi, apo ngritje kultesh te pabaza per figura qe nuk meritojne trajtime te tilla si dhe demonizim te opozites.

Kushtetuta e Shqiperise nuk le vend per vakuum pushteti dhe i ka parashikuar te gjitha situatat e mundeshme. E rendesishme eshte menyra e zgjedhjes. Ne rast zgjedhjesh te parakohshme PS dhe PD do paraqesin kandidatet e tyre qe do gjykohen dhe votohen nga populli. Kush jam une te gjykoj mendimin e popullit? [/qb]
Asnje!eshte vetem nje sondazh per te pare ke preferon populli shqipetar! nuk besoj se mbas kesaj teme do te zgjidhet dikush qe do ndryshoj gjendjen!keshtu qe nje mendim i joti nuk do te gjykonte dhe ndikonte tek mendimet e popullit! <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

shrug.gif


pikerisht

Nuk thashe te bejme nje grusht shteti qe te veme NE NJE KRYEMINISTER

Thjesht mendimin tend "modest"
 

DFV

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Gene, artikulli i Zaloshnjes eshte vertet intiresant, si do qe ai(Zaloshnja) eshte pesimist ndaj nje druajtje qe ka se mos qeveria me Edi Ramen, duke mbartur nga e kaluara zullumet qe e kane katranosur Shqiperine si dhe opoziten teresisht destruktive, nuk do kete sukseset dhe arritjet qe desherojme ne shqiptaret.
Ne te kundert une mendoj se nje qeveri(sigurishte socialiste deri ne zgjedhjet e 2005) me Edi Ramen kryeminister do mund ta nxirrte vendin nga kriza qe e ka mberthyer.
Ku e mbeshtes kete?
Edi Rama eshte paraqitur qysh ne fillimet e karieres politike dhe qeverisese si nje personalitet me vizion te qarte,largepames dhe konstruktive, i pa epur ne qendrimet e tij ndaj kundershtareve politike, as njehere ai nuk eshte paraqitur me dy fytyra por si burre i pa perkulur edhe atehere kur bandat e Berishes e qelluan me leva per ti marre jeten.
Edi Rama arriti qe brenda nje kohe te shkurter te qeverise Tiranen e zhytur ne plehra dhe kioska pa fund dhe ta shenderroj kryeqytetin si nje shprese e te ardhemes per te gjithe ne shqiptaret.
Sot Edi Rama eshte bere nje figure teper popullore dhe pothuaj se shumica e shqiptarve shohin tek ai njeriun e te ardhmes, njeriun qe di te udheheqe me largepamesi, njeriun qe di te ndertoj pse jo dhe nje Shqiperi shume here me te mire nga kjo e sotmja ku e kane katandisur zagaret Nano dhe Berisha.
Une mendoj,ashtu si dhe qinra mira shqiptare te tjere,se Edi Rama i ka te gjitha mundesit per te qeverisur dhe nxjerre nga kriza vendin ashtu si beri dhe me Tiranen.


,
 

Erolina

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Kush te vije pas Nanos?

E rendesishme eshte vetem qe te mos jete Berisha dhe as ndonje nga ata trashaniket(mendore) qe i rrine pas.

E di qe do ta shihni me skepticizem idene time, por e shikoj shume ndryshe Shqiperine nese frenat e qeverisjes se saj i merr ne dore nje i diplomuar dhe pergatitur ne Sh.B.A.
Mrekulli. Askush nga ju nuk e njeh.
Ka mbrojtur doktoraturen ne Harvard per shkenca politike. Eshte pedagog ne disa prej fakulteteve te Tiranes per lendet e shkencave poltike(ekspert ne sistemet e qeverisjes) dhe njekohesisht punon per Sorros dhe nje sere organizmash nderkombetare....etj...etj...etj...
Aspak i perlyer ne aferat e derisotme politike megjithese i njeh te gjitha levizjet e shtetit me mire se vete drejtuesit e tij.
Nese jo ai, dikush si ai.(shembullin e ka te qarte)
Eshte e nevojshme edhe te dale me ne fund ne siperfaqe guximi i shtreses intelektuale(perfshire te rinjte) dhe ta lene menjane mefshtesine dhe shtyrjen e "rebelimit" per nje kohe tjeter me te pershtatshme.
 

fabiola

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

ekzistojne edhe disa persona,farefis i elites se partise socialiste,te cilet jane diplomuar ne oxbridge dhe aktualisht punojne ne ministrite e ekonomise,financave dhe te jashtme.pas disa vitesh keta tipa do tju zene vendin baballareve. per momentin ky tipi qe permend erolina doesn't stand a chance.
 
Top