Re: Re: Klubi i tironsave
Tash mendoj qe i ka ardh koha me e mbyll
klubin pergjithmon se po na delni
tu u kolomete prej dehjeve imagjinaro-barkboshe te klubit.
A i keni trute e krese mbrena globit te rrashtes kockore?????
Ulnju ne gjunj cojeni doren e djatht nalt dhe thoni Ne Emer te Atit e Birit e .... a ka ba dreqi vaki me lujt njerzit mendsh ne kete far fejet, ju u bate si Don Kishoti qe luftonte me mmullinjet imagjinare. Kam frige se j'u bahet fiksim kjo pune.
Dikur kur kam ken i vogel luaja me nje kojshije)nje loje qe ne e quanim 'shtepiash' ajo u bante gruja jeme (4 e gjys ajo, e un 6 )e fillonim to imagjinu duke rrethu me gur te vegjel si shpije dhe vinim kutija sardelesh,letra makaronash, shishe voji , kanace birre (ah jo se ju rrejta ather nuk kishte kanace birre) , pra gjithcka gjenim e futnim ne at rreth te vogel te rrethum me gure , dhe ja nisnim me lujt mendsh (tamam si ketu ne klubin tuj) duke folur si te medhenj- Po si ma kalove sot moj grua -i thosha une vajzes se botes 4 vjece (shyqyr qe nuk ka pas ligj per pedofilizem) ajo e magjepsur dhe duke kujtuar primend me pergjigjej -po mire or burre mire por ja qe djali ka qene pa terezi.
Dhe ju do thoni kush ishte djali jone ? Nje cope bidoni pa kapak dhe i shtypur anash i mbeshtjelle me lecka te gjetura ne hellurinat e lagjes , ja kush ishte djali jone ..ja kush ishte biri im... nje bidon pa kapak!
Por une ne dallget e eksitimit si nje burre i kujdeshem per familjen dhe pergjegjes por njekohesisht fanatik, dhe i ashper , ngrihesha dhe i bertisja gruas time te 4 vjecare , po ti moj kurve nuk ka faj djali qe eshte i semure sepse ti ma dredh bishtin me burrat e tjere te Bajrakut (mos qeshni). Ajo e shkreta frigesohej dhe per tre dite nuk me fliste me vec me nxirrte gjuhen nga ballkoni i saj ....ka shkuar tek prinderit per tu ankuar, mendoja une.
Por pas 3 ditesh mas qe pushonte shiu dhe zhdukeshin rete ajo me vinte vehte te shpija ime (se keshtu e kane zakon grate) dhe me thoshte
AH burr i dashur nuk u jetoka pa burre ....me fal..nuk iku ma nga shtepia sikur prinderit te me vdesin....as djalin nuk e le me vehtem....oh oh oh oh oh po mi..re mire po djalin ku e kam me pyeste ajo e mallengjyer nga perkedheljet e mija ...jashte nga dritarja shikonim dy qene te mellenj duke terhequr me goje secili drejt vehtes nje ...bidon...pa tape..te shtypur anash...djalin tim...birin tim te dashur e kishin rrembyer qenet e lagjes, gruas time 4 vjecare mi ra te fiket!!!
A e shihni c'fare te ndoll me ba me vazhdu me mbajte klubin hapun......