Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Letër nga Shqipëria


ZONJA PAK, “KALAMAJTË” PO TË SHAHEN PRAP


E nderuara Zonjë,


E di që është mëkat të Ju shqetësoj me “budallallëqe ballkanase” ( siç do t’i quante ballkaniksi i europianizuar Fatos Nano). Por hallet e dertet tona nuk kemi kujt t’ia qajmë pa teklif përveç Jush, që kujdeseni si një nënë e mirë europiane për ne ballkanikët e gjorë. E di gjithashtu se këto ditë Ju ka mjaftuar e tepruar racioni i bezdisë ballkanike sepse ata sllavishtfolësit e e një shteti me emrin FYROM Ju kanë akuzuar krejt padrejtësisht se dashkeni më shumë shqiptarët se ata. Por mos ua vini fort veshin qaramanëve të dreqit se ata ashtu janë mësuar të qaraviten gjithmonë kot së koti si fëmijët tekanjozë e shëndelig edhe kur prindërit e të afërmit i mbajnë në pëllëmbë të dorës. Në shqiptarët e dimë mirë përse ata qaraviten, madje përplasin këmbët se Ju nuk i dashkeni njësoj me shqiptarët. Ata duan që Ju dhe gjithë diplomacia euopiane t’i përkëdhelë edhe më shumë se i ka përkëdhelur deri tani.

Në këto ditë, kur Ju kanë prishur humorin sllavishtfolësit e Maqedonisë, nuk do të kisha shtuar brenga e nderuar Zonjë, sikur edhe këtu në Shqipëri të mos kishin ndodhur disa ngjarje të pahishme, disa zhvillimne që kujtuam se dolën nga moda e politikës shqiptare. Por, ja që për djall në datat 17 dhe 18 shkurt të vitit 2003 në parlamentin e Shqipërisë u zhvilluan skena të trishtueshme që na lanë një shije aq të hidhur sa nuk mundemi të mos shprehim pezmin tonë para Jush. Pamë deputetë që shaheshin e fyheshin, që kërcënonin e ulërinin, që grumbulloheshin rreth foltores e shtyheshin, që përvishnin mëngët të rriheshin me grushte.

Pamë atë që quhet “kryetar i opozitës”, zotëri Sali Berishën, të ngjitej e të ulej me dhjetra herë në foltore pa i marrë leje drejtuesit të seancës. E pamë Berishën të ngulej në foltore me mikrofon të mbyllur e të mos lëvizte nga vendi kur i kërkohej nga kryetari i parlamentit. Kjo na solli ndëmend një ditë të largët para 12 vitessh kur kryeministri i tanishëm Fatos Nano, atëherë “kryetar opozite”, ishte gozhduar në të njëtën foltore dhe nuk largohej që andej pa mbajtur një fhalim që i ishte shprepur atij, ndonëse për këtë nuk kishte çështje në rendin e ditës. Edhe atëherë u bë njëfarë përleshjeje deputetësh si tani. Për vite të radhë kujtuam se nuk do të përsëriten më ajo skenë. Por ja që u përsërit. Kësaj radhe ishte Berisha në rolin e “të persekutuarit”, kurse Nano në vendin ku rri qeveria qeshej e ngërdheshej gjithë cinizëm kur shihte tollovinë që bëhej rreth Berishës. Një gjë e përafërt ka ndodhur edhe një herë nga viti 1997 dhe grindja rreth foltores u pasua nga një atentat me armë pas disa kohësh brenda në sallën e parlamentit. Kështu që kur shihnim ato skena, e nderuar Zonjë, na dilnin para syve të mednjes gjëra të llahtarshme: burgimi i Nanos, plagosja e vrasja e Azem Hajdarit, përleshje deputetëhs me grushta. Si për ta bërë edhe më rrënqethëse këtë frikë një deputet i PD-së ia kujtoi kryetarit të parlamentit se në sallë kishte truproje të armatosur, se edhe deputetët të tjerë mund të vinin të shoqëruar nga roje të tilla.

Dy gjëra bënin më shumë përshtypje nga zallamahjia e dy ditëve : 1- një gjendje e rënduar psikologjike e shefit të opozitës parlamentare, Sali Berisha, që gjithë kohën turfulloi si kurrë ndonjëherë, bërtiti, shau, akuzoi, kërcënoi pa mundur të frenojë veten 2- një qetësi e shtirur dhe cinike e shefit të qeverisë, Fatos Nano, që zgërdhihej, zbavitej, nxiste, provokonte këtë inskenim absurditeti gjigand dhe njëkohësisht mbante “fjalim të moderuar” dhe i drejtonte ftesë opozitës për bashkëpunim. Pastaj sharjet britmat e të tjerëve sipas kampeve përkatëse dhe disa n dërhyrje “ paqtuese” të atyre që as prapanicën për të ndenjur në karrige nuk janë të sigurtë se e kanë të vetën nuk bënin më përshtypje.

Pra , Zonjë nderuar Pak, “kalamajtë” në parlamentin shqiptar u shanë prap, megjithëse Ju i paqtuat, i pajtuat, i rehatuat para disa muajsh. Mirëpo sado e mirë të jetë Nëna Europë, kur “kalamajtë” që ka në Shqipëri për të zbatuar porositë e saj bëhen haram, këto gjëra duket qenkan të pashmangshme.


E nderuara Zonjë,


Më ka bërë shumë përshtypje lumturimi Juaj nga arritja e pajtimit të madh midis Nanos e Berishës në verëne vitit 2002. Në gazetën e Tiranës “Panorama” të datës 16 Nëntor 2002 kam lexuar edhe fjalët tuja plot kënaqësi që u arrit të qetësohej furtuna në atë legenin e ujit të pisët të politikës shiqptare, pas realizimit të mrekullueshëm të idesë suaj që Shqipëria të bëhej me “president konsensual’.

Jam njëri ndër ata më të paktit që e kanë kundështuar për arsye parimore dhe praktike këtë “shpikjen” Tuaj të mahnitëshme dhe kam shprehur skepticizëm të madh për pajtimin Nano-Berisha. Nuk m’u shuan ndienjat e dyshimit e të skepticizmit as kur lexova fjalët Tuaja : “Gjatë viztës time të fundit në Shqipëri për herë të parë pata ndiesinë se klima politike në vend kishte ndryshuar për mirë, që politikanët silleshin normalisht, ndonëse siç është e natyrshme që ata jo gjithmonë mund të jenë të të njëtit mendim. U ktheva me një ndienjë optimizmi që Shqipëria mund ta zotërojë të tashmen dhe të ardhmene vet”. Në atë intevistë të botuar në “Panorama” të datës 16 nëntor , e nderuara Zonjë, Ju u përpoqët të na gëzonit edhe me pohimin se kishit zgjedhur në Paralamentin Europian “presidentin konsensual” të Shqipërisë, se kishit mundësuar pranimin në familjen e Partive Popullore të Europës të një partie opozitare shqiptare, të partisë që e kyeson miku Juaj më adhuruar në Shqipëri, Genc Pollo.

Por për fat të keq, e ndëruara Zonjë, ajo që pamë për dy ditë me radhë në parlamentin shqiptar dhe krlima e acaruar që vazhdon pas atyre ditëve janë dëshmi se zgjedhja e “presidentit konsensua” ka qenë një vërë në ujë, nëse e vlerësojmë atë nga ndikimi në ndyshimin e klimës politike konfliktuale që ekzistonte në Shqipëri. Për muaj të tërë pas dashurisë së madhe Nano-Berisha, që nuk bënin më gjë pa njëri tjetrin, që filluan bashkërisht të bënin kokëprerje dhe kokëngjitje politike, shqiptarët u trullosën nga “ndyshimi i klimës” së konfliktualitetit politik. Pati natyrisht shumë që nuk besonin në këtë ”mrekulli” dhe prisnin atë që pamë në parlament më 17 dhe 18 shkurt 2003. Pra, e ndëruara Zonjë, ” kalamajtë” më sherxhinj të politikës shqiptare që ju i edukuat dhe i bëtë djem të mbarë me premtimin se do të silleshin si engjëj të pajtimit politik, i nxorrën përsëri brirët e djallit në politikën shqiptare. Gjithçka Ju keni kujtuar se realizuat për mbarë e për mirë në Shqipëri ka shkuar brenda dy ditëve për dhjamë qeni.

Tani, e nderuara Zonjë, do të bënit mirë të takoheshit e të qanit hallet tona e bezditë Tuaja me Franc Vranickin, i cili kur merrej me sherret e Shqipërisë në vitin 1997 pat deklaruar se “ në këtë vend është e pamundur të dallosh djajt nga engjëjt”. Edhe zotëri Prodi që erdhi atëherë si kryeministër i Italisë të shuante flakët e rebelimit në Shqipëri dhe të shpërndate nëpër vend hirin e pushtetit që e shkrumboi rebelimi, më shumë u mor me rbelelët. Tani u dekorua nga pushteti që vendosën ata. Por as ai nuk na ka thënë qartë se ka arritur apo jo të dallopjë djajt nga engjëjt në Shqipëri. Ju në verën e vitit 2001 duke realizuar projektin e caktimit në krye të shtetit shqiptar të një “presidenti konsensual” me pëlqimin e atyre që ishin kryetar të engjëjve e të djajve për të cilët flisste Vranciki, sikur tentuat të krijonit përshtypjen se të gjitthë ishin engjëj, se ajo puna djajve kishte qenë vetëm një halucinacion. Mirëpo zhvillmet më të fundit po na bëjnë të mendojmë se atëherë e tani në politikën shqiptare gurët i paskan lujatur vetëm djajt dhe se as zotëri Vranicki, as zotëri Prodi, as Ju, e nderuara Zonjë, as të tjerë që janë marrë me këto punë nuk kanë kuptuar gjë nga politika shqiptare, ose , Zoti na ruajtë, kanë hedhur vetë vallet djallëxzore që janë luajtur në Shqipëri.


E nderuara Zonjë,


“Pajtimi” Nano-Berisha na është servirur edhe nga Europa si “shkopi magjik” për qetësimin e tensioneve politike në Shqipëri. Kjo doli rrenë e madhe dhe bllof i shëmtuar. U gënjye Europa, apo na gënjeu ne me llustrën që i dha gjendjes politike në Shqipëri gjatë disa muajve? Nano e Berisha nuk ndryshuan aspak. Rolet e tyre janë ato që ishin. Grindjet pajtimet e tyre janë pjesë e lojës së tyre. Po Europa i ka ditur këto? I ka pëlqyer këto? Apo nuk ka qenë e aftë të bëjë ndryshe dhe i ka pranuar këto lojëra?.

“Kalamajtë” po shahen e grinden në politiknë shqiptare, e nderuar Zonjë, por balta dhe gurët si gjithnjë bien mbi shqiptarët. Ju lutemi urdhëroni edhe një herë sa më shpejt në Shqipëri që të mos kujtojmë se po i lani duart nga misioni Juaj mirëvbërës tani që “kalamajtë” e bindur u bën sërisht harrakatët që ishin. Nuk po Ju themi hajdeni të na rregulloni punët, se këtë nuk e bëni dot edhe sikur të doni. Hajdeni të zbaviteni edhe Ju, sikurse po zbavitemi ne me pajtimet dhe grindjet në politikën shqiptare ku sharjet kanë zëvendësuar përshëndetjet, ku veprimtaritë mafioze kanë zëvendëaur qeverisjen, ku kushtetutën thuhet se e shkelin ata që e imponuan në mënyrë jo kushtetuese dhe hiqen se po e mbrojnë ata që e shpallën anti-kushtetutë. Hajdeni, Zonjë, të kënaqeni me arritjet e mëdha të Europës në vendosjen dhe në konsolidimin e “demokracisë” në Shqipëri.


23.02.2003 Abdi Baleta


Një kritik-dashamir i misioneve Tuaja në Shqipëri
 

Dolores

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Po e hedh kete teme tek "Media komente te lira" me mire.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Në rrjedhat e turbullta të pirro-mish-mashizmit



PSE U BËRE BEDEL, ZOTËRI ENKEL?



Në numrat e mëparshëm të gazetës “Rimëkëmbja” kemi paraqitur analizat tona të gjata mbi fushatën e islamofobisë që ngriti Pirro Misha me shkrimin e tij të datës 10 janar 2003 dhe me emisionet që kurdisi në “Top Channel” dhe TV “Klan”. Kalimthi kemi përmendur edhe rolin prej bedeli në skemën e Mishës që e luajti me këtë rast lajmdhënësi i “Top Channel” Enkel Demi. Ky me pabesi e tërhoqi Olsi Jazexhiun në një “kurth televiziv” për t’i bërë një seancë hetimore inkuizicioniste para teleshikuesve me pyetje që nuk kishin fare lidhje të drejpërdrejtë me ato që po shpaloste Pirro Misha. Përkundrazi pyetjet që Demi i drejtoi Jazexhiut synonin të plotësonin akuzat që i kishte bërë këtij të dytit Pirro Misha në shkrimin e datës 10 janar 2003. Kështu nga njëra anë pamë se Misha ishte masha e islamofobisë ndërkombëtare, nga ana tjetër se Enkeli ishte bedeli i Mishës dhe të dy bënin një mish-mash propagandistik para teleshkuesve.



Masha e Pirro Mishës në vazhdën e “dumbabizmit” të Kiço Blushit



Enkel Demi kishte “zbuluar” një poezi të Olsi Jazexhiut kushtuar zonës së “Kombinatit” ku Olsi ka kaluar fëmijërinë e ku banon, në të cilën vjershëtori paska përmendur edhe emrin e Haxhi Qamilit. Dhe bedeli, ose më troç “pirro-masha” ( “masha televizive” e Pirro Mishës), zotëri Enkel Demi, iu qep fort si ferrë Olsi Jazexhiut që ta bënte të rrëfehej në ekran, si para priftit katolik. Enkelin e kishtë kapur një maraz i madh të mësonte se si kishte qenë puna që Olsi në vjershën e tij kishte përfshirë edhe emrin e Haxhi Qamilit dhe se çfarë mendimi kishte ai për Haxhi Qamilin. Enkeli drejtoi edhe një sërë pyetjesh të tjera si ato që u bëhen të pandehurve apo dëshmitarëve kur duan t’i implikojnë në veprimtarinë e ndonjë krimineli ose mafiozi të madh. Pse e kishte zënë kaq shumë inati Enkel Demin, pinjollin e njërës nga familjet më të dëgjuara të Çamërisë që bashkë me krahinën e ka pësuar keq nga grekët, karaiskaqët, zografot, zervat, dhe jo nga “dumbabistët” e Haxhi Qamilit më mirë e di ai vet ( bashkë me pirromishat e pirromashat e islamofobisë).

Por diçka dimë edhe ne të tjerët se për këtë punën e Haxhi Qamilit e të “dumbabistëve” na është dashur të polemizojmë qysh kur “gazetari-politikan” Enkel Demi ende qaravitej në shpërgënjt politikë ku e mbështillte Godo në çerdhen e Partisë Republikane. Në atë kohë, andej nga viti 1992, ishte shkrimtari Kiço Blushi që kishte ngritur flamurin e luftës propagandistike kudër “dumbabizmit” e Haxhi Qamilit me qëllim që të ndalonte shqiptarët të “riislamizoheshin” dhe t’i shtynte ata të përqafonin “shpëtimin fetar” duke u bërë të krishterë, që më në fund edhe Shqipëria të kishte “njëfetari” në vend të “hapërdamjes fetare”. Pra qysh atëherë Kiço Blushi ka bërë atë që bëjnë tani Pirro Mishat e pirro-mashat, sipas direktivave të islamofobisë ndërkombëtare. Kemi polemizuar edhe me të tjerë për spekulimet që bënin me Haxhi Qamilin që të vinin në vështirësi mbrojtësit politikë të Islamit në Shqipëri. Një polemikë të ashpër na u desh ta bënim edhe në vitin 1999 me Niko Kirkën, që kishte emigruar në SHBA.

Kështu që pirro-mashat si puna e Enkel Demit nuk sjellin asgjë të re në këtë polemikë duke krijuar “imazhe skandaloze” në ekranin e TV sepse qenka përmendur në një vjershë emri i Haxhi Qamilit. Jazexhiu zgjodhi rrugën e një përgjigje sa për të kaluar radhën duke i thënë Demit se Haxhi Qamilin e kishte përmendur si banor të dëgjuar të asaj zone ( Kombinat-Sharrë), madje i bëri dhe një lëshim të panevojshëm këmbënguljes së pirro-mashës për të shkëputur një vlerësim negativ për këtë figurë duke i thënë se “Haxhiun e konsideronte një gangster dhe asgjë më shumë”.

U pëlqen apo nuk u pëlqen kiço blushëve, pirro mishave, enkel bedelëve, pirro-mashave etj. Haxhi Qamili i Sharrës është pjesë e historisë së Shqipërisë, personalitet historik dhe me rol historik, me të mirat e të këqijat e tij. Nuk po hyj të radhis edhe një herë mendimet që i kam shprehur në polemikat me Blushin, Kirkën apo katolikocentristët. Por, edhe Demit ( pa brirë) dua t’i kujtoj se pinjollit të Demëve të Çamërisë do t’i kishte hije të përpiqej të vinte në vështirësi në ekranin ku ai spekulon anti-shqiptarizmin e atyre që bëjnë punën e Zografos, Zervas e shovinistëve të tjerë grekë në Shqipëri dhe të mos shpenzojë energjitë e tij gazetareske për pirro-mish-mashizëm anti-mysliman.



Pirro-mish-mash enkelian me emrin e historianit amerikan



Pirro-masha Enkel Demi, si hetues i pasionuar, kishte gërmuar thellë ( ndoshta ia kanë dhënë gati informacionin) në veprimtarinë e Olsi Jazexhiut sepse i kërkoi shpjegime për përmajtjen e një studimi të historianit A. K. Bogdan mbi historinë e Shqipërisë. Këtë studim të botuar në revistën e amerikane “Dhi Barns Rivju”, Nju Jork, mars/prill 2000, Volum VI, Numër 2, e kishte përkëthyer Olsi Jazexhiu dhe vendosur në Internet. Për fat të mirë një zotëri i nderuar, që banon në rrugën e Kavajës në Tiranë, pas një udhëtimi në SHBA një muaj para se Enkel Demi të bënte këtë emision më kishte sjellë disa materiale për t’i përdorur. Krahas një libri me kujtimet Hrushovit në gjuhën frenge, një broshure të Konicës, botuar në gjuhën angleze në vitin 1940, e të tjera ishte dhe një material prej 16 faqesh kompjuterike, nxjerrë nga Interneti me titull ”Historia e shqiptarëve nga Ilirët e lashtë në erën e Islamit”. Materiali përveç shenjave treguesse të faqes së Internetit ka edhe datën 22 mars 2002. Ky është studimit i A.K.Bogdan, që e ka përkëthyer në gjuhën shqipe Olsi Jazexhiu.

Enkel Demi mori një pozë të pahishme kur e nisi bisedën me modestinë shtirake duke i thë në Olsit “ më falni për injorancën, por nuk e di kush është ky Bogdan”. Nuk kishte pse kërkonte të falur se askush nuk ka të drejtë të akuzojë Enkel Demin që nuk di emrat e biografinë e të gjithë atëyre që shkruajnë për Shqipërinë në botë. Por nuk mund të justifikohet se e pati nga “injoranca” kur pyeti në mënyrë provokuese Olsin se mos ky mendon se shqiptarët kanë ardhur nga Arabia. Nga pyetjet e Enkelit dukej qartë se Enkel pirro-masha ose vet Pirro Misha e kishin studiuar me kujdes tekstin e studimit të A. K. Bogdanit për të spekuluar me të se kush mbron Islamin në Shqipëri dashka të nxjerrë shqiptarët arabë. Këtë idiotësi e kanë shprehur hapur të tjerë si katolikocentristët në “Shqipëria Etnike” , apo Kastriot Myftaraj në “Nacional-islamizmi shqiptar...” ( “Albin” 2001). Tani në këtë rresht po vihej si bedel i tyre edhe Enkeli i “Top Channel”.

Bogdan ( që Jazexhiu ia shpjegoi Demit se qenka historian amerikan me origjinë polake) ka tentuar ta paraqesë historinë e shqiptarëve me kapërcime, pup këtu e pup atje, si një njeri që hidhet gur më gur për të kaluar vaun e gjërë të një lumi në stinën e thatë. Bogdan sidoqoftë ka arritur që shumë shkurt t’u japë lexuesve të revistës amerikane gjëra shumë të vlefshme për historinë e shqiptarëve. Për këtë ai duhet nderuar e vlerësuar edhe në qoftë se në tekstin e tij mund të ketë ndonjë gjë të diskutueshme ose të pasaktë. Shkrimi i Bogdan është mjaft i dobishëm edhe për ata shqiptarë që kujtojnë se e dinë mirë historinë e tyre. Mund të jetë i bezdishëm për Pirro Mishat, për katolikocentristët e në përgjithësi për anti-myslimanët

Bogdan e nis tekstin me fjalinë : “Mbretëria Ilire e arriti zenitin e saj në shekullin e IV para Krishtit...”. Në gjysmën e faqes së dytë paragrafi i 8-të fillon tashmë kështu : “ Kronikat islamike të Mesjetës i identifikuan të parët e shqiptarëve me fiset arabe të krishtera të cilat emigruan në zemër të Bizantit pas islamizimit të hershëm të Sirisë, Palestinës, Jordanisë dhe Hixhazit...” Në fillim të paragrafit të 9-të shkruhet : “Sllavët nomad dhe fiset e sllavizuara kroate sëbashku me serbët i detyruan barinjt shqiptarë që të braktisin vendet e tyre antike në Arbanon, në veri të liqenit Ohër. Kjo gjë i çoi fiset shqiptare që të fortifikojnë vendet e tyre në kodrat e Ilirisë Jug-Perëndimore...”.

Pra po të lexosh me kujdes edhe këto thënie të Bogdan përsëri nuk gjen dot mbështetje për akuzat e anti-myslimanëve se me fenë Islame paskan ardhur në Shqiëpri arabë, afganë, tatarë e turli etnishë të tjera. Edhe sikur të besohej ajo që shkruan Bogdan përsëri del se “arabët e aziatikët” në Shqipëri paskan ardhur si të krishterë, shumë para myslimanizimit. Prejardhjet e lëvizjet e popujve janë gjë shumë zbavitëse për ata që kanë pasionin për to. Por është spekulim i keq kur tezat e teoritë që përhapen se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, Skocia apo ndonjë planet i pazbuluar përdoren nga politikanë e propagandistë dallkaukë shqiptarë për të shtrembëruar realitetin dhe sidomos për të tentuar të pëmbysin realitetet e sotme kulturore, etnike, fetare e kombëtare të shqiptarëve. Prandaj goditjen e tij Demi ( pa brirë) duhej ta jepte në ndonjë drejtim tjetër, jo në gardhin e historisë e të politikës me hunj të thepisur ku mund të shqyejë veshët e vet.

Bogdan shkruan : “Pas rënies së shtetit islamik të Siçilisë shumë myslimanë arabë dhe berberë, refugjatë të luftës, kaluan detin e ngushtë të Adriatikut dhe gjetën strehim në Shqipëri nëpërmjet Raguzës...”. Le të merren historianët me këtëo në paçin nge. Por propagandistët me injorancën e tyre nuk duhet të këmbëngulin aq fort në tezën se vetëm pushtimi osman ndikoi për myslimanizimin e shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë duhet të vetpërmbahen provokatorët që i paraqesin myslimanët shqiptarë si “aziatikë të ardhur’, sepse kështu ata ia heqin Shquipëris çdo arsye për t’u paraqitur si “vend perëndimor”. Sipas Bogdan :”shumica e gegëve e pranuan Islamin në shekullin e XV...Shumica e toskëve u konvertuan në Islam herët në shekullin e XV. Megjithatë shumë prej tyre pranuan Islamin shumë kohë përpara pushtimit turk të Shqipërisë së poshtëme. Në Europën e krishterë mesjetare ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshë të të cilët nuk e trajtonin Islamin edhe Krishterimin si si dy religjione të kundërta në doktrina”.

Prozelitët e sotëm të krishterë shqiptarë mund t’i shqetësojë shumë mendimi i shprehur nga A. K. Bogdan se “ përhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishës Ortdokse dhe Katolike) ka lënë rrënjë të thella në historinë e lashtë të Shqipërisë...”, se “Ilirët në përgjithësi ishin mjaft armiqësor ndaj krishterimit dhe perandorët me origjinë dalmate Decius dhe Diocletan i persekutuan pa mëshirë ndjekësit e Palit. Në vitin 311 pas Krishtit emri krishterim u zhduk nga Epiri dhe Dalmacia”.

Pirro Misha në një artikull tejet joserioz të botuar në shtyp në vitin 1997 ( që më pas e ka bërë edhe broshurë dhe e ka reklamuar deri në Angli si një kryevepër të vetën shkencore) përpiqej që ta shtremëbronte procesin e rëndësinë e islamizimit të shqiptarëve. Por megjithatë nuk kishte guximin të mohonte plotësisht se Shqipëria dhe shqiptarët ia kanë parë shumë sherrin pëlasjes shekullore në truallin e tyre midis dy kishave. Më vonë katolikocentristët gjetën një zhgarravitës më të “guximshëm” në marrëzi, Kastriot Myftaraj, që të mohonte se ndarja midis dy kishave ka qenë faktori më negativ që ka shkaktuar dallime të bezdisëshme që vazhdojnë edhe sot midis shqiptarëve.

Mirëpo ka patur e ka studiues të huaj si Bogdan që gjërat i kanë parë me syrin e shkencëtarit dhe i shpallin me arsyetimin e të paanshmit. Edhe më kuptimplote se mendimet e A. K. Bogdanit tani janë ato që paska shkruar në vitet 1884-1889 prifti katolik francez Zhan-Klod Faveirial në “Historia e Shqipërisë”. Ky prift katolik paska shërbyer për 50 vite në Stamboll, Selanik e Manastir. Kjo histori e Shqipërisë, nga të para që janë shkruar, kishte mbetur dorëshkrim derisa e zbuloi studiuesi i pasionuar i problemeve shqiptare Robert Elsi dhe e botoi në origjinal, frëngjisht, Shtëpia Botuese “Dukagjini” në Pejë para një viti.

Prifti katolik francez ka shkruar në parathënie: “ Nuk është pa dobi të vemë gjithashtu në dukje se pikësynimi i grindje teologjike, të dhunshme e shekullore midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Në Bizant dhe rrallëherë gjetkë bëheshin grindje teologjike, por këto bëheshin për të shtënë në dorë Ilirinë dhe Ohrin, metropolin e saj, për të cilin ka pasur gati gjithmonë grindje. Kujdesi parësor i Bizantit, që mbeti zotërues i Ohrit, nuk ishte që të linte Ilirët të krijonuin shtet më vete si gjetkë, por të bizantinizonin atë që kishte romanizuar Roma dhe të zëvendsonin së pari latinishten me greqishtebn, pastaj të zëvendësonin me greqishten edhe të folmet vendase që do të ktheheshin në zhargone sa më shumë përparonte e mbizotëronte gjuha zyrtare e pranuar”.

Edhe sot Myftarëve, Mishave e të tjerëve u vjen shumë keq që këto grindje nuk mundën të vepronin me intensitetin e mëparshëm në trojet shqiptare pas pranimit nga shqiptarët të Islamit. Këtyre njerëzve u kanë ngarkuar sot misionin të përpiqen të ndezin shkëndija të grindjeve të vjetra romako-bizantine dhe të dy kishave në trojet etnike shqiptare. Prandaj bëhet kjo fushatë kundër Islamit e myslimanëve në Shqipëri. Janë fanatzmat e një të shkuare të largët që po lëvrijnë gjoja për të kundërshtuar “myslimanizmin ekstremist” që po vërshuaka nga Arabia tani.





Shqetësim pirro-mish-mashian enkelian për përqindjen e myslimanëve



Përsëri nuk dua të them se Bogdan duhet besuar më shumë se të tjerët. I përmenda pjesët e shkëputura nga studimi i tij vetëm sepse Enkel Demi në atë furinë e tij për të bërë pirro-mish-mashizëm anti-mysliman iu drejtua Olsit me pyetjen : ku e ke gjetur ti se 70% e shqiptarëve janë të besimit islam?”.

Për këtë pyetje të injorancës fodulle Enkelit mund t’i jepeshin dhjetra përgjigje shpotitëse. Mund t’i thuhej se këtë e ka shkruar Karl Marksi në “Çështja çifute”; se këtë e ka shkruar Pjetër Bogdani ( jo ai Bogdan polako-amerikan që nxit zemërim pirro-mishian tek Enkeli) në relacionet sekrete për “Propaganda Fide”; se këtë e kishte thënë para 200 vitesh një Papë i pirë e bërë tapë, të cilit nuk ia mbajmë mend emrin; se këtë e ka pohuar Janullatosi në një mbeldhje sekrete para se të nisej nga Athina për të uzurpuar Kishën Ortodokse Shqiptare etj.etj. Jo më me shaka po seriozisht mund t’i thuhet se kështu mendon edhe Natali Klejer, edhe Aleksandër Popoviç; se kështu kanë shkruar studiuesit më të dëgjuar të huaj e shqiptarë. Kur ka bërë këtë pyetje mistrece Enkel Demi nuk duhej të merrte pamje prej injoranti, jo kur nuk dinte se cili është A. K. Bogdani. Mirëpo zakonisht ata që duan të provokojnë e venë veten edhe në poza injoranti, ndonëse provokimin nuk e bëjnë për shkak të injorancës së tyre.

Nëse Enkeli ende ka dëshirë të dijë ndonjë burim autoritar se ku mund të gjendet shifra se 70% e shqiptarëve në Shqipëri janë të besimit islam mund t’i përmendim edhe veprën në gjuhën angleze “Paqëbërësit”, botuar në vitin 2001, kushtuar Konferencës së Paqës në Paris, në vitin 1919. Autorja e kësaj vepre studiuesja britanike, Margaret Makmilan, thekson se në atë kohë Shqipëria (londineze) 70% të popullsisë së saj e kishte mylimane (f 368).

Në kapitullin e titulluar “Burri i shtetit grek më i madh qysh nga koha e Perikliut”, autoria angleze, Margaret Makmilan, bën fjalë për diplomacinë e Elefterios Venizelos në Konferencën e Paqës. Ajo tregon ndër të tjera se kur ishte student Venizelos “mblodhi një ditë në studion e tij miqtë rreth një harte të madhe. Mbi hartë ai vizatoi kufinjt e asaj Greqie që donte ai: gjysmën Shqipërisë së sotme, pothuajse tërë Turqinë e sotme. Stambolli do të ishte kryeqyteti” ((358).Sipas Makmilan Venizelosi u shpjegonte burrave të shtetit në Konferencë se “Grekët natyrisht do të qytetërojnë turqit e prapambetur, ashtu sikurse francezët e britanikët kishin qytetëruar afrikanët e aziatikët” ( 359). Kështu kanë marrë përsipër edhe Pirro Misha, sorosianët e tjerë dhe pirro-mashat të qytetërojnë “myslimanët ekstremistë” të Shqipërisë sot.

Historiania britanike përmend jo vetëm “Megali idenë”, por edhe “megallo maninë” e grekëve dhe thekson se ata donin të bënin “shtetin e pesë detrave e dy kontinenteve” në një kohë kur Greqia ishte “një vend aq i varfër para vitit 1914 sa një e gjashta e popullsisë, pothuajse gjithë të rinjtë e aftë, kishin emigruar”. Tani ne vërejmë se “megallo mania” e vjetër greke ka lulëzim të ri; se Greqia në saje të Europës e Amerikës ka marrë pamjen e një shteti të pasur për zonën e Ballkanit dhe pranon imigrantë të huaj , sidomos shqiptarë për t’i përdorur si hyzmeqarë. Edhe pse jetojmë në kohë të tjera “megallo mania” e re greke ushqen “Megali-idenë” e vjetër greke.

Në vend që të shqetësohen për ofensivën e kolonizimit e të helenizimit të Shqipërisë sorosianët tanë, pirro mishat e pirro-mashat, venë kujen në shtyp, në ekrane, në tubime brenda e jashtë Shqipërisë, për rrezikun e “ myslimanizmit ekstrem” që ardhka nga Arabia. Ja si i lehtësohet Greqisë “misioni i saj qytetërues “ për të helenizuar “turqit” ( lexo “myslimanët” e egër të Ballkanit), ashtu sikurse mburrej Venizelosi në Konferencën e Parisit më 1919. Ndër të tjera Makmilan thekson” Duke paraqitur pretendimet për Shqipërinë e jugut ai argumentonte se njerëzit që dukeshin si shqiptarë ishin grekë të vërtetë, nëse ata ishin ortodoksë ata ishin grekë deri në thelbin e shpirtit”.

Pra edhe në studimet më të fundit serioze studiuesit e huaj, megjithë marifetet që kanë bërë grekët për t’ua prishur mendjen, nuk mendojnë se duhen vënë në dyshim këto shifra. Atëherë përse pëpiqet ta vejë në dyshim këtë gjë Enkel Demi në “Top Channel”? Vetëm se kështu e kishte porositur sorosiani Pirro Misha? Apo ngaqë e di se kështu i pëlqen Janullatosit dhe përfaqësuesvet të Vatikanit?. Nëse Enkel Demi ia bëri Jazexhiut pyetjen arrogante “ku e ke gjetur shifrën se 70% e shqiptarëve janë myslimanë” sa për të kontrolluar injoravcën e vet këtij farë pyetësi unë në vend të librit të një autori italin (della Roka), që e përmendi Jazexhiu, do t’i rekomandoja të lexojë librin e një historiani shqiptar. E kam fjalën për librin e Petrika Thëngjillit “Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit 1506-1839” botuar në Tiranë nga fundi i vitit 2002.

Në këtë libër të ri Enkeli dhe çdo lexues do të gjejë më shumë sesa i nevojiten shifra e tabela për zhvillimin e procesit të myslimanizmit të shqiptarëve. Këtu lexuesi do të marrë vesh në bazë dokumentesh arkivore e botimesh të kontrolluara me durim nga një specialist se si ndodhi që shumica dërrmuese e shqiptarëve u bënë myslimanë dhe se si nuk ka pasur pothuajse fare ndikim në shtimin e popullsisë myslimane të Shqipërisë ardhja nga Lindja e besimtarëve myslimanë. Në shkallë kombëtare shqiptarët u bënë 90% myslimanë. Libri i Thëngillit duket që është i porositur për të bërë nga pozicione shkencore një punë paralele me atë që bëjnë anti-myslimanët vulgarë si katolikocentristët gjysëm analfabetë,priftërnjtë fanatikë e disa mercenarë si puna e K. Myftajt. Megjithatë as ky libër nuk ka arritur të vërtetojë se shqiptarët e pranuan Islamin në kundërshtim me vullnetin, e interesat e tyre dhe në dëm të tyre.

Por përsëri të dy palët, propagandistët me marifet dhe vulgarizuesit, nuk i ndërpresin përpjekjet që të krijojnë paqartësi edhe për proceset e myslimanizimit, edhe për efektet e myslimanizmit, edhe për gjendjen aktuale të Islamit në trojet shqiptare. Prandaj edhe Enkel Demi i turrej Jazexhiut me pyetjen pa kuptim e sharlatane: ku e ke gjetur ti që 70% e shqiptarëve janë myslimanë?”. Kur bëhen pyetje të tilla përgjigja më e mirë do të ishte kundërpyetja : Po ti sa mendon se janë dhe ku e ke gjetur shifrën tënde.? Për të ndryshuar shifër e njohur ata që duan të ulin numrin e myslimanëve nuk kanë rrugë tjetër veçse të pranojnë se defetarizimi i shqiptarëve qenka bërë vetëm në kurriz të myslimanëve gjatë sundimit komunist, ose të shpallin të mirëqena manipulimet që kanë bërë shteti greke dhe kihsa greke me ndërrimin e emrave dhe të besimit për shumë shqiptarë. Enkel Demi do të bënte mirë të thërriste Ylli Rakipin e t’i kërkonte llogari pse gazeta”Albania” pas Kurban Bajramit të sivjetëm ka shkruar se këtë festë myslimane e kremtuan në mbarë Shqipërinë 2 000 000 myslimanë. Mos “Albania” e ka përmëndur kët shifër për inat të Enkel Demit apo të Skënder Shkupit?!.



Mirë Pirro Misha po ç’kërkon pirro-masha?!



Tek Pirro Misha mund të ndikojë shumë mbllaçitja për një kohë të gjatë e sanës në grazhdin e Sorosit që të hingëllijë herë pas here me histerizëm kundër myslimanëve shqiptarë. Enkel Demin nuk e kemi njohur për ndonjë përfitues të madh nga Sorosi. Ndoshta është mangësia e informimit tonë.

Tek Pirro Misha mund të ndikojë shumë edhe fakti që ai është vllah ortodoks. Nuk është vetëm Pirro Misha nga vlleho-ortodoksit që shfaq “kozmopolitizëm dhe pro-perëndimorizëm” estravagant si maskë e një anti-nacionalizmi shqiptar dhe anti-myslimanizmi që sado ta fshehësh merr edhe tone anti-shqiptarizmi. Objektivisht Enkel Demi nuk mund të ketë arsye të tilla për t’u bërë mashë e Mishës në programe televizive, siç u bë në rastin konkret. Por, pa një arsye nuk e kë bërë këtë gjë.

Enkel Demi ka shkelur edhe etikën më të thjeshtë profesionale kur e vuri programin e tij në dipozicion të Pirro Mishës për të sulmuar gazetën “Rimëkëmbja” dhe Abdi Baletën, pa u dhënë këtyre as mundësinë më të vogël të sqaronin teleshikuesit e “Top Channel”. Intervista e Mishës ishte e rregjistruar dhe jo një transmetim i drejpërdrejtë si në TV “Klan”. Një intervistë e tillë për etikë profesionale duhej t’i merrej edhe Abdi Baletës përderisa “Top Channel” po i hynte këtij avazi. Por “Top Channel” kishte vendosur të bëhej palë në polemikë , jo të vepronte si mjet informimi. Kështu që Demi që mori intervistën dhe të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për punën e “Top Channel” me vetëdije dhe me dashje janë bërë ortakë me Mishën në këtë sulm. Kjo nuk na bezdis aspak. Por nga ana tjetër na jep të drejtën të shtrojmë publikisht me mjetet tona , (shumë më të kufizuara se një kanal televiziv, që nuk e dimë kush e financon, kujt i shërben) të japim përgjigjen tonë edhe për Pirro Mishat edhe për pirro-mashat, të bëjmë vlerësimet tona edhe për pirro-mishizmin edhe për pirro-mish-mashizmin.



Një çam gabon më rëndë kur mbështet spekulimet anti-myslimane



Rasti më tipik i spekulimit qëllimkeq, cinik me përkatësinë e njerëzve në fenë islame për të justifikuar masakrat, grabitjet, genocidin e spastrimin etnik mbi një popullsi të tërë është rasti i shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.

Grekët kanë bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve myslimanë të Çamërisë duke i quajtur ata turq. Këtë histori e ka në radhë të parë detyrë Enkel Demi, nga një familje e madhe e Çamërisë, t’ua shpjegojë çdo ditë pa pushim shqiptarëve dhe jo ne t’ia mësojmë Enkel Demit. Për më tepër kemi dëgjuar sikur këtë Enkel Demin e paskan zgjedhur edhe zëvendës kryetar të Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”. Kjo shoqatë u krijua para 12 vitesh për të risjellë në kujtesën e njerëzve dhe në politikën shqiptare “Çështjen e Çamërisë”, masakrimin , dëbimin, grabitjen e shhqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Vetëm kur kujtojmë se çfarë kanë pësuar shqiptarët e Çamërisë dhe të tjerë nga grekët për shkak se ishin myslimanë dhe nuk konvertoheshin lehtë në grekë, nuk duhet të ketë shqiptar, mysliman, ortodoks, katolik, ateist, apo i çfardo sekti qoftë që të pranojë të dëgjojë sot propagandë si ajo që bën Pirro Misha kundër myslimanëve shqiptarë.

Ato që bënë në Çamëri kundër shqiptarëve myslimanë grekët po pëprpiqen në mënyrë të ethëshme t’i bëjnë edhe në tri të katërtat e Shqipërisë londineze; domethënë të kthejnë në ortodoksë ose të zhdukin e të largojnë me mënyrat që dinë ata shqiptarët myslimanë dhe pastaj të pretendojnë se kjo tokë është Greqi, sipass rregullit grek se “ortodoksi i Shqipërisë është grek që paska humbur gjuhën”. I di këto Enkel Demi që bëhet mashë e Mishës për një propagandë që është identike në thelb me atë që ka bërë Greqia për gati dy shekuj për të turbulluar shqiptarët dhe për të justifikuar krimet e saj para Europës grekofile?!

Nëse nuk i di këto çfarë nënkryetari i shoqatës “Çamëria” është ai? Apo është bërë nënkryetar për të zbatuar atë porosinë që transmetoi Sabri Godo në Kuvendin e fundit të kësaj shoqate, para pak kohësh, se çamët duhet të harrojnë të kaluarën e dhimshme dhe të kujdesen vetëm për të gjetur gjuhën e përbashkët me “fqinjët tanë miqësorë grekë”?. Porosira të tilla u ka dhënë shqiptarëve në një shkrim të kohëve të fundit edhe specialisti amerikan për Ballkanin, Janush Bugajski, i cili për fat të keq nuk është konseguent në analizat e tij për aspektet e veçanta të çështjes shqiptare. Por këtë po e këpërcej në këtë shkrim, sepse duhet që në radhë të parë të reagojnë vetë çamët, duke filluar me drejtuesit e shoqatës së tyre.

Ndoshta Enkel Demi joshet nga simpatirat që mund të gjejë po t’u konformohet qëndrimeve të tilla politike që pasqyrohen në “këshillat e Godos”, “rekomandimet e Bugajskit” apo edhe propagandën e Mishës. Kjo është një joshje që në radhë të parë turpëron bijt e Çamërisë që e kanë më të dhimshme përvojën se si masakrohen e dëbohen shqiptarët në emër të luftës kundër myslimanëve. Gjithsesi asnjë joshje pragmatiste nuk e justifikon Enkel Demin kur vihet ndaj myslimanëve të Shqipërisë në pozitat e Pirro Mishës, që janë pozita identike me ato të grekëve kur kanë përgatitur dhe “përligjur” spastrimin etnik të Çamërisë, duke masakruar e dëbuar shqiptarët e besimit mysliman dhe greqizuar ata të besimit ortodoks. Kur në këto pozita të kalojë një pinjoll i një familjeve të dëbuar nga Çamëria dëmi dhe poshtërsia bëhet shumë herë më e madhe se kur këtë e bën një vllah ortodoks.



Pas anti-myslimanizmit fshihet kërcënimi nga aleanca serbo-greke



Margaret Makmilan në veprën e saj thotë se ndryshe nga francezët dhe anglezët në Konferencën e Paqës amerikanët nuk u besonin symbyllur manipulimeve që bënte Venizelos me faktet dhe me shifrat.

Megjithatë gjatë kohës që mblidhej Komisioni i çështjeve shqiptaro-greke Venizelos vazhdoi trysninë. Ai shtronte dreka e darka, shkruante letra e memorandume. “Në SHBA dhe në Europë simpatizuesit e tij organizonin mbledhje; agjentët e tij në Ballkan e në Turqi nxisnin bashkësitë greke t’i dërgonin Konferencës peticione me kërkesa që të bashkoheshin me Greqinë. Profesorët luteshin që grekët të mos liheshin nën sundimin e shqiptarëvet : të vetmes racë të cilën kurrë Europa nuk qe në gjendje ta qytetëronte” (f 367). Edhe në Shqipëri janë bërë gjithfarë makinacionesh nga grekët për të arritur qëllimet aneksuese. Margaret Makmilan e ka quajtur me rëndësi që në një vepër të botuar në vitin 2001 të theksojë : “Kur Komisioni ( i caktimit të kufinjëve AB) vizitoi Shqipërinë një gazetar symprehtë vuri re se ishte i njëjti grup njerëzish që në çdo ndalesë shfaqej duke mbajtur një parrullë ”Mirësevini në këtë qytezë greke” ( f.369).

Si nuk u shkon ndërmend këtyre Pirro Mishëve dhe pirro-mashave të sotme se histerinë kundër Islamit dhe “myslimanëve ekstremistë” në Shqipëri kanë interes ta nxisin pikërisht grekët që po intensifikojnë atë politikë që kanë trashëguar brez pas brezi nga Venizelosët, Papandretë, Karamanlisët e gjithë shovinistët tjerë para tyre në qeveritë greke?! Nëse ka naivë që besojnë se gjërat tashmë kanë ndryshuar për mirë atëherë për t’u ftilluar të përpiqen të lexojnë librin e mrekullueshëm të gazetarit grek Takis Mikas me titull “Aleanca e mallkuar, Greqia dhe Serbia e Milosheviçit” ( SHBA 2002).

Në këtë libër Mikas ka bërë një analizë të shkëlqyer duke u mbështetur në fakte të vërteta historike dhe aktuale që dëshmojnë se aleanca greko-serbe në ditët tona ngrihet e forcohet mbi bazën e luftës kundër myslimanëve në Ballkan. Kjo mjafton për të kuptuar se ajo është e drejtuar sëpari kundër shqiptarëve. Kjo mjafton për t’u bindur se zhurma për rrezikun islamik në Shqipëri i duhet dhe i shërben pikërisht kësaj aleance, edhe sikur kjo zhurmë të jetë punë tuafësh, apo të trullosurish. Mikas, sigurisht, ka dashur në radhë të parë të zgjojë bashkëkombasit e tij nga ëndrrat që shohin prej dehjes me shovinizëm. Por besoj se ka dashur të na japë sinjalin e alarmit edhe ne shqiptarëve që të kuptojmë mirë se cilin kemi pas kurrizit.

Kurse Pirro Mishat dhe pirro-mashat në Shqipëri përpiqen të na injektojnë sa më shumë lëng dehës propagandistik që të kënaqemi me ëndrrat e gomarit kur e çante ujku dhe të përleshemi me fantazmat e “ekstremizmit islamik” që po na ardhka nga shkretëtirat arabe. Askush nuk mund të justifikohet se mund të jetë bërë pjesë e kësaj loje nga padijenia. Është detyrë e gjithkujt të demaskojë e të kundërshtojë me sa mundet e me se të mundet lojëra të tilla, edhe kur ato kurdisen nën vellot e bukura të “perëndimorizmit”, që i tregtojnë në Shqipëri matrapazë individualë, shoqata, partira apo edhe klube matrapazësh të anti-nacionalizmit.



23.02.2003 Abdi Baleta
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Or kasterjot
Mos na bje qitu qarqafe tavdiut me na tregue burrne.
As avdia e as zogji nuk jan tafte me e ba Shqypnen.
Per bes po cuditm krejt me qita si lxova te qikjo ane e forumit.
a ka ma qishtu marrzinash or zotne.
Paaa qa majmunash jan shqyptart
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

KUSH E PRISH IMAZHIN E SHQIPTARËVE?!



Pavarësisht se të lë një shije të hidhur, të ngjall trishtim dhe zemërim njëkohësisht, qëndrimi zyrtar i politikës shqiptare nëpërmjet deklarimit të zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Ilir Meta, gjatë vizitës së kryediplomatit serb Svilanoviç në Tiranë, se “ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare” (është fjala për AKSH dhe FBKSH), - në fund të fundit nuk është një befasi.

Kjo mbasi i njëjti qëndrim armiqësor për lëvizjet e armatosura ndër shqiptarët e Ballkanit është shprehur në mënyrë konstante nga qeveritë socialiste si në rastin e UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Preshevë, apo UÇK-së në Shqipërinë Lindore (Maqedoni).

Qeveritarët shqiptarë i janë bashkëngjitur korit të kukuvajkave serbo-greke që këto lëvizje legjitime e afirmuese të shqiptarëve i kanë cilësuar si “terroristë” apo “ekstremistë”, pavarësisht se më pas, kur ato janë kthyer në një faktor të përfillshëm dhe të njohur prej faktorit ndërkombëtar, hipokrizia e këtyre qeveritarëve e politikanëve ka qënë krejt e paturp duke ndërruar sa për sy e faqe qëndrimin.

Mjafton të kujtojmë histerinë e politikanëve, mediave, intelektualëve zyrtarë, përkundër “djemve të Tanushës” të cilët u cilësuan poshtërisht deri dhe “këlyshë të Enver Hoxhës” nga i përnderëshmi Ismail Kadare.

Edhe prononcimi i fundit i Ilir Metës duket në të njëjtën logjikë me të cilën ka vepruar deri më tash politika zyrtare e shtetit shqiptar, pra, përkrahjen dhe solidarizimin me interesat e politikës serbe e greke në rajon, interesa që cënohen prej këtyre lëvizjeve të armatosura që kërkojnë të drejtën e shqiptarëve.

Është një moment kur në të gjitha njësitë shqiptare ku ka pasur lëvizje të armatosura, po kryhen arrestime dhe goditje të figurave kryesore të këtyre lëvizjeve, dhe përkundër reagimit të popullsisë masive shqiptare ndaj këtyre goditjeve, nevojitet një zë shqiptar për të “përligjur”aksionin antishqiptar që po zhvillohet në Ballkan. Dhe “zë” më të favorshëm se Tirana zyrtare nuk mund të gjendet.

Megjithatë, ajo që të bën të mendohesh, është cilësimi që po iu bëhet së fundmi këtyre organizatave që vazhdojnë të paraqiten si formacione politiko-luftarake, pra AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe FBKSH (Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar), dhe jo qëndrimi i zyrtarëve të Tiranës.

Për vetë njohjen e pakët të tyre, aktivitetin sporadik, dhe prej një dyshimi që ka qarkulluar se mos këto janë krijesa – fantazëm të qarqeve politike të Beogradit apo Shkupit për të instrumentalizuar çështjen shqiptare edhe vëmendja ndaj tyre ka qënë e shpërfillshme. Ndërsa marrja në konsideratë në takimin Meta – Svilanoviç dhe shqetësimi i faktorit zyrtar për to, bën që ato të merren më seriozisht, qoftë edhe për dy motive të mëposhtme.

Së pari, kushdo qofshin, çfarëdo qëllimi të paramenduar apo të fshehur të kenë (siç është pretenduar mjaft për to për t’i kanalizuar si instrumente të qarqeve sllave), çfarëdo peshe e potencialesh të posedojnë, gjithsesi ato mbartin një element të vlerësueshëm.

Përballë zhvillimeve politike politike të mjerueshme ndër shqiptarë, përballë psikozës së përgjithshme të injektuar poshtërsisht nga politika, porpaganda, “shoqëria civile”, se çështja kombëtare shqiptare është diçka e tejkaluar ne kohë, arkaike dhe e rrezikshme për synimet integruese e europianizuese, dhe në një kohë kur duket se problemi i krijimit të shtetit kombëtar të unifikuar të shqiptarëve në Ballkan është jashtë çdo axhende, çdo opsioni, çdo strategjie politike zyrtare, -ato formacione, qoftë edhe për shkak të emërtimit, sjellin në aktualitetin e zhvillimeve në rajon, aspiratën e ligjshme të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Ato rikthejnë në mendjet e shqiptarëve një vullnet që është luftuar me të gjitha mjetet e mënyrat për ta fikur njëherë e përgjithmonë, ato lënë të kuptojnë se ospioni i bashkimit të territoreve dhe popullsive shqiptare në një shtet të vetëm nuk mund të shuhet përfundimisht, pavarësisht kohës dhe modaliteteve të realizimit. Gjithsesi mbetet një aspiratë kombëtare e cila nuk mund të injorohet.

Së dyti, duke iu referuar prononcimit të Metës se “Elementë të caktuar ekstremistë, të cilët kërkojnë të dëmtojnë proçeset politike në rajonit tonë....”, këto formacione marrin vlerë, pasi tregojnë se shqiptarët nuk janë nënshtruar përfundimisht dhe tërësisht nga politikat mercenare zyrtare.

Nëse këta “ekstremistë” realisht kërkojnë të dëmtojnë proçeset politike në rajon, marrin një kuptim të ri në sytë e shqiptarëve, pasi kërkojnë të dëmtojnë pikërisht ato lloj politikash që zhvillohen për varësimin tërësor ndaj shteteve ortodokse serbe e greke.

Nëse këto formacione realisht (dhe kështu do të dëshironim që të ishte) janë dhe punojnë kundër mercenarizimit të politikanëve zyrtarë shqiptarë dhe kundër zbatimit të strategjive serbo-greke mbi shqiptarët, jo vetëm, që duhen vlerësuar, jo vetëm që mbajnë gjallë shpresën dhe aspiratën kombëtare shqiptare, por njëkohësisht nuk duhet pasur frikë dhe mëdyshje të përkrahen me të gjitha mjetet.

Proçeset politike në Ballkan po lëvizin intesivisht për shuarjen njëherë e mirë të çështjes kombëtare shqiptare, po aplikohen gjithfarë stretegjish e taktikash për eleminimin e potencialeve politike, ekonomike, kulturore, njërëzore, sociale të shqiptarëve, po veprohet fuqishëm në përpunimin psikologjik e shpirtëror të tyre për të fshirë përfundimisht çfarëdo ideje dhe vullneti për njësim popullsie e territori në një shtet të vetëm kombëtar.

Dhe nëse dikush po kërkon të dëmtojë pikërisht këto proçese, atëhere rilind shpresa, ripërtërihet mendimi dhe shpëtohet, qoftë dhe psikologjikisht, ajo që pretendohet të varroset përgjithmonë nga këto “proçese politike në rajonin tonë”.

Shqetësimin, në lidhje me këtë, e përcjell edhe vetë Ilir Meta kur shprehet në po atë takim me Svilanoviçin se “.... nuk duhet të shërbejnë më si preteks për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjithë rajonin si një faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues dhe europianizues”.

Pra, këto informacione apo synimi i shpallur i tyre, dëmtojnë imazhin e impotencës, vetsakrifikimit, fatalizmit, kapitullimit të përhershëm të shqiptarëve, imazh për të cilin ka punuar për kaq e kaq vite politika e tyre mercenare, dhe mjeranët intelektualë e mediatikë, në shërbim e të sponsorizuar fuqishëm së jashtmi. Dhe këtu ka një të vërtetë, për motivet që thamë më lart ky imazh realisht dëmtohet.

Por a është ky imazhi që duhet të kenë shqiptarët, a iu shërben atyre ky imazh i krijuar me përdhunë prej mercenarësh të paskrupullt, a e përligj ky imazh ekzistencën e shqiptarëve si shoqëri kombëtare, vullnetin për realizimin shtetëror, pretendimin për të qënë një zë individual dhe dinjitoz me potencialet vetjake dhe optimale, për tu rrjeshtuar krah popujve e shteteve të tjerë, a e shpreh ky imazh nevojën jetike, vlerat dhe kapacitetet etno-psikologjike, njerëzore, kulturore, shoqërore, kulturore e ekonomike, a është ky imazh shprehje e identitetit real të shqiptarëve?

Natyrisht që jo. Ky imazh është ai i kërkuari prej të tjerëve – kundërshtarë e armiq të përhershëm të ekzistencës e identitetit karakteristik të shqiptarëve si komb e si faktor potencial në Ballkan. Dhe ky imazh (që kërkon të mbrojë Meta) është nevojë imediate të prishet dhe të zëvendësohet me imazhin e vërtetë dhe të respektueshëm të një kombi që aspiron të kryejë detyrën e vet historike të unifikimit në një shtet të vetëm, shprehje e vullnetit të tij juridik.

Nëse formacionet në fjalë të cilat i stigmatizon dhe deri i kërcënon zoti Ilir Meta, lëvizin në këtë shtrat logjik e veprues, pra të këmbimit të imazheve mbi shqiptarët, ato duhen falenderuar dhe mbështetur fuqimisht. Ndërkohë duhet demaskuar me forcë pikërisht si ai që Meta apo homologët e tij në skenën politike shqiptare kërkojnë të mbrojnë, pra imazhin e rremë të zvetënimit të një kombi me potencialet dhe energji të reja njerëzore e lëndore. Kjo duke demaskuar politikisht dhe luftuar njëkohësisht projektuesit, zbatuesit dhe mbartësit e këtij imazhi mjeran.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se shqiptarët gjatë këtyre kohëve kanë pasqyruar një imazh jo të favorshëm dhe për t’u vlerësuar në arenën ndërkombëtare. Por kjo nuk duhet t’i faturohet kurrsesi atyre që sulmon Meta, por në të përkundërt. Imazhi i shqiptarëve, për të qënë të sinqertë, nuk është prishur as prej fenomeneve negative, bashkëshoqëruese të shoqërive të hapura e liberale, si droga, prostitucioni, klandestiniteti etj., pasi këto fenomene bota e qytetëruar ka kohë që bashkëjeton me to.

Imazhi negativ nuk është konfiguruar as prej specifikave të besimit, zakoneve, karakteristikave sociale apo precedenteve psikologjikë që mbartin e pasqyrojnë shqiptarët.

Pikërisht ajo që Meta e përkufizon për shqiptarët si “një faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues dhe europianizues” që përmbledh njëkohësisht edhe frymën e politikës që është luajtur gjatë këtyre viteve, ka dëmtuar imazhin e tyre si komb dhe ka fituar shpërfilljen apo deri dhe përçmimin e të tjerëve.

Kjo pasi cilësorët e këtij “faktori” janë shpërfytyruar në kuptimin e tyre, duke i zhveshur nga vlera reale dhe konteksi në të cilin përdoren drejtpërdrejtë, dhe janë lëvruar si antivlera për shqiptarët në raport me të tjerët.

Karakteri “paqedashës” e humb vlerën dhe kuptimin e tij kur shoqërohet nga kapitullimi, fataliteti, varësimi, shkelja e interesave vetjake për hir të interesave të të tjerëve. Nuk mund të quhet paqedashës bagëtia që futet në vathë, që milet nga të tjerë apo që shkon me këmbët e veta në thertore.

Nuk mund të vlerësohet paqedashës kush ul kokën apo kërkon “mirëkuptimin” e atij që i ka vënë shkelmin në zverk, që i grabit tokat, pasuritë, që kërkon të zvetënojë e ta shprishë në karakter, identitet, e në potenciale. Paqja nuk është një vlerë kategorike dhe e pavarur nga kushtet, rrethanat dhe interesat.

Dhe përballë agresivitetit, synimeve ekspansive dhe armiqësore të të tjerëve përreth, përballë interesave të fqinjëve, të lëvruara me sukses në këto kohë mbi shqiptarët, karakteri “paqedashës” i tyre nuk mund të quhet tjetër veçse si një karakter humbës dhe i zvetënuar.

Karakteri “konstruktiv” i përkthyer në realitetin e kohës së sotme i nxjerr shqiptarët si destruktivët më të mëdhenj të vetes për hir të konstruktivitetit për faktorët e tjerë ballkanikë. Kush rrënon veten për të ndërtuar të tjerët, realisht nuk meriton as përfillje, as respekt dhe as imazh më të mirë se të punëtorit me mëditje, ushtarit mercenar apo mjeranëve në plantacionet e kolonive. Pra, karakteri “konstruktiv” që vlerëson Meta, në të vërtetë është një karakter vetërrënues për shqiptarët.

Karakteri “demokratizues” i cili reklamohet është faktikisht një spekullim i paskrupullt, pasi praktika e derisotme ka treguar se shqiptarët (domethënë politika e tyre) kanë punuar për varësimin e tyre dhe shkeljen e interesave të tyre prej të tjerëve.

Dhe kjo nuk është demokratizim por kolonizim, pasi vlera demokratizuese është një vlerë që zhvillohet së brëndëshmi shoqërisë, ndërsa në raport me të tjerët kjo nuk ka kuptim të artikulohet. Pra karakteri “demokratizues” tek shqiptarët në këto kohë duhet të përkthehet si karakter që pranon kolonizimin prej të tjerëve që mbartin shkëlqimin “demokratik” të shoqërive të tyre.

Ndërsa në lidhje me karakterin e fundit që përmend Ilir Meta, atë “europianizues”, në fakt, duhet vërejtur kuptimi që i është dhënë mashtrimisht atij. Është tjetër gjë të synosh për t’iu bashkangjitur një bashkësie, apo për të marrë pjesë në një lidhje shtetesh me të cilat afrohesh gjeografikisht apo që të imponojnë interesat politike, ekonomike, etj., por duke ruajtur identitetin, integritetin specifik, interesin themelor vlerat dhe individualitetin kulturor, psikologjik e social, - dhe tjetër gjë të humbasësh veten për hir të këtij synimi politik.

Dhe praktikisht “integrimi europian” shqiptarëve iu është prezantuar si një mekanizëm bluarës drithi, ku prej tij del vetëm “miell i njësuar europian”, dhe ku gruri, misri, thekra, elbi, apo egjra, nuk kanë kuptim në kët magje turli.

Europa sipas demagogjisë së lëvruar të politikanëve e mediatikëve mercenarë shqiptarë, na kërkoka të zhveshur lakuriq, por lakuriq shkohet: o për në banjo, o për në shtrat, ose në furrat e gazit! Ndërsa në një aleancë apo lidhje shtetesh, secili shkon me fytyrën dhe potencialin e vet, me karakteristikat dhe identitetin e vet. Pra, karakteri “europianizues” tek shqiptarët është prezantuar si një karakter shpërbërës.

Me një fjalë, ajo ç’ka pretendon Meta për imazhin e shqiptarëve si një “faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues e europianizues” duhet të kuptohet në paraqitjen reale të tij, pra të imazhit të një “faktori humbës, vetërrënues, varësues e shpërbërës”.

Dhe ky lloj imazhi që ka sjellë më së shumti shpërfilljen e këtij faktori prej të tjerëve, marrjen nëpër këmbë të interesave të tij, diversionin në të gjitha fushat, - duhet patjetër të ndërrohet dhe jo të mbrohet siç bën Meta.

Imazhin e shqiptarëve në këto vite në arenën ndërkombëtare e kanë prishur më së shumti politikanët e tyre mercenarë, intelektualët e tyre kozmopolitë, mediatikët e instrumentalizuar, dhe jo ata që qoftë politikisht apo edhe ushtarakisht kanë kërkuar vlerësimin dhe aktualizmin e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan.





Qemal Velija



Marre nga "Rimekembja"
 

une_une

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Hej i Kastruar ku mund te gjej kete gazete ne internet se faqet e tua sdo lexoj une.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Hej i Kastruar.....[/qb]
Kastriot: Te eshte ankuar gje mamaja e bukur apo motra e re qe arrin ne kete perfundimin e mesiperm?????????


Kastriot
 

Albinos

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Postuar nga Kastriot

<span style="font-weight: bold">Kastriot: Te eshte ankuar gje mamaja e bukur apo motra e re qe arrin ne kete perfundimin e mesiperm?????????</span>

Kastriot me vjen keq qe nderhyj ne kete faqe dhe lexoj kete marrezi tenden.
Une jam anetar i thjeshte dhe te them sinqerisht se as biseda e replika nuk do kete mes nesh po te tregohemi kaq ordinere me njeri tjetrin.
Si shahet ai tjetri nga nena e motra kur shadow perdori vetem frazen Kastrua.
Me pas kerkon bashkim,drejtesi, paqe e vellazerim.
jo jo Kastriot nuk pajtohem me ty.
Te antaret e thjeshte kete shprehje e ke perdorur shpesh dhe nuk me pelqen ajo cfare ti ben.
Te kam pare qe merr pjese ne forumin e politikes , dhe te tjera dhe kam menduar qe kam te bej me nje njeri te ndergjegjshem dhe te cilter te cilin vuajtja e padrejte dhe dashuria per vendlindjen tone e ka sjellur ketu.

Te lutem qendro si nje njeri i mencur ne forum dhe mos kalo ne ekstremitet.
Ndryshe do jem une ai qe do u them administratoreve qe te te bejne Ban.
Thjesht perqendrohu dhe mos neperkemb veten duke share te tjeret.
Durim o shqipe, se nje shqiptar me pak, nje e zeze me e madhe per ne te tjeret.

<span style="font-weight: bold">Kerkoi falje shadow dhe mbylle kete diskutim me kaq</span>
Me respekt te lekundur albinos
 

Guest
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Nuk e di se sa mbrojtese eshte bere tani kjo Gazeta por Pergjithesisht keto gaezetat vetem me politike merren , seska asnje seksjon te flasi per ceshtje sociale apo ekonomike mendjen tek politika e kane e te bejne lloqe ...
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Fillimisht postuar nga Albinos:
......................................

<span style="font-weight: bold">Kerkoi falje shadow dhe mbylle kete diskutim me kaq</span> ...........[/QB]
<span style="font-weight: bold">Po te me tregosh ti te gjitha PSEUDONIMET qe perdor ketu ne AF dhe mbasi te jem bindur qe nuk kam te bej me te njejtin Person atehere mund te behej ajo gje nese ai qe ofendoi i pari do te terhiqte ofendimin e vet. Por une jam i bindur qe nen ate pseudonim fshihesh ti vete.
Se si i thone asaj fjales: Me mire te te dali syri sesa nami&quot;, E pra ti me ato 100 pseudonimet e tua duhet njehere te qartesosh faktin se nuk je po ti nen nje pseudonim te ri.
Pershendetje per Alias...Albinos..alias Anton...alias Nardi...alias pe.illi.sh alias..etj. etj.</span>


Kastriot

Ps:<span style="font-weight: bold">Megjithate tani e ka mesuar gjithkush se si veprojne moderatoret e AF, sic je edhe ti. Nen nje pseudonim ofendohet hapesi i temes dhe kur ky te kerkoje te vetmbrohet atehere mbyllet tema per pasoje te &quot;reagimeve te papershtatshme&quot;. Dmth nuk do te ishte ndonje gje e re per mua neqofte se ti, ashtu sic pretendon, do te organizosh &quot;moderatoret&quot; per te mbrojtur qendrimin tend. Edhe kjo eshte nje menyre e re e &quot;heqjes qafe&quot; te te PADESHIRUARVE dmth atyre qe perfaqsojne nje mendim te ndryshem.
Kjo e gjitha eshte nje forme e re e Enverizmit te vjeter. Po nuk i thone kot: Beme baba qe te te ngjaj&quot;</span>
 

Prim

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Ti je nje mistrec i pa edukate, qe s'ke nivelin minimal te aftesise per te komunikuar, pale te besh debat intelektual.

Jam dakord ta perzeme Kastron, pale te na shaje sa te doje nga gjyshet, nenat, motrat etj. Veten e tij tregon.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Kastriot
Besoj me shkrimin tend te poshtem, ndajme rruget tona perfundimisht.
Nuk me pelqen karakteri jot dhe sikur te jesh njeriu me i mencur ne bote, une ta kam hequr vizen.
Nuk jam shadow po te them edhe nje here ndaj mos u bej paranojak.
Thjesht nderhyra duke menduar se a kam te bej me nje Kastriot qe njoha ne fillim te aderimit tim ne albforum apo gjithshka ka ndryshuar.
Pergjigjen ta dhashe me lart.
Mendova qe ne te dy mund te dominojme forumin politik dhe ndonje forum tjeter te albforumit me pergjegjesine e madhe duke shkruar gjera te ndryshme etj por mendoj se ne qe te dy duhet te mesojme ca gjera te tjera perpara se te nisim diskutime dhe te behemi anetare te respektuar te nje forumi te caktuar.
Thjesht i humbem piket duke zhvleresuar veten

Tjeter prita prej teje dhe tjeter me doli.
Pune te mbare zoteri.
Prej respektit te lekundur, tani pa respekt hic.
Nga askushi
Sa te rrosh do mesosh
Qe te besh nje shok te vertete dhe te mire duhet kohe, por qe ta prishesh ate shoqeri duhet vetem nje minute.
Jemi njerez te pafate dhe me shume se te dobishem jemi te demshem.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Prim
Debimi eshte nje mjet qe nuk ndihmon anetaret te piqen dhe te behen te dobishem per shoqerine.
Edhe une kam gabuar shpesh dhe i kam pranuar gabimet e mia Njerez jemi dhe gabojme dhe ne nje shoqeri te tille te sotshme gabimet behen me shpesh.
Thjesht jemi te paejkulibruar momentalisht dhe pjesemarrja e cdo anetari ne faqe te ndryshme te albforumit tregon shkallen e civilizimit dhe zhvillimit
Do vije koha qe gjithkush te lexoje shkrimet e tija perseri dhe te mos i besohet ajo qe ka shkruajtur kohe me pare, pra ti bije me koke murit.
Debimi eshte mjet negativ per ata qe deshirojne te integrohen ne nje shoqeri te paster dhe te qendrueshme.
Duhet bere durim per te gjithe anetaret duke perfshire edhe veten time ketu.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

PËRGËZIME DHE QORTIME SHQETËSUESE NGA AMBASADORI XHEFRI



Përgjigje që nuk pritej të vinte



Disa ditë pas botimit të ”Letër brenda Shqipërisë. Mister Xhefri Shqipërinë po e shkatërrojnë politika dhe diplomacia” ( “Riëmëkmbja 18 shkurt 2003) më telefonoi një lexues beratas, A. S, dhe më pyeti : “ po përgjigjen që do të japë ambasadori amerikan a do ta botoni në gazetë?”.

Ishte e qartë se artikujt e mij në rubrikën “Letër nga Shqipëria” ose “Letër brenda Shqipërisë” kishin krijuar një konfuzion të padëmshëm, por gjithsesi konfuzion. Nuk ishte kuptuar se këto letra ishin artikuj shtypi në një stil tjetër dhe jo letra personale të dëguara njerëzve të caktuar, prej të cilëve pritej edhe përgjigje, apo që i detyronin ata për etikë të jepnin përgjigje. Prandaj sqarova lexuesin se nuk do të botoja ndonjë përgjigje të ambasadorit amerikan për faktin e thjeshtë se nuk prisnja që ambasadori amerikan të dërgonte ndonjë përgjigje për shkrimin e botuar nga unë në gazetë dhe se mbase ambasadori as ishte vënë në dijeni të këtij shkrimi.

Sqaroj se për pamundësi teknike e organizative ne nuk kemi praktikuar dërgimin e gazetës “Rimëkëmbja” nëpër selitë e ambasadave apo të mekanizmave të huaja që ndodhen në Tiranë. Nuk dimë se kush është e kush nuk është në dijeni nga amabasadat për ekzistencën e gazetës sonë. Nuk dimë nëse dikush në ambasadën amerikane e ka lexuar edhe shkrimin në fjalë. Dimë vetëm një gjë që edhe ambasadat e huaja dhe mekanizmat europiane që veprojnë në Tiranë nuk mbajnë ndaj gazetës “Rimëkëmbja” të njëjtin qëndrim si ndaj gazetave të tjera; nuk kanë treguar interesim për të. Edhe ai Instituti i shtypit që drejtohet nga një amerikan dhe nga Remzi Lani duket që gazetën “Rimëkëmbja” e quan “dele të zezë” në tufën e shtypit shqiptar dhe nuk e trajton sipas standarteve të punë së tij , por e ka në listën e “organeve heretike” që duhen bojkotuar. Si shumë gazeta të tjera edhe gazeta “Rimëkëmbja” nuk bën pjesë në numrin e atyre gazetave “fatlume” ( ku bëjnë pjesë gazetat ditore) për të cilat një Institut i sondazheve dhe opinionevet ka hetuar se sa të lexuara janë ( shih bortimim “Media 2002”).



Përgjigje që erdhi kur nuk pritej



Megjithatë unë mund t’i them lexuesit që priste “përgjigjen e ambasadorit amerikan” për ”letrën” time se një përgjigje mëse të mjaftueshme për shumë nga çështjet që trajtoja unë në “letër” mund ta gjejë në fjalimin që ka mbajtur Shkëlqesia e tij, zotëri ambasadori Xhejms Xhefri, në datën 5 mars 2003 përpara studentëve të Fakutetit të shekncave sociale në Tiranë. Në radhë të parë ky fjalim është një vërtetim i atij përfundimi që kanë nxjerrë shumica e vëzhguesve të zhvillimeve në Shqiëri se në themel të ngatërresave e vështirësive që kalon ky vend qëndrom një politikë e mbrapsshtë që bëhet prej shumë vitesh.

Edhe një herë e përsëris, për të shangur çdo keqkuptim dhe për t’i dalë pëpara çdo spekulimi dashakeq me këto shpjegime, se unë besoj më shumë që ambasadori nuk ka pasur dijeni për “letrën” time dhe unë nuk mendoj aspak se gjatë përgatitjes së fjalimit të tij para studentëve ka pasur parasysh edhe këtë “letër”. Por, nga ana tjetër, unë nuk mund të mos vërej me kënaqësi se kryediplomati amerikan në Tiranë e ka gjetur me vend të trajtojnë një numër problemesh që shqiptarët i shqetësojnë në atë kontekst e që i kisha trajtuar edhe unë në “letër”.

Për fat të keq atmosfera e këndshme dhe mendimnxitëse që krijoi për shqiptarët fjalimi i ambasadorit Xhefri para studentëve të shkencave shoqërore u errësua shumë nga ngjarja tragjike që ndodhi të nesërmen në Tiranë, kur u plagos para vilës së tij nga një shpërthim granate pikërisht njeriu që qëndronte në krah të ambasadorit, dekani i Fakultetit të shkencave shoqërore dhe njëkohësisht këshilltar i kryetarit të shtetit shqiptar, zotëri, Ylli Pango. Për arsyet dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk është bërë e njohur asgjë e sigurtë.

Hë për hërë janë bërë pa përgjegjësinë e duhur debate të ndezura nga më kontradiktoret e më spekulativet, duke hedhur versione të kundërta, nga versionit se kemi të bëjmë me atentat politik, tek ai se mund të bëhet fjalë për ngatërresa personale e deri tek tek versioni i vetaksidentimit. Disa komentues të prirur për të fryrë raste të tilla kanë këmbëngulur se sido që të ketë ndodhur ngjarja nuk mund të nxirret jashtë kontekstit politik në këto kohë të acaruara në politikën shqiptare, sidmos kur mbahet parasysh se Pango paska qenë piketuarr edhe si kandidat i mundshme përballë Edi Ramës në zgjedhjet e ardhëshme për kryetar bashkie në Tiranë. Si përherë në ratse të tilla politikani i parë që nxitoi të merrte flamurin para kamerave të elevizive për të lëshura rrufetë e tij politike pa pasur provat e nevojshmet ishte Sali Berisha.

Vet i dëmtuari që për fat të mirë e i shpëtoi rrezikut të madh duke marrë vetëm plagë të parrezikshme për jetën në deklaratat e tij të para përjashtoi armiqësitë personale dhe e lidhi tërë ngjarjen me sulmet që po bëhen në Shqipëri kundër fjalës së lirë. Më 6 mars 2003 në “Gjeli Vizion” njerëzit ndoqën një anketim tejet emocional dhe politik ku 80 nga të 150 të anketuarit ( hybnin vetë në linjën telefonike) u shprehën se atentati nuk kishte natyrë politike , madje shumë lëshuan dhe akuza ndaj personit të dëmtuar për sjelljet e tij. Por nuk munguan as dklarimet me tone të forta se atentati ishte me natyrë të theksuar politike.

Disa madje theksuan fort se ky atentat ishpre përgjigje e egër ndaj fjalimit të ambasadorit të SHBA me ftesë të Pangos në Fakultet. Kështu ngatërrohen shpesh ngjarjet që pastaj edhe atje ku ka vetëm konçidenca fatkeqe krijohen lidhje që dashje pa dashje bëhen pjesë e atmosferës se acaruar politike politike dhe e paradokseve diplomatike. Jo vetëm për ata janë nën pushtetin e fortë të bestytnive, por edhe për vëzhguesit e zhbiruesit më laikë të koinçidenca fatlume apo fatkeqe të ngjarjeve krijohet shkas për të pyetur : çfarë të jetë ky atentat ( aksident, apo rast banal i vetaksedentimit): shenjë oguri të mirë apo të keq që ndodhi një ditë pas vizitës së ambasadorit amerikan në Fakultet, ku besojmë se ai mbajti fjalimin më të pazakontë dhe më të panatyrshëm për funksionet diplomatike në vendin e akreditimit?!



Fjalimi i ambasadorit eklipsoi llafologjinë politike vendore



Një tjetër shenjë se fjalimi i ambasadorit Xhefri u kthye në një ngjarje krejt të veçantë është dhe fakti se teksti i këtij fjalimi u botua i plotë të paktën nga 7 të përditëshme shqiptare në datën 6 mars 2003. Edhe dy të përditëshme të tjera (“Shekulli” dhe “Panorama” kanë botuar një reportazh për këtë veprimtari politiko-diplomatike të mabasadorit të SHBA). Kanalet televizive i dhanë gjithashtu jehohë të madhe. Pra, fjalimi i ambasadorit amerikan u trajtua nga mjetet e propagandës në një rang shumë më të lartë se veprimtaritë e kësaj natyre që mund të bëjnë pushtetarët e politikanët e Shqipërisë. Ky fjalim u trajtua sipas të gjithë parametrave që në kohën e Enverit përdoreshin kur një fjalimi politik do të shpallej “historik” dhe “programi madh pune për t’ardhmen”.

Nga 10 gazetat e përditëshme që kontrollova unë në datën 6 mars vetëm “gazeta Shqiptare” kishte heshtur, sikur nuk kishte ndodhur fare ajo ngjarje që për gazeta të tjera përbënte “lajmin dhe ndodhinë e ditës”, e mbase edhe diçka më të madhe. Duhet patjetër të ekzistojë një arsye që “Gazeta Shqiptare “ e ka mospërfillur kaq shumë një ngjarje që shumica e gazetave të tjera e kanë trajtuar si një zhvillim tejet të rëndësishëm në jetën politike të Shqipërisë. Por nuk më nxit ndonjë motiv serioz të kërkoj arsyet e këtij qëndrimi të “GSH”. Është më me interes për lexuesin të radhiten titujt me të cilët gazetat kanë botuar fjalimin e ambasadorit: “Votoni për largimin e qeverisë që nuk ju respekton “ (”Albania”); “Të drejtat e njeriut sfidë për Shqipërinë” ( “Korrieri”); “Trafiqet dhe korrrupsioni, problem i pazgjidhur” ( “KJ”); “Votoni për qeveri tjetër. Zgjedhjet lokale do të jenë testi për politikën” (“Panorama”); “Të largohet qeveria që s’garanton të drejtat” (“Shekulli”); “SHBA inkurajon opozitën ndaj Nanos “ (“TemA”); “Duhet një sistem i lirë dhe i drejtë zgjedhor” ( “55”); “Bombardim amerikan mbi Nanon” (“RD”); “Ndaj zyrtarëve që nuk veprojnë ndaj kriminelëve duhet vepruar drejt, por shpejt” ( “ZP”). Siç shihet radaktorëve të gazetave u ka tërhequr më shumë vemendjen ideja e ambasadorit “për të votuar për një qeveri tjetër”.

Por, bie shumë në sy ajo që me të drejtë e kanë vënë aq bukur në lojë humoristët e emisionin “Fiks fare” ( në “Top Channel”) se disa gazeta partiake fjalët e mendimet e politikanvë e diplomatëve të huaj i paraqesin krejt në të kundërtën e njëra tjetrës dhe kuptohet edhe duke shtrembëruar mjaft origjinalin. Kjo vihet re edhe në rastin e fjalimit të ambasadorit amerikan po të krahasohen titujt e përdorur nga gazetat berishiste “RD e “TemA” dhe gazeta nanoiste “ZP’. Dy të parat duan të krijojnë përshtypjen se ambasadori amerikan ka folur ashtu si do Berisha, krejtësisht kundër Nanos, kurse gazeta socilaiste kërkon të krijojë përshtypjen se ambasadori ka folur tamam siç i pëlqen Nanos në kuadrin e fushtaës për zhurmë që ka shpallur kundër korrupsionit.

Të huajt, politikanë e diplomatë, që trajtojnë problemet e Shqipërisë e të shqiptarëve kanë fatin e keq se fjalët e tyre manipulohen pa kurrfarë skrupulli nga propagandistët dhe politikanët në Shqipëri. Por, edhe të huajt kanë fajin e vet se fjalimet e tyre përpiqen t’i përpilojnë më shumë se duhet në mënyrë ekuivoke, të interpretueshme në mënyra të kundërta, të balancuara artificialisht kur paraqesin raportin e të mirave dhe të këqijave, të të mirëve dhe të këqinjve në politikën e veprimtarirnë shtetërore dhe shoqërore në Shqipëri. Shpesh fjalimet e deklaratat e të huajve për zhvillimet shqiptare, ose botërore, janë të ndërtuara në atë mënyrë sa nuk mund t’i shpëtojnë fatkeqësisë që thoshet Mao Ce Duni për veprat e veta : “ shkrimet e mia do t’i përdorin njësoj edhe të majtët, edhe të djathtët për qëllimet e tyre”.



Fjalim diplomatik që pasqyron papërcaktueshmërinë politike



Përshtypja e parë e fortë që të lë fjalimi i ambasadorit amerikan është se ai qëllimisht e lë rrugën të hapur që të gjitha palët në Shqipëri ( jo vetem PS e PD) të gjejnë diçka që u pëlqen dhe u leverdis në këtë fjalim, të gjejnë diçka që u hyn në punë për të goditur kundërshtarin, të gjejnë edhe mundësinë për “vetkorigjime”, për “ më shumë pragmatizëm”. Por kjo mbase nuk është një gjë e dëshiruar, e stisur, por një gjë që i imponohet edhe diplomacisë amerikane kur do të japë një qëndrim të saj sa më plotë për zhvillimet shqiptare.

Kjo diplomaci është ende në kërkim të të vërtetave për Shqipërinë e shqiptarët, është ende në përpunimin e metejshëm të vizionit të saj për t’ardhmen dhe në hetim të faktorëve politikë e shoqërorë shqiptarë që me të vërtetë mund të angazhohen seriozisht e jo me batakçillëk si deri tani në ato drejtime kur përpiqet diplomacia amerikane në Shqipëri dhe në Ballkan. Fatkeqësisht për në shqiptarët diplomacia amerikane e ka tejzgjatur atë që në gjuhën ushtarake quhet “ proces rikonjicioni” në terrenin politik të Shqipërisë dhe në shumë eksperimente, sidomos për krijimin e ekipeve politike shqiptare, ka pasur arritje të dobëta. Faktorët tjerë të huaj që veprojnë në Shqipëri, fqinjët e shqiptarëve dhe disa fuqi të tjera europiane, kanë arritur ta gatuajnë më me shumicë dhe ta servirin më lehtë çorbën e tyre shqiptare.



Edhe amerikanët “ e pranuakan kritikën”



Lexuesit të “Rimëkmbjes “ të intersuar të dinte për ndonjë reagim të ambasadorit amerikan ndaj “letrës” sime do t’i sugjeroja pikësëpari t’i kushtonte vemendjen një fjalie nga fundi i fjalimit të ambasadorit ku theksohet : “ “Gjithashtu edhe ne vetë lexo: amerikanët) jemi të hapur për kritikat.Historiku ynë në SHBA nuk është i përkryer”. Unë përsëri theksoje se nuk besoj që kjo fjali ka ndonjë lidhje me shkrimet që botohen në “Rimëkëmbja”, por është paraqitje e një qëqndrimi parimor të politikës amerikane. Shpalosja e këtij qëndrimi parimor duhet të ndihmojhë ata politikanë dhe propagandistë shqiptarë që çirren me akuza për anti-amerikanizëm sa herë që dikush në Shqipëri shpreh rezerva apo ndonjë kritikë për aspekte të veçanta të jetës në SHBA dhe të politikës amerikane.

Kam bindjen se kjo është gjëja e parë që duhet të mësojnë politikanët dhe propagandistët shqiptarë nga fjalimi më i fundit i ambasadorit Xhefri. Ndërsa lexuesit e “Riëmëkmvjes” të mos ndiejnë asnjë shqetësim edhe kur në shkrimet tona jemi të sinqertë, jo servilë e hipokritë, për vlerësimin e rolit dhe të politikës së SHBA. Këtë bindje e përforcon edhe pohimi i ambasadorit amerikan se “Kongresi çdo vit u kërkon SHBA të përgatisin raportin e të drejtave të njeriut për çdo vend të botës, përveç vetes sonë. Të tjerët e bëjnë raportin tonë”. Fjalimi i ambasadorit në fakt duket si një paradhënie për atë që do të shpallet për gjendjen nnë Shqipëri në raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në botë.



Fjalimi me optimizëm dhe kritikë “revolucionare”



Në fjalimin e ambasadorit ndeshim atë metodologji të anlizës së gjendjes që mbase për ne nyuk është aq e këndshme sepse është përdorur tej mase në ta kaluarën tonë kur çdo analizë duhej në niste me optimizëm, me rreshtim suksesesh për të kaluar pastaj në kapitullin : ... por megjithatë ka edhe probleme e të meta”.

Për dikend mund të jenë shumë të mirëpritura fjalitë se : “Shqipëria po bën përparime në të drejta e njeriut. Ajo po përparon me një ritëm gjithnjë e më tshpejtë “. Nëse do të mbetemi vetëm tek krahasimi i i gjendjess në koëhn e diktaturës së egër komuniste me të sotmen, sigurisht vlerësime të tilla janë inkurajuese. Por nëse do të hedhim vështrimin tek disa dukuri të të shkuarës që përsëriten sot në forma shumë të sofistikauara, atëherë dohet të pohojmë se vlerësimi sipërm është disi zbukurues. Të drejtat e njeriut në demokraci janë të gjymtuara po aq rëndë sa në diktaturë kur vota e lirë ka humbur çdo vlerë siç ka humbur në Shqipëri, kur nuk arrihet të krijohet një sitem i përshtatshëm zgjedhor, kur gjykatat fillojnë të zbatojnë më me cinizëm dhe në mënyrë shumë më ta kamufluar praktikat ndëshkimore në frymën e nenit famëkeq të agjitacionit e të propagandës, kur njerëzit janë të pezmatuar se qeveria është e korruptuar deri në palcë, se pushteti është gangrenizuar deri në asht, se shteti është përdhosur deri në poret e tij më të vogla.

Edhe ambasadori e njeh dhe e paraqet vet këtë gjendje sepse pjesën më të madhe të fjalimit të tij ua ka kushtuar problemeve që provojnë se : “Ka ende shumë për të bërë. Në disa drejtime arritjet e Shqipërisë janë të ulta...ndonëse në Shqipëri gjendja e të drejtave të njeriut është shumë më e mirë se në shumë vende të tjera”. Ambasadori shpreh kënaqësi që : “Qeveria shqiptare po merr masa kundër policëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut”. Duhet të jemi më pak tëkënaqur dhe më shumë skeptikë se ambasadori sepse kemi vënë re shpesh që gjestet e bujshme të qeveritarëve shqiptarë janë tym i një zjarri që nuk ngoh.



Përgëzimet për të mirat tona të mëdha mund të kthehet në të keqen tonë



Duhet, në pamje të parë, të na entuziazmojë konstatimi i i ambasadorit se : “Një pikë tjetër e fortë, sidomos duke pasur parasysh gjendjen në disa nga vendet fqinje është toleranca fetare. Shqipëria është një vend model për Ballkanin dhe kjo duhet të vazhdojë”. Por duhet të na sheqtësojë fakti se ballkanasit tjerë dhe madje shumë perëndimorë duan ta prishin këtë harmoni fetare të krijuar historikisht, se shumica e shqiptarëve që janë të besimit islam i janë nënshktruar një terrorizmi psikologjik e propagandistik nga brenda e jashtë Shqipërisë; se në Shqipëri po bëhet njëfar “luftë” fetare e kamufluar dhe krejt specifike që ka për qëllim përmbysjen e ngrehinave historike dhe është shpallur hapur ideja për rikonkuistë e kryqëzatë në Shqipëri dhe po punohet intensivisht për të arritur këtë hap pas hapi.

Për çudi ambasadori ka përmendur si një rast të pëkëndshëm në fushën e intolerancës fetare vetëm dhunimin e ndonjë kishe ortodokse, gjë që ndodh edhe në faltoret e besimeve të tjera. Ambasadori nuk ka bërë ansjë aluzion për ngjarje të tilla të rënda në fushnë e keqpqrdorimit të fesë për fushata politike si histeria që ngriti Nunciatura e Vatikanit në Shqipëri për një humor që u bë me Papën, sulmet që ndërmorën politikanët e partiakët katolikë shqiptarë me këtë rast. Ambasadori nuk iu referua as një debati të acaruar që është bërë këto dy muajt e fundit në Shqipëri pas thirrjeve me shkrim në shtyp që shteti shqiptar të ulte nivelin e tolerancës ndaj Islamit dhe të pengonte “arabizimin e myslimanizmit” në Shqipëri. Ambasadori nuk i ceku fare ngjarjen e rëndë të vrasjes së sekretarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame në zyrën e tij furtjen në qorrsokak të hetimeve për këtë vrasje, gjë që ka lënë përshtypjen se nga dikush ishte planifikuar të përdorej si “Reischtag shqiptar”. Po kështu në fjalim nuk u tha asgjë për një provokim që u bënë Shkodër ku u dogj flamuri amerikan në një zyrë dhe u lanë “materiale islamike” më fyerje për Amerikën.

Është e kuptueshme se zhvillim të tilla janë delikate për t’u trajtuar në një fjalim ambasadorial por diplomacia, nëse dëshiron, gjithnjë mund të gjejë një mënyrë të tërthortë për të mbajtur njëfarë qëëndrimi. Dhe një qëndrim për këto do të ishte mjaft i dobishëm në rrathnata e tanishme, se pse fjala e amabasadorit amerikan ka forcë të madhe inkurajues ose frenuese në politikën dhe propagandën e Shqipërisë. Vizita e ambasadorit në qendrat fetare në Elbasan ishte me shumë domethënie e rëndësi. Bsojmë se nuk ka qenë e rastit që ai përmendi se 75% e banorëve janë myslimanë. Në mënyrë të veçantë ka rëndësi të madhe vizita e ambasadorit në Kishën Ortodokse të Shën Mërisë. Ne na pëlqen të mendojmë se kjo vizitë është bërë si gjest që dëshmon se ajo është përfaqësuesja e vërtetë e ortodoksisë shqiptare në lëmin fetar.

Duke marrë parasysh problemet që u renditën kemi të drejtë të themi se përgëzimet ambasadoriale për tolerancën fetare nuk duhet të na largojnë vemendjen nga shqetësimet.

Fjalëte ambasadorit për tolerancën fetare në Shqipëri të shtyjnë të besosh edhe më shumë se ajo që ndodhi në Shkodër, ku u dogj në një zyrë flamuri amerikan duke lënë pranë edhe librin mbi përhapjen e Islamit në Shqipëri, më shumë se për të vjedhur një kompjuter ka qenë për të bërë një provokim me nëntekst fetar e politik. Policia e Shkodrës qysh në çastet e para shpalli se vjedhja ishte ordinere dhe se gjestet e anti-islamizmit e anti-amerianizmit ishin marifet për të futur hetimin në pistë të gabuar. Pas ndalimit të fajtorit doli se ky version ishte plotësisht i saktë. Një gjë e rrallë në praktiën hetimore policore të vepravet keqbërëse. Por edhe sikur të jetë plotësisht i saktë ky shpjegim përsa i përket motiveve të keqbërësit ( që ishte i besimit katolik i lidhurme Arqipeshkvinë) përsëri nuk mund të mospërfillet fakti se gjeste të tilla pasqyrojnë rezultatet e përpunimit psikologjik nëpërmjet krijimit të një atmosfere histerie anti-myslimane që është vënë re në Shqipëri. Në Shkodër kjo bëhet me egërsi të veçantë nëpërmjet trakteve nën derë dhe një fletushke të përjavshme shumë vukgare për të nxitur intolerancën fetare kundër myslimanëve.

Prandaj si qytetarë të Shqipërisë përgëzimin e ambasadorit amerikan për tolerancën fetare që ekziston në vendin tonë nuk mund ta marrim si të mjaftueshëm për të rënë në shkujdesje para punëve të mbrapshta që bëhen nën rrogoz dhe që shpërthejnë herë pas here edhe nësipërfaqe me histerizëm fanatik fetar.

Listën e “mrekullive” shqiptare ambasadori e ka mbyllur me fjalinë :”Së fundmi ne shohim përparim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të pakicave kombëtare dhe të marërdhënive shumicë-pakicë kombëtare në vend, si në arsim, pronën fetare apo çështje që kanë të bëjnë me rregjistrimine popullisë”.

Janë pikërisht këto lëvdata që duhet të na bëjnë të mendohemi më shumë. Nuk po e marrim vesh se cilët janë shumicë e cilët pakicë në kuptimin juridiko-ndërkombëtar e faktik këtu në Shqipëri. Diplomacia greke ka 10 vjet që pretendon dhe punon që shumicë në Shqipëri të konsiderohen grekët. Edhe politika shqiptare eka humbur fare sensin e masës dhe torruan për të përcaktuar se cilët janë shumicë, çfarë shumice ka dhe duhet të ketë në një vend që quhet Shqipëri. Vlerësimet pozitive për “përparimet në fushën e pakicave” do të ishin të mirëseardhura e të mirëpritura në rast se bëhen për frenuar atë presion të madh ndërkombëtar që Shqipëria të kthehet arbitraisht në “shoqëri multietnike dhe shtet shumëkombësh”. Në rast se lëvdatat e diplomacisë amerikane do të shkojnë vetëm në favor të atyre që përpiqen ta zbehin, deri në shuarje karakterin kombëtar unitar shqiptar të shtetit tonë, atëherë këto lavdërime bëhen më të rrezikëshme se çdo akuzë tjetër për ne shqiptarët.



Paqartësi e madhe shqetësuese për “spatrimin etnik” të maskuar



Në fund të paragrafait lavdërues për trajtimin e pakicave fjalët e ambasadorit janë shumë të mjegulluara rreth “ çështjeve që kanë të bëjnë me rregjistrimin e popullisë”.

Në të njëtën kohë kur ambasadori ka thënë këto fjalë tre deputetë të parlamentit shqiptar kanë arritur që të kalojnë në Komisionin e ligjeve propoziminm për t’i bërë një ndryshim ligjit për gjendjen civile me qëllim që në regjistrat themeltar të shënohet edhe kombësia e personit. Ky është një projekt shumë i rrezikshëm për realizimin e të cilit po luftojnë prej 10 vitesh politika, diplomacia, shteti e kisha greke; lobi grek në Amerikë’ agjenturat greke dhe grekoflia kulturore, politike, juridike në Shqipëri. Të ghjithë këta faktorë janë në sulm frontal për të përfituar nga gjendja e rëndë ekonomike dhe çoroditia politike e shqiptarëve që të përmbysin artificialisht sa më shumë e sa më shpejt realitetin etnonologjik në Shqipëri dhe të arrijnë që një numër sa më i madh shqiptarësh emigrantë në Greqi dhe familjet e tyre në Shqipëri të rregjisstrohen me kombësi jo shqiptare, domethënë greke.

Kjo do të bënte që grekët të pretendojnë edhe më hapur e më me arrogancë në botë që zonat e njohura në Shqiprëri si vend banim i minoritetit grekofon (Dropull-Vurg) të zgjerohen deri në lumin Shkumbin apo Mat. Pra kërkesa për të shnëuar kombësinë në rregjistrat themeltar synon të bëhen hapa ta paimagjinueshëm më parë në drejtim të realizimit të Megali-idesë greke në Shqipëri dhe praktikisht janë një formë e maskuar e spasstrimit etnik në dëm të kombit shqiptar për të populluar Shqipërinë me “helenë” të zbuluar rishtas.

Propozimi djallëzor i deputetëve Vangjel Tavo, Stefan Çipa dhe Vangjel Dule u paraqit pak kohë pasi armiku i tërbuar i shqiptarëe, Nikolas Geixh, erdhi nga Amerika dhe në shoqërinë e ambasadorit amerikan, Xhefri, i dha direktivë kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, të bëjë më shumë për minoritetin grek. Ndërsa nga Sali Berisha shkëputi deklaratën famëkeqe se duhet shënuar kombësia në dokumentat e personit ( në kundërshtim me sa është vendosur në Bashkimin e Europian për çështje të tilla). Prandaj është shqetësim i madh kur ndeshesh me mendimim e mjegullt të ambsadorit amerikan për punën e rregjistrimit të popullsisë.

Më mirë ta themi troç : na lind dyshimi se mos miqësia e ambasadorit Xhefri me Nikolas Geixh ka inkurajuar deputetët shqiptarë që shpalosin ambiciet e Greqisë të bëjnë atë që po bëjnë, për helenizmin arbitrar , artificial të popullsisë së Shqipërisë. Në këtë rast me keqardhje do të thonim se edhe ambasadori Xhefri mund të radhitet pranë atyre që përgatisin “spastrim etnik të kamufluar” në dëm të kombit shqiptar në vetë shtetin e tij. Prandaj është detyrë e zyrtarëve shqiptarë e qytetarëve shqiptarë të kërkojnë shpjegimet e duhura nga diplomacia amerikane dhe detyrim i ambasadorit amerikan të sqarojë opinionin poublik shqiptar se çfarë ka dashur të thotë më fjalët e tij të mjegulluara për regjistrimin e popullisë kur mbajti fjalimin para studentëve. Është një pikë aq delikate për fatet e kombit shqiptar sa asnjë mirënjohje dhe adhurim për Amerikën nuk duhet të pengojnë shqiptarët të shprehin shqetësim e të kërkojnë sqarim.



Ah sikur të përmbusheshin dëshirat e këshillat e mira të ambasadorit Xhefri!



Është me kuptim të madh mendimi i shprehur nga ambasadori Xhefri se :”korrupsioni duhet luftuar jo vetëm si manifestim kriminal, jo vetëm si problem politik, por si një dhunim i të drejtave të njeriut”. Pikërisht ky aspekt i luftës kundër korrupsionit po anashkalohet në Shqipëri, sidomos nga pushtetarët e politikanët që bëjnë zhurmën më të madhe kundër krrupsionit. Nëse diplomacia amerikane do të arrinte të ndihmonte shqiptarët që ta përfshinin edhe këtë aspkte në luftën kundër korrupsionit do të ishte ndihma më e shkëlqyer që do t’i jepej popullit tonë të terrorizuar nga korrupsioni.

Fjalët e këshillat e urta të ambasadorit për lirinë e shtypit, për detyrimin e qeverisë që të garantojë të drejtat e njeriut janë të një rëdnësie tejet të madhe, por zor se do të gjenden veshë për të dëgjuar këto fjalë e këshilla në mjediset politike pushtetore që sundojnë në Shqipëri. Mbase ambasadori dhe politika e SHBA pikërisht këtu do të provojnë edhe në t’ardhmen dështimin e zhgënjimin e tyre me të madh në Shqipëri. Ka ndodhur dhe për mjaft kohë do të ndodhë e kundërta e asaj që predikon e kërkon ambasadori Xhefri. Qeveritë e pushtetarët shqiptarë do të përpiqen të qëndrojnë sa më shumë në pusshtet nëpërmjet nëpërkëmbjes dhe jo garantimit të të drejtave të njeriut.

Ndrësa ambasadori fliste kështu në fakultetin e shkencave shoqërorë dhe jepte porosinë se “qevria duhet sigurojë moralin themelor të Gjyqësorit” praktika gjyqësore e Shqipërië pasurohej me episode të reja të shkeljes flagrante të të drejatve themelore të njeriu, të lirisë së shtypit dhe krijonte precedente ndëshkimorë për krime të padëgjuara ndonjëherë në botë si ”krimi i citimit në shtyp”, për të kënaqur intrigat politike të pushtetarëve të ish-qeveritarëve të Shqipërisë në kohën e demokracisë.

Porosia e madhe e ambasadorit është që në Shqipëri të vendoset një sistem zgjedhor i drejtë që njerëzit pastaj të heqin me votën e tyre atë qeveri që nuk siguron të drejtat themelore të njeriut. Po d si do të bëhet kjo? Ka 12 vjet që Perëndimi betohet se na ndihmon për të krijuar këtë sistem dhe punët shkojnë keq e më ke. Pazaret që kanë imponuar perëndimorët dhe zgjidhjet kalimtare të padrejta që kanë pranuar ata nuk kanë sjellë asgjë të mirë. Tani është krijuar një bindje torturuese në Shqipëri se asnjë sistem zgjedhor nuk mund të garantojë zgjedhje të drejta, të rregullta e të pakontestueshme.

Në Shqipëri nuk është problemi të ndërrohet një qeveri, sepse qeveritë ndërrohen pa pushim Është problemi të ndërrohet një qeverisje, një pushtet. Kjo nuk është bërë asnjëherë më zgjdhej të lira, por me dhunë. Kjo është tragjedia e Shqipërisë. Nuk ka përvojë e precedente të ndërrimit të pushtetit me votë të lirë e me qetësi. Për këtë nuk na ka ndihuar dot as Perëndimi tani në vitet e tranzicionit demokratik Prandaj fjalët e ambasadorit mbeten këshillë e mirë, urim i mirë, por zor se do të kenë më shumë forcë e ndikim të dobishëm. Po kështu mund të thuhet edhe për këshillat e rekomandimet e mira për punën e pronës, për mbrojtjen e shtypit nga presionet politike e finaciare.

Këshillat e rekomandimet e mira të ambasadorit Xhefri do të ishin shpëtimtare të situatës në Shqipëri nëse vërtetë do të viheshin në jetë nga shqiptarët me ndihmën e sinqertë ndërkombëtare. Por nuk kemi asnjë garanci se faktorët politikë shqiptarë dhe faktorët ndërkombëtare që tërheqin shumë fije në Shqipërië janë të interesuar të veprojnë në këtë drejtim me ndershmëri, sinqeritet e përkushtim të mirë. Urimi ynë më i mirë do të ishte “U beftë ashtu si këshillon ambasadodi amerikan” . Por sensi politik na detyron të anojmë më shumë nga skepticizmi edhe për ndikimet që do të ketë ky fjalim. Është vërtetë e vështirë të bëhet asshtu si foli ambasadori amerikan. Por le të shpresojmë që të paktën të bëhen pjesërisht realitet këshillat e mira që dha ai.



9.03.2003 Abdi Baleta
 

Albinos

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Shqtesimi i Baletes eshte real dhe pothuajse nje version te tille dhe te thelluar e kam menduar dhe une me pare por fatmiresisht Baleta e nxori ne pah tash se fundi.
Shqiptaret duhet te jene te bindur qe se si do qe te ndodhe, Greqia eshte vendi dhe shteti ku pergatitet ndonje loje me te ardhme jo te mire per Shqiperine.
Shkumbini eshte synimi i perjetshem i grekeve dhe ata nuk do ta harrojne lehte kete per arsye se me kete pozicion strategjik qe Greqia ka momentalisht, besoj do ngelet pergjithmone nje vend &quot;bujqesor&quot;.
Neqoftese me lejohet me gjithe respektin qe kam per amerikanet qe cliruan Kosoven dhe ndihmuan ne renien e diktatures komuniste ne Shqiperi, desha te shtoja dhe dicka tjeter.
Duket qe Franca e ka seriozisht kundershtimin e saj per nje lufte ne Irak dhe me kete rast nje fare Pirro Misha(orthodoks le te themi dhe Zoti mos e dhente te na jete Pirro Dhima)qe qendron ne France, hedh balte mbi shqiptaret myslimane duke i etikuar ata ne menyra te ndryshme.
Nuk do mend qe ketu ka dore Franca(supozojme ose llogjikojme), qe kerkon te ngreje popullsine myslimane shqiptare kunder Amerikes dhe kunder Greqise(ndoshta)dhe kjo levizje e saja behet per interesat e saja personale(te Frances)dhe disi te Shqiperise se vogel qe nuk e ndih fati kurre.
Me kete rast me diplomacine e Mishes, Franca nxjerr ne pah ndoshta ndonje loje afatgjate e demshme qe luhet ne dem te Shqiperise, ku mbasi te sulmohet Iraku dhe te &quot;pushtohet&quot;per tu demokratizuar nga amerikanet, do ti vije rradha Turqise per tu copetuar(krijimi i shtetit te Kurdistanit), cka do te thote nje fuqizim i Greqise dhe nga kufinjte e tanishem qe ka, ne te ardhmen te zgjerohen deri ne Shkumbin, ndersa pjesa tjeter e Shqiperise te llogaritet te bashkohet me Kosoven.
Me kete rast dua te permend edhe ministrin e mbrojtjes zotin Majko qe para komisionit te jashtem u shfajesua per dergimin e trupave shqiptare ne Irak, si respekt dhe vullnet dhe mirenjohje per amerikanet qe cliruan Kosoven, gjithashtu para dy ditesh po i njejti njeri(pra Majko)kerkoi futjen e trupave greke ne territorin shqiptar(konkretisht ne BishtPalle), gjoja per ........
Ky besoj eshte versioni jo i plote qe kam menduar ka shume kohe.
Thjesht eshte nje version dhe nuk e di se sa e vertete mund te jete, por me qe me ra ndermend desha te shtoj edhe dicka tjeter qe:
Greqia kete rritje te ekonomise se saj ja dedikon Amerikes dhe nuk eshte e mundur qe kjo Greqi te jete kaq e poshter sa te Urreje Ameriken qe e shpetoi nga katastrofat e shumta qe e ndoqen.
Me &quot;debimin&quot;e trupave amerikane nga bazat strategjike greke ne Greqi, &quot;prej popullates greke qe urreu Ameriken&quot;, filloi nje loje tjeter ndoshta jo e kendshme per Shqiperine.
Kjo urrejtje greke qe ishte shume e gjate dhe per syte e nje politikani te thjeshte , nuk mund te kaloje pa u vene re, kishte dicka qe nuk shkonte.
Greket ishin me palestinezet dhe protestonin per ta ne Greqi por ishin kunder fqinjeve te tyre shqiptare, meqe keta te fundit ishin me &quot;shumice myslimane&quot; dhe se VorioEpiri nuk i paska pas mjaftuar dhe sic duket duan prape.
<span style="font-weight: bold">Ceshte kjo filozofi e degjeneruar ne kulm? Kjo ishte dhe eshte Greqia qe themi se ka nxjerre koka boterore ne art, kulture etj?</span>.
Megjithate ndikimi i lobit grek po del si shkume sapuni ne siperfaqen e ujit.
Ky version eshte i paperfunduar pasi ka nevoje per shume vezhgim.
Por a ka version tjeter?
Sic duket Amerika, nderin e saj te lene pergjysem(pra Kosova) dhe qe e perdor per interesa te saja, ne lidhje me luften ne Irak, ka ne dore nje ceshtje tjeter te koklavitur kesaj rradhe ne anen e siperme te Shqiperise shtet.
Ky version qe hedh, ka te beje me Francen duke i percaktuar asaj(ne rast kundershtimi drejt luftes se Irakut) se Kosova mund te behet pjese e Shqiperise dhe keshtu balanca qe Franca ka ruajtur deri me tash ne Ballkan do prishet.
Per tu permendur eshte rasti i pardjeshem, ku zv/sekretari amerikan i shtetit Ricard Armitage thoshte keshtu:
<span style="font-weight: bold">SHBA: JU S'E IMAGJINONI SI DO T'JU NDIHMOJME </span>
Pra sikur te ishte grek ky njeri, nuk besoj se do gjente menyre me te mire shprehjeje diplomatike, per tju kundervene Frances dhe per te treguar ziline e saj karakteristike cowboys-sqe.
Duket qe edhe deklarata nuk ka te beje fare me shqiptaret(ndoshta pjeserisht), por ajo ka te beje me ate qe thashe me lart.
Kosova nuk eshte e cliruar, Shqiperia eshte e shkaterruar dhe tashme per Shqiperine nuk ka Zot me.
Turqia mendon per vete(se po mbaron ekonomikisht)
Italia ne anen tjeter te Adriatikut nuk e ka problem se kush eshte fqinji qe do beje lidhjen e Evropes Lindore me ate Perendimore.
Amerika synon Irakun.
Franca mbron Irakun.
Pra qe te gjitha keto superfuqi jo vetem qe nuk mendojne per Shqiperine(kurre nuk kane menduar), por si per cudi e kane vene ne mes te tyre si &quot;ujqerit&quot; prene.
Greqia mendon te marre ate cope qe mund te teproje, dhe duket qe e ka te marre.
Rusia nuk dihet se per ke luan.
Ne fund te fundit o shqiptare, pranoni me deshire dhe me llogjike kete qe ndodh si dhe kombesine qe ju afrojne.
Jeta eshte e shkurter dhe njeriu nuk jeton dy jete.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Fillimisht postuar nga Albinos:
[QB] ....... ku zv/sekretari amerikan i shtetit Ricard Armitage thoshte keshtu:
<span style="font-weight: bold">SHBA: JU S'E IMAGJINONI SI DO T'JU NDIHMOJME </span>

Kastriot: Se pari edhe Turqise e vendeve te tjera, ju bene te tilla premtime ne luften e pare te gjirit, mirepo mbeten vetem PREMTIME dhe asgje me shume.
Se dyti kush i ka penguar AMERIKANET deri tani te ndihmojne Shqiperine??????????????????????

&quot;Albinos:....Ne fund te fundit o shqiptare, pranoni me deshire dhe me llogjike kete qe ndodh si dhe kombesine qe ju afrojne&quot;.
Jeta eshte e shkurter dhe njeriu nuk jeton dy jete.

Kastriot: Per fatin tend te keq &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Kombesia nuk dhurohet por trashegohet dmth Kombesine nuk e percakton nje cope leter qe mund te quhet certifikate ose pashaporte por ajo percaktohet nga prejardhja etnike e paraardhesve te tu.(Per disa qe jane bere si gabele eshte e veshtire te percaktohet kjo prejardhje)Prandaj Shqiptaret nuk kane se cfare te zgjedhin por jane lindur dhe do te vdesin si Shqiptare, duan apo nuk duan disa &quot;te gabelizuar&quot;.


Kastriot
 

Albinos

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Ky version i mesiperm i dale, eshte ndoshta deshifrimi i mendimit intelektual te Baletes dhe se per mua nje version i tille pavaresisht se e kam perqafur ate ne disa pjese te shkrimit, eshte versioni ekstrem i te menduarit per te ardhmen e Shqiperise.
Per mua si Albinos kete version nuk e mbeshtes ose e mbeshtes ne minorance sepse mendimi origjinal nuk ka kurre fund dhe se cdo ore cdo dite cdo muaj cdo vit, interesat e cdo superfuqie ndryshojne.
Ne fund te fundit nga Amerika mund te presim ate nder dhe dinjitet qe Skenderbeu i dha Evropes sot.
Ate qe nuk e beri Evropa, besoj do ta beje Amerika.
<span style="font-weight: bold">Shpresa vdes e fundit dhe e mira kurre nuk humbet </span>
Shqiptaret e vertete kurre nuk e kane pranuar te shiten per pese leke, ndaj si ata ka sa te duash dhe jane ata qe nderojne kete komb te copetuar dhe te plagosur nder shekuj.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] ................
<span style="font-weight: bold">Shpresa vdes e fundit dhe e mira kurre nuk humbet </span> ........... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Mire pra Albinos, vazhdo te shikosh endrra me sy hapur, se patjeter do te kenaqesh por mos ju impono edhe te tjereve qe te ndjekin shembullin tend.</span>
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

Si mund te kete akoma njerez qe lexojne perrallat e te shastisurit Abdi Baleta??? C'mund te mesohet nga te tille sharlatane qe nuk dine c'eshte turpi e ndershmeria??? Keto pseudo-intelektuale gjakpires nuk meritojne as vemendjen me te vogel. Ah i mjeri &quot;Pavlik&quot; qe nuk hoq dore nga enderrat e tija ekstremista. Cfare i frymezon xhanem?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Gazeta "Rilindja" mbrojtese e vertete e Shqiptarizmit

LOJA ME INICIALET AKSH



Këto ditë tre ministrat më të rëndësishëm të Shqipërisë, i punëve të jashtëme, i mbrojtjes dhe i rendit, dy ministra maqedonas, kryepolitikani shqiptar në Maqedoni janë marrë pa pushim me inicialet AKSH, që simbolizojnë Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. Edhe pse thonë se këto iniciale nuk përfaqësojnë asgjë reale, përsëri ata janë marrë shumë me fantazmën që po u turbullon politikën e diplomacinë e përqafimeve ballkanike. Me këto iniciale është marrë edhe Radio “Dojçe Vele” që paralajmëroi dështimin e takimit të Majkos me homologun e tij m fyromas Buçkovski, sepse ministri i ushtrisë fyromase kishte akuzuar oficerë shqiptarë se komnadonin AKSH. Por pastaj vet Majko dhe gazetat mohuan që Buçkovski të jetë i zemëruar për këtë punë.

Se çfarë fshihet pas inicialeve AKSH nuk e dimë. Por po shohim se bëhn shumë lojëra djallëzore me këto iniciale. Që bëhën lojëra të tilla na e vërteton edhe fakti se në krye një një Fronti politik dhe si zëdhënës i këtij Fronti politik, i cili pretendon se drejton AKSH-në, (që ndryshe nga UÇK-të e deritanishme ka kërkesë politike më radikale “ribashkimin e Shqipërisë&quot;) qëndruaka personi problematik i politikës shqiptare Idajet Beqiri.

Duke njohur veprimtarinë 12 vjeçare politike e propagandistike të Beqirit në krye të Partisë së Unitetit Kombëtar dhe të ish-gazetës “Kombi” është e qartë se po luhen lojëra shumë djallëzore diskredituese e shumë dëmtuese edhe për ata që mund të jenë përkushtuar për AKSH me qëllimet më të mira. Idajet Beqiri që krijoi jo pak mjegull e tymnajë çorientuese për çështjen kombëtare shqiptare nëpërmjet gazetës “Kombi” tani qenka mjeshtri i gazetës “Ribashkimi i Shqiërisë”. Numri tre i kësaj gazete, botuar në datën 18 janar 2003 ka disa materiale që dëshmojnë se ajo nuk është më pak turbulluese se “Kombi” i dikurshëm.

Në fillimet e mbara të aksioneve të UÇK-së në Kosovë u shfaq ajo që quhej “ udhëheqje politike” ku u dallua një oficer shqiptar me pseudonimin Shpëtim Golemi, i cili paraqiti programin poltik të luftës në Kosovë gati identik me programin që pat bërë Miladin Popoviçi për luftën e komunistëve në Shqipëri në vitet e LDB. Pastaj “Golemët” u trazuan në veprimtarinë e UÇPMB. Ka patur mjaft lajme për implikime elementësh të dyshimtë nga Shqipëria në kohën kur UÇK luftonte heroikisht në Maqedoni. Tani marrim vesh se Idajet Beqiri, me emrin e tij real ose pseudonimin “Alban Vjosa” qenka truiri i “trurit politik” të AKSH-së. Pra sa herë nis një aksion luftarak nga shqiptarët shfaqen ata që përgatisin devijimin politik në rrugë të rrezikshme. Pandeli Majko kur pyet më 23 shkurt 2003 në TV “Klan” për rolin e Idajet Beqirit edhe pse e dënoi AKSH-në njësoj siç kishte bërë Ilir Meta më parë, u shpreh se Beqirin e kuptonte si “idealist”. Majko, pra, tha se e keqja vjen nga AKSH , jo nga Beqiri. Të përkushtuarit për çështjen kombëtare do të bënin mirë të besonin të kundërtën e asaj Majko deshi të bënte të besueshme. Më mirë AKSH të jetë thjesht fantazëm që u prish gjumin atyre që janë kundër aspiratave shqiptare se të degejnerojë AKSH-në aksion ku të luajnë rrufjanët politikë të dështuar, ose në aksion ku të nxjerinpërftimet eveta karrieristët politikë sikurse ndiodhi me UÇK-të në tre raste tëmëparshme, në Kosovë, Kosovën Lindore dhe Maqedoni.



Abdi Baleta
 
Top