Diabolis Dassaretis
Forumium praecox
Re: Falëmeshëndet nga Mosuli
* * *
Gjatë tre viteve të shkuara, reparte të ngjashme kishin dhënë kontributin e tyre paqeruajtës në botë. Në fillim një gjysmëhap i vogël në Bosnjë, pastaj një hap galopant në Afganistanin e largët. Por ndërsa Bosnja ishte diçka më shumë se një përgatitje në terren, Afganistani ishte detyrë e vërtetë luftarke, të cilën Shqipëria e vogël, asokohe për çudi të të gjithëve, e kishte kërkuar vetë. Iraku ishte një vazhdim logjik, misionet e mëparshme i kishin hapur dyert e pjesmarrjes dykanata. Prej aleatëve, cilëtdo të ishin ata nuk kishte pyetje të ngritura, dilema e hezitime, e gjitha i takonte fushës protokollare dhe mundësive të kufizuara teknike.
Trupa nën drejtimin e Bardhit ishte kontigjenti i tretë që do të nisej në Mosul për një periudhë gjashtëmujore. Kishin kaluar tashmë një periudhë përgatitore të ngarkuar, gjithsesi një copë kek krahasuar me luftën që ishte përpara. Nën drejtimin e specialistëve më të mirë të armëve të ushtrisë, ishin parë deri imtësitë më të vogla. Një bashkërendim si kurrë më parë me komandat e armëve në Ministrinë e Mbrojtjes e Shtabin e Përgjithshëm, të cilat në fund të fundit në një periudhë tranzicioni kur ushtria shqiptare ishte tkurrur në numur efektivi, personeli e aramatimi, pak tjetër kishte për të bërë.
Epoka e sekreteve të mëdha kishte mbaruar. Po në mbarim e sipër për ushtrinë dukej dhe tranzicioni topitës. Populli me kohë kishte shpallur verdiktin e tij, politika kishte vulosur strategjinë, dhe ushtria kishte marrë mbi supe zbatimin. Simpatia perëndimore, miratimi i shfaqur dhe së fundi një angazhim konkret për tu pranuar në NATO në dy tre vitet e ardhëshme ishin të korrat që këta njerëz i kishin dhënë vendit. Të paktën kishin shkuar një dekadë para pjesës përgjegjse për ta futur vendin në BE, pjesë e cila nuk e kishte për gjë të arkëtonte dhe nga këto merita që nuk i takonin.
Dhe paimagjinueshëm me një dhjetvjeçar më parë atashetë ushtarakë të forcave të koalicionit, kishin dorën e tyre në gjithçka punohej. Në këtë rast ndryshe nga kolegët e vendeve jo pjesëmarrse, mëngëpërveshur e pa uniformat e paradës me të cilat shfaqen televizioneve, ishin bërë si të shtëpisë. Materiale gjithfarllojësh, armatime e teknologji, manuale e harta, nën një program ku nuk e ndaje dot ku mbaronte teoria e ku fillonte praktika.
Ushtarët ishin njohur me të gjitha llojet e armëve, sistemeve, kodeve, që ushtritë e koalicionit përdornin në Irak. Kishin kaluar ditët në kushte reale LHL-je, me luftime trup me trup, stërvitje në zona të shkreta dhe në zona të banuara, e një sërë rutinash të tjera për forcat komando. Kishin kryer parashutime natën dhe ditën nisur prej aeroportit të Kuçovës, nën hijen e shqiponjës së artë tek hyrja që ju kujtonte se ishin bij të shqipes, në zonat e kripura të ishkënetave të Myzeqesë, zbritje dhe tërheqje me helikopterë gjatë ranishteve të bregdetit, imbarkime dhe zbarkime nga anjiet luftarake. Kishin përdorur mjetet e ndërlidhjes, mësuar anglisht dhe kompjuter, kishin ngritur me mjetet e xhenjos ura portative, bile me një sondë shpuese prodhim Kine provuan të nxirrnin dhe ujë nga nëntoka.
Këta ushtarë sot mbarojnë stërvitjen. Kampi i çadrave i ngritur mbi ranishtet në krye të orës gjendej i gjithi i ngarkuar në automjetet ushtarake. Me rënien e errësirës autokolona nisej drejt repartit të tyre. Ora ushtarake 00.00 e të nesërmes ishte fillimi i një 48 orëshi liridalje që komanda u kishte mundësuar të gjithëve për ta kaluar pranë familjeve. Në krye të kesaj fundore ata duhet të raportonin në repart, të gatshëm për të zbatuar betimin e ushtarit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
E ç’mund të bëjë një ushtar i zakonshëm në liridalje? Të mbledhë ngutas ato dy tesha që ka në çantën e shpinës, të sigurojë mirë që ka në xhep fletlejën, letërnjoftimin, librezën e lekët e nevojshme e të vrapojë tek rruga a stacioni më i parë që e çon drejt shtëpisë pa e kthyer kokën mbas. Një ushtar në liridalje, kur kjo nuk ka ardhur nga një lajmëthirje a telegram morti, është krejt ndryshe nga një ushtar i pirë, i ngjirur e i shkalafitur që sapo ka mbaruar ushtrinë. Një ushtar në liridalje ka menduar prej kohe, dhe ka llogaritur çdo sekondë të lejës, ku do shkojë dhe pse, çfarë do thotë dhe përgjigjet e pritshme, çfarë do të shikojë, prekë, e shijojë, një ushtar në liridalje është një njeri me krahë. Dhe një njeri fatlumë nëse e pret një e dashur.
E Bardhi ka vendosur t’ju japë edhe disa orë të vlefshme. Aty ku autokolona duhet të marrë rrugën kombëtare drejt veriut, mjetet ulin shpejtësinë dhe ndalojnë njëri pas tjetrit. Në errësirës e mbrëmjes, që i mungon zhurma e detit të largët, në krahun tjetër të rrugës, shquhen tre automjete ushtarake. Bardhi me zëvendësin me hapa të shpejtë dalin prej makinës së tyre e drejtohen nga kamionat e ushtarëve. Zëvendës komanadanti me zë që çan errësirën thërret:
“Ushtar Bolena! Paraqitu.”
Ushtari me një lëvizje të beftë fluturon prej lart, paraqitet duke nderuar eprorët, e Bardhi që bashkë me fjalën qetësohu i jep dhe fletëlejën në dorë i shpjegon
“Merr sendet personale, e shko tek mjeti i parë majtas rrugës. Mirardhsh! Të dielë ora 24.00”.
“Mirjugjetsha” kthen ushtari ndërsa tok dorën me komandantin e tij.
Vetëm gjysëm ore. Zëvendësi thirri me radhë mbiemrat e ushatrëve që banonin në jug të vendit. Të gjithë u përshëndoshën me komandantin, morën fletlejat, çantat e shpinës dhe kërcyen majë automjeteve në të majtë të rrugës që prishinin qetësinë e natës duke u nisur njëri mbas tjetrit.
Pa shumë bujë, komanadat e forcave në jug të vendit kishin vënë në dispozicion tre automjete, që do të çonin dhe ushtarin e fundit deri ku ai të theshte “mjaft”. Ky komplot i vogël i ushtarakëve shqiptarë, që historikisht nuk shquheshin për të tilla punë, ju jepte atyre që banonin larg pikës së grumbullimit deri në 12 orë kohë të çmuar për të ndenjur me familjet. Kush mund të hezitonte, ndonse kështu mund të rrezikonte dhe punën?
E po kështu do të veprohej edhe për komandot që banonin në veri. Në repart shkarkimet e magazinimin do ta kryenin ata që e kishin shtëpinë afër, përfshi drejtuesit. Bardhi do udhëtonte me majorin amerikan Beige, apo Bezhë siç e quanin allashqiptarçe, e do të çonin në Krujë një ushtar.
“Nuk kam qënë në Krujë natën,”
kishte thënë Bezha, pjesmarrës aktiv i stërvitjes dhe gojëkyçur në këtë përçartje, “më tërheqin dritat atje në mesmal, e jam kurioz ta di ç’shikonin prej andej luftëtarët tuaj.”
“Pishtarin e lirisë” i ishte përgjigjur Bardhi.