Re: Do doja...

Ema

Goddes
Re: Re: Do doja...

Dua nje djale...
Mendimet mpihen para tingujve qe perzjejne kujtimet e tij.
Digjet drita e nje stine te larget,shpirti im fle mbi buzeqeshje.
Une kthehem tek une.
Tek trishtimet dhe ditet qe me kalun para syve me ty perdore.
Afrohem tek qenia jote e vendosur ne piedestal.
S'ja dal dot.Kohet ngaterrohen me njera-tjetren.
Me vjen te qaj !

Nder mend me sillen vetem copa endrrash,te lidhura me njera-tjetren si arnat e nje shpirti gjigand.
Endrra qe perseriten te njejta.Endrra qe realizojne deshirat e mbetura pezull.
Mbi krahet e mbremjes flene yje.
Une zgjoj kujtimin e tij.Po te ish nje rruge e zbrazet ne trurin tim...do mund te kalonte universi.
Sikur...
te isha ndryshe.Te ndjeja ato qe te tjeret flasin.
Do doja te isha ndryshe.
S'eshte e mundur!Asnje dashuri s'mund te jete kaq fatkeqe,asnje mendim kaq turbull...
Dhe agimi vjen i zbrazet.
Gjithcka eshte nje zgjim i hidhur,nje harrese qe ngre krye cdo cast.Nje humbje,nje gremine pa fund dhe fillim.
Dhoma ime,si nje varr i stermadh e i akullt.
Zgjimi...
pa ty...

Mjaftohem me endrrat.I kap prej flokesh,u thyej kockat,mbaj...driten qe perphap dashuria jote e shpikur...
Dashuria qe nuk eshte...

Cfare idesh ngushelluese.
Dashuria qe me ka mbetur ketu, prane stomakut,si gur i rende,si mish i huaj...

Dashuria qe dua!
...Dhe mungesat,

Do doja...
te vdisja,
te mos shihja asgje qe te perket.Cdo detaj pas te cilit mrekullohem,cdo veshtrim.
Te harroja...
Ate qe desha.
Qe s'di ku shpirtin tim te trembur e ka fshehur.
Rruget dremisin mbi jastekun tim ne forme skute.
Une fle...
Sikur te fle
perjetesisht...
duke te dashur....!

P.s:Lumi i dashurise tende...
507.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Re: Do doja...

Do doja...
A moment of happiness /pf/images/graemlins/frown.gif !
 

Landa

Forumium praecox
Re: Re: Do doja...

ede do te doja te kisha miqte e vjeter sonte psh te piqnim geshtenja te gjithe bashke tek shtepia e ndonjerit!
 

Miss_Juda

Primus registratum
Re: Re: Do doja...

do te doja geshtenja te pjekura, pa miqte ...nuk ndjehem e zonja ti ndaj me te tjere /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Re: Do doja...

Do doja te isha buze bregut te detit dhe te vrapoja neper dallge si e cmendur
Kot per sport kuptohet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Re: Do doja...

Me 2-3 miljon dollar besoj se do zgjidheshin gjith hallet tuaja sebashku /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erka

Primus registratum
Re: Re: Do doja...

Keto fytyra me duken si shqiptare. Cruel, ne c'vend eshte bere kjo foto?

Fillimisht postuar nga Cruel_Intentions:
[qb]tani, ora 10pm (do doja te isha ketu......)
P1010024_jpg.jpg
[/qb]
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Re: Do doja...

do doja .... nuk di ça do doja /pf/images/graemlins/frown.gif
 

^SHIU^

Primus registratum
Re: Re: Do doja...

ehu sa gjera kam dashur une po tani sdua asgje sepse ato qe do pothujse gjithmone nuk realizohen /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Re: Do doja...

Do te doja te isha era, per te ledhatuar fytyren.

Do te doja te isha bar, per te dhuruar çplodhjen.

Do te doja te isha hene, per te dhuruar enderrimet me te bukura.

Do te doja te isha nje yll, per te larguar gjumin.

Do te doja te isha djell, per te ndriçuar ditet e tuaja.

Do te doja te isha ajer, per te hyr ne frymemarrjen tende.

Do te doja te isha, zgjarr per te ndezur pasjonin tend.
 
Top