RASTESI APO...!?

edy

Primus registratum
RASTESI APO...!?

Gjithmone mendojme se kur nuk ka nji pergjigje te qarte mund te themi rastesi...
Ju si mendoni apo si e interpretoni ne menyre psikologjike rastesine... :shrug:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Fillimisht postuar nga sdb/yes:
[qb] Gjithmone mendojme se kur nuk ka nji pergjigje te qarte mund te themi rastesi...
:shrug: [/qb]
Ne fakt nuk e interpretojme si rastesi, e interpretojme si dicka qe nuk e ka gjetur akoma vendin e vet, akoma nuk eshte zbuluar e kuptuar ashtu si duhet, pra psikologjikisht eshte akoma nen pluhur :cool:

Ti cfare pergjigjeje te qarte a te paqarte i referohesh? :confused:
 

moonlight

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Kur nuk ka pergjigje te qarte mund te themi 'paqartesi' apo 'enigme'. Rastesi eshte ne vetvete nje lloj pergjigjeje lidhur me nje fenomen qe mendojme se nuk i veme dot damken e llogjikes apo besimit. S'e di ne u shpreha qarte. Kolaburoje njecik me shume postimin e pare ju lutem, te dime me mire kendveshtrimin tuaj. :wave:
 

edy

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Ne jeten tone te perditshme ndjejme gjithmone jo vetem si ankth apo problem tonin por edhe nji parapregatitje nga ana jone si per t'iu derzuar ketij "fati" sikur diçka do te ndodhe... dhe ja ndodh e mendojme se kjo zgjodhi parandjenjen e jo se ndoshta vete parandjenja jone apo ankthi jone çoj aty ku shkuam, pra beri qe te ndodhe.
Pikerisht sipas meje ne te njejten llogjike i japim pergjigje rastesise. Na duket sikur diçka e befasishme qe ne nji moment te duhur preku jeten tone. E nuk shihet sikur nji pasoje e asaj qe brenda vetes jetojme. te mos keq kuptohemi, Me rastesi kuptoj nji gjendje individiqe jeton (psh: ishte kaq djale i mire e vrau veten) dhe jo si konçidence (psh: njerin e shtypi makina).
Ky eshte vetem nji aspekt i RASTESISE mund te kete edhe te tjera. per kete desha te shoh edhe varjantet tuaja...
 

moonlight

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

sdb/yes, po i referohem vetem paragrafit tend te pare (nuk jam e qart si e lidh me te dytin).
Ajo qe thua ti mendoj se mund te quhet 'self-fulfilled prophecy' (profeci e permbushur nga vetvetja). Pra, mendohet se njerezit kane per tendence te bejne ate cka pritet prej tyre apo ate cka ata besojne se do sillte nje perfundim te caktuar.
Keshtu, per te dale tek rastesia, kur vet personi pret te marre nje pergjigje te caktuar nga nje situate, ka per tendence te veproje ne menyre te tille (padashur) qe do permbushte paramendimin e tij/saj (kjo mund te ndryshoje rezultatin e asaj qe mund te ndodhte pa patur paramendimin).

Pra, besimi yne se dicka do te ndodhe faktikisht mund ta beje kete dicka-ne te ndodhe.
 

Ema

Goddes
Re: RASTESI APO...!?

Rastesite nuk ekzistojne.Gjithcka ndodh per nje arsye te caktuar.E kur ne themi:Ah,c'rastesi do te thote se na jepet nje mundesi per te kuptuar e per te shkuar me tutje.
S'paskam shume nerva me u shkerrmoq po pak a shume koncepti eshte ky.
 

edy

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

ja fragile, kete doja te thoja edhe une. se ne eksperiencat tona nuk ka aspak rastesi, perkundrasi, kur me shume duken rastesi duhet te pyesim veteveten se ke disa gjera qe duhet t'i zgjidhesh.
Persa thote drita e henes, mendoj se duket e qarte si jane idete tona qe krijonre gjoja rastesite. jane pikerisht zgjidhjet tona, mendimet etj qe na çojme te kemi pergjigje qe vete i kemi parashikuar apo edhe jo. nuk dime ta motivojme apo ta zgjidhim brenda nesh kete atehere jami emra qe nuk kane kurrefare dmth ne vetvete. si rastesia
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: RASTESI APO...!?

Jeta ne vetvete eshte rastesi... Nuk besoj se e kundershton dot njeri kete fakt pervec teologeve. Mendoj se nuk ishim planifikuar per te qene ketu, ne rastisem qe te jemi ketu.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Mendoj se nuk ishim planifikuar per te qene ketu.

Kurse une mendoj se ne fjaline e mesiperme vihet re nje menyre te menduari teper njerezore por e gabuar. Duke thene qe 'nuk ishim planifikuar ...etj' nenkuptojme qe egziston dikush ose edhe dicka qe planifikon per 'mua', per 'ne'. Ne fakt po te mos e mendojme keshtu atehere rastesia vertet nuk do kishte kuptim si koncept llogjik, nuk do egzistonte ne mendjet tona nese nuk do mendonim se ka nje dikush/dicka qe planifikon, udhezon, drejton per ne. Ceshtje e komplikuar kendveshtrimesh :shrug:

Pastaj ajo qe ne quajme 'rastesi' eshte e lidhur ngushte me intuiten, dhe per te qene me te sakte, eshte e lidhur ngushte me forcen e te llogjikuarit. Kam vene re se njerezit e zgjuar, me mendje te mprehte hasin me teper 'rastesira' ne jete, jo per faj te 'rastesise' po si pasoje e aftesive te tyre parashikuese :cool:
 

Daku_Morina

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Po lexoja ato shkrimet dhe replikat. Dua te them nje gje perpara se te jap mendimin tim. Ska nevoje qe te jepni shume terma per te shpjeguar nje fenomen te thjeshte. Sepse dhe publiku ngaterrohet.
Po e filloj me nje shprehje te Dostojevskit:
Ata qe e shohin rastesine si zgjidhje te fenomeneve at jane hipokrit.
Pra rastesia eshte nje karakteristike brenda njeriut qe ndodh si pasoje qe ai nuk eshte i sigurte ose eshte ne dyshim. Njeriu eshte nje qenie e "dobet" dhe kur eshte i pasigurte ose ne dyshim shkon ose te rastesia ose te iluzioni.
Nejse cdo fenomen ka esencen e vet. Nuk dua te zgjatem shume po me pelqejne keto lloj bisedash.
Shnet nga Detroit
Daku

Ah se harrova: Mendimin tuaj qe rri ne trurin e bute, si sherbetor i dhjamur qe enderron ne kolltuk, do ta grryej me zhelen e pergjakur te zemres sime, duke e tallur hidhur me thumba pa turp.
 

edy

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

RAstesi!!! Ndoshta kjo ndodh shpesh kur vete qendrimi yne mundohet te jete surprise per te tjeret, nuk shprehenmi qarte ne veten tone, nuk dime çfare kerkojme apo ku duam te arrijme dhe kshtu shpikum ne mendjen tone,gjera qe ndodhim me dhe pa vetdijen tone ngjarje qe marrin emra te ndryshem si: befasi, ideal etj, qe eshte tamam fryt dhe pjedhe e mendjes sone. Rastesia nuk ka nji emer ne psikologji eshte thjeshte pasoje e menyres sone te te qenurit.
 

Al-Punk

Still here
Re: RASTESI APO...!?

Edhe rastesia eshte pjese e nje sistemi i cili nuk mund te jete i rastesisshem. Ajo qe ne njohim si Rastesi eshte vecse relative me fuqine dhe njohurine tone.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: RASTESI APO...!?

Rastesia shpesh ngaterrohet me konseguencen dhe progresin hap pas hapi. Meqe jemi tek psikologjia, disa shembuj te thjeshte.

Takojme nje te njohur rruges. Rastesi?
Ecim rruges dhe na tremb nje i njohur. Rastesi?
Luajme me dike me monedhe kok-a-pil. Ne fitojme me koke. Rastesi?
Luajme nje loje tavell. Fitojme. Rastesi?
Luajme nje loje tavell. Humbim. Rastesi?
Disa veta hedin short me leter me vrime se cili do shkoje te bleje birra per te gjithe. Na ra letra me vrime. Rastesi?
... ne dyqanin e birrave takuam dike per te cilin na kishte marre malli. Rastesi?
Dje kur ishim me shoqerine takuam nje shok te vjeter kur ikem te blejme birra. Rastesi?

Kur hedhim nje zar 6faqesh, eshte rastesore ngjarja "Do bjeri 3-sh" (Mund te hedhim zarin 20 here dhe asnjehere mos bjere 3-sh, ashtu sic mund te hedhim edhe 10 here rradhazi vetem 3-sha) Por kjo eshte tjeter gje nga probabiliteti i mundesise se kesaj ngjarje, i cili eshte i percaktuar dhe mund te futet ne llogaritje te metejshme: 1/6.

Mendoj se rastesia ekziston. Por hapesira e saj e veprimit eshte e ekzagjeruar nga vete ne sepse jo cdo gje qe ne fillim duket rastesi, eshte e tille. Ndodh ndryshe nga sa mendojme, eshte e nderthurur shume ngushte me pasojen imediate te vendimit qe marrim si rrjedhoje e saj, shume rralle eshte 'e paster puro'. Ka fuqi qe nga humbes te na beje fitues, ose anasjelltas.
 

atman

Forumium maestatis
Re: RASTESI APO...!?

Rastësia është mbret i ngjarjeve.

Po e nis nga thënia e Daku Morinës sepse bie në kontradiktë me veten me çfarë ai pohon më sipër:
"Çdo fenomen ka esencën e vet".
Mjaft mendime, (nuk pata kohë të shfletoj plotësisht) pra, mjaft diskutues thonë se nuk ka asgjë të rastësishme, pak a shumë duhet kuptuar se në fund të fundit çdo gjë është e diktuar, se ka një arsye. Gabimi qëndron te një “diçka” tepër e thjeshtë që i shpëton vemendjes, e kjo “diçka” devijon edhe kuptimin e rastësisë.
Thelbi - Esenca.
Pohimi se çdo fenomen ka esencën e vet është i vërtetë por nuk mund të hedhë posht rastësinë. Përkundrazi rastësia duhet kërkuar pikërisht aty, te THELBI.
Arsyetojmë.
- Unë tymos dhe jam në shtëpi. Cigaret më mbaruan dhe më duhet të blej një paketë. Ato shiten kudo në qytet.
- Në rrugë takoj Iksin.
Sikur të ndjekim linjën e arsyetimeve e të diskutimeve këtu, duhet të pranojmë se takimi me iksin nuk është rastësi. Në fakt është e tillë. Në fakt, dalja ime nga shtëpia nuk është rastësi sepse u diktua ngaqë mu “ça hunda” për një cigare. Ky është THELBI, përse une dola. Por, të takuarit me Iksin nuk ka asnjë lidhje me thelbin ose esencën. Unë nuk dola për të takuar iksin. Ndaj kjo ËSHTË RASTËSI.
Çdo gjë që ndodh gjatë realizimit të një veprimi, të një ideje, ose mendimi, që s’ka të bëjë me thelbin ose qëllimin, është rastësi.
Rastësia lidhet me probabilitetin “ka të ngjarë” jo me nevojshmërinë “do të ngjasë”. Ka gjasa të ndodhë nuk mjafton për të kënaqur një realizim, mbetet gjithmonë një mundësi.
“Nuk është e thënë”, sa herë e kemi përdorur në biseda. Aty kërkohet dhe gjendet rastësia sepse në këtë mënyrë ne i lemë vetes hapësirën e mundëshme per te vepruar.

Në këtë vështrim duhet parë e vlerësuar thënia e Dostojevskit për rastësinë sepse edhe kjo thënie mund të jetë vetë e rastësishme, dmth si diçka që nuk lidhet me thelbin e librit.
Rastësia nuk është një gjendje statike e përherëshme në trurin e njeriut. Tepër e guximëshme, për të mos thënë në kufijtë e marrëzisë.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: RASTESI APO...!?

mirmbrema Atman...

per ate historine e cigareve...them se eshte rastesi...nese cigaret do te te mbaroheshin me shpejt apo me vone...ti do dilje ti blije...me heret apo me vone...pra do takoje dike tjeter...ose s'do takoje asnjeri...por dole pikerisht ne momentin qe ishte e thene te dilje dhe do te takoje ate qe ishte e thene per te takuar...pra rastesia shpeshhere ndoshta eshte e kushtezuar nga veprimi yne.

mendoj se shume gjera qe na ndodhin ne jete...jane te nevojshme...dmth do ndodhin sepse duhet te ndodhin...a eshte kjo rastesi a jo...kete se di mire...
 

atman

Forumium maestatis
Re: RASTESI APO...!?

Mirëmëngjes Dahlia!
Nuk ngrihet edhe pse era e kafesë mbrrin deri në dhomë dhe ia ngacmon flegrat e hundës. Kthehet nga ana tjetër dhe e mbështjell pas trupit kuvertën duke u mbuluar deri në grykë, (vetëm ndonjë rreze drite do ta detyronte të hapej, si edhe gonxhet)... Shikoj një pjesë të çarçafit përfund krevatit. Të le përshtypjen se e ka kaluar natën në përpjekje për të shkundur petalet dekoruese. Pjesën e tepërt të mbulesës e fut midis kofshëve si për të thënë se mund të shtrihesh në krevat por do të mbetesh zbuluar.
* * *

- Mirdita Dahlia! (në telefon zëri është disi i largët si aroma e luleve të përcjella prej ndonjë shushurime) Shkojmë në teatër sonte?

* * *

Në mbrëmje. Dukej e freskët si lulet pas një shiu pranveror. Bën me dorë sëlargu dhe... atë çast pengohet. Bie. Nuk fryn erë e fortë, aq e fortë sa thyen kërcenj lulesh, megjithatë Dahlia thyen kërcillin. Në spital, e mbuluar me çarçafë të bardhë dhe këmbën e mbështjellë në allçi, pezull në ajer, sapo më shikon në derë thërret:
- Ja ç’më ndodhi?!
- Po ne u nisëm për në teatër!
- Oh, ti me gjithë teatrin tënd!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: RASTESI APO...!?

hahahahahaahha
laugh.gif


Mirmbrema Atman...kam qeshur shume...nuk erdha rastesisht ketu se e dija qe ti do pergjigjeshe...nuk e mendoja qe do qeshja...ishte surprize e kendshme

merci
 

AKABA

Primus registratum
Re: RASTESI APO...!?

Rastesia..

Nje perkufizim i cdo gjeje qe duket mbi ne, i cdo gjeje qe nuk arrimje ti japim nje shpjegim llogjik e thjesht te sakte.. si mund te egzistojne nje fenomen i till ne nje bote me ligje perfekte e ne harmoni te jashtzakonshme??
Thjesht e pamundur..
Ka raste qe nje fjal, nje pershkrim ose thjesht nje epitet i vendosur ne nje moment, per kedo ose per qado mundet me te dhan iden e percaktimit te situates ma shume se fjalet.

Ndoll qe nje ngjarje e pamenduar ose e pa planifikuar mundet te ndryshoj rrjelen e jetes..
Ndoll qe nje veprim i pa qellimt te te ndryshoj kendveshtrimin mbi jeten e mundet qe edhe nje fjale ee te te bej te mendoj... kush jam un..

kjo quhet rastesi?? NOOO kjo quhet rrjella e jetes
 
A

arbina

Guest
Re: RASTESI APO...!?

Rastesia shpesh ngaterrohet me konseguencen dhe progresin hap pas hapi. Meqe jemi tek psikologjia, disa shembuj te thjeshte.

Takojme nje te njohur rruges. Rastesi?
Ecim rruges dhe na tremb nje i njohur. Rastesi?
Luajme me dike me monedhe kok-a-pil. Ne fitojme me koke. Rastesi?
Luajme nje loje tavell. Fitojme. Rastesi?
Luajme nje loje tavell. Humbim. Rastesi?
Disa veta hedin short me leter me vrime se cili do shkoje te bleje birra per te gjithe. Na ra letra me vrime. Rastesi?
... ne dyqanin e birrave takuam dike per te cilin na kishte marre malli. Rastesi?
Dje kur ishim me shoqerine takuam nje shok te vjeter kur ikem te blejme birra. Rastesi?

Kur hedhim nje zar 6faqesh, eshte rastesore ngjarja "Do bjeri 3-sh" (Mund te hedhim zarin 20 here dhe asnjehere mos bjere 3-sh, ashtu sic mund te hedhim edhe 10 here rradhazi vetem 3-sha) Por kjo eshte tjeter gje nga probabiliteti i mundesise se kesaj ngjarje, i cili eshte i percaktuar dhe mund te futet ne llogaritje te metejshme: 1/6.

Mendoj se rastesia ekziston. Por hapesira e saj e veprimit eshte e ekzagjeruar nga vete ne sepse jo cdo gje qe ne fillim duket rastesi, eshte e tille. Ndodh ndryshe nga sa mendojme, eshte e nderthurur shume ngushte me pasojen imediate te vendimit qe marrim si rrjedhoje e saj, shume rralle eshte 'e paster puro'. Ka fuqi qe nga humbes te na beje fitues, ose anasjelltas.
 
Top