Re: RASTESI APO...!?
Rastësia është mbret i ngjarjeve.
Po e nis nga thënia e Daku Morinës sepse bie në kontradiktë me veten me çfarë ai pohon më sipër:
"Çdo fenomen ka esencën e vet".
Mjaft mendime, (nuk pata kohë të shfletoj plotësisht) pra, mjaft diskutues thonë se nuk ka asgjë të rastësishme, pak a shumë duhet kuptuar se në fund të fundit çdo gjë është e diktuar, se ka një arsye. Gabimi qëndron te një “diçka” tepër e thjeshtë që i shpëton vemendjes, e kjo “diçka” devijon edhe kuptimin e rastësisë.
Thelbi - Esenca.
Pohimi se çdo fenomen ka esencën e vet është i vërtetë por nuk mund të hedhë posht rastësinë. Përkundrazi rastësia duhet kërkuar pikërisht aty, te THELBI.
Arsyetojmë.
- Unë tymos dhe jam në shtëpi. Cigaret më mbaruan dhe më duhet të blej një paketë. Ato shiten kudo në qytet.
- Në rrugë takoj Iksin.
Sikur të ndjekim linjën e arsyetimeve e të diskutimeve këtu, duhet të pranojmë se takimi me iksin nuk është rastësi. Në fakt është e tillë. Në fakt, dalja ime nga shtëpia nuk është rastësi sepse u diktua ngaqë mu “ça hunda” për një cigare. Ky është THELBI, përse une dola. Por, të takuarit me Iksin nuk ka asnjë lidhje me thelbin ose esencën. Unë nuk dola për të takuar iksin. Ndaj kjo ËSHTË RASTËSI.
Çdo gjë që ndodh gjatë realizimit të një veprimi, të një ideje, ose mendimi, që s’ka të bëjë me thelbin ose qëllimin, është rastësi.
Rastësia lidhet me probabilitetin “ka të ngjarë” jo me nevojshmërinë “do të ngjasë”. Ka gjasa të ndodhë nuk mjafton për të kënaqur një realizim, mbetet gjithmonë një mundësi.
“Nuk është e thënë”, sa herë e kemi përdorur në biseda. Aty kërkohet dhe gjendet rastësia sepse në këtë mënyrë ne i lemë vetes hapësirën e mundëshme per te vepruar.
Në këtë vështrim duhet parë e vlerësuar thënia e Dostojevskit për rastësinë sepse edhe kjo thënie mund të jetë vetë e rastësishme, dmth si diçka që nuk lidhet me thelbin e librit.
Rastësia nuk është një gjendje statike e përherëshme në trurin e njeriut. Tepër e guximëshme, për të mos thënë në kufijtë e marrëzisë.