Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Fatos Nano sulmoi dje ne bledhjen e qeverise duke thene:

...Veliaj dhe Spahiu per ndonje perfitim politik apo ekonomik,nxine para botes punen e shkelqyer te qeverise dhe ne kete menyre po demtojne atdheun tone te dashur...

Kur Nano thote keto fjale kaq "patroitike",ateher nuk na duhen me shume argumenta,per tju thene cunave:

Bravo.Bravo.Bravo.
Vazhdoni se e keni mire.
 

rosen

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Dicka duhet te thoshte "i shkreti"!
 

DFV

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Isako, po Nano e ka hallin se po i iku pushteti nga dora, nuk do fitoj me pare me thes per te rritur pasurine ne bankat e Zvicres dhe eshte kjo arsyea qe ai i trembet shume te rinjve te tipit te
Erjon Velias.
Nje arsye tjeter eshte se Nano, me mire se kushdo, e kupton forcen qe ka e reja per te triumfuar mbi te keqen qe kane mbjell politikanet
hajdut e injorant, pra thjeshte Nano mundohet ti shtoj jeten pushtetit te vet sa te jete e mundur!!
 

mon

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Kondrapedali ka te drejte kur thote se na eshte dashur gjithmone nje babe, dhe kjo besoj nuk na ka sjelle perhere mire sepse shume veta ne vend qe te mendojne me mendjen e vet mendojne me mendjen e "babes". Edhe kur "baba" ja fut "pordhes" ka njerez qe e kane besuar. Shpresoj qe kjo te ndryshoje sadopak.

Sa per Mjaftin nuk e kam akoma idene se si funksionon, a e di njeri cfare eshte tamam Mjafti dhe si zgjidhen lideret e tij? Ka informacione rreth kesaj?

Gjithsesi deri sot Mjafti ka ne peshore shume me shume te mira sesa te keqia(per te mos thene vetem te mira) dhe <span style="font-weight: bold">per momentin</span> hallall i qofte ka marre nje iniciative qe pakkush e ka patur dhe i uroj te vazhdojne te tundin mendjet e shqiptareve. Kujdes duhet patur por nuk duhet kaluar ne paranoje. Shpresoj te vazhdojne keshtu si e kane nisur.
 

DFV

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Eshte vertet e tmerrshme!!!
Ka filluar nje sulme frontal ndaj dyshes Velia-Spahiu nga antaret e qeverise hajdute te Nanos.
Ata kane deklaruar se ato cfare u thane nga Velia para kongresit Amerikan jane te paveteta dhe se ata nuk e jetojne realitetin shqiptare dhe pikerishte keta te rinje nuk perfaqsokan shoqerine civile te Shqiperise!!
Pacavurja socjaliste,zeri popullit arrin deri aty sa shkruan se pikerisht Erjon Velia dhe Kreshnik Spahiu jane te korruptuarit e shoqerise shqiptare.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Leopardii. Prej teje po e degjoj per here te pare termin &quot;formim arsimor&quot;. Eshte perseritje e se njejtes gje, my bro'. Eshte si te thuash &quot;kercim vallezues&quot;.
Nese Veliaj eshte arsimuar per shkenca POLOTIKE ne USA, kjo do te thote se ka marre nje kulture shume te gjere politike atje, njeh shume mire si funksionon politika, institucionet e saj etj. Ky eshte formimi politik. Kjo eshte pergatitja qe duhet te kete politikani profesionist e jo eksperienca e vjedhjes se votave, shantazhit, manipulimeve, mashtrimit apo vrasjeve politike, me ane te te cilave kane mesuar zanatin politikanet tane.

Contrapedal. Ti sheqetesoheshe pse MJAFT eshte lene rehat nga pushteti ne Shqiperi? Duket qe nuk ke qene ne Tirane gjate vitit te fundit. Sepse kush nuk e di qe MJAFT ka kaluar nje mije e nje telashe me qeverine. E hodhen ne gjyq sepse kaloi disa metra territorin e lejuar gjate nje proteste ku ironizonin Xhoana Nanon ne grykesine e saj per t'u bere First Lady. Eshte hera e pare qe te cojne ne prokurori per shkelje centimetrash, nderkohe qe opozita eshte e lire edhe t'i veje flaken gjithe bulevardit dhe s'i thone gjys llafi. Po ashtu, MJAFT eshte duke u perballur perdite me ushtri te tera policesh financiare, taksambledhesish qe qendrojne tek porta e plot forma te tjera shantazhi qeveritar dhe perpjekjesh per t'i kontrolluar financat, burimet etj etj dhe qe kerkojne vetem sebepin me te vogel per t'i mbyllur gojen.
Ajo qe me cudit mua eshte si ka mundesi qe nje taborr i tere me nga ata dyfeket e ndryshkur te politikes shqiptare si puna e Leka Zogut a ndonje tjetri, te varfer ne ide e te vobekte ne veprime, ndonese kopjojne MJAFT-in, kane perseri syleshe qe i ndjekin prapa. U quajt MJAFT-i Levizje, o burra edhe ata shpiken njeri pas tjetrit &quot;Levizjen per Zhvillim&quot; Zogu, &quot;Levizjen per Integrim&quot; Meta, &quot;Levizjen Nano ik&quot; Berisha, &quot;Levizjen per Katarsis&quot; Nano etj etj. E cuditshme madje eshte qe nderkohe qe eshte kaq progresist dhe me ide kunder frymes se vjeter te politikes, ky i riu Leka lihet te veproje kaq lirshem nga pushteti. S'kam degjuar t'i kene ngritur ndonje proces gjyqesor, ta kene penguar per ndonje gje ose kushedi cfare tjeter. Perkundrazi, socialistet e inkurajojne se do i marri vota Berishes, ndersa demokratet inkurajojne sepse si zakonisht, jane te trashe dhe e quajne &quot;antikomunist&quot; pra gjenetikisht te mire. Hahahahaha. Cfare ironie.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Ne Shqiperi ka filluar nje histeri kunder Havelit dhe Valeses shqiptare(keto krahasime nuk ja u gjeta une).

Maskarenjt qe po perdhunojne Shqiperine,jane te indinjuar se perse dikush,shkoi dhe tregoi fotografite e trupit lakuriq te te perdhunuares.

Keta perverse te ndyre,jane te tmerruar,se tashme nuk mund te mbullin zinxhirin e pantallonave,te rregullojne kollaren dhe me pas te dalin ne hollin Amerikano-Europian,per te shtrenguar me duart e ndotura, duart e udheheqesve te botes se qyteteruar.
 

lir

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

o lope besoj se deshe te thoshe &quot;ngjyrim politik&quot;...
Mjaft duhet pare me neutralitet; nese ata do ta perdorin kete pozicion si nje fushate pri-pri-elektorale, atehere do te humbnin cdo vlere qe kerkojne te mbartin e te rezatojne, si ai syri i palodhur i nje populli te lodhur e te mbytyr me halle..
Prap se prap jam kurioz te di se nese ndihma financiare nje dite do te shteret, cilat jane menyra financiare qe kjo organizate e sidomos keta drejtues do te kerkojne te perqafojne: shpresojmos te jete politika active, ambicia dhe uria te cojne shume large...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Leopardii. Prej teje po e degjoj per here te pare termin &quot;formim arsimor&quot;. Eshte perseritje e se njejtes gje, my bro'. Eshte si te thuash &quot;kercim vallezues&quot;.

Contrapedal. Ti sheqetesoheshe pse MJAFT eshte lene rehat nga pushteti ne Shqiperi? Duket qe nuk ke qene ne Tirane gjate vitit te fundit. Sepse kush nuk e di qe MJAFT ka kaluar nje mije e nje telashe me qeverine. E hodhen ne gjyq sepse kaloi disa metra territorin e lejuar gjate nje proteste ku ironizonin Xhoana Nanon ne grykesine e saj per t'u bere First Lady. Eshte hera e pare qe te cojne ne prokurori per shkelje centimetrash, nderkohe qe opozita eshte e lire edhe t'i veje flaken gjithe bulevardit dhe s'i thone gjys llafi. Po ashtu, MJAFT eshte duke u perballur perdite me ushtri te tera policesh financiare, taksambledhesish qe qendrojne tek porta e plot forma te tjera shantazhi qeveritar dhe perpjekjesh per t'i kontrolluar financat, burimet etj etj dhe qe kerkojne vetem sebepin me te vogel per t'i mbyllur gojen....
[/qb]
McByrek, së pari formim arsimor ka shumë kuptim pasi nëpërmjet arsimimit formohet një pjesë e mirë e karakterit, ideologjisë dhe mbi të gjitha formohet profesionalizmi i dikujt!
Përsa i përket Mjaft, ato që ke shkruar më lart i di, di edhe që mjaft ndodhet në Shqipëri, di edhe që në Shqipëri po dole, aq fuqishëm sa ka dalë MJAFT, kundër Nanos e han qafën e patës n'daç ligjërisht n'daç aksidentalisht!
Ato shantazhet janë vepër e një (apo një grupi) personi që i ka duart e lidhura dhe mundohet me aq jorgan sa i kanë lënë të bëjë ç'është e mundur. Mundet që edhe të gabohem por të lesh Fatosin pa gjumë, aq sa fantastike është, aq edhe erë bie. Nuk them që era është detyrimisht e keqe, por duke qenë se prapa MJAFT unë shoh SH.B.A më duket me vend të shqetësohemi paksa!
Megjithatë siç e kam thënë më lart, Shqipëria aktualisht ka nevojë për çdo lloj ndihme të mundshme!
Hajdut, përse kujton ti se kam zgjedhur &quot;Kondrapedali&quot; si nick? Për të dalur ose më mirë frenuar turmën disi para se kjo të bëhet e pamundur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !
 

rosen

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

bashkohem me mendimin e sipershkruajtesit!
 

rosen

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Megjithatë siç e kam thënë më lart, Shqipëria aktualisht ka nevojë për çdo lloj ndihme të mundshme!
! [/QB][/QUOTE]
Me kete mendim!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

........... por duke qenë se prapa MJAFT unë shoh SH.B.A më duket me vend të shqetësohemi paksa.
-----------------
edhe une jam i mendimit qe Veliaj i ka krahet e ngrohta.
kam dyshimet e mia se Mjaft apo drejtusit e saj jane te interesuar te futen ne politik.
shpesh here thone qe duhet nje &quot;gjenerat&quot; e re ne politik, por kush qenka kjo gjenerat ?
mos jane vete ata ?!
nejse......... po kjo pune nuk mbaron vetem si Mjaft = OJQ.
te shohim ne te ardhmen
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

McByrek

--------------------------------------------------------------------------------
Leopardii. Prej teje po e degjoj per here te pare termin &quot;formim arsimor&quot;
eek.gif
. Eshte perseritje e se njejtes gje, my bro'. Eshte si te thuash &quot;kercim vallezues&quot;.
Nese Veliaj eshte arsimuar per shkenca POLOTIKE ne USA, kjo do te thote se ka marre nje kulture shume te gjere politike atje, njeh shume mire si funksionon politika, institucionet e saj etj. Ky eshte formimi politik &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
--------------------------

shiko se nuk eshte kaq e thjeshte puna.
ai ka nje formim politik , por meqe ben pjese ne nje OJQ si Mjaft nuk i ncjer , ose me mire i ncjer me pikatore.
jam kurjoz ta di se cfare formimi politik ka , cfare parimesh ka bere te tijat ,
ne cfare grupe studentore bente pjese kur studionte ne usa qe e kane influencuar ne formimin e tij,
kush ka qene me afer tij ne kete &quot;formim politik&quot; , te theksuar mire e te Ndare nga formimi arsimor (fjalimi i tij) ....etj , etj

po ta shikosh me vemendje ky person i ka piket ne rregull per te qene nje politikan i sukseshem , edhe ne te ardhmen do te dominoj skenen politike , kuptohet nqs se nuk ndodhin gjera te &quot;paparishikuara&quot;.
pastaj , shikoni si shume po rri ne USA qe nga fjalimi, mesa duket paska shume per te diskutuar. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
deri tani ka simpatine time , ashtu si edhe familja mbreterore , le te shohim ne te ardhmen , kur te shfaqet me mire.
shrug.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Erjon Velia ne nje artikull te botuar sot ne gazeten &quot;Shekulli&quot; i bene thirrje Nanos qe te shkoj ne pune. S'e paskesha ditur- thot ai ne artikull- se atdheu sot u quaka varferia,
korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndersa te denoncosh keto menxyra u quakerka perbaltje e atdheut!!!!
Keto dite , pas fjales qe Velia mbajti para kongresit amerikan, kryeministri Nano ,qeveriateret e tij si dhe pacavurja e partis socialiste zeripopullit kane ndermarre nje fushat sulmesh per te diskredituar figuren e te riut Erjon Velia dhe aktivitetin e levizjes &quot;Mjaft&quot;
 

glaukus

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Kush te shkoje ne pune?
A behet puna me te ngucur/shtyre apo duhet ta kete vete ne gjak kryeministri pergjegjesine qe ka jo thjesht per Shqiperine por per gjithe kombin shqiptar qe na rrethon pertej kufijve. Zhvillimet e pergjithshme pozitive per shqiptaret ne Maedoni apo e ardhmja e Kosoves e kane bere Shqiperine qender vemendjeje per rolin qe ajo ka e do kete ne rajon. Cfare te presim kur nuk ke nje Shqiperi te qendrueshme qe vazhdon te kete dhimbje koke nga mungesa e dritave a ujit, kur fotoksina eshte bere si aspirine, kur korrupsioni,nepotizmi e partitizmi largojne te aftet, kur deputetet ne parlament vazhdojne t'ia shpifin popullit me kalamanlleqe e komedira.
Por me e keqja eshte se ata qe bejne ligjet e drejtojne politiken e vendit jane burimi i frymezimeve te mbrapshta, shembulli i keq se si nuk duhet te jete politikani.
Nano e Berisha kane shume mekate mbi shpinat e tyre. Pikerisht keta, <span style="font-weight: bold">BABALLARET tane</span>, vazhdojne te na drejtojne me mentalitetin e vjeter ne kushte te reja. Duan te jene Skenderbenj por perfundojne ne perzierje mes Ali Pashe Tepelenes dhe Haxhi Qamilit. Shprehja thote se nuk i mesohen qenit plak lojra te reja. E kemi pare atdhedashurine e tyre ne ceshtjen e atyre fatkeqeve te mbytur ne gomone ne kete janar qe vetem protestat popullore shkunden kryeministrine e qeverine per plagen qe vazhdon te rrjedhe, apo ne zgjedhjet per Himaren e ceshtjen e rezolutes per camet, apo per ceshtjen e importimit te plehrave, apo ne deklarimin e pasurive &quot;te pakta&quot; qe kane.
Thjesht shiko se si kane perfunduar 2 partite qe kryesojne 2 binjaket ish komuniste. Njera e percare (lis me dege sa trungu) e tjetra si dushk me gjethe selvie.
Mjaft perfaqeson zjarrin rinor, ate qe neser do mund te nxjerre drejtues te ndergjegjshem apo thjesht te frymezoje politikane kombetare qe duan me shume vendin sesa partine a pushtetin. Pikerisht brezi i ri, i lodhur nga baballaret, jane ata qe po kerkojne ndryshim, po kerkojne pergjigje, po shtyjne e po gerricen qe te mos te vazhdojme te largohemi kufijve.
Disa mund te kujtojne shprehjen: Cdo popull ka qeverisjen qe meriton, por kush popull valle? Te mbeturit ( 2 e treta) qe mbeten telefonave e letrave me nje te treten?
A nuk i ngjan kjo situate tranzicioni asaj qe ndodhi me Shqiperine pas vdekjes se Skenderbeut dhe pasi rane kalate e fundit, pjesa me e zjarrte/nacionaliste/fetare iku drejt Italise e fqinjeve?
Pikerisht per nje Shqiperi ndryshe duhen perkrahur e mbeshtetetur brezat e paperlyer ne te dy krahet, qofshin keta emra te harruar e te bute si E. Selami apo Meta e Majko ne krahun tjeter.
E Veliaj apo K Spahiu (apo Mediu) nuk shkuan ne Komitetin amerikan te Helsinik &amp; Kongresin Amerikan per te hedhur balte mbi Shqiperine por per te ndihmuar te largojne balten qe po i ze frymen vendit.
Se te tille kane mbetur disa krere kryesore partish, I TREMBEN ME SHUME FJALEVE QE VIJNE NGA TE HUAJT dhe nga dheu i huaj sesa nga kritiket ne vend. Nuk besoj se ndertohet vendi me kete lloj frike e mentalitet ( kujto mjeshtrin Nano qe pergezimet e Bushit per trupat ne Irak i perktheu si rrahje shpatullash per zhvillimet ne vend)

Koha Jone E Marte, 13 Korrik 2004
LIPONEN: <span style="font-weight: bold">POLITIKANET SHQIPTARE JANE TE PAPJEKUR</span>

Vetem pak dite nga skadimi i mandatit te tij ne Shqiperi, ambasadori i OSBE-se, Osmo Liponen, eshte shprehur skeptik persa i perket rolit te politikes ne permbushjen e proceseve demokratizuese te vendit. Gjate nje interviste dhene per TV ALSAT, kreu aktual i Prezences me keqardhje pohoi se politikanet shqiptare kane mbetur ende ne stadin e papjekurise. Pervec konstatimeve te arritura gjate punes se tij dyvjecare si kryetar i nje pre organizatave me prestigjoze ne Tiranen zyrtare, Liponen e plotesoi kete perfundim dhe nga debati i hapur kohet e fundit rreth reformes zgjedhore. Ne kete menyre, ai ka dhene dhe nje kunderpergjigje per kreret e partive te vogla parlamentare, te cilat e kane anatemuar si shkaktar te shkaterrimit te njepasnjeshem te proceseve zgjedhore. Por sipas diplomatit te huaj kjo ka ndodhur per shkak te pozicionit qe kane aktualisht &quot;te vegjlit&quot; ne komisionin parlamentar te miratuar ne Kuvend me 1 korrik. &quot;Protokolli i nenshkruar nga PS e PD thote shprehimisht se te gjitha partite jane te ftuara te kontribuojne ne kete proces, ndersa i persa i perket rolit te vendimmarrjes kjo me te drejte iu takon atyre qe kane shumicen parlamentare, vuri ne dukje kreu i OSBE-se duke mos hequr as dhe nje presje nga qendrimi i tij i meparshem ne lidhje me kete ceshtje. Megjithate ai nuk nguroi t'i paralajmeronte per te disaten here radhazi te gjithe kreret politike, se minimi i punes se ketij komisioni do te thote ne vija te pergjithshme jo vetem deshtim te zgjedhjeve te ardhshme, por dhe shtyrjen e procesit te integrimit ne Bashkimin Europian dhe ne NATO.
 

DFV

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

glaukus. ndaj te njejtat mendime me ty per zhvillimet e fundit ne politiken shqiptare.

Sado te perpiqen binjaket komunist (Nano + Berisha) te hedhin balte mbi levizjen &quot;Mjaft&quot;, te gjithe ne e kuptojme se zjarri rinor qe ka shperthyer ne gjokset e rinis shqiptare do perveloj hajdutet e qeverise se Nanos dhe militantet idjot te Berishes.
Te dy partite e medha PS dhe PD dhe drejtuesit e tyre kane humbur plotesisht te drejte te mandatohen per te drejruar Shqiperine, sepse per 14 vjet e roptuan, e varferuan, e vodhen, e vrane
fizikisht dhe shpirterisht popullin qe u dha votat!!
Te gjithe shqiptaret duhet te kuptojne se Shqiperija jone nuk eshte as prone e Nano hajdutit
dhe as e bajraktarit Berisha.
Shqiperia eshte prone e gjithe shqiptarve te bashkuar per te zhvilluar me tej demokracine, ekonomin e vendit,per te rindertuar nje Shqiperi
ku secili te kete peronalitetin e tij , punen per te ushqyer familjen dhe shkolluar femijt. Nano dhe Berisha me dy partit e tyre
nuk arriten te benin te benin asgje per popullin ne keto 14 vjet, pervec se e percane popullin me politikat e tyre personale, atehere detyra jone eshte qe me voten e lire ti hedhim ata,bashke me partit e tyre te tipit lenin-stalinit, ne KOSHIN E PLEHRAVE.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Nano shko në punë!

Nga Levizja MJAFT!

Një javë më parë, Lëvizja MJAFT ofroi dëshminë e saj në seancën e parë dëgjimore që Kongresi Amerikan zhvillonte për Shqipërinë. Një dëshmi në të cilën interesit të kongresmenëve amerikanë rreth asaj çka e pengon vendin tonë të zhvillohet normalisht – gjë që ata e kanë kuptuar në një shkallë të tillë saqë edhe organizuan zhvillimin e kësaj seance – ne iu përgjigjëm në mënyrën më realiste të mundshme dhe duke vënë në dispozicion të gjithë përvojën tonë të grumbulluar gjatë një viti ekzistencë si Lëvizje Qytetare në Shqipëri. Këtij mendimi të kërkuar prej tyre, iu përgjigjëm me po atë qartësi, ndershmëri dhe vendosmëri me të cilën ne kemi denoncuar gjithçka që na shqetëson si qytetarë të Shqipërisë dhe shpesh artikulues të zërit të qytetarëve të cilët kanë “investuar” besimin e tyre tek ne. Ajo që ndodhi më pas, pritej. Shefi I qeverisë dhe menjëherë më pas edhe një numër hosanabërësish të tijët, vërshuan të kryqëzojnë “djemtë plangprishës” që nga Amerika hodhën topa balte mbi trupin e drobitur të Shqipërisë sonë të gjorë, e cila me kaq mundim po çan përpara rrugën e historisë nën udhëheqjen e tyre.
Unë nuk ndihem aspak i kërcënuar nga këto sulme a performanca skenike me të cilat jemi mësuar prej kryeministrit tonë, të tipit: s’ke c’i ben gomarit, bjeri samarit. Thjesht ndjej keqardhje për mënyrën sesi po përftohen prej tij komentet e MJAFT në Kongresin Amerikan. Aty u fol për raste konkrete të abuzimit me pushtetin, shpërblime të padrejta, përfshirje të strukturave shtetërore në trafik, ministra të cilësuar të korruptuar nga kryeministri, të cilët tashmë janë bashkëpunëtorë të tijët brenda në qeveri, abuzime me procesin e zgjedhjeve. Nuk e kuptoj pse Tirana zyrtare sillet sikur këto çudira ranë papritur nga qielli ndërkohë që ne të gjithë jetonim në një Shqipëri të lumtur e të pasur si ajo që përshkruhet përditë në faqet e fantastikoshkencores “Zëri i Popullit”. Kemi një vit e pak në jetën e Lëvizjes MJAFT që denoncojmë ‘kapjen e shtetit’ dhe denigrimin e qytetarëve. Para nisjes për në SHBA deklaruam se do të mbetemi mbrojtës të qytetarëve në po të njëjtat çështje dhe bëmë pikërisht atë që kemi bërë edhe brenda në Tiranë dhe në Shqipëri e asgjë më tepër: denoncim. Aherë çne tërë ky hakërrim nga qeveria rreth këtyre të vërtetave? A nuk janë këto të vërtetat që çdo ditë u përplasen qeveritarëve në fytyrë që nga taksapaguesi më i rëndomtë e gjer tek diplomati më i lartë në Tiranë? Nëse ata do ta shihnin me pak më shumë vëmendje raportin e MJAFT, do të dallonin së paku se në të nuk kishim të bënim me ndonjë denigrim të shqiptarit të thjeshtë, ulje apo cënim të karakterit të tij, për ndonjë fyerje ndaj ndjenjave të qytetarëve shqiptarë a diçka tjetër të ngjashme. Në filozofinë e MJAFT kjo do të ishte një tradhëti ndaj njerëzve tanë, vëllezërve, prindërve dhe atyre me të cilët ndajmë atdheun. Kritikat tona i adresoheshin keqqeverisjes si dhe mungesës së alternativave opozitare. Kreu i qeverisë nuk ka pse në këto kritika të drejtuara direkt mbi të dhe ekipin e tij, të mundohet të përfshijë edhe “Atdheun” apo gjithë popullin, në një përpjekje për ta rreshtuar veten në të njëjtën llogore me ata që i zhgënjen përditë. Zoti kryeministër dhe cdokush tjetër që është munduar gjatë këtyre ditëve të bëjë këtë, është absolutisht i pabesueshëm në sytë e shqiptarëve dhe ai vetë është i ndërgjegjshëm për këtë. Mua më duket mjeran perdorimi i kartes se ‘atdhedashurise’ ne reagimin e qeveritar. S’e paskesha ditur se atdhe sot na qenka varferia, papunesia, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe te denoncosh këto mynxyra u quakërka përbaltje e atdheut. Të më ndjejnë ata qytetarë që i quajnë këto “territore” atdheun e tyre. Sa për mua, unë kam atdhe Shqipërinë, atë Shqipërinë e mirë, që nuk i zë gusha dhjamë dhe s’I kanë bërë dhuratë ndonjë benz jashtë serie. Atë Shqipërinë e ndershme që mezi shtyn muajin, por që nuk korruptohet. Atë Shqipërinë e bukur që për zemrat e shqiptarëve është zonja e tyre e parë, pa pasur nevojë të manipulojë ligjin për t’u quajtur e tillë.
Trumpeta ‘patriotike nacionaliste’ është ndryshkur tashmë në Ballkan që nga koha e Millosheviçit dhe taktika të tilla nuk pijnë më ujë. Pas sulmeve të 11 Shtatorit, presidenti amerikan Bush, ish-presidenti Klinton dhe udhëheqës të tjerë amerikanë, vërshuan në valët televizive dhe radiofonike me një mesazh për popullin e tyre: “Në këto kohë të vështira, patriotizmi më i madh që mund të tregoni është që të gjithë së bashku të mos na zerë paniku, por t’i kthehemi punës për ta bërë Amerikën më të fortë. Shkoni në vendin tuaj të punës dhe punoni fort”. Dhe unë nuk kam ç’të them për ‘patriotizmin’ e qeverisë sonë, thjesht nje: Shko në punë!
 

rosen

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Me duket se Mjafti eshte levizje e qytetareve te Tiranes. Nese kjo eshte e vertete atehere Mjafti limitohet dy here: 1)limitohet te denoncoje mosfunksionimin e aparatit shteteror ne te gjitha nivelet pa u perzier me politiken; 2) limitohet territorialisht, operon vetem ne kryeqytet.
Ndoshta eshte koha qe mjafti te organizohet ne shkalle kombetare.Te shkundi rinine,ti shtyje per te protestuar ne te gjitha qytetet.Kjo duhet te jete sfida e Mjaft! Per sa kohe qe Mjafti= Veliaj me duket se Mjaft(levizje qytetare) nuk shkon shume larg(per Veliajn nuk e di).Uroj te gabohem!
 

McByrek

Primus registratum
Re: Raporti i Levizjes MJAFT ne Kongresin Amerikan

Fillimisht postuar nga caio:
[qb] Me duket se Mjafti eshte levizje e qytetareve te Tiranes. Nese kjo eshte e vertete atehere Mjafti limitohet dy here: 1)limitohet te denoncoje mosfunksionimin e aparatit shteteror ne te gjitha nivelet pa u perzier me politiken; 2) limitohet territorialisht, operon vetem ne kryeqytet.
Ndoshta eshte koha qe mjafti te organizohet ne shkalle kombetare.Te shkundi rinine,ti shtyje per te protestuar ne te gjitha qytetet.Kjo duhet te jete sfida e Mjaft! Per sa kohe qe Mjafti= Veliaj me duket se Mjaft(levizje qytetare) nuk shkon shume larg(per Veliajn nuk e di).Uroj te gabohem! [/qb]
Mesa di une, aktualisht MJAFT ka klube qytetare ne te gjitha qytetet universitare te Shqiperise: Tirane, Korce, Shkoder, Vlore, Elbasan dhe Gjirokaster. Por nese publiciteti qe ka qendra e levizjes ne Tirane eshte me i forte si edhe numri me i madh aktiviteteve qe ndodhin ne kryeqytet ku banon aktualisht 1 e treta e popullsise, kjo nuk me duket si problem disekulibriteti, por thjesht nje ceshtje peshe natyrore.
 
Top