Raporti i BE: Ballkani larg anëtarësimit, problem korrupsioni
Agjencia prestigjioze e lajme Reuters ka publikuar disa të dhëna nga progres raporti i BE-së për vitin 2009, një javë para se ai të dalë zyrtarisht në qarkullim. Ndër të tjera Reuters, thotë për Ballkanin se ka përparime të ndryshme midis shteteve, por kanë një të përbashkët: Korrupsionin shumë të përhapur

Ashtu siç pritej Kroacia mund të përfundojë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, ndërsa për Turqinë në raport thuhet se ka ende për të bërë në këtë drejtim.

“Të tjerë shtete që kanë aplikuar për në BE janë Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Këto shtete janë duke bërë përparime të pabarabarta, edhe pse Serbia ka aftësinë të fortë administrative të shkojë përpara me reformat. Korrupsioni është i përhapur në rajon. Ai ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve dhe mjedisit të biznesit”, thuhet në raport. Diplomatët thonë se ish-shtetet jugosllave prej 4.4 milion banorësh mund të bëhet anëtarë të BE-së në 2012 pas ratifikimit e traktatit të saj.

Ndërsa për Kroacinë, të cilës Rueters i kushton pjesën më të madhe të artikullit shkruhet se “pranimi i Kroacisë u bë e mundur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Slloveninë për kufijtë.
Para se te perfundoje bisedimet e pranimit, ajo ende ka nevojë për të përmirësuar luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për nxitur sistemin gjyqësor dhe rritjen e bashkëpunimit me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë.

Ndërkohë miratimi i Traktatit të Lisbonës nga Irlanda i dha gjithashtu një shtytje zgjerimit. Duke qëndruar tek zgjerimi Reuters shkruan se “Nuk ka pak oreks për zgjerimin e mëtejshëm midis vendeve anëtare të BE-së në mes të krizës ekonomike dhe pas zgjerimit të bllokut që nga viti 2004. Pritet që shumica të jenë ish-vendet komuniste nga Evropa qendrore dhe lindore.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23751. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23751