Rama: Pakti Detar në Kushtetuese. Meta përmbys qëndrimin e prillit për Marrëveshjen

Rama: Pakti Detar në Kushtetuese. Meta përmbys qëndrimin e prillit për Marrëveshjen

Rama: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për Paktin Detar me Greqinë

dt. 15 tetor, ora: 02:15

Marreveshja Shqiperi-Greqi per ndarjen e ujerave territoriale ka qene objekti i intervistes se kryetarit te PS, Edi Rama dhene per emisionin Top Show ku ai u shpreh se opozita do ndermarre si iniciative dergimin e kesaj marreveshje ne Gjykaten Kushtetuese para ratifikimit te saj ne parlament.

“Do t’i drejtohemi Gjykates Kushtetuese, e cila ne liri te plote dhe me konsultimin e eksperteve shqiptare e te huaj duhet te thote edhe fjalen e fundit”, tha Rama.

Rama tha se opozita e ka ndjekur me vemendje ceshtjen dhe debatin qe ka mberthyer opinionin publik dhe sidomos ate mediatik shqiptar duke pritur analizen e eksperteve te fushes te cilet jane ngarkuar me ceshtjen ne fjale.

Me tej kryetari socialist kerkoi transparence te marreveshjes dhe tha se qendrimi i Partise Socialiste do te jete ne perputhje me interesat kombetare.

“Qysh ne krye te heres kam kerkuar informacion per marreveshjen dhe jam konsultuar me eksperte te mirefillte qe me kane sugjeruar nje qendrim te tille ndaj kesaj marreveshje. Marreveshja eshte transparente ne nje pjese te vogel te saj ndersa pjesa kryesore, qe jane hartat mbetet edhe sot e pa sqaruar. Qendrimi i Partise Socialiste diktohet nga interesat kombetare”, tha Rama.

Per kryetarin socialist qendrimi indiferent i kryeministri dhe ministri te Jashtem, kane qene nje shtyse per t’u shprehur per kete marreveshje.

“Me kete ceshtje po merren nje grup ekspertesh qe une kam ngarkuar prej disa ditesh dhe u takon atyre te japin bazen logjike per te drejten kushtetuese. Kemi te bejme me nje ceshtje jashtezakonisht serioze dhe duhet te jemi te kujdesshem qe te mos biem ne anen tjeter te medaljes pasi behet fjale per nje miqesi dhe nje marredhenie qe duhet pare me respekt”, vijoi ne fjalen e tij Rama.

Numri nje i Selise Roze ne perfundim te fjales se tij tha se retorika nacionaliste nuk sherben per te miren e interesave kombetare dhe se asnjehere nuk mund te ngurohet per te vepruar e aq me pak per te folur per interesat kombetare, nderkohe qe qeveria shqiptare sipas tij asnjehere nuk ka patur vetedijen dhe kurajon per ta zbarthur kete marreveshje.

“Dallëndyshe ktheje ndryshe”. Në prill LSI-ja deklaronte se ishte kundër marrëveshjes për kufirin detar, duke e quajtur atë vepër antikombëtare të qeverisë së Berishës, ndërsa dje Ilir Meta, duke folur si kryetar i LSI-së, si zv kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë e mbrojti atë marrëveshje, madje akuzoi opozitën se kishte “qëndrim ksenofob”, pse premtoi të ngrinte grup ekspertësh për marrëveshjen.
Për hir të transparencës ndaj publikut, atë transparencë që sot kërkohet për marrëveshjen detare, “Shekulli” po boton të plotë, dy deklaratat, atë të Ilir Metës si zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm, dhënë dje para Ministrisë dhe atë të Ilir Metës si kryetar i LSI-së, lexuar më 29 prill nga zv. sekretari i Përgjithshëm, Besjan Pesha:

dt. 14 tetor

“Marrëveshja, detyrim i Shqipërisë, opozita po spekulon”

“Lidhur me çështjen e shumëpërfolur së fundmi në media për marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental, dua të sqaroj se e gjithë kjo është një spekulim i pastër dhe keqinformim i opinionit publik. Për të shuar çdo aludim, keqinterpretim apo keqdashje, do të ndiqet rruga me transparencë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të sqarohen në mënyrë të plotë të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e ngritura, në mënyrë qe t’u jepet fund spekulimeve dhe falsifikimeve mbi të vërtetën e kësaj çështjeje. Dua të garantoj të gjithë opinionin publik se për realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar. Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështjeje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cenimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë. Ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, sikurse mund të jenë thirrjet për djegien publike të flamujve kombëtarë të vendeve fqinje, apo siç është edhe rasti në fjalë, pasi epoka e nacionalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan ka përfunduar dhe raste të tilla janë episodike dhe të nxitura nga qarqe që kërkojnë të na kthejnë pas, apo që për arsye të mbijetesës së tyre nxisin këtë frymë regresive. Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo, linja e politikës sonë të jashtme, e cila ka si objektiv kryesor integrimin e vendit dhe të gjithë rajonit në rrjedhat dhe institucionet Euro -Atlantike dhe Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ato kushtetuese, duke garantuar në çdo rast dhe mbi të gjitha, sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. U bëj edhe njëherë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe veçanërisht opozitës, të bëhen pjesë e transparencës mbi këtë çështje dhe të mos krijojnë me qëllim apo pa dashje emocione të dëmshme, por të respektojnë punën e ekspertëve dhe legjitimitetin e saj.

29 prill 2009

Deklarata e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Besjan Pesha

“Jo! – marrëveshjes së fshehtë dhe grabitqare të Sali Berishës”

Ndihem shumë i indinjuar dhe i fyer sot, në rradhë të parë si shqiptar dhe mbi të gjitha si vlonjate, nga marrëveshja e fshehtë dhe grabitqare që Sali Berisha dhe qeveria e tij antikombëtare ka nënshkruar me shtetin Grek për delimitimin e territorit ujor. Siç është bërë e ditur nga mediat shqiptare, kjo marrëveshje parashikon faljen e 220 km2 territor ujor nga ana e Sali Berishës shtetit grek. Është e papranueshme, jo vetëm për popullin e Vlorës, por për të gjithë shqiptarët që Berisha të sillet me Shqipërinë sikur ajo të ishte prona e tij private, të cilën mund t’ia shesë apo t’ia falë kujt të dojë dhe si të dojë pa informuar më parë dhe pa marrë mendimin e shqiptarëve. Territoret ujore të vendit tonë, qofshin ato pranë Karaburunit, pranë Sazanit apo pranë Ksamilit nuk janë dhe s’kanë për të qenë kurrë mjet pazari personal midis Berishës dhe Karamanlisit, por duhet të jenë siç kanë qenë në jetë të jetëve mjet për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe pasuri e tyre e patjetërsueshme. Tokat dhe detet rreth Shqipërisë kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e pasurisë kombëtare shqiptare dhe ne nuk do të lejojmë kurrë asnjë flamur të huaj që të valëvitet mbi to. Gjaku shqiptar i derdhur në vite për mbrojtjen e kufijve, nuk do të mohohet dot kurrë nga Sali Berisha, i cili po tregon se është gati ta shesë dhe vendin për një përkëdheli greke.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe në emër të gjithë shqiptarisë i bëj thirrje Sali Berishës që urgjentisht ta bëjë transparente këtë marrëveshje të pistë, që i ngjan për nga përmasat marrëveshjes për shitjen e vendit nga Ahmet Zogu. Kjo marrëveshje duhet t’ju vihet në dispozicion të gjithë shqiptareve dhe janë ata dhe vetëm ata, që mund të vendosin se si do të përdoren territoret tona ujore. Unë, si drejtues i LSI-së për Qarkun e Vlorës, nuk do të rresht kurrë së foluri, denoncuari dhe vepruari kundër kësaj marrëveshjeje të pistë dhe antikombëtare. Në vend që në bisedimet me Greqinë të shtrohej dhe të kërkohej zgjidhje për çështjen çame, për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, për të drejtat e emigrantëve tanë aty, për çështjen e gjendjes së luftës dhe çështje të tjera në interes të Shqipërisë, Berisha pranon pa kushte pushtimin në tavolinë të 220 km2 territor ujor. Sali Berisha sapo na dha të gjithëve edhe një shembull tjetër të antishqiptarizmit të tij, shembull që tregon qartë se ai është i gatshëm ta shesë Shqipërinë te Greqia apo çdo ofrues tjetër për një mandat tjetër qeverisës. U bëj thirrje të gjithë vlonjateve, që të reflektojnë për këtë akt të turpshëm të Berishës dhe i bëj thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar, faktorëve të shoqërisë civile dhe medias që të reagojnë menjëherë dhe pareshtur deri në zbardhjen dhe anulimin e kësaj marrëveshjeje antikombëtare.(Shekulli)

qRp4cEmCCz8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24099

Top