Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që nxori të pafajshëm Ilir Metën. Në rrjetin social Twitter ai shkruan se “Skënderbeu dhe gjithë etërit e kombit e të pavarësisë shqiptare do të ndjeheshin sot të turpëruar nga llumi i drejtësisë pas 100 vjetesh pavarësi!”. Më tej Rama vlerëson se: “e turpëruar ndjehet sot edhe Europa që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për ta pa kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë!”.
Ju si mendoni??? A do ndihej i turperuar Skenderbeu per Shqiperine sot???
Ju si mendoni??? A do ndihej i turperuar Skenderbeu per Shqiperine sot???
Do sulmonte albtelekomin e kesi gjerash.
Rama do te fuste ne valle, pervec Skenderbeut, edhe Aleksandrin e Madh, qe pretendohet qe eshte Shqiptar, por kjo nuk do i sillte asnje dobi. Keta politikane nuk e kane as aftesine e as deshiren per t'i bere gjerat sic duhet. Nuk e kane mendjen e hapur prandaj edhe disa personalitete me vlere reale nuk nderhyjne me kontributin e tyre per problemet madhore te Vendit. Me ke te merren...?