Raiola: Barcelona Po Këmbëngul Për Pogbanë

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1446138202pog-1.jpg
Paul Pogba rikthehet sërish në qendër të thashethemeve të merkatos, por kësaj radhe pas një interviste të agjentit të tij, Mino Raiola, që ka lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm të klientit të tij nga Torino.

Raiola ka thënë se Pogba mund të largohet nga Juve në afatin kalimat të verës, me Barcelonën e cila është duke bërë tratativa prej kohësh.

“Barcelona ka shfaqur interesim prej kohësh, ne e dimë që Juve ka refuzuar oferta prej 80 deri në 85 milionë euro sepse skuadra beson se vlera e tj është 100 milionë. Sigurisht që në afatin e janarit ai nuk do largohet nga Juve, sepse lojtarët e mëdhenj nuk ndryshojnë skuadër në mes të sezonit”, ka thënë ai.

Megjithatë, Raiola ka thënë se fjalët e tij nuk nënkuptojnë se ai do të largohet me patjetër, duke rikujtuar se zgjedhjen për të qëndruar te Juve ai e mori duke dëgjuar zemrën.

Por, jo vetëm Barcelona është e gatshme të shpenzojë miliona për mesfushorin francez, pasi edhe PSG e Bayern janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në ekip.

Zërat shtohen edhe më tepër, pasi kur Raiola është pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm të klientit të tij në drejtim të Bayernit, ai nuk e ka mohuar, ndërsa ka thënë fjalë të mira edhe për trajnerin Guardiola.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
“Pogba kushton 260 mln euro”
1446548271pogba.jpg
Pol Pogba është objektiv i merkatos së Barcelonës dhe kjo është shumë e qartë. Megjithatë klubi katalanas nuk do ta ketë shumë të lehtë për të arritur te mesfushroi francez.

Drejtuesit e Juventusit po i rezitojnë çdo oferte deri tani, ndërkohë që është një tjetër aspekt që i vendos kampionët e Spanjës në një dilemë të madhe dhe bëhet fjalë për anën financiare të këtij operacioni.

E përditshmja 'Sport', me një artikull të publikuar prej saj ka bërë një paralajmërim në lidhje me koston e transferimit të futbollistit në Kamp Nou duke zbuluar disa detaje në lidhje me këtë çështje.

Sipas saj, në total shifra që duhet të derdhë Barcelona në arkat e Zonjës së Vjetër është plot 260 milionë Euro. Nga këto 100 milionë janë për kartonin e Pogba, 10 milionë si këst për agjentin e futbollistit, Mino Raiola, ndërsa 150 milionë Eurot e tjerë janë për pagesën e Pogba në bazë të kontratës që do të përpilohet.
 
Top