Qyteti im...

Guest
Re: Qyteti im...

E di, ...
I hedh nje veshtrim idese se largesise dhe ... ndjehem i varfer. Dheu me shikon prej poshte, ... duke rrene ne dashuri me hijen time, teksa mishin apo gjakun tim e flak tutje - drejt inegzistences.
***
Perbrenda imagjinates sime, me sensacionalizmin e te qenit larg, bluaj perbrenga mekanizmave te trurit tim, kalldremet a pafundme, apo gropat zevzeke mbulonin rrugicat e Korces. Ato rruge, i dija permendesh, dhe ... sa e sahere i prekja me syte mbyllur, duke e vendosur veteveten perbrenda krijimesh kubike, pikasosh aspak surrealiste, une - qyteti - ti, (asgje tjeter s'kishte me kuptim).
Perbrenda kesaj triologjie rridhte jeta, dhe ... ajo ishte teper e varfer per ato momente. Prej flokeve te mi shkarkoja perdite nje rre te grinjte hi cigaresh, teksa ti me luteshe te tregohesha me i meshirshem karshi paketave "David off" apo "Royals".
...Por rastiste edhe te buzeqeshnim, bente vaki edhe te flisnim rreth qiellit, yjeve, kometave, apo meteoreve ... nje dite mund te kalonin siper veshtrimeve tona dhe ... me vetedije te na vendosnin diku tjeter, larg atyre neoneve te djegur, verbonin bulevardin poshte nga parku, larg shisheve te ekzekutuara te konjakut "Ekstra", sa me larg prej imazhit tend te cmendur pas emrit tim, pas hijes sime, pas fjaleve te mia; por ... aspak pas gjakut tim, rridhte neper vena i pasuruar prej alkoolit, apo trishtimit te monotonise se gjate.
Dhe ... kur rastiste te ndjehesha i lodhur prej perkedheljeve te tua, do te rrembeja shoket e mi, ... do te largoheshim drejt fshatrave provinciale, buze teje, duke rrekellyer ndonje arke me "recine", apo duke puthur verat magjike te shuleve. ...Por perseri, perbrenda perseritjeve te njepasnjeshme, une do ta gjeja vetveten te hedhur kraheve te tu - qyteti im - Perse me largove???
***
...
 

renea

Primus registratum
Re: Qyteti im...

gjithe qytetet e Shqiperise,fshatra jane e dashur,por besoj se e kane tek qyteterimi qe ndjen ti per vendin ku ke banuar.ne mos gaboj
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Neurosis me rrenqethe mishin...dhe te mendosh qe behet fjale per nje qytet qe e kam vizituar vec dy here deri me sot!
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Qyteti im...

per ate ushten gjithmone “gati!” te Teutes, qe ashtu e zhveshur atje lart ne maje te nderteses se “Bankes se Shtetit Shqiptar” e la me goje hapur gjithe femijerine time.

.[/i] [/QB]
Mu mbushen syte me lot kur e lexova kete Djep. Imazhi ketu siper eshte i ngulur ne koken time qekur e shifja nga shpatullat e babit. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

streghina

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Para vitesh i urreja ato rruge kur kaloja(sidomos ate tatepjeten qe vrapoja kur shikoja mamin qe po vinte ne shtepi dhe bija e beja gjunjet cope /pf/images/graemlins/frown.gif
dhe qe mos e vinte re qe isha vrare mundohesha te zgjasja pak me shume fundin /pf/images/graemlins/frown.gif )i urreja edhe ata qe sa her dilja nga shtepia me doemos do te me ngacmonin,edhe plakat qe rreshtoheshin pasditeve dhe na "studjonin" cfare kishim veshur para se te dilnim...i urreja edhe netet qe shkruaja ne flaken e qiriut(dhe vetem pas 10 minutash niste motra ime e vogel -Babi,si kemi thene qe kur ska drita do me mesosh serenata?dua ate "Capkene moj"une.ndersa une i bertisja se kisha per te mesuar /pf/images/graemlins/frown.gif ) urreja montonine kur perdite skishim cbenim vecse te luanim voley(nisa ta dua vetem kur u keput fare nga te terhequrat neper avllite e komshijve)... urreja kur duhej te prisja me ore rrjesht te vinte uji,edhe ate te ftohte te hidhur qe ma thante fytyren kur ikja ne shkolle(edhe pse ne shumicen e rasteve behesha vone dhe i lutesha duke i premtuar rojes se nuk vonohesha me /pf/images/graemlins/frown.gif ) ...dikur i urreja ndersa sot...i dua me shume se cdo gje...kur i kujtoj me vjen te qaj me budallallekun tim...por smund te qaj vetem se me mallin qe kam per ato rruge qe tani nuk e di se kur do shkel,per ato plaka qe rrinin e me kritikonin kanatjeren apo fustanin dekolte,apo pantallonat e ngushta.urreja ato nete te pafundme pa drita kur i mesonte babi kenget motres sime shume me kurioze se une!cuditerisht me mer malli edhe per ato ore kur prisja te vinte uji(mbase ngaqe u mesova te prisja!!!!)...edhe per nje fjale ne shqip me ka mar malli.qofte edhe ndonje shaka fare pa kripe te djemve qe rrinin e prisnin te binte zilja te mbaronte mesimi.
o Zot sa do doja te pakten te kaloja ne ato rruge!
si ateher por tani i dua ndryshe!tani vertet qe I DUA!dua te vras perseri gjunjet, te vrapoj te pres mamin, te shof disa fytyra qe "i njof",dua te isha ne ate kohe te ftohte qe do me ngrohte me teper sesa ky mot me diell ketu... /pf/images/graemlins/frown.gif
por crendesi ka tani cdua une????ato qe ishin sjane dhe skane per te qene me...
deshirat e mia jane diku tani...ne zemer ne mendje...ne endrrat e mia...
Te enderroj zemra ime, qyteti im i teper enderruar!me mungon aq sa me mungon mami,babi, buzeqeshja dhe syckat e perlotura te motrave te mia...me mungon TI...sepse ata, une,...Jemi pjese e jotja!!!
 

I love new york

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Fillimisht postuar nga renea:
[qb] Dhe mua me kujtohesh ti cepave te Lotusit, VIP-it nen tymin e dendur te cigareve imitoje dike, per te provuar dicka ne asgjene e madhe perreth.
Pronaret e diskove nuk i kam njohur kurre, ata merrnin leket e mija me qellim qe une qe argetohesha, dhe raporti i tille nuk u prish kurre. Me kujtohet Tani i Cajes, vetem emri i tij, qe kur te zihesha me ndonje "vorri boms" te thoshaj "e njef Tanin e cajes" dhe kjo ndoshta ishte fraza magjike, "hapu sezam", "hiqmu sysh kokepalare". [/qb]
Hey une dhe i fejuari im e ke mi pasur Lotusin me qira for a while. Per cfare viti flet???? me duket se eshte prishur tani apo jo???
wow, me kujtove fillimet e daahurise, netet kur e mbyllnim Lotusin, pinim ca whiskey me kastraveca me uthull, hanim ndonje torte, pinim cigare, pastonim, mbanim llogarite dhe futeshim tek dhoma e furnizimeve dhe benim dashuri.........
une flas per fundin e 1996
 

Guest
Re: Qyteti im...

qyteti im i vockel, i ndotur prej shkumbes se hirte te te heshturit liqen.
... me kujtohen te deformuarat gjurmet e mia, rrerres se lagesht perbri shtatit tend, dhe ... ndjehem i vobekte, tani, mes dhjetra ujrash te pangjyrta malli.
a te kujtohet, perbrenda rutines tende monotone, do te zgjoja mengjezin e plagosur, te cdo dite, me nje kafe te hidhur perbri rrenqethesit gjumit tend, perballe psheretimave te panumurta, te femijeve te tu, ... duke pershendetur prej se largu te pagjumet peshkatare, tek ... canin te blertin barkun tend me grepat e tyre te vegjel, per te nxjerre prej brendesise tende te gjelbert te zjarrtin diell te nje agimi te ri.
***
ketu ne "marsianen" hemisferen tjeter, dielli eshte sa here i kuq!!!
 

Goca

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Amira dhe Djepi, do i shtoj edhe dicka tjeter kujtimeve per qytetin tone.

Bregut.....

Brengosur, shqyer.Ecin mbi gjurme hijesh. Vrapojne, ndalen. Fryma e tyre me ledhaton floket. Zerat jane te ngjirur. Perplasen mureve te qytetit e kthehen ne oshetime qe mbytet ne kujtesen time femijenore. Kembet perplasen ne rruge, syte ecin mbi trotuare vetullash. Gjithcka leviz me shpejtesine e nje elektroni te lire.
I sapoliruari trup....
Ecen, vrapon, kthen koken prapa, perseri perpara, i lumtur , i forte, i heshtur, pa fjale....
Leviznin hapat ate dite ne drejtim te portes se madhe. Vargje trupash qe linin pas shpirtin, mberthyer pas nje guri, nje rrugice, nje shtepize, nje gjysheje ulur tek stoli i drunjte, nje kujtimi.
Ata do te iknin per te mos u kthyer me kurre ashtu sic u nisen. Ata s'do ishin me kembezbathur, por brenda do kishin perhere nje kutize te vogel me mbishkrimin "MALL".
....
Rruget mbeten bosh ate dite. U shua drita e neoneve. U mbyten lutjet e nenave ne detin e kripur te loteve. Humben zerat mes sirenave. Toka nisi udhetimin e saj. Ajo akoma s'eshte ndalur....

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

Ismail Kadare i permbledh shume bukur te tera.
 

buci

Forumium praecox
Re: Qyteti im...

Fillimisht postuar nga *Penelat e Van Gogut*:
[qb] Amira dhe Djepi, do i shtoj edhe dicka tjeter kujtimeve per qytetin tone.

Bregut.....

Brengosur, shqyer.Ecin mbi gjurme hijesh. Vrapojne, ndalen. Fryma e tyre me ledhaton floket. Zerat jane te ngjirur. Perplasen mureve te qytetit e kthehen ne oshetime qe mbytet ne kujtesen time femijenore. Kembet perplasen ne rruge, syte ecin mbi trotuare vetullash. Gjithcka leviz me shpejtesine e nje elektroni te lire.
I sapoliruari trup....
Ecen, vrapon, kthen koken prapa, perseri perpara, i lumtur , i forte, i heshtur, pa fjale....
Leviznin hapat ate dite ne drejtim te portes se madhe. Vargje trupash qe linin pas shpirtin, mberthyer pas nje guri, nje rrugice, nje shtepize, nje gjysheje ulur tek stoli i drunjte, nje kujtimi.
Ata do te iknin per te mos u kthyer me kurre ashtu sic u nisen. Ata s'do ishin me kembezbathur, por brenda do kishin perhere nje kutize te vogel me mbishkrimin "MALL".
....
Rruget mbeten bosh ate dite. U shua drita e neoneve. U mbyten lutjet e nenave ne detin e kripur te loteve. Humben zerat mes sirenave. Toka nisi udhetimin e saj. Ajo akoma s'eshte ndalur....

/pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Car ma ke bere mishin kokrra-kokra. Seriozisht, te lumte.
 

crazy

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Ti Shqiperi me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove,
plot me deshire e me zjarr"
Me merr malli per qytetin tim,per rrugicat ku luanim gjithe gezim,per ate kohe plot hare e pa pasur lot ne sy.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Qyteti im...

Vënd i dshtun ku un' leva,
Se sa her' me mall t'kujtoj!
Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,
Shum', Shqypni, un ty t'dishroj!

Shpesh kujtimet m'shkojn' te sht'pia
Ku me mall e shkuesh fmininë,*
Zemrën krejt me grin dashtnia
E prej mallit mbrend po zinë.**

Ah, at votër, kur kujtova,
Ku qark saj un' jam rrethue...
Dy tri pika lot i lshova
Ktu n'kët vënd ku jam mërgue.

Kur ma thell' jan shtye n'mendime
E mjerimin kam kujtue...
Iknë, iknë ç'pata g'zime,
Zemra faret m'u coptue!
 
Top