Qyteti im...

ala

Forumium praecox
Re: Qyteti im...

Qyteti im...
I dashuri im,i pervuajturi,i harruari nga pushtetaret frikacake e hajdute...
E dua qytetin tim,dua xhiron e mbremjes ku dilnin vetem burrat,e ne te vegjelit atehere benim plane si ta permbysnim idene e te dalurit xhiro vetem te burrave...
Dua gjimnazin tim te dashur,dhe rruge qe beja nga
shtepia deri ne shkolle.Nje rruge e magjishme,plot me djem te gatshem per te propozuar,rrugicen e ngushte te "3 Deshmoret" vendi me i persosur per te bere propozimet e tyre.Rrugen e qendres ku ishte bere si nje pasarele ku te gjithe te vezhgonin deri ne imtesi,fjalet me kunja,e ato te tjerat- Si shpirt qeke sot...
Pasticerine ku linim takimet,Xhirot nga fillimi ne fund te bulevardit dhe kthimin...te gjitha i dua.
Qyteti im ,gjate dimrit gjitha balte,rrugeve anesore dhe ndonjehere dhe ne ato kryesore.Gjate veres gjithe pluhur,autobuzat qe niseshin tek axhensia per ne plazh,mekina me volumin e kasetofoneve ne maksimum,xhirot e gushtit ku s'kishe ku te hidhje kokrren e rrushit se kishin ardhur refugjatet(tani jam vete e tille),lulishtja e qendres ku mblidheshin garipat dhe thoshin -kjo eshte e imja,ajo eshte e zonme...
Fusha e Kadive kur gjemonte nga ulerimat e kalamajve qe luanin futboll,tani e mbushur vetem me ndertime e banesa pa fund...
Parku i famshem qe tani nuk eziston me i kthyer ne nje treg industrial,po pse nuk kishte tjeter vend per ta bere tregun???
Don kafeja kur benim mbremjet tona magjike,plazhi o Zot sa me ka marre malli per ate rruge qe shpesh jemi nisur ta bejme ne kembe por qe per cudi na ndalonin autobezet te kembet dhe ishte gjynah te mos hipje...
Me kamarre malli per te gjitha keto ,per rrugicen e vogel te lagjja e nones kur luaja kur isha e vogel,lagjen te nona tjeter ku ishim gjithe ata kalamaj,kur shkonim per ne Cete,ose tek burimi...
Po cesmja e sportit,o Zot uji akull me eren karakteristike,ku takonim ushtaret e shkrete qe kane reparin aty afer dhe talleshim me to,me ka marre malli...
Qyteti im te dua ,me merr malli per ty edhe pse ti ndoshta s'do ta dish nese une te mungoj,megjithe balten e dimrit e pluhurin e veres prape me merrr malli per ty!!!!
 

ana-b

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Shkodra në mengjese

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qete.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat pershendetje dridhen në heshti të lete,
e shpejt në at lavdi dielli, ** e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle:

skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle.
:cry:

Ernest Koliqi
 

elips

Primus registratum
Re: Qyteti im...

Stina e Peste
(Incesti im -)

...Gishtat e tu -
... te perkufizuar perbrenda ndonje metafore universale, apo ... te zhurmshmi personifikimi mbreselenes, ngadale me nje garuzhde te drunjte- te gedhendur prej lisit-trung, kaq e kaq vite ngrohej siper vatres se shtepise se plakur - perziejne supen nervore perbrenda tufes se harbuar te deshirave: ... Te pakten te te perkedhelja edhe ..., nje here - te vetme, te paperserithme - te buzeqeshuren fytyren tende te kalldremte.
Dhe vera, perseri, me braktisi ne harresen e vjeshtes - tekanjozes, romantikes suaj - ... perqesh deshiren time me krahe te avullta mendimesh, se ...
Por..., per nje gje jam i sigurt!!! Ajo ka per te qene nje Stine e Peste ne ate te dikurshem vit, kur une -
...Do te kem perseri mundesi te puth petalet e trendafilave te eger celur mbi buzet-serenata te tua; apo... te mund te dremis perbri te ujavarteve flokeve te tu, ku mijera dallendyshe migrimesh kane ndertuar fole amorfe enderrimesh.
...Ka per te qene nje Stine e Peste!, kur une -
...Do te mund te te afrohem perseri, dhe ..., porsi dikur, do te hapesh krahet e tu, sikurse une zgjoj dritaret e te vetmuares dhomes sime cdo te vjeteruar mengjez; ...do te me ftosh ne te ngurtin shtratin tend, duke zberthyer kopsat-gure te rrende pragjesh, per te me mikluar me qumesht-jete prej gjysmesferave te tua te mermerta, sikurse kur isha i vocer - sapo nxjerre krye prej gojes tende, ende i perbaltur prej zakoneve te tua, une - mekati yt i shenjte!
...Ka per te qene nje Stine e Peste! Do te permbledhe vite te terra - orgazma te shfrenuara perbrenda - nje te perhershme stine, dhe une -
...Do t'i ve emrin tend, e dashur, do ta emeroj:
KORCE!!!
 

elips

Primus registratum
Re: Qyteti im...

...Per dashurine time ndaj teje - rreth mpireses dhimbjes sime.
...Dremisin eshtrat e gjysherve te vjeter, dhe ..., pa zhurme, marrin fryme prej carjeve te gureve te mermerte. Gjyshet e rrudhosura, porsi papiruse antike, ndricojne qirinj shpirtrash, me nje flake verdhacuke kujtimesh, vitesh letargjike, ... kurre s'do te mund t'i prekim.
...Per brenda enderrave te vrazhda, dalloj gjurmet e kaltra te blue-jeans-eve te mia mbi gurret beqare te bordurave-arterieve te tua. Zhurma jone capkenesh - gjaku yt i pangjyre, e grinjta fryma jote - pluhuri mbi pantallonat e pahekurosura, ...,oret e crregullta te hapave tona - rritmi i muskulatures se zemres tende te lodhur - jeta!!!
...Ngryset dita, me floke te kuqeremta enderrimesh, perbri te njejtes, te plakur hene; mes yjesh, pergjithesisht te emertuar, te verber; avull leshojne buzet ne pritje - afshe te kondensuara deshirash per buzet e tua - Koriza ime!!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Qyteti im...

e pabesueshme!
Hansi e gjeti rrugen e shpise, edhe pse zogjte i hengren therrimet e bukes...
 

gangsterja

Primus registratum
Nje heshje mbizoteron,fryn era e lehte e vjeshtes pasi te gjithe jane te strukur neper shtepite e tyre dhe po qendrojne te strukur prane zjarrit.Anash rrugeve te trotuarit degjoj disa hapa tek po vijne drejt meje dhe e kthej koken por nuk mundem qe ta shoh,pasi erresira e ka mbuluar ane e mbane qytetin dhe nuk dua qe ta marrin vesh banoret se cpo bej apo se qendroj naten vone jashte.
 
Top