Qeveria shqiptare penalizohet nga një Gjykatë Arbi
Padia në Arbitrazh, Sorosi fiton 89 mln lekë
FRANCE
Qeveria shqiptare penalizohet nga një Gjykatë Arbitrazhi në Francë, ku paditësi ishte fondacioni SOROS (tani quhet OSFA). Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris, vendosi dje që qeveria shqiptare t'i kthejë 89 milionë lekë (900 mijë dollarë) si TVSH, Projektit Shqiptar për Zhvillimin e Arsimit (AEDP), një organizatë joqeveritare e krijuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, SOROS. Që prej vitit 2002, qeveria shqiptare nuk e ka rimbursuar AEDP-në për taksat e paguara për projektet e rindërtimit të shkollave sipas ligjit shqiptar dhe një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 1997 nga të dyja palët.
AEDP-ja njoftoi se do t'i përdorë këto fonde për të ngritur një shtëpi për OJF-të, një qendër burimesh për komunitetin e OJF-ve dhe vendtakim për organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që ato të marrin pjesë në diskutimet publike. AEDP dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë (OSFA), do të nisin menjëherë kërkimet për një vend të tillë, me qëllim hapjen e qendrës në qershor 2007. AEDP-ja ka kontribuar me rreth 57 milionë dollarë për zhvillimin e sektorëve të arsimit fillor dhe tetëvjeçar në Shqipëri, një punë 11-vjeçare. Organizata ka shpenzuar mbi 30 milionë dollarë për ndërtimin dhe rindërtimin e 275 shkollave.
Mes misioneve të AEDP-së është edhe reformimi i kurikulës së arsimit fillor dhe tetëvjeçar, sigurimi i materialeve të mësimdhënies dhe leximit, forcimi i marrëdhënieve komunitet-shkollë edhe riparimi dhe rindërtimi i mjediseve të shkollave në vend. Që kur u themelua në vitin 1994, AEDP-ja ka bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, kryesisht Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në vitin 1997, ky bashkëpunim u zyrtarizua kur nënshkroi një marrëveshje me qeverinë, për njohjen e rolit të AEDP-së në zhvillimin e arsimit në vend. Me këtë marrëveshje, qeveria shqiptare pranoi të përjashtonte nga të gjitha taksat, përfshi këtu edhe taksat doganore si dhe TVSH-ja, AEDP-në për të gjitha projektet e saj. Ajo ra dakord edhe për një projekt të rindërtimit të shkollave, të njohur si "Tirana 2000". Fillimisht e suksesshme, marrëveshja vazhdoi deri në vitin 2001 me disa projekte për rindërtimin e shkollave dhe bashkëpunimin deri në vitin 2005.
Në vitin 2002, megjithatë, qeveria shqiptare vendosi të ndalojë rimbursimin e TVSH-së për shpenzimet e projekteve, pas një ndryshimi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në mirëbesim, AEDP-ja vazhdoi punën për zhvillimin e sektorit të arsimit në vend dhe tentoi të rimerrte shpenzimet për taksat. Pas shfrytëzimit të të gjitha mundësive, AEDP-ja u detyrua të çonte çështjen në një gjykatë ndërkombëtare Arbitrazhi, në gusht 2005 dhe seanca e parë dëgjimore u mbajt në Paris, në maj 2006.