Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

TIRANË- Teatri Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve ndërrojnë “shtëpi”. Megjithëse në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, deri dje në mbrëmje nuk u hodh vendimi i zbardhur për transferimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishëm të kulturës dhe artit në vend, në mbledhjen e paradites, kryeministri Berisha lajmëroi marrjen e një vendimi të tillë. Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e djeshme të një rëndësie të veçantë, kryeministri Berisha vlerësoi vendimin për shndërrimin e Qendrës Kulturore Kombëtare “Arbnori” në Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, me propozim të Ministrisë së Kulturës. Lidhur me këtë, kryeministri Berisha u shpreh: “Teatri merr një sallë dinjitoze dhe një ambient nga më dinjitozët në vend. Qendra Kombëtare e Kulturës “Arbnori” me hapësirat e saj të gjera, nuk arriti gjatë këtyre 15-viteve të fitojë gjallërinë dhe të përshtatet tërësisht me kushtet e tregut. Në këtë mënyrë, krijohet një hapësirë e madhe për Galerinë, për ekspozenë shumë më të plotë të dhjetëra veprave të kolosëve të kulturës shqiptare dhe botërore, të cilat presin për t’u ekspozuar, ashtu sikurse Teatri Kombëtar merr një sallë dhe një ambient shumë më dinjitoz se ai që sot disponon dhe këtë ai e meriton plotësisht”. Nuk dihet ende. se kur do të bëhet shndërrimi i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Teatër Kombëtar dhe Galeri Kombëtare të Arteve, por dihet, se aktualisht në ambientet e saj zhvillojnë aktivitetin disa biznese private, një prej të cilëve që dje kontestoi vendimin e qeverisë. Zhvendosja e Teatrit dhe Galerisë, në ambientet e QNK-së, vjen në një kohë që në krye të dy këtyre institucioneve pas 3 korrikut, janë emëruar titullarë të rinj. Ndërsa, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, që para viteve ’90 u ngrit si një muze për të ekspozuar veprën e Enver Hoxhës, vetëm para një muaji iu dha emri “Arbnori”.
Reforma në Akademinë e Shkencave
Ndërkaq, kryeministri Berisha foli dje në mbledhjen e qeverisë gjithashtu, për rëndësinë e miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Me këtë ligj, u shpreh Kryeministri, ky institucion i rëndësishëm i vendit pëson një reformë të rëndësishme, që do i mundësojë atij të shkëputet nga trashëgimia organizative e regjimit totalitar, për t’u kthyer në një institucion elitar të botës së lirë. “Reformat, janë motoja jonë. Me këtë rast, shtoi Kryeministri, dua të shpreh respektin tim për punonjësit e Akademisë dhe institucioneve, por forma e organizimit të saj është tërësisht e tejkaluar dhe e papajtueshme me stadin aktual të zhvillimit të vendit”,- tha ai.


Marre nga Shekulli
 

ujku81

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Une them ta bejne CAsino & Teater /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Un them ta bejne bordello /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

+ Berishes, Kur ta marri Edi Rama Do jete Akoma me mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

ec mer ti zbythin atyo plerat e tch ene te behet qender kulturore sic eshte ne emer...
 

olololol

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Si boni kaq Lek TCH sa te kete nje godine te tijen ??
Me gjithe ato lek qe jua futen shqiptarve me DIGITALB ( sju permbajten kontrates per ndeshjet e futbollit )
/pf/images/graemlins/mad.gif
Ai eshte objekt i qytetit dhe ska pse te shfrytezohet nga nje Kompani Private !!
S'ka pune politike ketu se mediat ate pune kane ktu te shajne , ktu te ngrejne perhere Opoziten do bejne .

Hajde Tung /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top