Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

TIRANË- Teatri Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve ndërrojnë “shtëpi”. Megjithëse në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, deri dje në mbrëmje nuk u hodh vendimi i zbardhur për transferimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishëm të kulturës dhe artit në vend, në mbledhjen e paradites, kryeministri Berisha lajmëroi marrjen e një vendimi të tillë. Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e djeshme të një rëndësie të veçantë, kryeministri Berisha vlerësoi vendimin për shndërrimin e Qendrës Kulturore Kombëtare “Arbnori” në Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, me propozim të Ministrisë së Kulturës. Lidhur me këtë, kryeministri Berisha u shpreh: “Teatri merr një sallë dinjitoze dhe një ambient nga më dinjitozët në vend. Qendra Kombëtare e Kulturës “Arbnori” me hapësirat e saj të gjera, nuk arriti gjatë këtyre 15-viteve të fitojë gjallërinë dhe të përshtatet tërësisht me kushtet e tregut. Në këtë mënyrë, krijohet një hapësirë e madhe për Galerinë, për ekspozenë shumë më të plotë të dhjetëra veprave të kolosëve të kulturës shqiptare dhe botërore, të cilat presin për t’u ekspozuar, ashtu sikurse Teatri Kombëtar merr një sallë dhe një ambient shumë më dinjitoz se ai që sot disponon dhe këtë ai e meriton plotësisht”. Nuk dihet ende. se kur do të bëhet shndërrimi i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Teatër Kombëtar dhe Galeri Kombëtare të Arteve, por dihet, se aktualisht në ambientet e saj zhvillojnë aktivitetin disa biznese private, një prej të cilëve që dje kontestoi vendimin e qeverisë. Zhvendosja e Teatrit dhe Galerisë, në ambientet e QNK-së, vjen në një kohë që në krye të dy këtyre institucioneve pas 3 korrikut, janë emëruar titullarë të rinj. Ndërsa, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, që para viteve ’90 u ngrit si një muze për të ekspozuar veprën e Enver Hoxhës, vetëm para një muaji iu dha emri “Arbnori”.
Reforma në Akademinë e Shkencave
Ndërkaq, kryeministri Berisha foli dje në mbledhjen e qeverisë gjithashtu, për rëndësinë e miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Me këtë ligj, u shpreh Kryeministri, ky institucion i rëndësishëm i vendit pëson një reformë të rëndësishme, që do i mundësojë atij të shkëputet nga trashëgimia organizative e regjimit totalitar, për t’u kthyer në një institucion elitar të botës së lirë. “Reformat, janë motoja jonë. Me këtë rast, shtoi Kryeministri, dua të shpreh respektin tim për punonjësit e Akademisë dhe institucioneve, por forma e organizimit të saj është tërësisht e tejkaluar dhe e papajtueshme me stadin aktual të zhvillimit të vendit”,- tha ai.


Marre nga Shekulli
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

mendoj se eshte idiotsia e rradhes e nje qeverie te paafte per te administruar shtetin.
si mundet te kthesh qnk-ne ne teater kombetar kur atje nuk ekzistojne kushtet audio-teknike per te bere teater. une kam bere 4 vjet shkolle skenografi dhe i njoh shume mire parametrat teknike qe nevojiten per nje ambient i cili do kthehet ne teater. ne rastin konkret rruga do ishte nje zgjidhje me e mire se sa ambienti "arbnori" qe ofroi qeveria. nejse aktori i ketij absurdi ka vendosur keshtu dhe ne edhe per ca kohe duhet ta durojme kete drame te dyte te vendit tone /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
H

harap

Guest
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

kjo ishte vepra me e mire qe mund te behej.NJe veper e tille ne mes te tiranes shfrytezohej privatisht nderkohe qe mund te perdorej per gjera te tilla.Ate e ka vleresu gjithe Tirana e Shqiperia po eshte fatkeqesi e jotja qe sdel dot nga ngjyrat politike.
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Me sa di une, fajin teatrit apo kinematografise ne Shqiperi nuk ja ka salla po prodhimtaria, mospershtatja me tregun, mungesa e "konsumatorit" ne ato pak pjese qe luhen.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Nga ana teknike S6-ta ka te drejte se nuk eshte e lehte te kthehet nje vend i projektuar ne origjine si mauselum ne nje salle teatri, por asgje s'eshte e pamundur. ndoshta e vetmja gje qe duhet te kemi parasysh eshte fatura e demshperblimeve qe do ti duhej te paguante qeveria per arsye te prishjes se kontratave te qerase qe ka me institucionet e ndryshme qe funksionojne aty brenda piramides /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
H

harap

Guest
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

ca demshperblimi aman se i kane marr falas.Ne mes te Tiranes nuk kane paguar asnje kacille.Shuma shume qesharake
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Sado qesharake qe te jete shuma e qerase TCH ka nj kontrate 20 vjecare per shfrytezimin e atyre ambjenteve qe ne kohen kur ishte Edi Rama minister i kultures. Dhe per sa di une kur nje kontrate e tille prishet per çfare do lloj arsyeje ka nga nje demshperblim nga mbrapa, pa llogaritur ketu kronikat e lajmeve dhe lajemt e tjera te botuara ne gazeten Shqip qe do filloje te publikoje Top Media kunder kryeministrit aktual...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Mund ta bejne ndryshe, tu jape falas Ekspoziten p.sh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Ore ca do kontrate te kete me ate shume qe eshte bere kontrata demshperblimi eshte i paperfillshem.E pse ta merrnin ato ate ndertese?Sepse paguan me shume lek ne dore.Aspak e drejte.
Ujku Edhe nga ekspozita do i nxjerrin pa merak.
Se e shan Top Media kryeministrin si behet vone me asnjeriu pasi populli shef e degjon.Keto jane ato qe kane digitalbin kete mos e harroni.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

pavareshisht se kam dyshimet e mia mbi objektivat e berishes ne kete rast (raprezalje me vjen ne mend), mendoj se qendra nderkombetare e kultures ish bere nje turp per shtetin shqipetar me ate mungese totale te mirembajtjes (as xhamat nuk lahen) dhe ato antena qe i kishin (kane) marre frymen.

persa i perket kontratave, eshte e kote ti konsiderojne ne kete diskutim se nuk i njohim fare po experienca ka treguar se ka gjithmone nje rruge (gjithsesi per mua ia vlen edhe te paguhet nje penale)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

persa i perket tch dhe tva mund te gjejne nje ambient tjeter te pershtashem dhe qe i pergjigjet buxhetit te tyre(ne periferi psh se nuk jane dyqane apo klube)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

berisha i hapi lufte mediave si ne '97-en, dhe thone pastaj qe historia nuk perseritet...
 
H

harap

Guest
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

po po lufte i hapi se shef ti.Top Channel e ka luftuar BErishen qe pa ardhe ne pushtet kshuqe nuk eshte per tu bere ndonje gje e madhe.
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Si nuk zgjidhen nje problem pa polemika /pf/images/graemlins/laugh.gif vetem nje, sa me thon qe din me zgjidh ne pa polemika /pf/images/graemlins/laugh.gif
E mira do ishte te kishte nje studim, te fliste per koston e transformimit, se dhe vetem me deshire sikur nuk behen projektet, duan dhe nje llogjike financiare /pf/images/graemlins/wink.gif
 

maria_antoinete

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

shteti eshte gjithmone me i privilegjuar kur vendos te prishe nje kontrate, kjo nga ana ligjore. Ndersa nje debat i tille ka ekzistuar edhe ne kohen e Edi Rames, kur ishte minister kulture, dhe eshte ngritur nga aktoret e Teatrit kombetar, qe aktualisht kane nje salle te mjerueshme teatri. Dhe nje gje e tille nuk duhet marre si nje veprim politik, por si nje clirim nga interesat e ngushta dhe korrupsioni dhe si nje zbatim te ligjit. cdo televizion ne bote qe e quan veten televizion profesionist ka ambientet e veta private ne periferi te qyteteve dhe nuk duhet te mbaje shprese ta zhvilloje aktivitetin e tij ne ambiente me qera.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Ndoshta jeni ne te drejte kur arsyetoni se nje televizion i mirfillte eshte jashte qendrave te banuara dhe se duhet te zbatoje shume e shume parametra te tjere per mos ndotjen e ambjentit, se gjithe ato antena krijojne ndotje nepermjet radiacioneve qe leshojne e gjera te tjera te ketij tipi...
Por e pare nga jashte kjo situate e krijuar ndermjet shtetit dhe nje investitori cfaredo nuk te le nje shije te mire... Shtoji gjithe kesaj dhe politiken e re qe sapo u "trumbetua" nga Kryeministri yne per te thithur investitore te huaj! Dhe nese arrini ti shihni gjerat jashte prizmave te ngushte partiake, Shqiperia do t'ju duket edhe shume me e zeze sec e kishte pershkruar ai "gazetaruci" anglez. Nese nje qeveri nuk respekton kontratat e legjislaturave paraardhese kjo nje te huaji nuk i ofron asnje fare garancie per te ardhur e per te investuar ne Shqiperi se ne fund te fundit nuk e di se cfare "tekash" mund te kete Kryeministri i rradhes per biznesin e tij menjhere pas zgjedhjeve te rradhes...
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Nese lexon deklaraten e PD-se ne te sigurisht mbeshtetet vendimi i qeverise (deri ketu asgje te keqe) dhe thuhet se kontratat e nenshkruara nga shteti me kompanite private do te shihen sipas ligjit!
Normalisht, perpara se te meret nje vendim, shihen kontratat e jo anasjelltas!
Me kontratat mund te ket pas probleme korruptive, mund te jen nenshkruar me mik, por kjo duhet vertetuar ne fillim nepermjet gjykates e duhet denuar ne baze te ligjit.
tani me duket se po ndodh e kunderta, po denohen kompani private pasi supozohet se kane abuzuar me ligjin!
Qeveria po tregon hapur mungesen totale te kultures demokratike e zgjidhjen e problemeve ne menyre arbitrare e jo ligjore.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Qe ato duhen nxjerre nga QNK duhet, po ta kthej ne galeri artesh me duket buadallallek.
Nuk eshte QNK prone e topmedias apo e firmave, ajo eshte prone e Qyetatereve te tiranes e cila duhet shfrytezuar si Qender Kulture. Te shtoj leme kulture, kurse te ndryshme shteterore me qellim formimin profesional te te rinjeve etj....
Ka shume gjera per te bere aty dhe per te hequr TopMedian dhe te gjithe firmat e tjera.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Ju kujtoj se pervec TCH aty ka dhe mjaft biznese te tjera, te cilat do te detyrohen te dalin. Problemi ketu shtrohet vetem tek TCH sepse ata kane fuqi mediatike per tu shprehur, te tjeret nuk i pjerdh njeri, hajt jashte per leckash!!
Argumenti qe ato ambiente jane marre lire (dhe ndoshta me cik pak fare korrupsion), keq me vjen te dashur miq te Kryeministrit po eshte qesharak dhe tipik komunist (pronat tuaja do te shtetezohen se ato jane vene duke pire gjakun e popullit!!!). Te pakten nuk ka vlere per ti nxjerre jashte. Qeveria mund te firmose c'te doje dhe mund ti nxjerre jashte ne çdo kohe te gjithe, perderisa eshte prone shteterore dhe shteti mund te beje c'te doje me te, thjesht do te paguaje nje demshperblim.
 

Sorrin

Forumium praecox
Re: Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh

Mire tju behet po he, ti mendojne bizneset qarte pasojat kur lidhin kontratat e qerase, vete kane lyer rroten e politikaneve te majte duke marre truallin me nje 1 $ metri katror, tani te paguajne kusurin, nje biznes i shendoshe nuk mendon ne menyre kaq driteshkurter, po te ndukim ku te ndukim he per he .... se me vone nuk i dihet.

Per teater kam degjuar se nuk permbush parametrat, po hem..
le ta bejne stadium te lojrave me dore tek e fundit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top