Strategjia e Qeverisë për uljen e ndotjes së mjedisit. Program financimi për blerjen e mjeteve me kilometrazh zero dhe rritje e taksave.
Thellim të diferencimit në taksim për mjetet sipas vjetërsisë.
Qeveria ka në plan që të nxjerrë jashtë qarkullimit automjetet e para vitit 1995, me synimin e uljes së ndotjes në mjedis.
Ky propozim, i cili ende mbetet i padefinuar deri në fund mund të prekë jo pak, por mbi 20 mijë njerëz. Në vendin tonë parku i mjeteve mbetet relativisht i vjetër, duke sjellë si pasojë emetimin e karbonit në nivele relativisht të larta. Në këto kushte, tri janë propozimet e bëra: e para, ajo e heqjes së pjesës më të vjetër të parkut të mjeteve; e dyta, zgjerimi i diferencimit në taksim sipas viteve të mjetit; e treta, program për nxitjen e blerjes së mjeteve të reja.
Kërkesa
Propozimi për heqjen e makinave të para vitit 1995 vjen nga Ministria e Mjedisit në Strategjinë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, të miratuar vetëm pak kohë më parë. Në këtë strategji llogaritet saktë edhe efekti që mund të ketë një masë e tillë.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)
NERTILA MAHO
Panorama