Qeveria debon greket e depozitave te naftes
http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36920
Qeveria dëbon grekët e depozitave te naftes nga portet
Data e Publikimit: 31/07/2007
Autori i Lajmit:
L.K
Depozitat e naftës dhe gazit në Portin e Durrësit dhe të Vlorës duhet të shpërngulen medoemos brenda një viti e gjysmë. Kjo është masa e fundit e qeverisë, e cila në mënyrë ultimative përcakton afatin për shpërnguljen e aktiviteteve me lëndë djegëse nga këto porte dhe zhvendosja e tyre në zona më të programuara për aktivitete me orientim energjetik. Ky vendim ka nisur të përgatitet të njëjtën ditë që ndodhi aksidenti i djegies së depozitave të "Taci Oil" në Shëngjin. Aktualisht, aktiviteti i importimit, transportimit dhe depozitimit, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, zhvillohet në Portin e Durrësit, në Gjirin e Vlorës në terminalin e naftës në Nartë, që aktualisht është në administrim të "ARMO", si dhe në Portin e Shëngjinit. Sipas një vendimi të Këshillit Ministrave, këto pika të transportit detar, brenda 18 muajsh do të zbrazen nga nafta dhe gazi. Pas këtij afati, ky aktivitet mund të kryhet vetëm në zonën e Porto-Romanos në veri të Durrësit dhe zonën e ish-Uzinës së Sodës dhe e Treportit, në veri të Vlorës. Shoqëritë që do t‘i shpërngulin depozitat e tyre nga portet, ku aktualisht kryejnë aktivitet janë: "Global Petroleum" "Mamidoil" "Evroil" dhe "Kastpetrol" sh.a. Për shoqëritë "Global Petroleum Albania" sh.a., "Mamidoil" sh.a. dhe "Evroil". Kjo masë e re nënkupton nivele më të larta sigurie dhe mbrojtje më të lartë nga ndotja në zonat bregdetare. Qeveritë e kaluara janë munduar disa herë t‘i zhvendosin këto depozita nga portet më të rëndësishme të vendit, por megjithëse këto objekte rrezikonin jetën e qytetarëve, zhvendosja e tyre nuk u mundësua kurrë. Shpeshherë, media të ndryshme kanë lëshuar akuza se pas depozitave në Durrës, fshiheshin interesa greke. Akuza që në disa raste janë mbështetur edhe në fakte të dokumentuara. Por, me sa duket, tani ka ardhur koha që grekët e naftës të largohen nga portet shqiptare, brenda një viti e gjysmë. Zhvendosja e depozitave u argumentua nëpërmjet një studimi të periudhës 1995-2000, me financim të Bankës Botërore për Portin e Durrësit, çka rezultoi në hartimin e një masterplani zhvillimi. Ky dokument parashikon zgjerimin e aktivitetit për përpunimin e trageteve të pasagjerëve dhe të anijeve të mallrave, në të cilën përfshihet edhe zona ku aktualisht janë depozitat për nënproduktet e naftës. Në mbështetje të detyrave që dalin nga zbatimi i këtij masterplani, është hartuar edhe ky projektvendim "Për ndërprerjen e aktivitetit të përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit". Ky projektvendim bazohet në ligjin "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, te gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar. Duke iu referuar përcaktimeve të nenit 1 të këtij ligji, "Shteti përcakton politikën e zhvillimit të veprimtarive në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, në përputhje me nevojat e vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut". Ndërkohë që në kushtet kur në zbatim të këtyre politikave zhvilluese në zonën e Porto-Romano është duke u ndërtuar pontili për përpunimin e anijeve të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe po procedohet me ndërtimin e depozitave për stokimin dhe transportimin e këtyre produkteve, referuar afateve të përcaktuara në Marrëveshjen e Koncesionit për shoqërinë "ROMANO PORT" sh.a., është i domosdoshëm fillimi i praktikave për ndërprerjen e aktivitetit të përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në portet e Durrësit dhe të Shëngjinit dhe transferimin e tij në zonat e reja të përcaktuara për këto aktivitete. Për këtë qëllim është vlerësuar e nevojshme përgatitja e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë nga pikëpamja juridike këtë proces.