Qente e rrugve!

Goca

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Fillimisht postuar nga Gishtoja:
[qb] Une them qe duhet nenshkruar nje marveshje tjeter me nje shoqat qe eshte per vrasjen e qeneve te rruges. [/qb]
Edhe une ashtu them. duhet te nenshkruhet nje mareveshje tjeter, sepse njerezit qe jane marre me keto aksione jane shumica te paafte per ta bere kete pune. Jepu nje cifte ne dore dhe qello. Mos pyt se ku po qellon, mos pyet se si ?! fundja shteti jone s`mban pergjegjesi per asgje, as per ata te cilet i paguan te vrase qente.

....

Mbremje maji. Durresi po merrte pamjen e tij prej mbreti. E pse jo?! Tashme te gjithe filluan te beheshin pre e aromes se detit dhe e flladit te tij. Ne qender, dritat e lokaleve ndizeshin me vone e pritnin te rinjte. Dhe ja... Kater prej tyre, me te dale nga puna mendojne te shkojne e te hane nje pice se bashku, fundja e meritonin. Ishte edhe dite rroge. Te lumtur qe sonte mbyllen me heret, i drejtohen nje restoranti e zgjedhin tavolinen jashte, atje ku ndoshta edhe detin e shihnin mire fare, por edhe kalimtaret e shumte te xhiros se pasdites.
" Vendim i policise. Te vriten qente e rruges. Te paguhen njerez per ti vrare"
Posi jo. Ja nje furgon i policise me kater a pese vete brenda. Ata i drejtohen vollges me ciftet e tyre te bera gati. Sot jane per gjueti. Dikush sheh dicka te levize prapa nje kazani plehrash. Duhet te jene qente...
Shkrepe........
Po c`ndodhi?! Xhama te thyer, njerez te pergjakur. Dritaret e restorantit ne toke. Njerezit e ulur aty tmerrohen. Njeri prej tyre ka 13 sacme ne trup, tjetri vetem ne krah, ndersa njeri nen vetull.... Gjaku i rrjedh neper fytyre. Nuk sheh dot asgje. Te tjere kliente ne nje tavoline brenda ngrihen me shpejtesi. Dy te plagosur. O Zot... ndihme....
Ndalen makinat e rruges per te ndihmuar te plagosurit e restorantit. Po c`u be fugoni i policise? Pse dreqin u zhduk? Nejse , kush mendon per ta tani. E rendesishme eshte te dergohen ne spital te plagosurit me sacmet e policise.
Katastrofe. Ne spital mblidhen familjare e police. Po askush nuk thote asgje. Askush s`e di kush qelloi. Sa e cuditshme! Askush s`e di kush ishte ne sherbim! Sa kot. Askush s`kerkon falje. Sa makaber! Askush s`mban procesverbal. Sa ... sa... e peshtire! U dhimset vendi i punes eeee? Te dhimbset kariera o drejtor i policise ?! Po mua s`me dhimset AI?!
E vetmja gje qe siguruat , nje vize. nje vize qe nuk ktheu dot me shikimin ne syrin e tij. Ishte mbremje maji ne Durres. Policia do vriste "qente e rruges".

P.S: Te kam me shume xhan se c`do gje tjeter. Ti je me i forte se ata, sepse ke nje mendje e shpirt te vertete. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Vritini qent e rrugve sa mos ngeli asnji kur te kthehem une. Afatine e keni deri ne vitin 2024 ti keni nxjerre nga qendra e Tiranes.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

cane.jpg


Pa fjale...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Qente e rrugve!

Missy%201.jpg



Fare pa fjale, madje edhe pa shprese...


sebastian1.jpg



tjeter....


romdogs.jpg


ka edhe me...

dan_sick.jpg


ann._sick.jpg


...ka sa te duash, s'ka me keq se nje qenie e braktisur e pameshiruar.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Ehh sa e besdishme dhe jo vetem per qente e rrugeve po dhe qente e shtepive qe leshohen "unleash"(me ndihmoni se s'po e gjej shqip kete fjale:D) rrugeve. Dhe keta qene jane me te rrezikshmit se jane te fuqishem dhe te ushqyer dhe gezojne dhe mbrojtjen e "padronit" /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nuk e di po te tregohen "bemat" e nje qeni te nje rrugice afer shtepise sime, ku prej atij asnje nuk guxonte te kalonte nga ajo rruge, do habiteshit. Dy viktima kane qene dhe pjesetare te familjes sime /pf/images/graemlins/laugh.gif njeri dhe i rrezuar prej biciklete /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nejse seriozisht jane besdi e jashtezakonshme dhe nese per dike eshte problem eleminimi i tyre le te gjeje metoda te tjera me te mira. Po ne asnje menyre nuk rrihet jo vetem me qente "pazot" rrugeve po dhe me ata qe e kane te zotin po leshohen te zgjidhur per te livadhisur per "aventura"
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

E di si eshte puna! Kane provuar deri me tash te gjithe Bashkiaket e Tiranes te zhdukin qente me forma makabre nga me te ndryshmet. Kane arritur te dalin neper qytet me cifte duke ju shtire ne oren 8 te darkes duke rrezikuar nderkohe edhe jeten e qytetareve... e cili eshte fundi?! Qente jane po aty; te dhjetefishuar ndoshta. Pse keta drejtues nuk e shohin ceshtjen qe ne thelb? Pse grumbullohen qente? Ku mblidhen? Tek plehrat?! Atehere cte bejme? Heqim plehrat dhe automatikisht dhe qente do zhduken pasi nuk kane ku ushqehen. Me duket e thjeshte apo jo?!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

Pse grumbullohen qente? Ku mblidhen? Tek plehrat?! Atehere cte bejme? Heqim plehrat dhe automatikisht dhe qente do zhduken pasi nuk kane ku ushqehen. Me duket e thjeshte apo jo?!


Mire e ke ti qe keshtu kur mos ken plehra per te henger e te hane njerezit pastaj :lol:

Qent e lal nuk zhduken me fushata por me rregull. Te hiqen keta qe jan nje here dhe sapo te dali ndonje 'i ri' te kapet me nje here, te mos pritet te behen shume te 'rinj'
 

BISOU

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

HI
Satana me gjith respekt por ajo qe thua ti nuk eshte zgjidhje!!!!
Qe plehrat duhen te pastrohen nga qyteti dhe te varrosen jashte tij ne zona te pabanuara kjo eshte me se e drejete, por me heqjen e plehrave nuk zhduken qente dhe ata nuk duhet te zhduken!!!!
Qeni eshte kafsha qe i eshte afruar njeriut dhe i eshte bere shok qysh ne fillimet e tij.Mbipopullimi i tyre ne vendin tone eshte me te vertete nje problem qe duhet zgjidhur dhe mund te behete vetem me ndihma shteti dhe bamiresie gje qe ne kete situate qe ndodhet shqiperia me duket e parealizueshme. Duhen hapur shelter(organizate shpetimi) ku te mblidhen qente te vaksinohen te kastrohen mashkujt dhe femrat dhe te semuret te vihen ne gjume dmth te ngordhi ne nje menyre qe shpeton vuajtjen e tyre.Personat qe mbajne qen apo mace duhet te shkojne dhe te vaksinijne dhe te kastrojne dhe vaksinojne qente e tyre. po keto shoqata fillojne dhe falin qente dhe macet tek njerez qe duan te kenekafshe shtepiake dhe po ashtu shesin te vegjel qe kane nevoj per nje shtepi te re dhe krijojne baza te reja ekonomike me ane te ketyre te ardhurave.Pra kufizimi i mbipopullates se qenve dhe maceve vjen duke kontrolluar riprodhimin e tyre.
Eshte e domosdoshme te filloj krijimi i nje shelter ne tirane dhe dale ngadale edhe ne qytetet e tjera. Qente dhe macet jane shume te mire te dashur dhe besnike dhe shpesh sherbejne tek te semuret te verbrit policine japin kenaqesi tek femijet kur lozin me ta etc etc etc.
Une jam rritur me qen ne oborr dhe tani kam nje qen te vogel ne apartament dhe nuk ka gje me te bukur se kur vjen ne shtepi e ai hidhe nga gezimi qe te sheh te lepin doren me gjuhen e vogel dhe te rri prane si nje roje besnike. :tipsy:

Shpresoj qe nje dite edhe ne te hecim me hapat e botes qe na rrethon.
:wave:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

Hi BISOU!

Eshte e drejte kjo qe thua ti pasi patjeter qe eshte e nevojshme nje fushate per largimin e tyre. Por perpara se te behet kjo gje duhet ti eleminohet thelbi...
Dikur (vitet 20) ne gropen pas monumentit te GJ.K.Skenderbeut ne Tirane (ka qene gjithmone e tille) ishte nje pazar mishi ku fshataret zbrisnin dhe e tregtonin atje. Kur vinin ne Qytet merrnin dhe qente me vete por tregtari ikte e kafshet zakonisht mbeteshin tek mishi (ushqimi), gje qe detyroi administraten e atehereshme t'i ndryshonte vend ketij tregu dhe te vendoste sanksione per tregtaret qe nuk mbanin paster vendin... Pra jam i idese qe administrata e sotme duhet fillimisht te pastroje ambjentet nga mbeturinat ne te cilat aviten kafshet pa padron, te sanksionoje personat qe shkelin ligjin duke ndotur ambjentin dhe me pas te ndermarre nje fushate per largimin apo eleminimin e ketyre kafsheve /pf/images/graemlins/smile.gif
 

BISOU

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Satana,une nuk thashe nje fushate per largimin e kafsheve!!!! ......qente dhe macet nuk duhet te eliminohen/zhduken duhet vetem te kontrollohet riprodhimi i tyre.!!!!
koha e atehershme nuk eshte koha e sotme dhe besoj se ne si popull dhe administrate jemi aq ne gjendje sa te bejme dy gjera ne te njejten kohe, te pastrojme plehrat dhe te hapim shelter***(jo ti zhdukim ashtu kot) qe te dyja jane te domosdoshme per situaten qe po flasim!!!

Apo jo????
:wave:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

Po pra po se imagjino pak si do ishte bota pa qener! Njerezit nuk do kishin me kafshen me besnike. Nuk do degjonim me te lehurat spontane oborreve te shtepive private. Gjuetaret nuk do merrnin vesht nese "zune" gje. Ne fund te fundit femrat nuk do kishin as me ke te krahasonin mashkullin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

BISOU

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Po pra po se imagjino pak si do ishte bota pa qener! Ne fund te fundit femrat nuk do kishin as me ke te krahasonin mashkullin /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
TANI DO TE TE NGORDH FARE :smash: :smash:
SA MAJMUN I KEQ QE JE :smash: :mad: :devil:

QENIN TIM SKE PER TA PARE ME SY KURRE!!!! :smash: :smash:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

Mire une nuk po e shof... shife ti per mua, perkedhele... zere sikur ke bere me mua te njejten gje /pf/images/graemlins/smile.gif Shok i qenit apo jo :thumbsup:
 

BISOU

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Mire une nuk po e shof... shife ti per mua, perkedhele... zere sikur ke bere me mua te njejten gje /pf/images/graemlins/smile.gif Shok i qenit apo jo :thumbsup: [/qb]
MORE QE JE SHOK I QENIT TI NUK KAM DYSHIM UNE PO HEEEEEEEEEEEEEEEE :smash: :smash: :smash:
DO TE TE GOZHDOJ NE VEND NDONJE DITE PO RRI URTE !!!
UUUUUUU DO DHE PERKEDHELJE HEMMMMMMMM :smash:


:kiss:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

heheheh pse te mos dua ne fund te fundit duhet te "perfitoj" pak per sa kohe nuk i ka shkuar ne mend Bashkise te na vrase /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Edhe rreth viteve 90 kishte qen e mace sa te doje rrugve,njerezit ankoheshin derisa u dha urdheri qe: duhen zhdukur.
Dhe filloj te ndodhi nji fenomen i çuditshem:qe me te vertet po zhdukeshin qente dhe macet por filluan te shtoheshin qoftexhinjte.

Hmmmmm sa t'mira i kan pas bere qoftet atehere, dhe pa hile ë,jo si k'to qoftet e tanishme si tule buke,se ishte mishi sheshit.

Ps-ç'qofte qe kam ngrene une atehere,jam k'noq ,me mish pe verteti pra. /pf/images/graemlins/laugh.gif
boese_3.gif
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

ju lutem, kush mund te me ndricoje mbi kete teme (me duket vetja komplet 'spice' !) ose eshte nje gje abstrakt qe e dini, ose eshte nje gje qe duhet te ma tregoni ! sidoqofte duket e shkelqyer si teme. nqse eshte abstrakt, me thoni cfare droge merrni qe te jeni kaq te forte ! qen, mace! qeni eshte kafshe qe duhet ta zotersosh per te rene ne dashuri me ty, kurse macje eshte me teper "dashuri e lire". me duket teme shume interesante, vetem se nuk i di kodet tuaja (qe perdorni ketu)!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Qente e rrugve!

Fillimisht postuar nga plakudhedeti:
[qb] ju lutem, kush mund te me ndricoje mbi kete teme (me duket vetja komplet 'spice' !) ose eshte nje gje abstrakt qe e dini, ose eshte nje gje qe duhet te ma tregoni ! sidoqofte duket e shkelqyer si teme. nqse eshte abstrakt, me thoni cfare droge merrni qe te jeni kaq te forte ! qen, mace! qeni eshte kafshe qe duhet ta zotersosh per te rene ne dashuri me ty, kurse macje eshte me teper "dashuri e lire". me duket teme shume interesante, vetem se nuk i di kodet tuaja (qe perdorni ketu)! [/qb]
Kjo teme duhet zhvendosur tek ditari i Plakudhedetit. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Qente e rrugve!

PRO JAM DHE UNE!!! TEMA ZHVENDOSET KE DITARI I PLAKUDHEDETI /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top