Qeni, miku më i mirë i njeriut? Vjen prova që e hedh poshtë.

HipHop-Girl

Papirus rex
Ideja e një lidhjeje të pazgjidhshme midis kafshës shtëpiake dhe qenies njerëzore, rezulton si e pasaktë.
Vërtet qeni është miku më i mirë i njeriut, ashtu siç thuhet? Realisht, një eksperiment i udhëhequr nga një grup studiuesish hungarezë tregon se kafsha shtëpiake është mik me këdo që i ofron ushqim. Prandaj, ideja e një lidhjeje të pazgjidhshme midis kafshës dhe të zotit, rezulton e pasaktë. Për të konfirmuar dyshimin e tyre, studiuesit kanë marrë një robotë që nuk i ngjanin aspak një njeriu, por thjesht lëviznin si ai.
Kështu, të zotët e disa qenëve, i kanë lënë ato në shoqërinë e robotëve, të cilët të kontrolluar në distancë, lëviznin vetëm një krah për t'u treguar qenëve një kuti të mbushur me ushqim. Gjëja më e pabesueshme ishte të shihje që miqtë tanë besnikë u afeksionuan në një farë mënyre me makinën robotike, duke ndërvepruar me atë dhe duke shfaqur lumturi e plot bujari.

Pra, nëse është një robot, apo një qenie njerëzore, qenit duket se i intereson më shumë që ta ushqejë. "Shpesh - ka shpjeguar një nga studiuesit - ngatërrohet familjariteti me ngrohtësinë". Kush ja një qen e konsideron shpesh atë si një anëtar të familjen, që provon ndjenja komplekse të ngjashme me ato njerzore, por sipas shkencëtarëve nuk është kështu. "Qenëve, mjafton që dikush apo diçka t'u japë për ngrënë". Në një farë mënyre, eksperimenti i shkencëtarëve hungarezë, i publikuar në revistën shkencore "Animal Cognition", ka treguar se ngrohtësia e qenit për padronin e tij nuk është dashuri e pakushtëzuar, por thjesht mirënjohje për ushqimin e marrë. Me pak fjalë, besnikëria e qenit nuk duhet të jetë shumë e ndryshme nga ajo e maces, e cila shfaqet në disa aspekte edhe shumë "oportuniste".
 

Hektor12

Locus omnem
Nga shpendet vetem fajkojtw dhe shqiponjat kur ka qene ne diber kam pas rrit shqiponja te vogla dhe skifterw vellai i adhurontw.. une me macet sve asnje kafshe
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
qeni dhe disa njrëz janë të njejt.qeni maspari është kafsh e egër,dhe nuk i zihet besë.njerëzit jo krejt disa tipa deri sa ti dhash me hangër e i ndihmon je i mirë për ta,qat ditë që ski midhan dhe nuk i ndhmon,për ta je ma i keqi,kshtu qe kjo vlenë jo vetëm per qenin po edhe për njerëzit.funi funit qeni është kafsh,po njeri ?
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
një qen i mirë ti runë 1o.antar të familjes dhe një shtëpi.
një mashkull i keq ti prish 1o antar të familjes dhe një shtëpi apo më shumë....
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
ku shkove aq larg te eskimezët për qenë,ku ne e kemë një racë të qenvë të mirë.qenin e sharrit edhe ajë e duron ftoftin,ajë nuk është vetëm per mi rujt delet ajë ta runë edhe shtëpin edhe ka bukuri dhe është i madhë.po ne qëta e kemë të keqe që të hujen e dojm dhe e lavderojm,kurse tonën e poshtërsoj, qka do që të jetë ajo...
 

Hektor12

Locus omnem
Skam dele shoku as dhi eshte ceshtje preferencash ai me pelqen e ke dhe per pune terheq si kale ...
 

Narkomane

Valoris scriptorum
un kam dy kotele ne shtepi, sa her ik ne shtepi vjen macoku i vogel tek autobusi duke me pritur e sa her me sheh ven putren e tij tvogel tek kemba ime
kot sthojn qe e macet jan miqt e njerezve
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk besoj ne kte studim... Jam rritur mes qensh, nuk jemi zhgenjyer asnjehere. I love dogs, jane te beses...nuk largohen kollaj dhe nuk te lene ne balte/vetem .

Ju prezantoj bukuroshen time - nje nder to :p

308iskl.jpg
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk besoj ne kte studim... Jam rritur mes qensh, nuk jemi zhgenjyer asnjehere. I love dogs, jane te beses...nuk largohen kollaj dhe nuk te lene ne balte/vetem .

Ju prezantoj bukuroshen time - nje nder to :p

308iskl.jpg
JO KY QENUSHI YT PO TE LE NE BALTE DIRECT SE KA FRIGE TE HYJ NE UJE AI .....
 
Top