HipHop-Girl
Papirus rex
Ideja e një lidhjeje të pazgjidhshme midis kafshës shtëpiake dhe qenies njerëzore, rezulton si e pasaktë.
Vërtet qeni është miku më i mirë i njeriut, ashtu siç thuhet? Realisht, një eksperiment i udhëhequr nga një grup studiuesish hungarezë tregon se kafsha shtëpiake është mik me këdo që i ofron ushqim. Prandaj, ideja e një lidhjeje të pazgjidhshme midis kafshës dhe të zotit, rezulton e pasaktë. Për të konfirmuar dyshimin e tyre, studiuesit kanë marrë një robotë që nuk i ngjanin aspak një njeriu, por thjesht lëviznin si ai.
Kështu, të zotët e disa qenëve, i kanë lënë ato në shoqërinë e robotëve, të cilët të kontrolluar në distancë, lëviznin vetëm një krah për t'u treguar qenëve një kuti të mbushur me ushqim. Gjëja më e pabesueshme ishte të shihje që miqtë tanë besnikë u afeksionuan në një farë mënyre me makinën robotike, duke ndërvepruar me atë dhe duke shfaqur lumturi e plot bujari.
Pra, nëse është një robot, apo një qenie njerëzore, qenit duket se i intereson më shumë që ta ushqejë. "Shpesh - ka shpjeguar një nga studiuesit - ngatërrohet familjariteti me ngrohtësinë". Kush ja një qen e konsideron shpesh atë si një anëtar të familjen, që provon ndjenja komplekse të ngjashme me ato njerzore, por sipas shkencëtarëve nuk është kështu. "Qenëve, mjafton që dikush apo diçka t'u japë për ngrënë". Në një farë mënyre, eksperimenti i shkencëtarëve hungarezë, i publikuar në revistën shkencore "Animal Cognition", ka treguar se ngrohtësia e qenit për padronin e tij nuk është dashuri e pakushtëzuar, por thjesht mirënjohje për ushqimin e marrë. Me pak fjalë, besnikëria e qenit nuk duhet të jetë shumë e ndryshme nga ajo e maces, e cila shfaqet në disa aspekte edhe shumë "oportuniste".