Emri Flamur Topi a ju sjell nder mend dike!? Me kujtohet, kur isha e vogel, nje rubrike e vecante e RTSH-se ishte edhe Trupi dhe Shendeti, ku Flamuri me titullin e mjekut u kthente pergjigje shikuesve te Rubrikes. Dikur, dikush pyeti ne lidhje me nje kondicion medikal te quajtur «vrime ne zemer». Kjo mund te duket pak qesharake, dhe nuk eshte menyra si e mbaj mend une por sic e kam degjuar nga te tjeret pergjigjja e Flamurit ishte se ne menyre te tille qe te dime se cfare eshte vrima ne zemer se pari duhet te dime cfare eshte vrima dhe se dyti cfare eshte zemra.
X = e panjohura
X = mister
Kjo do te thote qe e panjohura eshte e panjohura dhe misteri eshte mister.
Per mua personalisht zemra eshte zemer dhe zogu eshte zog. Ne asnje moment ne jete nuk e kam pare lidhjen midis te dyjave.
Nga ana e mamit, stomakun si amortizues stresi e kemi patur pike te dobet, ndersa nga ana e babit, zemren e kemi pike te dobet. Nga ana e mamit, gjakftohtesia dhe nje lloj elitizmi i lindur eshte karakteristika kryesore e fisit. Nga ana e babit, gjaknxehtesia dhe nje lloj dashurie per tabanin eshte karakteristika kryesore e fisit. Zemra eshte e kuqe, gjaku eshte i kuq, buzet jane te kuqe. Une kam pak nga te dy. Po t'u vija ngjyra do te isha gjysem e kuqe e gjysem blu.
Per sa i perket zemres, ndonjehere e ndjej sikur me behet e rende plumb, ndonjehere me duket sikur zmadhohet aq sa me shtyp edhe mushkrite dhe here pas here e ndjej sikur dicka po shkruhet aty brenda nga nje pende...thjesht pershtypje.
Njatjeta,
Éléonore