Pyetje dhe informacione!

Daniel H

Primus registratum
Pyetje dhe informacione!

Qellimi i kesaj teme eshte adresimi i te gjitha pyetjeve per cdo njerin qe kerkon ndihme me informacion per te zgjidhur problemet me automjetet apo motorat personal.

Ok une kam disa pyetje rreth 2 çeshtjeve:

Ç. 1. Kush mbahet si me i miri ne zonen Tirane-Durres per instalim impiantesh gazi per makinat? A rrezikojne sigurine instalimet artizanale, jo te fabrikes? Sa kushton nje instalim i tille?


Ç.2 Sa kushton pergjithesisht nje lyerje autoveture? Kush e ofron ne Tirane sherbimin me te mire ne kete drejtim, duke marre parasysh raportin cilesi-çmim?

Shpresoj te me ndihmoni me nje informacion te dobishem.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

Sa diskriminuese kjo tema...ndaj ne te shkreteve qe jemi larg cdo mundesie e shansi per te njohur ose perdorur serviset qe do ofrohen ketu /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ç. 1. Kush mbahet si me i miri ne zonen Tirane-Durres per instalim impiantesh gazi per makinat? A rrezikojne sigurine instalimet artizanale, jo te fabrikes? Sa kushton nje instalim i tille?

[/ QUOTE ]

EBM, pyta-dhe m'tregun...instalimi t'varjon nga 700 mije deri ne 1 milion(t'vjetra) Lek.
Me adresun tek njoni qe paska pik servisi n'Vore dhe instalon dhe impiante gazi ky...esht i mir thojn.
Pastaj ka dicka ...gazi e lodh me teper se nafta apo benzina motorrin...sepse nafta ka veti lubrifikuese kurse gazi jo...




</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ç.2 Sa kushton pergjithesisht nje lyerje autoveture? Kush e ofron ne Tirane sherbimin me te mire ne kete drejtim, duke marre parasysh raportin cilesi-çmim?

[/ QUOTE ]

Pak a shume t'gjithe k'to bojaxhinjte tek 500 mije lek-shi(t'vjetra) ta cojn shumen disa pak me shume disa pak me lart...sepse per nje kofano marrin 80 mije lek(t'vjetra)...dhe per nje parafango marrin 50 mije lek(t'vjetra) etj,etj...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

Kod te faleminderit si per shkrimin ketu dhe per mesazhin privat. E dija qe vetem ti mund t'i jepje nje pergjigje konkrete pyetjeve te mia.

Ok per ta vijuar po jap nje info se sa jane taksat vjetore per regjistrimin e mjeteve:


Lloji i automjetit Taksa (në lekë)

Motoçikletë 600
Autoveturë 4+1(naftë, benz) 2.400
Autoveturë 8+1(naftë,benz) 4.800
Automjet 3-3.5 ton 3.600
Kamion 3.5-7.5 ton 4.800
Kamion 7.5-18 ton 6.000
Kamion mbi 18 ton 8.000
Autobus 8-32 vende 6.000
Autobus 32-42 vende 7.200
Autobus mbi 42 vende 8.400
Tërheqës rrugor 6.000
Autokamp 4.800
Rimorkio 750 kg 3.000
Rimorkio 750 kg-1.5 ton 3.000
Rimorkio 1.5-7 ton 3.000
Rimorkio mbi 7 ton 4.000
Gjysëm rimorkio 4.000
Makina bujq deri 7.5 ton 3.000
Makina bujq mbi 7.5 ton 3.600
Makina teknol nën 3.5 ton 3.600
Makina teknol 3.5-7.5 ton 4.800
Makina teknol 7.5-18 ton 6.000
Makina teknol mbi 18 ton 8.000
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

Ebm si osht bo ajo puna doganes ...?

ca thojn qe esht heq dhe kan shtu takse tjeter, ca thojn qe esht heq vetem per makinat e fundit, t'tjer thojn qe nuk esht heq fare...

nqs merr vesh ndonje gje t'sigurt na e thuaj
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

Kod nuk e di kete ceshtje. Edhe ata ryçot qe jane vene ne dogane nuk jane te qarte mbi kete ceshtje. Nga c'kam degjuar me duket se ulet diku tek 20.000 lekshi me marreveshjen e MSA-se, shifer qe nuk ze ndonje peshe te madhe. Gjithsesi me te marre ndonje info me te sakte te bej me dije.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Pyetje dhe informacione!

Kod tani jam ne gjendje te tregoj sa kushton dogana e makines /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Per te llogaritur sa duhet paguar per automjetin, doganat i referohen nje reviste e cila quhet Quattro Ruote, e cila ne faqet e fundit te saj ka disa tabela, ku gjenden cmimet e automjeteve, sipas markave, modeleve dhe viteve te prodhimit. Cmimit te dhene nga Quatro Ruote i zbritet 30%. Psh nese ke blere nje makine me nafte te vitit 2000, me fuqi motorike 2500 kubik qe nga revista vleresohet me 10,000 Euro, atehere dogana ta llogarit ate me vleren 7,000 Euro. Po ti llogarisesh dhe nje cmim mesatar te transportit psh 200 Euro, atehere cmimi i makines merret ne 7,200 Euro ose me sakte eshte ekuivalenti i tij ne leke sipas kursit te dites psh. 1 Eur=123 Leke atehere vlera do jete 885,600 Leke.
Taksa e importimit te automjeteve te perdorura llogaritet sipas formules :
takse fikse x cilindrata e motorit x koeficentin e viteve te prodhimit.
taksa fikse per mjetet me nafte eshte 25 000 leke, ndersa per ato me benzine 20 000 leke.
Gjithashtu per vitet e prodhimit ka disa koeficente si me poshte:
- deri ne 2 vite nga data e prodhimit 0.0016
- 2 deri 4 vjet 0.0024
- 4 deri 7 vjet 0.0029
- 7 deri 10 vjet 0.0032
mbi 10 vjet 0.0048

Pra kjo takse per automjetin e shembullit do te jete: 2500 c c x 25000 x 0,0032= 200,000 leke.

Kjo takse mblidhet me vleren doganore dhe shumezohet me 20% qe eshte pagesa e tvsh. Pra (200,000 + 885,600) x 20% = 217120 leke.
Pagesa e doganes per mjetin do jete taksa e importimit + tvsh, keshtu totali per tu paguar per shembullin tone do te jete 200,000+217,120= 417,120 leke
 

Ad

Nev
Re: Pyetje dhe informacione!

Ke fillu pune ne dogan, EBM? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

Kush mund te me japi adresen ose nr e tel te ndonje hoteli te mire ( jo shume te shtrenjte, bitte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif) ne Venecia?
* Hoteli ku keni qene vete dhe, qe mund te me garantoni qe eshte kendshem, se kshu gjej plot vete ne googel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Danke!

Hotel apo makine ku eshte ndyshim? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/goofy.gif!
 
F

fatlum omuri

Guest
Re: Pyetje dhe informacione!

Ke fillu pune ne dogan, EBM? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

Kush mund te me japi adresen ose nr e tel te ndonje hoteli te mire ( jo shume te shtrenjte, bitte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif) ne Venecia?
* Hoteli ku keni qene vete dhe, qe mund te me garantoni qe eshte kendshem, se kshu gjej plot vete ne googel /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Danke!

Hotel apo makine ku eshte ndyshim? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/goofy.gif!
 
Top