Puna e ushtareve qenka me e ngaterrueshme se sa mendonim

Albinos

Primus registratum
Puna e ushtareve qenka me e ngaterrueshme se sa mendonim

MAJKO: "NISMA NUK ESHTE ANTIEVROPIANE!"

Komisioni parlamentar i Jashtem ka pritur dje ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko per te sqaruar qendrimin e qeverise shqiptare ne lidhje me luften ne Gjirin Persik. Nje gje e tille eshte kerkuar pikerisht nga ministri Majko, pasi nga dikasteri i tij ka dale propozimi per dergimin e nje trupe shqiptare prej 70 forcave komando ne Irak. Gjate bisedes se zhvilluar ne komisionin e Jashtem, ministri Majko sqaroi se kjo nisme e qeverise shqiptare nuk mund te cilesohet aspak si nje qendrim kunder Bashkimit Evropian. "Kjo nisme nuk eshte antievropiane!" pohoi Majko. Ai sqaroi se Shqiperia bashkepunon dhe ka marredhenie shume te mira tashme edhe me vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, apo Italia edhe persa u perket nismave te perbashketa ushtarake. "Ne kemi ushtaraket tane ne Bosnje, me trupat gjermane, kemi gjithashtu trupat tona ne Afganistan, te cilat bashkepunojne po me trupat gjermane. Shume shpejt, ato do te njohin nje bashkepunim te ri edhe me trupat ushtarake italiane", tha Majko. Ai ka sqaruar para deputeteve edhe qendrimin real qe Shqiperia ka me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilat jane marredhenie teper te vecanta dhe qe nuk duhet te ngaterrohen me ato qe cenojne marrdheniet reale qe kemi me vendet e Bashkimit Evropian. "Ne kemi nje bashkepunim shume te gjere dhe bilaeral me shtetet e tjera evropiane. Por ne dallojme ne specifiken qe kemi me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo nuk do te thote qe ato cenojne njera-tjetren", pohoi ministri i Mbrojtjes. Ai ka vleresuar mbeshtetjen qe gjeti Rezoluta e paraqitur prej dikasterit te tij jo vetem nga ana e qeverise shqiptare, por edhe nga vete parlamenti. "Rezoluta kaloi n` nje moment te veshtire, por arriti qe te miratohej ne masen prej 100 perqind, gje qe ndodh shume rralle ne parlamentin tone", pohoi ministri Majko. Sipas kesaj rezolute, Shqiperia ka vene ne dispozicion te forcave te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit hapesiren tokesore, detare dhe ajrore si dhe krijon lehtesira stervitore. Pjesemarrja me nje kompani komando te forcave te armatosura te Shqiperise ne rajonin e Gjirit Persik behet ne kuader te operacioneve ne mbeshtetje te paqes dhe eshte ne mbeshtetje te plote me angazhimet e deritanishme te shtetit shqiptar ne luften kunder terrorizmit global. Ky vendim vjen menjehere pas miratimit te rezolutes nga ana e Kuvendit te Shqiperise me 3 mars 2003.

E.Nasi
 

Albinos

Primus registratum
Re: Puna e ushtareve qenka me e ngaterrueshme se sa mendonim

Tre komisione të Kuvendit miratojnë aktin normativ të qeverisë. Sot miratimi në seancë plenare

<span style="font-weight: bold">Komandot në Irak, përplasen Nano-Meta </span>

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ministri i Jashtëm do të kishte preferuar një kujdes dhe një rakordim më të madh me pozicionin e Bashkimit Europian[/list]

TIRANË &amp;#8211; Njësia e Komandove shqiptare që do të nisen për në Gjirin Persik do të vendoset në Kuvajt, por nuk do të marrë pjesë në një ndërhyrje të mundshme të anglo-amerikanëve në Irak. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko shpjegoi dje se Komandot shqiptare nuk do të marrin pjesë në një ndërhyrje të mundshme, por do të hyjnë në Irak pas sulmit. Ministri i bëri këto komente pas miratimit të aktit normativ të qeverisë në komisionet parlamentare të Mbrojtjes, Ligjeve dhe Politikës së Jashtme. Akti normativ i qeverisë pritet të miratohet nga Parlamenti me një procedurë të përshpejtuar gjatë seancës së të enjtes. Megjithatë, akti nuk duket se ka kaluar pa polemika në qeveri. Gazeta italiane &amp;#8220;Il Gazzetino&amp;#8221; shkruante dje se bëhet fjalë për një pjesëmarrje simbolike dhe mjaft të vlefshme nga kryeministri socialist Fatos Nano si një lloj falenderimi për ndërhyrjen e SHBA në Kosovë, e kundërshtuar megjithatë nga brenda partisë së tij. Në veçanti ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, citonte gazeta do të kishte preferuar një kujdes dhe një rakordim më të madh me pozicionin e Bashkimit Evropian. Sipas gazetës italiane, burime shqiptare bëjnë të ditur se vendimi ishte i ndikuar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kur u miratua ky akt, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm nuk merrte pjesë. Nano në këtë mbledhje sqaroi se ky vendim nuk do të thotë se SHBA e BE konsiderohen nga qeveria si institucione armike, por si dy institucione mike. Ditë më parë presidenti Shirak kërcënoi 10 vendet e Europës Juglindore për ecurinë e tyre në BE pasi ato kishin mbështetur në një deklaratë veprimet e SHBA-së.
Majko në Kuvend
Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko informoi dje, komisionin e Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlament mbi aktin normativ të miratimit të angazhimit të trupave shqiptare në Gjirin Persik dhe të lehtësive aeroportuale që vendi i vë në dispozicion koalicionit për luftimin e terrorizmit. Të tre komisionet janë shrpehur pro miratimit të aktit normativ të qeverisë për të dërguar trupat Komando në Irak. Në këtë akti normativ, që përmban katër nene parashikohet edhe lënia e hapësirës ajrore si dhe të bazave ushtarake për stërvitjen e trupave të këtij koaliconi ndërkombëtar. &amp;#8220;Republika e Shqipërisë vë në dispozicion të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, hapësirën tokësore, detare dhe ajrore, si dhe krijon lehtësira stërvitore. Pjesëmarrjen me një komando, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, së bashku me strukturat mbështetëse, në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, si kontribut i Republikës së Shqipërisë në operacionet në mbështetje të paqes&amp;#8221;-thuhet në nenet 1 dhe 2 të këtij akti normativ. Deputetët e opozitës të të dy komisioneve kanë kërkuar që nisma të tilla të qeverisë, të cilat kërkojnë një angazhim më të madh, të mos ndërmerren përpara sensibilizimit të opinionit parlamentar dhe atij shqiptar. Deputetët e opozitës kërkuan dje më tepër transparencë nga ana e qeverisë, në mënyrë që edhe vendimet e marra të kenë një mbështetje më të gjerë. &amp;#8220;Ne në zbatim të rezolutës së Kuvendit, e miratuam këtë akt normativ, duke shprehur edhe angazhimin tonë në luftën ndërkombëtare ndaj terrorizmit&amp;#8221;,-tha dje kryekomisioneri i Mbrojtjes, Dashamir Shehi. Sipas shpjegimeve të dhëna nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Majko, parashikohet që 75 trupa komando t&amp;#8217;i bashkëngjiten koalicionit ndërkombëtar për luftën në Irak. Majko, e vlerësoi rëndësinë e miratimit të këtij akti normativ, &quot;për marrëdhëniet e veçanta dhe strategjike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat fillojnë që me presidentit Uilson dhe arritën ekstremin në luftën e Kosovës&quot;. &quot;Kjo nismë bëhet në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët europianë, ne dallojmë se specifika jonë janë edhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe kjo nuk është një antieuropianizëm&quot;
Bledar Hoti
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Puna e ushtareve qenka me e ngaterrueshme se sa mendonim

tema mbyllet sepse ekziston nje e tille, dhe eshte hapur me perpara se kjo.
 
Top