Puna e ushtareve qenka me e ngaterrueshme se sa mendonim
MAJKO: "NISMA NUK ESHTE ANTIEVROPIANE!"
Komisioni parlamentar i Jashtem ka pritur dje ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko per te sqaruar qendrimin e qeverise shqiptare ne lidhje me luften ne Gjirin Persik. Nje gje e tille eshte kerkuar pikerisht nga ministri Majko, pasi nga dikasteri i tij ka dale propozimi per dergimin e nje trupe shqiptare prej 70 forcave komando ne Irak. Gjate bisedes se zhvilluar ne komisionin e Jashtem, ministri Majko sqaroi se kjo nisme e qeverise shqiptare nuk mund te cilesohet aspak si nje qendrim kunder Bashkimit Evropian. "Kjo nisme nuk eshte antievropiane!" pohoi Majko. Ai sqaroi se Shqiperia bashkepunon dhe ka marredhenie shume te mira tashme edhe me vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, apo Italia edhe persa u perket nismave te perbashketa ushtarake. "Ne kemi ushtaraket tane ne Bosnje, me trupat gjermane, kemi gjithashtu trupat tona ne Afganistan, te cilat bashkepunojne po me trupat gjermane. Shume shpejt, ato do te njohin nje bashkepunim te ri edhe me trupat ushtarake italiane", tha Majko. Ai ka sqaruar para deputeteve edhe qendrimin real qe Shqiperia ka me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilat jane marredhenie teper te vecanta dhe qe nuk duhet te ngaterrohen me ato qe cenojne marrdheniet reale qe kemi me vendet e Bashkimit Evropian. "Ne kemi nje bashkepunim shume te gjere dhe bilaeral me shtetet e tjera evropiane. Por ne dallojme ne specifiken qe kemi me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo nuk do te thote qe ato cenojne njera-tjetren", pohoi ministri i Mbrojtjes. Ai ka vleresuar mbeshtetjen qe gjeti Rezoluta e paraqitur prej dikasterit te tij jo vetem nga ana e qeverise shqiptare, por edhe nga vete parlamenti. "Rezoluta kaloi n` nje moment te veshtire, por arriti qe te miratohej ne masen prej 100 perqind, gje qe ndodh shume rralle ne parlamentin tone", pohoi ministri Majko. Sipas kesaj rezolute, Shqiperia ka vene ne dispozicion te forcave te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit hapesiren tokesore, detare dhe ajrore si dhe krijon lehtesira stervitore. Pjesemarrja me nje kompani komando te forcave te armatosura te Shqiperise ne rajonin e Gjirit Persik behet ne kuader te operacioneve ne mbeshtetje te paqes dhe eshte ne mbeshtetje te plote me angazhimet e deritanishme te shtetit shqiptar ne luften kunder terrorizmit global. Ky vendim vjen menjehere pas miratimit te rezolutes nga ana e Kuvendit te Shqiperise me 3 mars 2003.
E.Nasi