Publikohet axhenda e Papa Franceskut ne Tirane, do te udhetoje me makine te hapur

HipHop-Girl

Papirus rex
1406816000-papa-axhenda.jpg
Është publikuar axhenda e vizitës një ditore që Papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë, më 21 shtator të këtij viti. I shoqëruar nga rreth 70 gazetarë të huaj, kreu i Vatikanit do të niset nga kryeqyteti italian, Romë, në orën 7:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, të Tiranës rreth orës 09:00. Në aeroport, Ati i Shenjtë do të pritet nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Më pas është parashikuar të mbahet pritja zyrtare në kryeministri dhe 30 minuta më vonë, Papa do të drejtohet në selinë e presidencës ku do të pritet nga kreu i vendit, Bujar Nishani.

Mesha e Shenjtë është parashikuar të mbahet nga Papa Françesku në orën 10:00, në sheshin “Nënë Tereza”. Në orën 13:30 është parashikuar dreka e Papës me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas takimi me krerët e e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa Françesku do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë parashikohet të niset nga aeroporti i Tiranës drejt atij të Romës në orën 20:00.

Gjithashtu vlen të theksohet se Papa Françesku nuk do të përdorë makinë të blinduar dhe të mbyllur gjatë vizitës së tij në Tiranë, por një automjet të hapur i cili do të ofrohet nga pala shqiptare.

Më rastin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar fondin për rikonstruksionin e sheshit “Nënë Tereza” dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.
 

scadarsko

Locus omnem
Pffff pse qytetar nderi ky ?qfare ka bere per tiranen,pervec se ai po ben nje harxhim kolosal prej 3milion dollars, nga fondi bashkise tirane,n vend qe tju shtohej ndihma sociale njerezve n nevoje kryeqytetas se varferia eshte shtuar me shume ne keto kohe krize économique.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Eh jam dakord me ty pavarsisht se e publikova si lajm te ri.
Ajo qe me habit edhe ky si George Bushi nuk i ndahet Fushe Krujes mos do kemi ndonje vjedhje te rradhes. :D
 

Dreamer

Under the Dome
scardasko ...3 mil mbase i bejne shpenzime ama i ben shume rreklame* Shqiperise
Ska vend ne bote qe sdo donte te vizitohej nga Papa jo per gje tek e fundit se sben mbrekulli as kan bere kurre ama ben shume rreklame vendit qe viziton e Shqiperia do jete ne mediat e Shtypin e gjithe botes ;)
Eshte me mire te dish sesa te kesh ;)
 

scadarsko

Locus omnem
scardaTF 1o ...3 mil mbl'Albanine shpenzime ama i ben shume rreklame* Shqiperise
Ska vend ne bote qe sdo donte te vizitohej nga Papa jo per gje tek e fundit se sben mbrekulli as kan bere kurre ama ben shume rreklame vendit qe viziton e Shqiperia do jete ne mediat e Shtypin e gjithe botes ;)
Eshte me mire te dish sesa te kesh ;)
Po dhe te siguroj ty ne reportazhin e radhes...... Tf1 si gjithmone l,albanie les pays les plus pouvre d europe,pret papen me shpenzimet e saja.pfff n france apo,bnlx thjesh sigurojn rendin e kisha mban persiper shpenzimet e jo institucionet publike.mos harrojm se jemi vend multi fetar e feja ska influenc ne politike.
 

Hektor12

Locus omnem
E cna duhet politika, bujrum le te vije te beje te veten dhe te shkoje, I lumshin kamet po erdhi vari teneqen ka plot gjera me te rendesishme ne jete se vizita e Papes ...
 

scadarsko

Locus omnem
E cna duhet politika, bujrum le te vije te beje te veten dhe te shkoje, I lumshin kamet po erdhi vari teneqen ka plot gjera me te rendesishme ne jete se vizita e Papes ...
Po kjo pra e neser ligji bashkiak do vendos kontroll vjelje taksash ,per mush arken bashkise,se iken tre million dollars per nje Kafe qe papa pin n tirane.
 

Hektor12

Locus omnem
Po kjo pra e neser ligji bashkiak do vendos kontroll vjelje taksash ,per mush arken bashkise,se iken tre million dollars per nje Kafe qe papa pin n tirane.
Normale ajo pune shteti me taksa mbahet ... eshte detyrim ska me ha muco pi muco. Iku koha kur hante lepuri Petlla
 

scadarsko

Locus omnem
Habitem pse nuk shkon ne kryeqendren e kristianizmit pro perendimor Shkodra?e te hypi n biciklete, se dihet atje perdoren bicikleta si n Hollande.
 

scadarsko

Locus omnem
Se dime akoma po si del koha atij 2 - 3 vjet jete i ka njel ... ska kohe ... deri ne Fush Kruje boll e ka ...
Edhe ai si bushi nji thés cimento titan i duhet...... Cfar pisllekut, vin gjithfar sorollop hane e grabisin shqipnin.....
 
Top