Re: Psikologji Avatareske!
Problemi eshte qe kur kalon ne nje shifer te konsiderueshme avataresh, dhe sidomos kur njeh personalisht personin nuk mund te analizosh me avatarin, por arsyen pse personi ka zgjedhur ate avatar.
Shume personazhe ne AF jane tashme te njohura, dhe kur is shikojme qe ndryshojne avatar thjesht nenkuptojme se humori i tyre ate dite/periudhe ka ndryshuar, ose se u ka lindur deshira te shprehin dicka tjeter.
Ka shume avatare qe behen te pafuqishem prane nje "nicku" te forte, sic ka shume emra dhe avatar qe jane te pafuqishem prane nje figure te njohur dhe dikujt qe shprehet me nota te forta.
Kur nje personazh i ri futet ne "skene" ajo qe thote kalon mijera avatare, por pasi lexojme ate qe thote fillojme te komentojme mbi avatarin.
.......