Psikollogjia e fuksit!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Psikollogjia e fuksit!

Dakort me LR por do e përcaktoja disi më ndryshe.

Fuks nuk është ai që shikon diçka dhe e raporton por është pikërisht ai që provokon dhe raporton diçka jashtë kontekstit me dëshirën për të bërë keq apo për të rritur frikën ndaj sistemit. Pra fuksi është një agjent me një detyrë të përcaktuar dhe shpesh ndihmohet nga qytetarët fuksa (që kan inat komshiun, vllain - se ka nusen mo t'bukur p.sh.- grun ose burrin kur ja ka pru shpirtin n'moj t'hunës etj.).

Dhe kjo s'ka t'boj veç me shqipot po me ç'kom pa o nji fenomen i përgjithshëm. Por si thot edhe Maxper, ka një përafrim të fuksit me komunistin e lindjes.
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Psikollogjia e Fuksit?

C'kemi, ca ben, c'ne ti ketej, nga po shkon, ku ishe, ca bere?

Ju duken pyejtje familiare? Ia beni njerezve te pa/njohur gjate dites? Po cdreqin ju duhet se ku ishin, ku po shkojne apo ca kane bere?
Na vjen keq tju informojme se ju keni psikologji FUKSI.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Re: Psikollogjia e fuksit!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fuks nuk është ai që shikon diçka dhe e raporton por është pikërisht ai që provokon dhe raporton diçka jashtë kontekstit me dëshirën për të bërë keq apo për të rritur frikën ndaj sistemit. Pra fuksi është një agjent me një detyrë të përcaktuar dhe shpesh ndihmohet nga qytetarët fuksa (që kan inat komshiun, vllain - se ka nusen mo t'bukur p.sh.- grun ose burrin kur ja ka pru shpirtin n'moj t'hunës etj.).



[/ QUOTE ]

Dmth ai i pari eshte fuks profesionist, kurse te dytet fuksa amatore? /pf/images/graemlins/grin.gif

Valsi pakashume bashkohem ne mendim me ty, vecse do thoja qe ka dhe nje mani per te abuzuar me anen tjeter te fenomenit. Ne kontekst shkolle, ose pune psh etiketohen fuksa njerez qe raportojne tek eproret probleme ose mos mbarvajtje. Shume njerez qe s'jane korrekt, duan t'ja hedhin sistemit ne menyre konstante, ja vene fajin tjetrit ne vend qe te analizojne veprimet e tyre.
 

Vals

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

Mire e keni, jemi popull qe vdesim te marrim vesh se c'behet. Po dhe na vijne vet llafet. Psh. tek grupi im i puens vijne vete mi thone robte gjerat qe s'kane t ebejne hic me mu. Ose kur flas me mamin ne telefon, 10 minuta i harxhojme per njera tjetren pastaj nje ore update mi jep per fisin e afert dhe te larget, komshinjte, robte e punes, shumica rob qe kam vite pa i pare ose s'i ka takuar ndonje here.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Psikollogjia e fuksit!

Juve femnat jeni rasti tipik i fuksit. Sa qef e keni me e zon telefonin me or tu mor nëpër goj edhe mizat ke shpiat e të tjerve /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Psikollogjia e fuksit!

Fuksi nuk o isoj me syhapurin (jo ate që shef ke brima çelsit /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

Diddy19

Su@mi
Re: Psikollogjia e fuksit!

Mos ngaterroni fuksin me thashethemexhiun. Te parin e shtyn interesi, te dytin kurioziteti.
 

zog

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

fuksi sidhe shkerdhata (per ata qe donin kuptimin e ketyre fjaleve) jane fjale te reja, bile qe perdoreshin vetem ne tirane nga nje grup i caktuar te rinjsh. fuksi nuk ka lidhje me fuck ne anglisht, ngaqe anglisht nuku dinte njeri ne kohen kur kjo fjale eshte perhap sa te behej popullore.

lidhje mund te kete me ndonje emer si psh FULC, me duket se ka qene nje amerikan qe drejtonte nje shkolle ne shqiperi pas çlirimit, deri kur me ameriken u prishen marredheniet dipllomatike e keta u larguan.

po te jete keshtu emri vjen prej andej. pra FUKSat nxenesit e Fulcit. ose vjen prej FUKS ai qe ta FUT.

ndersa si marifet, ky eshte profesion. pra spiunlliku eshte zanat. behet ne kembim te diçkaje, si puna kurves, prandaj eshte dhe zanat i urryer.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

Zanat i urryer eshte kur nuk ke LINCENSE ose UNIFORME

Dedektivet pse duhet me i urryer
 

b.k.

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

Mendoj se duhet bere dallimi midis atyre qe:

a) bejne kete "profesion" sepse besojne se nje e mire do te vije prej kesaj pune

b) ata qe e bejne thjesht per perfitime personale, pa menduar shume per demin qe i shkaktojne te tjereve

c) Ka shume qe e bejne kete pune per perfitim dhe pa deshire te demtojne te tjeret.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

Tek ne per shume shume kohe, ka mbizoteruar fryma anti-administrate.Dhe po te raportoje dicka ne nje zyre shteterore konsideroheshe SPIUN dhe TRADHETAR (dhe me te drejte). Kjo per faktin se ishim te pushtuar por edhe per vete karakterin shqiptar anti-THASHETHEMAXHI dhe qe punet donte t`i zgjidhte pa nderhyrjen e shtetit.Sipas tradites shqiptare gjithshka zgjidhej brenda komunistetit (fisit, fshatit apo krahines) PA nderhyrje te "jashtme" duke zbatuar ligjet e Kanunit.
Pastaj erdhi diktatura komuniste, dhe raportimi i nje komunisti per cdo veprim ishte DETYRE. Dhe pervec kesaj kishte edhe nje lume fuksash te cilet fusnin hundet ne punet personale dhe me dashakeqesi. Dhe aq shume u abuzua me kete saqe u rikthye urrejtja per kedo qe "bashkepunonte" me shtetin.
Dhe gjithe ky lemsh ekstremitetesh ka sjelle ate qe sot barazohet fuksi me thashethemaxhiun, agjentin e policise dhe biles edhe me ate qe denoncon nje krim.
Fuksi eshte term i perdorur per ata informatore te shtetit te cilet fusnin hundet ne punet personale dhe e benin me dashakeqesi qe te denonin njerez per te dale vete si "te devotshem" qe te fitonin privilegje.
S`ka asnje shtet ne bote pa sherbim SEKRET,pra pa spiuna. Dhe denoncimi i cdo krimi apo shkeljeje te ligjit eshte I DETYRUESHEM per cdo nenshtetas te atij vendi. Tek ne akoma DENONCIMI quhet FUKSLLIK. Dhe ai tjetri barazon fuksllikun me thashethemet (zakon i keq oriental i ardhur nga 500 vjet "miqesi" me turqit).
Fukslliku shpesh eshte edhe "ne gen" tek disa njerez. Thjesht nuk rrine dot pa spiunuar tek dikush per cdo gje qe degjon apo sheh. Por tek shumica eshte thjesht nje menyre e lehte per te fituar para.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

U ktheva te shkruaja me teper, por mi more fjalet nga goja. Sapo kokretizova cfare kisha ne mendje.

Eshte sidomos e veshtire te ndash negativitetin nga "perfshirja e qytetareve te nje shteti ne mbaravajten e rendid publik the te mires se pergjithshme".
 

zog

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Zanat i urryer eshte kur nuk ke LINCENSE ose UNIFORME

Dedektivet pse duhet me i urryer

[/ QUOTE ]

thash i urryer jo sepse keshtu me duket mua po sepse ashtu e cileson psikollogjia popullore. si puna e kohes "se keqe" ose asaj "te mire".

per nje bujk qe nuk shkon ne plazh, koha keqe (me shi) s'jell shpesh me shume frute, sesa koha mire.

gjithashtu fuksi, polici ose agjenti, me as nje vend nuk eshte profesion i nderuar. ose si me thene, 007 (ai filmi me xhejms bondin), regjizori e nxjerr si shpetues te botes per ta bere simpatik.

pra (ketu po i jap pergjigje edhe jimmit qe shpegoi fenomenin fuks nga ana morale e shoqerore, qe ne fakt, çdo profesion i VOGEL eshte i urryer, njeri nuk e preferon.

ndersa kur (ose qellimi i tij) ky behet I MADH, ketu mentaliteti nderron, ai behet i dashur.

ne nje film, ku si personazhë kryesore luajne nje gango sidhe nje fuks (ne gjuhen popullore franceze, zhargon, quhet FLIC) negativ na behet me i vogli, ose pozitiv na behet ai te cilin filmi e qit me te madhin nga te dy.

FUKS = detektiv i vogel lagjeje. pranej eshte i urryer si zanat.
edhe prostituta eshte profesion i vogel rruge, ku si e vetmja marrifet eshte hapja e shaleve cilitdo kalimtari te interesuar. kur kete zanat ti e ushtron ne rang me te lart, pra kur je kurva e mbretit ose sulltanit, e pra ti behesh me e dashur edhe psikollogjikisht.

pra perfundimisht e gjitha eshte tek SYNIMI, ku rrahim ne me ate qe ndermarrim, larg, lart apo ulet, poshte. dmth njekohesisht tek RREZIKU qe marrim ne ushtrimin e ketij profesionit.
 

ados

Primus registratum
Re: Psikollogjia e fuksit!

kush i mban mend 80lekshat..qe mbanin kostume ne mes te vapes..dhe mbanin revolen te fshehur me nje gazete Zeri i popullit....
u premtonin Tiranen prandaj beheshin fuksa
 
Top