Re: Pse vajzat shqiptare jane me te mira (fizikisht) se djemte?
Iness, si fillim nje pucje njehere per kte teme qe ke hap :smash:
Se dyti, nje dru po per kte teme qe ke hap :smash: /pf/images/graemlins/tongue.gif
Se treti, nuk e shoh situaten kaq bardh e zi sic po me del nga leximet ketu. Pajtohem me mendimet qe kane si konkluzion te tyrin faktin se kur del njehere rrugeve te Bllokut ne Tirane pasditeve apo te shkosh ne nje lokal per nje kafe, te ka lezet syri se sheh shume femra te rregulluara e te mbajtura mire.
Ketu fillon komenti im: lexojeni edhe njehere kete fjali qe sapo shkrova dhe analizojeni pak. Permenda fjalet "Tirane", "Blloku", "lokalet", "femra te mbajtura mire". C'dua te them me kete: le te shkeputemi per pak nga qendra e Tiranes - e cila per mua eshte nje pike referimi jo shume reale sa here qe bie fjala per te dhene nje vleresim te cilitdo lloji te fenomeneve ne shkalle me te gjere, lokale apo kombetare - dhe te shkojme ne vendet, sheshet, rruget, blloqet e pallateve qe nuk i perkasin gjeokrafikisht zones Bllok - Tirane e Re. A do te kishit te njejtin vleresim per ate qe ju ze syri edhe atje? E dyshoj sinqerisht kete gje. E pra ne keto zona "periferike" jeton shumica derrmuese e Tiranes, vendas (lindur ne Tirane) apo te ardhur ne 12 vitet e fundit. Le te shkeputemi fare nga Tirana, qofte dhe deri ne qytetin me te afert qe eshte Durresi. Hidhuni nje sy te shpejte zonave ne te dale te Tiranes, atyre permes te cilave kalon autostrada ose zones ne te hyre te Durresit. Pamja e femrave qe shikon nuk besoj se mund te na shpjere ne te njejtin konkluzion me ate qe nxjerrim kur shikojme vajzat tek Blloku ne Tirane. E pra, ajo ku dua te dal eshte se nuk mendoj qe duhet te pergjithesojme ne kete menyre duke u nisur vetem nga ato c'na ofron "moda e Bllokut", diku e ndjekur korrektesisht dhe terheqese per syrin, qe ne rastin konkret te temes ketu misherohet ne ekspozimin e nje grupi apo grupmoshe te caktuar vajzash te nje fiziku te mire e te pelqyeshem nga meshkujt, dhe diku e egzagjeruar deri ne deformim te origjinalit te saj. Ne pergjithesi kam vene re se brezi i adoleshenteve te sotme ndryshon goxha nga vajzat dikur adoloshente te brezit tim: jane dukshem me te zhvilluara si konstrukt fizik, me te gjata, dhe normal qe ndihmohen shume me shume nga perdorimi i palestres apo kozmetikes qe per vajzat e brezit tim ka qene nje luks, sepse te tilla kane qene kushtet. Une personalisht gezohem per kete fenomen, me vjen mire qe rraca po shkon drejt permiresimit te saj, sidomos persa i perket rritjes se nivelit mesatar te gjatesise si per meshkuj ashtu dhe per femra dhe mbi te gjitha te futjes se mjeteve apo praktikave ndihmese qe permenda me siper qe ndihmojne brezat e rinj per t'u kujdesur per fizikun e tyre. Por termi "vajzat shqiptare" nuk fillon e mbaron vetem me vajzat e grupmoshes 16-20 vjec, apo me vajzat qe shohim pasdite neper lokalet e qendres se Tiranes. Mua me ka rene rasti te shetis jo pak neper Shqiperi, qe nga veriu ne jug te saj, dhe pervec disa ndryshimeve te vogla te pamjes se jashtme (qe zakonisht pasqyrohet me nje model flokesh te ri apo me perdorimin e makiazhit), te them te drejten nuk kam pare ndonje ndryshim te madh ne paraqitjen fizike te femrave ne ato qytete/fshatra. Nuk i hyjme arsyeve perse, sepse nuk eshte vendi, por ky per mua eshte nje realitet, dhe ta mohoj ate nuk mundem.
Ndoshta te tjere e shikojne ndryshe nga une... ideja ime eshte qe ne qofte se flasim per Tiranen dhe dukurite qe shohim ne qender te saj, hajde te flasim per to. Por ne qofte se duam te dalim ne dicka me te pergjithshme se kaq, atehere duhet ti shohim gjerat me ne kompleks duke u bazuar ne realitetin e shtrire gjeografikisht e te prekshem nga te gjithe dhe qe shpesh here, per fat te keq, eshte shume i ndryshem nga ai me te cilin ndeshemi ne Tirane.
P.S. Ketu fola vetem per vajzat; krahasimi i tyre me djemte se shpejti ne nje postim tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif