Re: Pse u izolua shqipëria nga bota dhe kush e bëri këtë izolim të saj?
Per te interesuarit,
Letra e meposhtme i eshte derguar via e-mail Sali Berishes, si dhe zyrtareve perkates shqiptare, amerikane dhe te BE-se. Ju lutem shperndajeni kete mesazh tek shoket dhe njerezit tuaj ne Shqiperi dhe kerkojini atyre te bejne te njejten gje. Per shkak te natyres se kesaj letre, eshte e qarte qe as Berisha, as Nano, nuk do te kene interes qe kjo histori te tregohet, dhe si zakonisht te jeni te sigurte qe shumica e mediave shqiptare s'do te kene guximin t'a publikojne ate. Por e rendesishme eshte qe sa me shume njerez ne Shqiperi te marrin vesh te verteten rreth "liderve" te tyre dhe veprimeve te tyre te paskrupullta. Ato mund te perpiqen te pengojne shtypin, por s'mund te ndalojne internetin. Ju faleminderit per ndihmen tuaj.
Sinqerisht,
Gary Q. Kokalari
2 Shkurt 2006
Prof. Dr. Sali Berisha
Kryeminister
Republika e Shqiperise
Tirane, Shqiperi
Shkelqesia Juaj,
Gjate nje interviste televizive te koheve te fundit, ju deklaruat qe nuk mund te fillonit ndjekjen penale ndaj Fatos Nanos sepse nuk dispononi nje dosje per te.
Duhet t'a pranoj qe kur degjova per here te pare kete koment per ceshtjen ne fjale, nuk po u besoja vesheve. Kjo sepse pikerisht para zgjedhjeve, ne kuadrin e fushates suaj anti-korrupsion, ju ne menyre te vazhdueshme sulmuat Fatos Nanon duke e akuzuar publikisht per krime te llojeve te ndryshme qe perfshinin vrasje, lidhje me krimin e organizuar, praktika korruptive, trafik njerezish dhe droge, duke permendur ketu vec ca prej tyre. Por tani, duket sikur ose ju ka zene nje humbje e perkohshme e kujteses, ose po ju zhvillohet nje rast i parakohshem i semundjes Alzhaimer. Prandaj per t'iu ndihmuar ne kete problem, mendova t'ju freskoj kujtesen me disa informacione.
Ndoshta ju kujtohet takimi qe patem ne zyren tuaj ne maj 2004. Ne ate takim ju bete akuza per Xhoana Nanon dhe Shpetim Idrizin, sipas te cilave ata ndermerrnin rregullisht udhetime jashte shtetit per te pastruar parate qe perfitoheshin nga aktivitetet ilegale Fatos Nanos. Ne ate takim ju gjithashtu me treguat qe Fatos Nano, ndersa kish qene duke i dhene makines rruges per Durres, kish shtypur nje njeri te pafajshem dhe as qe nuk kish ndaluar per te ndihmuar viktimen. Me pas ju me thate qe nje nga keshilltaret tuaj te afert kish perpiluar nje raport te detajuar mbi aktivitetet illegale dhe korrupsionin e Fatos Nanos (nese do te jete e nevojshme, ky raport mund te behet i vlefshem si korespondence e-maili nga keshilltari juaj ne arkivin e kompjuterit tim) dhe ju rate dakort qe te benit te mundur qe une te perfitoja nje kopje te atij dokumenti. Pas ketij takimi keshilltari juaj me dergoi raportin me e-mail, nje kopje e te cilit eshte bashkengjitur ketu ne versionin e tij origjinal (si dhe nje perkthim anglisht i tij). Sipas ketij raporti aludohet qe Fatos Nano dhe zyrtaret e qeverise se tij kane qene te angazhuar ne trafik droge dhe te tjera aktivitete ilegale.
Ekziston gjithashtu dhe nje aludim tjeter qe Fatos Nano ka bashkepunuar ne menyre te fshehte me Fehmi Abdiun, ish Kryetar i Komisionit te Ligjeve ne Parlament, per te abroguar ligjet e trafikut anti-droge qe kane qene ne fuqi ne 1996. Ju posedoni nje transkript te nje bisede te bere ndermjet Nanos dhe Abdiut ne Hotel Rogner, qe thuhet te jete incizuar nga Sokol Kociu, dhe ato qe jane diskutuar ne ate bisede perbejne nje shkelje te kushtetutes shqiptare dhe, per pasoje, te besimit te popullit shqiptar. Z. Kociu eshte aktualisht ne burg, por kohet e fundit i deklaroi nje gazetari qe kasetat jane akoma ne kontrollin e tij ne nje vend te sigurte.
Ndoshta Ministri juaj i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mund t'ju ndihmoje qe t'ju vije kujtesa. Fatmiri ka qene pjese integrale e fushates suaj, dhe kur ju dhe une hengrem darke bashke ne Grand Hotel ne maj 2004, ju me informuat mbi planet qe kishit per t'a derguar ne Uashington per te deshmuar para Komisionit te Helsinkit. Deshmia e Fatmirit perpara ketij komiteti kongresional amerikan ne korrik 2004 perfshinte keto fjale "Sot Shqiperia po perballet me nje situate te veshtire, si rezultat i nje qeverie te paafte per t'iu sherbyer qytetareve te saj, por ne te njejten kohe teper te afte per t'iu sherbyer interesave ilegale te nje grupi te njerezve te veshur me pushtet. S'ka dyshim qe kjo ka ardhur si rezultat i influences se krimit te organizuar dhe korrupsionit te qeverise Nano, qe po pengon zhvillimin e vendit dhe te ardhmen e popullit"
Ju gjithashtu jeni vene ne dijeni te aludimeve qe Nano disponon nje llogari ilegale bankare ne "Credit Suisse". Ndonese une vazhdoj te kem arsye te besoj qe kjo llogari ekziston, ligjet mbi privatesine bankare nuk lejojne te bashkepunosh me "Credit Suisse" per dhenie informacioni pa autorizim te shkruar nga Fatos Nano. Pa dyshim qe Fatos Nano nuk ka interes te bashkepunoje per kerkesen time. Por qeveria shqiptare ama mund te kerkoje bashkepunimin e "Credit Suisse" dhe qeverise zvicerane ne kuadrin e nje hetimi kriminal te nje zyrtari qeveritar te korruptuar. Sigurisht qe nese Nano ka nje llogari ne "Credit Suisse", ai s'do t'a lejonte qeverine e tij te bente nje kerkese te tille qe do te conte ne denoncimin e tij. Ju, nga ana tjeter, nuk keni lidhje me qeverine Nano dhe per pasoje, nese do te vendosni t'a ndiqni kete ceshtje, une do te isha i gatshem te bashkepunoja me prokurorine.
Shpresoj qe kujtesa te mos ju jete demtuar aq keq sa te keni harruar letren time drejtuar juve ne 6 janar te ketij viti, ku propozoja per domosdoshmerine e nje hetimi ne sektorin e telekomit shqiptar qe eshte pergjegjes per tarifat e larta telefonike te shqiptareve. Ne 2004 ne gjithashtu diskutuam perfshirjen e mundshme te Fatos Nanos ne kete ceshtje dhe Partia juaj Demokratike madje filloi nje hetim te telekomit, po per disa arsye misterioze ju nuk jeni ndjere me per kete ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme per t'u adresuar qe ka lidhje dhe me akuzat e tjera per korrupsion kunder Nanos, dhe une akoma jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj rreth planeve per nje hetim ne sektorin e telekomit.
Perseri ne varesi te gjendjes se kujteses suaj, ndoshta gjithashtu do ju kujtohet letra qe i dergova Fatos Nanos qershorin e kaluar ne lidhje me aludimet ndaj tij per korrupsion. Kjo korrespondence iu be e njohur publikut shqiptar gjate nje emisioni ne televizionin Klan disa dite para zgjedhjeve. Ju ishit burimi i informacionit per shume nga akuzat kunder Nanos te pershkruara ne kete leter dhe ju ishit betuar per vertetesine e tyre; dhe tani, pasi keni ardhur ne pushtet, deklaroni qe nuk dispononi nje dosje per t'a hetuar? Si ka mundesi?
Nje shpjegim i mundshem per "humbjen e kujteses" suaj eshte qe keni genjyer paturpesisht: ose keni genjyer rreth atyre qe paraqitet si fakte para zgjedhjeve, ose genjyet kur i premtuat popullit qe ju do te luftonit korrupsionin. Per shkak te eksperiences sime te meparshme me ju ne drejtim te keqinterpretimit te fakteve, une nuk e mora informacionin qe ju me dhate si te mireqene. Si pasoje dhe ne vazhdim, une i verifikova dhe me nje numer burimesh te tjera ne Shqiperi aludimet qe ju bete rreth Nanos, dhe rezultati qe qe shume nga akuzat ishin te bazuara ne fakte. Prandaj, nje shpjegim me i besueshem per "amnezine" tuaj eshte qe ju keni genjyer tek shqiptaret me paramendim per t'i bere ata te besojne se ju vertet do te hetonit Nanon dhe qeveritaret e tjere, te cilet jo me kot kishin ngjallur aq antipati ne popull.
Tani zgjedhjet mbaruan dhe ju moret pushtetin, dhe ju me ne fund arritet cfare deshet. Sa per Fatos Nanon, megjithese nuk eshte me Kryeminister dhe as Kryetar i Partise Socialiste, ai vazhdon te bredhe boten e te beje nje jete perrallore (se fundi ka qene duke shetitur neper Amerike me Xhoana Nanon dhe Shpetim Idrizin, duke qendruar neper hotelet me te mira, duke ngrene neper restorantet me lluksoze dhe duke bere blere per "first lady-in" e tij ne dyqanet me te shtrenjta).
Tek shume shqiptare, vecanerisht tek ato qe votuan per ju ne zgjedhjet e fundit, eshte me se e qarte se si dhe pse Nano vazhdon te beje nje jete aq lluksoze. Megjithate, aludimet dhe akuzat mbi burimin e pasurise se Nanos duhet te vertetohen tamam permes nje hetimi formal, dhe nese do te dale e nevojshme, venien e tij para drejtesise.
Popullit shqiptar i erdhi aty ku s'mbante me me krimin dhe korrupsionin qe simbolizonin qeverine Nano dhe fatkeqesisht vete vendin, dhe per kete arsye, lufta kunder ketyre te keqijave perbente platformen qendrore te fushates suaj. Dhe kjo qe arsyeja qe njerezit votuan per ju ne zgjedhjet e fundit. Ju gjithashtu premtuat qe do te forconit shtetin ligjor, dhe sic duhet ta dini mire, nje parim themelor i ligjit eshte qe askush nuk qendron mbi ligjin. Si rrjedhim, eshte pergjegjesia juaj ndaj shqiptareve qe te filloni menjehere nje hetim mbi akuzat qe ngrihen kunder Fatos Nano ne kete raport (burimi i te cilave, direkt apo indirekt, keni qene ju). Nese nuk do t'a beni kete gje, kjo do te thote disa gjera. Nje shpjegim i dukshem, sic u permend me pare, eshte qe ju genjyet e premtuat tek shqiptaret vetem me qellim qe te fitonit zgjedhjet. Nje tjeter eshte qe ju keni bere nje marreveshje sekrete me Fatos Nanon, ose per qellime politike, ose qe te perfitoni financiarisht nje cope te tortes qe Nano ka perfituar nga privatizimi i Albtelekomit, nga mareveshja e kazinos Hyatt, nga tarifat e lidhjeve te telekomit, dhe nga pasurite e tjera kombetare. Nje arsye e trete mund te jete qe disa fraksione jashte Shqiperise mund te kene bere presion mbi ju qe te evitoni ndjekjen penale te Nanos, dhe nese kjo eshte arsyeja dhe ju gjendeni ne nje pozite te veshtire, ju lutem me thoni dhe di une si te merrem me ta.
Por nese ju s'do te beni asgje dhe do te lejoni qe Fatos Nano te dale i palagur, shpjegimet e lartpermendura per ju per shmangjen nga hetimi te Nanos do te merren si te verteta. Pastaj do te behet e qarte per popullin shqiptar qe ju e keni mashtruar, gje qe i ben "bemat" skandaloze te Nanos mos duken asgje ne krahasim. Dhe ju do te njiheni nder shqiptaret si simbol i premtimeve te pambajtura dhe enderrave te thyera.
Sic thote shprehja "Me bere njehere budalla, turpi bie mbi ty, me bere dy here, turpin t'a mbaj vete". Ndoshta eshte koha tani per shqiptaret t'u kushtojne vemendje fjaleve te Peter Townshend: "ne s'do te genjehemi perseri".
Ju faleminderit.
Sinqerisht,
Gary Q. Kokalari