Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakleve..

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Keshtu e pyes dhe une veten : "C'te keqe ka se keta te rinj duan te angazhohen me dicka qe e kane pasion? C'fare vlere i humbet shoqerise kur keta te rinj mendojne se mund te jene te zot te shfaqin talentin e tyre lirisht neper spektakle? Me cfare etaloni e masim ne talentin dhe pse u dashka ta nderpresim kte boom "lirshmerie"?
Ne kete menyre do gjykonim dhe per nje te ri i cili ka pasion internetin,fotografine ,dj etj qe kerkon te vere ne pah aftesite e tij duke u perpjekur te punoje me veten??
Besoj kur kemi qene adoleshent te gjithe kemi pasur pasionet tona qe do donin te na veconin nga te tjeret dhe disa i kemi patur mundesite ti veme ne dukje para gjithe pjeses tjeter te rinise,dhe disa te tjere jane munduar te perpiqen ne heshtje.
 

we_dont_play

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

sepse ne te rinjve na pelqen te behemi te famshem! te biem ne sy! te jemi dikushi te bejm qef e shum e shum arsye te tjera! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Keshtu e pyes dhe une veten : "C'te keqe ka se keta te rinj duan te angazhohen me dicka qe e kane pasion? C'fare vlere i humbet shoqerise kur keta te rinj mendojne se mund te jene te zot te shfaqin talentin e tyre lirisht neper spektakle? Me cfare etaloni e masim ne talentin dhe pse u dashka ta nderpresim kte boom "lirshmerie"?

[/ QUOTE ]

Nuk eshte se ka ndonje te keqe ne vetvete, por e keqja eshte tek modeli qe keta te rinj krijojne per vetveten, i cili i terheq ata drejt nje jete siperfaqesore, te dhene vetem pas qefeve dhe tekave dhe jo drejt prirjes per te formuar vetveten, per te qene i plotesuar kulturalisht dhe nga karakteri, personaliteti, si dhe per te qene te dobishem.
E keqja nuk eshte thjesht tek fakti qe ka njerez qe duan te merren me muzike, por tek fakti qe te gjithe duan te behen muzikante, dhe e shohin jeten e spektaklit si endren dhe qellimin e tyre ne jete. E keqja qendron tek kultivimi masiv, artificial i te njejtave pasione, dhe per me teper qe nuk priren nga dobia, por nga plotesimi i trilleve hedoniste. E keqja qendron kur nuk jane parimet dhe arsyeja ajo orienton jeten e njeriut, por kur pasioni e pushton teresisht ate, per ta cuar drejt iluzionesh, te kota dhe te parealizueshme.

Ka qene skalndaloze, kur te gjitha intervistat e marra ne nje emision ("Opinion, i Blendi Fevziut"), pyetjes drejtuar te rinjve rrotull bllokut se kunder kujt luftuan shqiptaret ne luften e dyte boterore, askush nuk dinte ti pergjigjej. Dhe Fevziu tha pas intervistave se nuk kishin hequr asnje interviste por ishin transmetuar te gjitha ne grup.
Shprehja me tipike e nje te intervistuari ishte se: "ku i dime ne keto gjera, ne jemi te rinj dhe kemi deshirat tona!"

Pastaj, endra per tu bere kengetare, aktore, modele, stiliste, balerine etj. Vjen si nevoje me vete, pavaresisht nga prirjet, talentet, apo konceptimet qe te rinjte kane per keto arte. Pushtimi i ketyre arteve eshte kthyer ne qellim ne vetvete, dhe keto arte nuk shihen si mjete per te shprehur ide, per te komunikuar mendim apo ndjenje. Kengetaret sot, ne pergjithesi nuk prezantojne artin e tyre, kenget e tyre, por prezantojne vetveten nepermjet ketyre kengeve, te cilat ne me te shumten e rasteve as qe mund ti quash dot art. Ne kete menyre, ata nuk prodhojne art, por thjeshte ekspozojne egon, veten e tyre, per tu dukur, ashtu sic ata nuk jane ne te vertete.
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Gysi pajtohem me mendimin tend deri ne piken qe, per te ndrruar drejtim Mendimit te te Rinjve si dhe investimin e energjive te tyre, Gruppi drejtues i TV duhet te ndryshoje kriteriet e Spektakleve.

Personalisht nuk jam me te drejtuaren e Gishtit drejt te Rinjve,.. jane thjesht pasqyra e brezit te prinderve te tyre! dhe... ka plot qe punojne, shkollohen dhe...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Ktu nuk po ndodh drejtim gishti drejt te rinjve abs.
Shqetesimi per brezin e ri eshte njeqindfish i arsyeshem. Une mendoj se kjo tregon kujdes, askush nuk po i gjykon.
Brezi i ri ka nevoje per udhezim ashtu sikunder neve na vlejten udhezimet e prinderve tane. Me mire vone sesa kurre.

A nuk mendon se kane nevoje per keshille brezi sot?
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Mendoj se brezi sot i perkrah me dashamirsi keshillat nese i gjejne te pershtatshme per to, per kete
t`ju jepet mundesia qe ato vete te parashtrojne rregullat e tyre,
ju jepet pergjithsia, e jo vec kjo, por dhe besimi,
te rriturit ti akceptojne e respektojne ato,
keshtu hapet dera e keshillimit.

Ti shif dhe ne forum, te provoje dikush te komunikoj rrept, ose ne forme urdheruese, ose te predikoje, kujt i pelqen kjo forme?

Pastaj TV- eshte specializuar ne drejtim te artit (megjithe kualitetin qe ka) ato duhet te bashkpunojne me punonjes social, dhe punonjesit social- te bashkepunojne me shkollat, shkollat me institucionet te tjera (per te shfrytezuar hapsirat qe ato kane ne dispozicion per aktivitetet e rinise). Ti krijojne mundesi atyre- sado modeste qe te jene.

Me pelqeu shume fjala jote:- tregojme shqetsim dhe kujdes si dhe interesim!

E gjithe `mrekullia e suksesit` qendron tek fjala <font color="red">SI </font>

Po te vrasim mendjen e shohim qe ka aq shume rruge per te ndryshuar rrjedhjen e ngjarjeve...apo jo?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

E shprehu Blendi saktesisht. Qellimi ketu nuk eshte te penalizojme brezin e ri, apo ta veme ne shenjester te akuzave. Fundja, ky brez eshte nje produkt i mjaft elementeve te cilet sigurisht jane te rritur.

Problemi eshte se, ne pergjithesi, prodhimet mediatike qe afrojne te rinjte me nje bote virtuale te quajtur "bota e spektaklit", ndikojne ne nje menyre mjaft te fuqishme tek te rinjte, dhe bejne qe te dobesohet komunikimi i tyre me pjeset me te shendosha dhe te dobishme te brezit te vjeter.
Keshtu, duhet thene se sot, nje pjese e vogel e brezit te vjeter (ai qe ka ne dore mjetet e komunikimit masiv), ofron ne mundesi shume here me te medha alternativat e tij tek shumica e te rinjve. Pra pakica orienton shumicen. Ky eshte efekti i medias.

Dhe rezultati eshte i dukeshem ne konfliktet midis brezave qe duket mjaft i perhapur ne shoqerite tona.
Ne kushte normale, ky konflikt nuk duhet te ekzistonte. Por duke qene se sot, modelin e te rinjve e krijon televizioni, te rinjte hasin ne probleme, pspajtueshmeri me prinderit e tyre, prej te cileve do te ishte me normale qe te merrej nje pjese e mire e ketij modeli.
Keshtu media futet dhunshem ne jeten familjare dhe trazon marredheniet. Duke bere qe te rinjte, te mos ndjekin me vlerat, keshillat apo modelin e deshiruar prej prinderve, por modelin e ofruar nga jeta e qefit, prej botes se konsumit e cila reklamohet me ngjyrat me te ndezura te imagjinuara.
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Gysi Ok- fakt eshte askush s po akuzon askend.
Ndoshta tingelluan fjalet e mia kumbueshem,
me vjen keq.

Grupqellimi i bisedes tone jane te rinjt! Te cilet `verschojne` drejt TV (grupi i dyte keto),
dhe lidhja me prinderit qe po dobsohet.

Dmth tre Grupe te nderlidhura pa lidhje te perbashket ne Konflikt.

Kush e ka marr persiper kete Konflikt? (pervec nesh ketu)

Sociologe?
Politikane?
Shkollat / organizata Mesuesish?
Organizata Prinderish?
Psikologet e shkollave?
Institucione Fetare?
Organizzata Rinie?

Po me intereson me e dite.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

nuk jane te rinjte qe u jane sulur spektakleve por e kunderta spektaklet u jane imponuar te rinjve. sidhe televizori spektaklet i ka pa talent.

bota ku jetojme eshte sot kthyer ne nje bote pa talent. ngaqe talenti eshte CILESI, e sasia eshte kurdohere ne dem te cilesise ose ne dem te vleres. e rralla eshte e vlefshme jo e pergjithshmje, jo masivja.

televizioni eshte kulture masive e ben spektakle pa cilesi, pa talent.


kjo nuk do te thote qe nuk ka njeres qe nuk e pelqejne cilesine e televizionit, perkundrazi kuptohet shumica jane fansa te tij.



ps; abstrakt ti shkruan sikur ta kishe provu suksesin, si ishte ai ?
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Kjo nuk eshte relevant per Temen Zog.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

ta bera pyetjen enkas, ngaqe shkrimet tek kjo teme filluat e i bete moraliste, per edukimin e rinise, per gjetjen e menyrave, etj. sikur ose te ishit profesore, ose partiake, ose te keshillit te lagjes.

po e ngaterroni forumin me duket me punen ose shkollen.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Nuk shoh pse qenka teper moraliste tema. A mos nuk kane ndonje pergjegjsi televizionet private ndaj publikut?
Por valet ku ata transmetojne jane prone publike, dha ta jane vetem qiramarres te valeve (nepermjet licencave).

Te rinjve pak drejtim dhe keshillim nuk u ka bere asnjehere dem. E nuk dua te them me kete qe te rinjte nuk duhen degjuar. Por edhe menyra "Eja baba te te tregoj arat" nuk tregon aspak mencuri por budallallek. Jam dakort me ty abs qe femija duhet respektuar por i rrituri asnjehere nuk duhet t'i flase femijes sikur jane moshatare.
Dhe prindi duhet te jete se pari prind pastaj shok.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

nuk e kisha per temen por shkrimet e fundit, aty ku u fillua duke treguar mundesite e rruget per te dale nga gjendja alarmante (pse te rinjte duan te behen t'gjithe kengetare). /pf/images/graemlins/laugh.gif

ne fakt shkrime te tilla duhet te na bejne me qesh, po te jemi normale kuptohet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

...per derisa paske mujt me qesh Zotni Zog, ja paska vlejt me shkrujt!


1=0


PS: Ne lidhje me temen, sapo pashe nje emision ne TV-Gjermane, nje shkolle kishte pas per nje kohe te gjate vec dhune verbale e fizike nga te rinjt.
Nepermjet nje cfaqjeje qe kishin realizuar ne skene, me vallzime e kange te ndryshme , kishin mujt te krijonin atmosfere shume me te kendshme ne shkolle.


Shif tesh kur t vijne tjetri e t thote,jo po do i bajme te gjithe artista /pf/images/graemlins/lol.gif (se bahen ato po dolen njehere ne skene /pf/images/graemlins/wink.gif)
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

shkrimi qe te perkiste ty, eshte ne krye, jo ky me qeshjen /pf/images/graemlins/laugh.gif

ps; qe gjermanet jane toça te lind, duhet te lexosh niçen ose dostojevskin ta marresh vesh.
ndersa teatri qe perdoret per edukim femijesh ose te burgosurish, me kujton kohen e dulles.

si dhe e fundit : duhet te shohesh me pak televizor e kryesisht lajmet ne te. se fillon e prishesh, karazgjosllikun (e telebelas) e merr seriozisht.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

jo lal, po e kam SHOQE TE NGUSHTE e i flas si mik.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
atehere e ke mikeshe /pf/images/graemlins/wink.gif


[/ QUOTE ]

po pra mik = shok i ngushte.
 

abs

nuk e di...
Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle

Uuuuh shif car thote /pf/images/graemlins/eek.gif

A e sheh mor Tonce shoqnija ta don t miren, t kam thane ka here, nigjoje ate!

TV`ne e shoh vec kur ka emisione me te rinjt!
Bota knej perdor tanzen, singen,malen, sportin per te heq agresionet /pf/images/graemlins/smile.gif


Zog pi naj t kuq vezet, se po t ik zani.

PS: Aq e pabesueshme asht per disa Njerz qe s ka shoqeri te paster ne mes dy gjinive te ndryshme?
 
Top