Re: Pse te rinjte shqiptare u jane sulur spektakle
Te rinjte jepen pas spektakleve pasi kjo eshte bota qe u eshte ofruar. Sipas disa perllogaritjeve, te rinjte ne shqiperi shohin rreth 5-6 ore ne dite televizion. Televizioni eshte nje prej elementeve kryesore qe ndikon ne formimin e te rinjve ne Shqiperi, dhe mund te thuhet se rinia shqiptare eshte ne nje mase mjaft te madhe produkt i ekranit. Pikerisht prirja krijohet si pasoje e ndikimit te medias ne jeten e te rinjve, per me teper kur dihet qe ne nje moshe te tille si adoleshenca njeriu eshte ende ne formim e siper, dhe ndikimi eshte edhe me i madh.
Normalisht kjo ka shume elemente negative, pasi modeli qe ofron televizioni eshte i orientuar nga konsumizmi, nga konsiderimi i audiences si konsumator, ndaj dhe ai nuk orientohet per nga vlerat shoqerore te mirefillta, por drejt atyre vlerave qe sjellin perfitim per biznesin mediatik ne Shqiperi.
Pikerisht modelet qe ofron televizioni jane te tilla qe kultivojne tek te rinjte iluzionin e nje jete ku vetem shumohen deshirat, enderrat, qefet. Eshte nje model virtual, jashte realitetit qe kultivon vetem nje orientim hedonist ne jete. Prandaj edhe deshirat e te rinjve jane te tilla, qe i orientojne ata drejt projektimit te vetvetes ne pozicionin e "idhujve" te tyre. Dhe idhujt e tyre jane kengetaret, balerinet, aktoret, etj, dhe fare pak tek, mjeket, arkitektet, studiuesit, shkenctaret, etj.
Pikerisht te rinjte orientohen nga ato "profesione" qe shfaqin gjithe aureolen e botes, plot shkelqim te spektakleve.
Por jeta nuk eshte spektakel, dhe raliteti eshte krejt tjeter nga iluzioni i perqafuar ne adoleshence. Pikerisht, prandaj edhe shihet qe menjehere sapo te rinjve i duhet te dalin ne jete dhe te ecin ne te me forcat e tyre, i sheh qe shpesh jane te paafte per ta bere kete. Dhe ne nje shkalle te madhe tek ata verhet, zhgenjimi, stresi, depresioni, parazitizmi, pesimizmi, etj.