Pse shqiptaret nuk kthehen me kur emigrojne ne vende te ndryeshme

scadarsko

Locus omnem
Shqiptaret, nuk po mbajne premtimin e tradita nuk po zbatohet. Ato nuk po kthehen me n Atdhe,pse ndodh kjo?te gjithe thone nje dite do kthehem n vendlindje, por pervec atyre te kthyer forcerisht, asnje nuk po kthehet vullnetarisht. Pse?
 

Al-Punk

Still here
Pyetje interesante. Kam ik kur isha 18 vjeç për shkollim e jam kthyer brenda pak muajve plot idealizëm duke thënë se po ikëm të gjithë nuk do ngelet njeri ta bëjë këtë vend. Jam kthyer e kam mbaruar universitetin mes shokëve që shanin profesorin e mirë dhe mburrnin profesorët horra. Kam punuar në një ndërmarrje private ku pa ryshfet e marrëveshje horrash nuk mbyllje dot muajin. Kontrasti me vendin ku jam tani është shumë i madh. Këtu kur thua jam i shkolluar të quajnë fisnik. Kur punon pa hile të ngrenë në detyrë. Shqipëria(sado që e duam) është vend i vështirë për atë që do të fitojë pak e të punojë pastër.
 

scadarsko

Locus omnem
Une nuk pranoj faktin ku sot brezat e rinj, po kthejn koken drejt horizotit te larget ai emigracion...... Vite me pare kishim arsye t iknim, por sot mbas 24vite demokraci kjo nuk duhet pranu. Qeverite nuk marrin seriozisht, negativitetin qe neser shqiperia do perballet me ket fenomen te njejte si kanceri i gjithe trupit.nuk punojn per ardhmen dhe premtimet qe na bene. Ndihem i tradhetuarr nga ky vend,ku i cili vazhdon te premtoje progrès ku asnjeher nuk ju pervesh punes,privati nuk eshte n gjendje kurre t mbuloje kerkesat publique. Mentalieti i gabuar me privatizim total i vendosi shqiperise,kangrenen e pasherueshme. Shtet privat, qeveri privatesh,shoqeri e vobeket copjuese te nje jeté civilizuese ku nuk n'a perket,kurre nuk do kemi knaqsi per rikthim.kthehem n Shkodër, cdo gje nuk eshte originale rinia pa respekt arrogance e interes, nuk gjej me zona industriale ou dikur punesoheshin rreth 35 mije punonjes, n ate qytet.shkatruan gjithcka n demokraci, ti rindertosh sot as nuk do kemi me mundesi .Sa turp!
Shqiperia shpeton vetem po t drejtohet nga nje dore e huaj 10vjecare,per arsye se nuk din te vetqeveriset.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Shqiptaret, nuk po mbajne premtimin e tradita nuk po zbatohet. Ato nuk po kthehen me n Atdhe,pse ndodh kjo?te gjithe thone nje dite do kthehem n vendlindje, por pervec atyre te kthyer forcerisht, asnje nuk po kthehet vullnetarisht. Pse?

Kujt i paskemi premtuar kshu ? :p
Ka ikur ato koha e gjysherve tane... qe shkonin ne kembe ne kurbet --- linin familjen pas dhe ju duhej te ktheheshin pas shume vitesh . Tani njerezit pajisen me letra, jane te lire te vizitojne :)

Ps...Permenda kohen e gjysherve, pasi gjyshi i im nga ana e babait- ka ikur ne kurbet dhe nuk u kthye --- pra arsyet akoma si kemi te qarta pse qysh e tek.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sepse ndoshta ju pelqen jeta atje...kushtet ekonomike-politika aty jan me tzhvilluara sesa tek ne
ka shum njerez qe kan mbi 20 vjet qe kan ik nga qyteti vendlindjes dhe as qe ju bie ndermend te rikthehen ne vendlindje
 
Top