Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine
Fillimisht postuar nga ujku81:
[qb]
<span style="font-weight: bold">isha dashur ta pyes UJKUN 81 se te na tregoj se pse sic thote ai </span>---pervec kesaj - ne Shqiperi nese do te behej ndonje referendum per bashkimin me Kosoven do ti kishe 90% kunder!!-----
PSE???
Dhe per ate qe tha se ne Kosove kriminaliteti eshte shume i larte nuk eshte ashtu. Me vjen keq. Edhe po te eshte per kete gje nuk duhesh te jesh i kenaqur.
Sepse nuk ju duan mor vella.Se do te shtohej rremuja brenda shtetit dhe politikes shqiptare, ja pse.
Nuk jam i kenaqur por ju do t'ju duhet kohe sa te ndertoni realisht shtet, se sic kemi ne mentalitetin e kohes se Xhaxhit edhe ju mentalitetin e kohes se Titos keni [/qb]
O ujk, ti nuk e di rezultatin e referendumit pa u zhivlluar ai. Opinionet qe merren ne Tirane e Prishtine jane te pavlera sepse asnje nuk beson se ka ardhur koha per referendum. Nqse OKB-ja do organizonte nje referendum ne gjithe trojet shqiptare, ta zeme ne gusht 2003, atehre ka vlere te testohen opinionet. Vetem atehere rezultati i anketave eshte me shkencor.
Persa i perket mentalitetit ke te drejte. Megjithate Shqiperia ka bere shume reforma qe ne 1991, kurse Kosova akoma nuk e ka marre pushtetin nga OKB-ja. 2003 eshte viti i transferimit te pushtetit dhe ajo qe me ben pershtypje shume te keqe eshte ngadalesia me te cilen po e presin politikanet e Kosoves. Thuajse asgje nuk ka levizur, me perjashtim te kryeministrit qe e ndjen se ka per te ardhur koha per te menaxhuar nje shtet dhe po i dridhen gjunjet. Eshte i vetmi qe po udheton dhe po kerkon investime. Por ne Kosove nuk po ben asgje. Jane pronat per tu zgjidhur, privatiizimi, pergatitja e administrates qe duhet per te bere reforma. Shqiperia ka pervoje nga privatizimet strategjike te para disa viteve, por Kosova nuk ka. Administrata e Krahines Autonome qe kishte dikur Kosova, tani eshte plakur dhe per me teper ajo administrate ishte adminsitrate e Provinces Serbe dhe nuk mund te kishte pervojen e nje shteti te pavarur. Ketu une shof nje problem dhe besoj se sa me shpejt Kosova te ngreje admisitraten shteterore aq me shpejt do transferohet edhe pushteti. Mendoj se fillimisht administrata e OKB-se te mos largohet por te rrije si keshilltare pa te drejte te marre vendime.
Pra paveresia e Kosoves eshte ne dore te Kosoves. Kosova e fitoi luften dhe pavaresine nga Serbia. Dikush tha ketu se ishte dhurate. Eshte gafa me e madhe te quhet dhurate ajo qe eshte fituar me nje lufte 100 vjecare. Tani duhet te fitoje pavaresine nga OKB-ja. Per kete nuk duhet lufte, por vetem pune. Me keqardhje shof qe politika ne Kosove eshte krejt e paafte ta beje kete. Ajo eshte politike si ne kohen e Titos kur Lidhja Komuniste e Kosoves, sot LDK-ja ishin vetem per konsum te brendshem politik. Sot politika duhet te prodhoje ekonomi. PDK-ja doli nga lufta dhe nuk ia ka idene se si prodhohet ekonimi me ane te politikes. Mendoj se Kosova i ka partite qe dhane nje kontribut te madh per pavaresine nga Serbia, por jane krejtesisht inerte dhe te paafta per te fituar pavaresine nga OKB-ja. Me keq akoma, nuk kane aftesi per te thithur rinine kosovare te pasluftes ne gjirin e tyre, gje qe do reformonte politiken per t'i bere balle detyrave te reja. Dhe me keq fare, plogeshtia dhe paaftesia e politikes kosovare per te marre pushtetin nga OKB-ja, po gjeneron shpresa (te rreme sigurisht) ne Beograd se bota do thote Kosova nuk ka aftesi te ndertoje shtet, prandaj ta bejme republike te trete jugosllave. Ajo po ben Rugova eshte thjesht perserit kerkesen per pavaresi formale. Po ta pyesim Rugoven cfare do beje ai me pavaresi nqse ia njofin sot? Do behet nje anarki aq e madhe me nje shtet qe nuk ka adminsitrate sa qe do te terheqi Serbine perseri ne loje. Ne rastin me te mire kjo eshte te naivitet dhe ne rastin me te keq duket sikur e ka mesuar dikush qe te veproje kunder interesave te Kosoves.