Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

rinigjon

Primus registratum
Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Kjo pyetje po degjohet shpesh koheve te fundit.
Cka mendoni ju?
Une do te pergjigjem me vone
Me intereson mendimi i juaj
Ju presim
 
dedalus

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

evropa mezi po duron shqiperine pale ma dhe kosoven bashke.ato nuk po denojne milloshevicin kastile.keshtu qe me mire shqiperia pa kosoven .shqiperia eshte duke u mbytur per vete po erdhi edhe kosova morem fun fare. :tipsy:
 
kastriot

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Fillimisht postuar nga ToNy MonTaNa:
[QB]" Kjo pyetje po degjohet shpesh koheve te fundit.
Cka mendoni ju?..."

Kastriot:<span style="font-weight: bold">Ku e ke degjuar kete pyetje ne Beograd, Athine apo tek Kryeministria dhe Presidenca ne Tirane???</span>

Kastriot
 
VitoCorleone

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

O Montana
po ku bejne bashke more shqiptaret !
ne ne Kosove spo bejme dot bashke e ata ne Shqiperi gjithashtu e po te bejme bashke .
Po Kjo mund te mbetet vetem nje enderr se nuk ka asgje qe mund te realizohet kete nuk e merr parasysh as Evropa as Amerika as askushi.
une mendoj me mire do te ishte te diskutojme per punene e Camerise ,per Kosoven Lindore ,per Mitrovicen e tjera qe po i humbim tani e jo per ato ide qe jane harruar tani se ka ndryshuar plani ballkanik .
he edhe po te beheshim bashke do te kapnim armet kundra njerit tjetrit menjehere per ceshtjen e presidentit ,kryeministrit e tjera.
Edhe nje gje qe e pengone eshte se larg jemi ne Kosovaret ne shume gjera na duhen edhe 5 vite per ta arritur Shqiperine.
 
atman

Forumium maestatis
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Bashkimi i tokave shqiptare eshte e duhet te jete çeshthja jone kryesore. Te ashtuquajtura teori ne favor apo kundra nuk bejne gje tjeter veç shpien uje ne mullirin e armikut. Dhe Shqiperia nuk ka pasur e nuk ka armiq imagjinare. Te paret jane f
 
Shqiperia nuk ka pasur dhe ka vetem armiq imagjinare, por reale. Te paret jane fqinjet qe jo vetem na kane rrembyer me dhune e me padrejtesi shumicen e tokave, por mundohen me njemije menyra qe te zhdukemi fare si shtet e mundesisht edhe si komb.
Te mos u genjeje mendja, se nuk do te bashkohemi, do te ndodhe se s'ben sepse eshte diçka natyrale. Persa u perket te ashtuquajtura dallime, nuk jane gje tjeter veç fry i fantazise qe merr nismen ne Beograd apo Athine apo kushedi ne zyra diplomacie. Jemi shqiptare dhe dallohemi nga te tjeret per veçorite tona kombetare, ashtu siç dallohen te tjeret nga ne. E kini idene se sa ndryshon Bavaria psh nga krahinat e tjera te gjermanise? Apo Siçilianet nga Lombardet? etj etj. Cdo popull ka edhe ndryshime qe nuk vene ne krize identitetin kombetar. Ata qe shpehin dyshime ose jane injorante dhe nuk njohin historine, ose nuk e duan. Pa Shqiperi etnike nuk ka te ardhme.
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Kjo eshte pyetje e ceket ne rastin kur e shkruan nje naiv. Ne rastin me te keq, eshte pyetje provokuese. Se pari ai qe shtron pyetje te tille duhet te sqaroje se cfare kupton me bashkim?

Ka dy kategori:

Bashkimi si shtet unitar. Pergjigja eshte negative dhe kete e dine te mencur dhe budallenj mjaft te shofesh se cfare kombi jemi.

Bashkimi si strategji. Pergjigja eshte pozitive dhe kete e dine te mencue dhe budallenj mjaft te shofesh se po krijohet tregu unik ballkanik. Ne kete kuader une nuk e di se si mund te &quot;bashkohet&quot; Shqiperia me Serbine dhe Rumanine pa &quot;udhetuar&quot; me pare me makine malli per ne Kosove.

Pra bashkimi strategjik do realizohet jo sepse (S)DUAN shqiptaret, por liria qe po i vjen me ne fund ballkanit eshte ne radhe te pare liri per kombin e ndare shqiptar. Kurse ai qe flet perralla per te shuar institucionet e Kosoves per te cilat u derdh gjak eshte nje provokator i ndyre.

Kosova do njihet qe kete vit si &quot;pale&quot; ne mardheniet me BE, SHBA, Banken Boterore dhe FMN, pra shtet i pavarur. Mire tha dikush duhet ta kemi mendjen tek Mitrovica, sepse po e humbim me duket...
 
atleti

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

kosova po nderton institucionet model kurse ne vazhdojme te vegjetojme nen drejtimin e me te koruptuave te ballkanit.
po vazhduam keshtu mbas disa vjeteve do lutemi ne
te bashkohemi me kosoven.
Sigurisht nuk eshte paresore per momentin por une
nuk besoj se do kete dy shtete shqipetare ne ballkan dhe asnje nuk ka te drejte ta kundershtoje kete.
 
AL PACINO

Forumium praecox
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

PER MENIMINTIM, KTU NE DUHET TE TREGOHEMI, INTELIGJENT,/FURBI/ GJO. QE NE NA KA MUNGU GJITHMON NE SHEKUJ E NE VITE, DUKE PA SITUATEN QE NE NODHEMI SOT,JEMI TE CUNGUM NGA TE GJITHE ANET/KOS.SHKUP.PREVEZ,ETJ.THEM DUHET TE TREGOHEMI INTELIGJENT-/DHELPRAK/.NUK DUHET TE BASHKOHET MENJIHER,DUHET TE PRESIM QE KOSOVA TE FITOJ PAVARSIN,DHE MBAS PAK KOHE TE BASHKOHEMI.SIC E DIME NUK VARET NGA NE,POR VARET,NGA EUROPA+USA -ME RESPEKT NGA - ALPACINO -
 
kercinjkuqte

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

kosova eshte pjese e rfj-se dhe cdo diskutim eshte i kote deri kur ajo (kosova) te jete vend i pavarur.mire do te qe por faktet jane kokeforte.
dhe nese behet vend i ppavarur, vetem nese mbetet 99%shqiptare mund te duan shqipetaret eshqiperise te bashkohe. per ndryshe une nuk shoh ndonje arsye se pse duhet te shnderrohemi brenda nates ne shtet multi etnik me &quot;shqether&quot; ne gji!!!
s'na dalin grekerit e shulat, tani na duhen dhe serb e malazez.
kur te hidhet ne ere patrikana e pejes e kosovo-polje gracanica flasim prape.
 
ujku81

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Bashkimi si shtet unitar. Pergjigja eshte negative dhe kete e dine te mencur dhe budallenj mjaft te shofesh se cfare kombi jemi.

Bashkimi si strategji. Pergjigja eshte pozitive dhe kete e dine te mencue dhe budallenj mjaft te shofesh se po krijohet tregu unik ballkanik. Ne kete kuader une nuk e di se si mund te &quot;bashkohet&quot; Shqiperia me Serbine dhe Rumanine pa &quot;udhetuar&quot; me pare me makine malli per ne Kosove.

Pra bashkimi strategjik do realizohet jo sepse (S)DUAN shqiptaret, por liria qe po i vjen me ne fund ballkanit eshte ne radhe te pare liri per kombin e ndare shqiptar. Kurse ai qe flet perralla per te shuar institucionet e Kosoves per te cilat u derdh gjak eshte nje provokator i ndyre.

Kosova do njihet qe kete vit si &quot;pale&quot; ne mardheniet me BE, SHBA, Banken Boterore dhe FMN, pra shtet i pavarur. Mire tha dikush duhet ta kemi mendjen tek Mitrovica, sepse po e humbim me duket...
pervec kesaj - ne Shqiperi nese do te behej ndonje referendum per bashkimin me Kosoven do ti kishe 90% kunder!!
kosova po nderton institucionet model kurse ne vazhdojme te vegjetojme nen drejtimin e me te koruptuave te ballkanit.
po vazhduam keshtu mbas disa vjeteve do lutemi ne
te bashkohemi me kosoven.
ca lesh institucionesh po nderton Kosova!! me 10000 police te UNmikut dhe nja 40000 ushtare te NATO-s shiko se ne cfare shkalle eshte kriminaliteti!!
Shqiptare jane dhe ata si ne, do ju duhet ca kohe te ndertojne shtet.

&quot; Nese do ti vesh botes zjarr shko e merr 10 kosovare &quot;
Noli
 
rinigjon

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Une mendoj keshtu:
Ne tash duhet te fitojme pavarsine e Kosoves dhe te ruajme te teren (me Mitrovice Blue Gene). Pas asaj te shikojme mundesite me shqiperine dhe aty te vendoset se cka eshte me e mire per perparimin e te dyjave pra perparimi ekonomik dhe ai politik. Pra duhet shikuar opcionin me te mire per te dyja. Duhet te bejme plane tash se historia na ka mesuar se ne kishim disa ngecje ne kohe, ne minute te fundit nuk behet asgje.Nuk duhet harruar se jemi i njejti popull, isha dashur ta pyes UJKUN 81 se te na tregoj se pse sic thote ai
---pervec kesaj - ne Shqiperi nese do te behej ndonje referendum per bashkimin me Kosoven do ti kishe 90% kunder!!-----
PSE???
Dhe per ate qe tha se ne Kosove kriminaliteti eshte shume i larte nuk eshte ashtu. Me vjen keq. Edhe po te eshte per kete gje nuk duhesh te jesh i kenaqur. Ne duhet te punojme qe te perparojme. Nuk duhet te jemi pjesa me e prapambetur dhe i pazhvilluar ne Evrope. Puna e zgjidhjes se statutit te Kosoves dikush tha se varet vetem nga USA+Evropa une kisha thene se pak varet edhe prej vete neve, fale zotit qe na ndihmoj USA se sa per Evropen nuk kisha mbajtur shume shpresa sepse do te ishte organizuar edhe nje konference si ato te meparshme dhe do e kishin coptuar edhe me tutje tokat tona.
 
olti

Neo
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

<span style="font-weight: bold">HE MORE SHQIPTARE QE E KENI HARRUAR SE LIRIA NUK DHUROHET POR FITOHET:
</span>

Ende me fjalet amerika europa &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[help]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/help.gif&quot; /&gt;
Duhet lufte, pune, sakrifica, mundime qe te behen gjerat dhe jo pritje te na e jape amerika me europe lirine dhe zhvillimin. Nje liri e dhuruar nuk eshte kurre liri, por gjithmone nje sundim i fshehur dhe nqs ta japin do te permendin gjithmone dhe do te mund ta marrin kur te duan. Duhet t'i mesojme mire keto e pastaj te marrim ate qe duam se keshtu me pritje nga te tjeter behemi si femijet qe presin plakun e vitit te ri te sjelle dhuratat. Me vjen keq per shqiptaret, por kemi rene shume shume poshte &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[help]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/help.gif&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[help]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/help.gif&quot; /&gt;
 
rinigjon

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Ti nuk me paske kuptuar mire,
Me fitore une e kam nenkuptuar ate qe thua ti lufte, pune, etj
Se ajo dihet se pa punuar vete nuk mund te arrijme asgje.
Dakord
 
ujku81

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

<span style="font-weight: bold">isha dashur ta pyes UJKUN 81 se te na tregoj se pse sic thote ai </span>---pervec kesaj - ne Shqiperi nese do te behej ndonje referendum per bashkimin me Kosoven do ti kishe 90% kunder!!-----
PSE???
Dhe per ate qe tha se ne Kosove kriminaliteti eshte shume i larte nuk eshte ashtu. Me vjen keq. Edhe po te eshte per kete gje nuk duhesh te jesh i kenaqur.
Sepse nuk ju duan mor vella.Se do te shtohej rremuja brenda shtetit dhe politikes shqiptare, ja pse.
Nuk jam i kenaqur por ju do t'ju duhet kohe sa te ndertoni realisht shtet, se sic kemi ne mentalitetin e kohes se Xhaxhit edhe ju mentalitetin e kohes se Titos keni
 
rinigjon

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Nuk eshte ashtu sic thua ti se populli i Kosoves dhe ai i Shqiperise nuk e duan njeri tjetrin.
Nuk eshte e vertet.
Ndoshta ti nuk e done popullin e kosoves, por mos te harrojme se ti je vetem nje person dhe se ne shqiperi jetojne edhe njerez te tjere. Te cilet duhet ta shprehin mendimin e tyre.
Te lutem kur te bisedosh duhesh te tregosh fakte.
Jo te flasesh kote
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Fillimisht postuar nga ujku81:
[qb]
<span style="font-weight: bold">isha dashur ta pyes UJKUN 81 se te na tregoj se pse sic thote ai </span>---pervec kesaj - ne Shqiperi nese do te behej ndonje referendum per bashkimin me Kosoven do ti kishe 90% kunder!!-----
PSE???
Dhe per ate qe tha se ne Kosove kriminaliteti eshte shume i larte nuk eshte ashtu. Me vjen keq. Edhe po te eshte per kete gje nuk duhesh te jesh i kenaqur.
Sepse nuk ju duan mor vella.Se do te shtohej rremuja brenda shtetit dhe politikes shqiptare, ja pse.
Nuk jam i kenaqur por ju do t'ju duhet kohe sa te ndertoni realisht shtet, se sic kemi ne mentalitetin e kohes se Xhaxhit edhe ju mentalitetin e kohes se Titos keni [/qb]
O ujk, ti nuk e di rezultatin e referendumit pa u zhivlluar ai. Opinionet qe merren ne Tirane e Prishtine jane te pavlera sepse asnje nuk beson se ka ardhur koha per referendum. Nqse OKB-ja do organizonte nje referendum ne gjithe trojet shqiptare, ta zeme ne gusht 2003, atehre ka vlere te testohen opinionet. Vetem atehere rezultati i anketave eshte me shkencor.

Persa i perket mentalitetit ke te drejte. Megjithate Shqiperia ka bere shume reforma qe ne 1991, kurse Kosova akoma nuk e ka marre pushtetin nga OKB-ja. 2003 eshte viti i transferimit te pushtetit dhe ajo qe me ben pershtypje shume te keqe eshte ngadalesia me te cilen po e presin politikanet e Kosoves. Thuajse asgje nuk ka levizur, me perjashtim te kryeministrit qe e ndjen se ka per te ardhur koha per te menaxhuar nje shtet dhe po i dridhen gjunjet. Eshte i vetmi qe po udheton dhe po kerkon investime. Por ne Kosove nuk po ben asgje. Jane pronat per tu zgjidhur, privatiizimi, pergatitja e administrates qe duhet per te bere reforma. Shqiperia ka pervoje nga privatizimet strategjike te para disa viteve, por Kosova nuk ka. Administrata e Krahines Autonome qe kishte dikur Kosova, tani eshte plakur dhe per me teper ajo administrate ishte adminsitrate e Provinces Serbe dhe nuk mund te kishte pervojen e nje shteti te pavarur. Ketu une shof nje problem dhe besoj se sa me shpejt Kosova te ngreje admisitraten shteterore aq me shpejt do transferohet edhe pushteti. Mendoj se fillimisht administrata e OKB-se te mos largohet por te rrije si keshilltare pa te drejte te marre vendime.

Pra paveresia e Kosoves eshte ne dore te Kosoves. Kosova e fitoi luften dhe pavaresine nga Serbia. Dikush tha ketu se ishte dhurate. Eshte gafa me e madhe te quhet dhurate ajo qe eshte fituar me nje lufte 100 vjecare. Tani duhet te fitoje pavaresine nga OKB-ja. Per kete nuk duhet lufte, por vetem pune. Me keqardhje shof qe politika ne Kosove eshte krejt e paafte ta beje kete. Ajo eshte politike si ne kohen e Titos kur Lidhja Komuniste e Kosoves, sot LDK-ja ishin vetem per konsum te brendshem politik. Sot politika duhet te prodhoje ekonomi. PDK-ja doli nga lufta dhe nuk ia ka idene se si prodhohet ekonimi me ane te politikes. Mendoj se Kosova i ka partite qe dhane nje kontribut te madh per pavaresine nga Serbia, por jane krejtesisht inerte dhe te paafta per te fituar pavaresine nga OKB-ja. Me keq akoma, nuk kane aftesi per te thithur rinine kosovare te pasluftes ne gjirin e tyre, gje qe do reformonte politiken per t'i bere balle detyrave te reja. Dhe me keq fare, plogeshtia dhe paaftesia e politikes kosovare per te marre pushtetin nga OKB-ja, po gjeneron shpresa (te rreme sigurisht) ne Beograd se bota do thote Kosova nuk ka aftesi te ndertoje shtet, prandaj ta bejme republike te trete jugosllave. Ajo po ben Rugova eshte thjesht perserit kerkesen per pavaresi formale. Po ta pyesim Rugoven cfare do beje ai me pavaresi nqse ia njofin sot? Do behet nje anarki aq e madhe me nje shtet qe nuk ka adminsitrate sa qe do te terheqi Serbine perseri ne loje. Ne rastin me te mire kjo eshte te naivitet dhe ne rastin me te keq duket sikur e ka mesuar dikush qe te veproje kunder interesave te Kosoves.
 
iriqi

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Nuk kam mendimin se 90% e shqiptareve nuk duan te bashkohen me Kosoven, pasi eshte ne interes si te banoreve te Shqiperise edhe te Kosoves te bashkohen. Interesa ekonomike, treg i madh per investime, fuqi me e madhe politike, ushtarake etj. Edhe fqinjet do te na respektonin me shume ne rast se do te ishim nje vend 6 milionesh.Por disa deklarata dhe veprime si ato te Rugoves per flamur te veçante apo hymn te veçante per Kosoven, kur ajo ende nuk dihet nese do te behet shtet i pavarur apo jo, krijojne nje ndjesi te keqe. Siç duket ka edhe kosovare qe nuk e duan bashkimin me Shqiperine, siç ka edhe shqiptare. Megjithate bashkimi kombetar vjen pas pavaresise se Kosoves. ne rast se Kosova behet e pavarur ne menyre normale do te shkohet drejt bashkimit ne nje shtet. Por une mendoj se Kosova nuk do te lejohet te kthehet ne shtet te pavarur, por do te mbetet nje gjysem shteti, pa te drejte vetvendosjeje te plote per te ardhmen e saj.
 
Blue Gene

Primus registratum
Re: Pse (s)duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine

Fillimisht postuar nga iriqi:
[qb] ... Por une mendoj se Kosova nuk do te lejohet te kthehet ne shtet te pavarur, por do te mbetet nje gjysem shteti, pa te drejte vetvendosjeje te plote per te ardhmen e saj. [/qb]
Me kujtohet ajo perralla e gjysma gjelit qe edhe pse ishte i tille arriti te sillte flori ne shtepi pas nje udhetimi shume te gjate. Te gjithe vendet ne rajon qe duhet te futen ne BE jane si puna e gjysma gjelit, pra jane ghysem shtete. Shqiperia qe ka qene themeluese e Lidhjes se Kombeve dhe me vone anetare e OKB-se eshte gjysem shtet. Serbia eshte gjysem shtet, gjithe bota po tallet. Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja. Sot nuk ka me shtete qofte edhe ne BE: kane humbur sovranitetin klasik ne emer te nje konvergjence qe buron nga ekonomia e hapur.

Ne kete kuptim Kosoves nuk kane pse t'i japin statusin e shtetit formalisht, kur kjo do nxirrte telashe, sic ka nxjerre Maqedonia me minoritetet e saja ne Bullgari. Po ashtu Kosova do kerkonte &quot;minoritetet&quot; e saj ne Tropoje ku FARK-u eshte shnderruar tani ne UCT: ushtria clirimtare e Tropojes. Keto jane budallalliqe dhe ne nuk duam qe ne emer te ketyre te mbetemi mbrapa ne zhvillim ekonomik. Kosova kete vit do pavaresohet edhe nga OKB-ja dhe une nuk e kuptoj se cfare duhet me teper per te ecur perpara? Shtet per te kenaqur koken e trashe te Rugoves sic ka then Noel Malkolm?
 
Top