pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??
Tregojnë në spital: Na rrahën për treçerek ore dhe nuk na lanë të pinim as ujë”.
Kakavijë, kthehen me brinjë të thyera dy emigrantë
Entela Bani
Gjirokastër – Me brinjë të thyera, shembje mesi dhe me shenjat e goditjeve të tjera në trup, kanë mbërritur mes dhjetëra shqiptarëve të kthyer dje në Kakavijë edhe dy emigrantë. Behar Gjojdesh dhe Gazmend Asllani mezi mbaheshin në këmbë dhe janë nisur menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Gjirokastrës.
Kthimi
Dje paradite, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, janë kthyer 53 emigrantë shqiptarë pa dokumente. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pa leje qëndrimi në shtetin helen, por ka patur edhe disa që ishin në pritje të marrjes së tyre. Emigrantët nga rrethe të ndryshëm të vendit si Fier, Berat, Vlorë etj, janë kapur në fshatra të ndryshëm të Greqisë dhe u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Fati i dy prej tyre ka qenë më i hidhuri pasi ata janë kapur dhe rrahur nga një polic i patrullës greke në kufi.
“Brinjë të thyera, hematoma të theksuara në trup, shembje mesi”, janë diagnozat e përcaktuara nga mjekët e spitalit. Emigrantët kanë treguar duke u futur për në spital se ata kishin rënë pre e dhunës të një prej 3 policëve të patrullës kufitare greke që i ndaloi ata rreth 10 kilometra në brendësi të territorit grek, dje rreth orës 5 të mëngjesit.
Ai që është dhunuar më shumë është 43- vjeçari Behar Gjojdeshi nga Petova e Fierit. Sipas mjekëve gjirokastritë, si pasojë e goditjeve të forta ai është goxha i dëmtuar.
Behari nuk qëndron dot në këmbë. Dy brinjë të thyera dhe goditjet e tjera që ka marrë e detyrojnë të qëndrojë ulur në karrocë. Me duart që i dridhen tregon se kjo është ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur në jetën e tij. “Që prej vitit 1992 kam hyrë e kam dalë disa herë në Greqi. Kisha dokumente të rregullta, dhe jam në proces rinovimi. Avokati që kam pajtuar për këtë m’i vonoi jashtë mase dokumentet. Nuk mund të prisja më dhe u nisa bashkë me 7 veta të tjerë drejt Greqisë”.
Rrahja
43-vjeçari tregon se pasi kishin udhëtuar për 8 orë të tëra në këmbë, si kishin hyrë në tokën greke, në orën 05.00 të mëngjesit, u panë nga policët grekë të patrullimit në kufi. “Shumica e grupit ia mbathi me vrap kurse unë e Gazmendi qëndruam në vend, nuk u larguam. Unë nisa t’iu shpjegoja policëve se isha në pritje të dokumenteve, por atyre nuk u interesonte fare. Filluan të më rrihnin, gjë që e vazhduan mbi mua dhe Gazmendin për treçerek ore. Na goditën egërsisht në mënyrë barbare me shkop gome, shkelma e gjithçka që kishin në duar. Aq shumë saqë më thyen dy brinjë. Humba ndjenjat, më ra tensioni dhe s’rrija në këmbë, por ata nuk donin t’ia dinin. Ishte një keqtrajtim çnjerëzor”,-tregoi për mediat emigranti i dhunuar. Shoku i tij, 27-vjeçari nga Fieri Gazmend Asllani është në gjendje më të lehtë. Gjithsesi edhe i riu nga fshati Zharëz i Fierit nuk ka shpëtuar pa u torturuar. “Pasi u dëfryen duke na rrahur për 45 minuta, as ujë s’na lanë të pinim. Më kanë goditur fillimisht në kokë, nga frika mos më linin me ndonjë cen e mbajta kokën me duar dhe ata më godisnin në trup. Mesin s’e ndieja fare, mjekët më thanë se kam pësuar shembje aty”,-tregon Gazmendi. Në trupin e tij të fotografuar përveçse në komisariat edhe nga gazetarët, dallohen qartë shenjat e goditjeve të forta që ka marrë në trup. “Dua të falenderoj policinë shqiptare pasi na ndihmoi dhe na shoqëroi menjëherë për në spital”,-thonë mes dhimbjeve të trupit dy emigrantët shqiptarë , viktimat e radhës së policëve grekë.
03/11/2005
shekulli