pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Leopardii

Primus registratum
pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Tregojnë në spital: Na rrahën për treçerek ore dhe nuk na lanë të pinim as ujë”.

Kakavijë, kthehen me brinjë të thyera dy emigrantë


Entela Bani

Gjirokastër – Me brinjë të thyera, shembje mesi dhe me shenjat e goditjeve të tjera në trup, kanë mbërritur mes dhjetëra shqiptarëve të kthyer dje në Kakavijë edhe dy emigrantë. Behar Gjojdesh dhe Gazmend Asllani mezi mbaheshin në këmbë dhe janë nisur menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Gjirokastrës.
Kthimi
Dje paradite, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, janë kthyer 53 emigrantë shqiptarë pa dokumente. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pa leje qëndrimi në shtetin helen, por ka patur edhe disa që ishin në pritje të marrjes së tyre. Emigrantët nga rrethe të ndryshëm të vendit si Fier, Berat, Vlorë etj, janë kapur në fshatra të ndryshëm të Greqisë dhe u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Fati i dy prej tyre ka qenë më i hidhuri pasi ata janë kapur dhe rrahur nga një polic i patrullës greke në kufi.
“Brinjë të thyera, hematoma të theksuara në trup, shembje mesi”, janë diagnozat e përcaktuara nga mjekët e spitalit. Emigrantët kanë treguar duke u futur për në spital se ata kishin rënë pre e dhunës të një prej 3 policëve të patrullës kufitare greke që i ndaloi ata rreth 10 kilometra në brendësi të territorit grek, dje rreth orës 5 të mëngjesit.
Ai që është dhunuar më shumë është 43- vjeçari Behar Gjojdeshi nga Petova e Fierit. Sipas mjekëve gjirokastritë, si pasojë e goditjeve të forta ai është goxha i dëmtuar.
Behari nuk qëndron dot në këmbë. Dy brinjë të thyera dhe goditjet e tjera që ka marrë e detyrojnë të qëndrojë ulur në karrocë. Me duart që i dridhen tregon se kjo është ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur në jetën e tij. “Që prej vitit 1992 kam hyrë e kam dalë disa herë në Greqi. Kisha dokumente të rregullta, dhe jam në proces rinovimi. Avokati që kam pajtuar për këtë m’i vonoi jashtë mase dokumentet. Nuk mund të prisja më dhe u nisa bashkë me 7 veta të tjerë drejt Greqisë”.
Rrahja
43-vjeçari tregon se pasi kishin udhëtuar për 8 orë të tëra në këmbë, si kishin hyrë në tokën greke, në orën 05.00 të mëngjesit, u panë nga policët grekë të patrullimit në kufi. “Shumica e grupit ia mbathi me vrap kurse unë e Gazmendi qëndruam në vend, nuk u larguam. Unë nisa t’iu shpjegoja policëve se isha në pritje të dokumenteve, por atyre nuk u interesonte fare. Filluan të më rrihnin, gjë që e vazhduan mbi mua dhe Gazmendin për treçerek ore. Na goditën egërsisht në mënyrë barbare me shkop gome, shkelma e gjithçka që kishin në duar. Aq shumë saqë më thyen dy brinjë. Humba ndjenjat, më ra tensioni dhe s’rrija në këmbë, por ata nuk donin t’ia dinin. Ishte një keqtrajtim çnjerëzor”,-tregoi për mediat emigranti i dhunuar. Shoku i tij, 27-vjeçari nga Fieri Gazmend Asllani është në gjendje më të lehtë. Gjithsesi edhe i riu nga fshati Zharëz i Fierit nuk ka shpëtuar pa u torturuar. “Pasi u dëfryen duke na rrahur për 45 minuta, as ujë s’na lanë të pinim. Më kanë goditur fillimisht në kokë, nga frika mos më linin me ndonjë cen e mbajta kokën me duar dhe ata më godisnin në trup. Mesin s’e ndieja fare, mjekët më thanë se kam pësuar shembje aty”,-tregon Gazmendi. Në trupin e tij të fotografuar përveçse në komisariat edhe nga gazetarët, dallohen qartë shenjat e goditjeve të forta që ka marrë në trup. “Dua të falenderoj policinë shqiptare pasi na ndihmoi dhe na shoqëroi menjëherë për në spital”,-thonë mes dhimbjeve të trupit dy emigrantët shqiptarë , viktimat e radhës së policëve grekë.




03/11/2005
shekulli
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Pse shkojne ne Grerqi kur e dine qe pisat greke jane keshtu, nuk e ka fajin greku jo e kane fajin kurvat tona politikane
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Ti hedhin ne gjyq ne Strasburg sic kane bere edhe emigrante te tjere.

Derrat ne fakt duan plumb.
 

Santiago

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Derri do plumb, vetem se greket nuk mund ti quajme derra, por thjesht nje komb i izoluar nga vetvetja. Jane thjesht viktima te vetvetes pasi ne fund te fundit vetes i bejne keq. Per mua eshte e rendesishme qe te afermit e mi ne ate lagjen ku jetojne greket i gjeten te varfer rracist dhe i lane po te varfer sepse me zotesine e tyre munden qe te krijonin nje ekonomi dhe tu tregonin grekerve se sa realisht vlenin.
Eshte vertet e dhimshme ajo qe ka ndodhur dhe ndodh por shpresoj qe shume shpejt do te detyrohen te na shohin ndryshe.
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

pse nuk kemi vende pune ne shqiperi, pse nuk na jep EU visa pune si te tjereve? keto jane pyetjet qe shtrohen. Greku nuk i fton njerezit pa dokumenta atje, ata shkojne dhe e marrin parasysh rrezikun sepse jane nevojtare por medalja ka dy ane, sepse dhe ne greqi shkojne maskarenj qe vjedhin e plackisin.
 

963

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Pse u kapen duke vjedhe keta qe ka rrafe greku? Apo u rrafen per vdekje thjesht pse kaluan kufirin.
Te shkosh ne greqi pa dokumenta, sipas otoshkorzenit, e paske hallall dajakun.
Edha ata kushurinjte e Santiagos qe ia paskan dale mbane, nje dite mund te perzihen nga policia greke, sepse asgje s'eshte e sigurt per refugjatet atje.
 

rvd

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

NE GREQI SHQIPTARI GJITHMONE KA QENE POSHTERUAR FATKEQSISHT .nGA NJE ANE SIç DIHET SHTETI JONE NUK NA MBRON DHE NGA TJETRA ATO JANE RACISTA DHE URREJNE SHQIPTARIN DHE SHQIPERINE.POR DHE NEVE I HAPIM PAK PROBLEME VETES DUKE KRYER AKTE JO TE PELQYESHME NE GREQI.KURSE KUR VJEN GREKU NE SHQIPERI NE E TRAJTOJME SI PASHA,SE KUPTOJ PSE,NDOSHTA NGAQE JANE BUSINESSMENA POR ATO VINE KTU NGAQE QEVERIA JON I KRIJON KUSHTE KURSE SHTETASEVE TE VET I LE PA BREKE!!!!!!!!!
I HATE GREEKS SEPSE KUR DEGJOJ LAJMET PER ATO QE HEQIN EMIGRANTET TONE NE GREQI NDJEHEM SHUME KEQ . /pf/images/graemlins/sleep.gif
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

shani ata plehrat qe qeverisin shqiperine o njerez, se kur ta ben i joti pse tet doje i huaji.
 

ujku81

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Per ata qe nuk e dine, ne kohen e luftes civile ne Greqi, shume emigrante greke erdhen nga pertej kufirit, te uritur ne kuptimin e pare te fjales. Shqiptaret u dhane buke kur nuk kishin as per vete dhe nuk u rrah ndonje grek nga shqiptaret, megjithese midis emigranteve kishte lloj lloj provokatoresh.
Dhe ne ate kohe ne Shqiperi ishte diktature komuniste!!!!!!!
Sot Greqia pretendon se eshte demokraci!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

4 Janar Ushtari grek ther Edison Zahaj në sy të të atit

17 thika ndaj 17-vjeçarit shqiptar

Greku 18-vjeçar i ka ngulur 17 thika të riut shqiptar Edison Zahaj. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit, Latif Zahaj, i cili është goditur me thikë prej një mikeshe të grekut. Ngjarja ka ndodhur në Rethimno, të Kretës, në Greqi. Më një janar, pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh dhe një grupi grekësh, 18-vjeçari, i cili kishte marrë disa ditë leje nga shërbimi ushtarak, bashkë me 5 miq të tij si dhe me të atin janë kthyer në shtëpinë e shqiptarit. Babai i viktimës, i cili ishte i sëmurë, ka tentuar të ndalojë grekët, ndërsa i biri po largohej nga dritarja. Por vajza, bullgare, e cila shoqëronte të riun grek, i ka ngulur thikën Latif Zahajt, duke i hapur rrugën miqve të saj, të cilët, pasi kanë kapur të riun Zahaj, i kanë ngulur thikën. Në mënyrë barbare, i riu grek, i cili shoqërohej dhe nga babai i tij, i ka ngulur 17 herë thikën, duke e lënë të vdekur shqiptarin. Pas kësaj ngjarjeje, prokuroria greke ka nisur ndjekjen penale, duke deklaruar akuzën për vrasje me paramendim.

Dëshimtarët kanë shprehur habinë ndaj ngjarjes, duke deklaruar se Edison Zahaj nuk ishte përfshirë në sherrin që u bë në klubin e qytetit. Ata u shprehën se Zahaj ka qëndruar jashtë debatit, që u vlerësua për arsye banale.

Arkivoli mbërrin në Shqipëri i mbuluar nga Flamuri Kombëtar

Arkivoli i të riut shqiptar Edison Zahaj, i mbuluar me Flamurin Kombëtar, ka mbërritur dy ditë më parë në qytetin e lindjes, ku i janë bërë nderimet e fundit. Ndërsa emigrantët shqiptarë kanë protestuar në qytetin e Kretës, duke kërkuar drejtësi. Me qirinj të ndezur në duar, 500 shqiptarë kanë hedhur parulla antiraciste, ndërsa kanë kërkuar nga autoritetet drejtësi.

Prej autoriteteve të policisë greke është shprehur frika e hakmarrjes së shqiptarëve ndaj këtij akti të rëndë. Ndërsa prefekti i zonës, shprehet se ngjarja është e izoluar dhe se nuk është e vërtetë që në Kretë ka dallime raciste. Për të, marrëdhëniet mes grekëve dhe shqiptarëve në Kretë janë shumë të mira. Ai ka shprehur bindjen se autoritetet përkatëse do të zbatojnë ligjin në ngjarjen e ndodhur.

Dënimi i kriminelëve duhet të vlerësohet si një qëndrim ndaj akteve raciste dhe i shërben klimës së miqësisë

Shqipëria ka kërkuar dënimin e personave që morën pjesë në vrasjen e emigrantit shqiptar, Edison Zahaj. Në deklaratën zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, thekson se dënimi i vrasësve, sipas ligjit, sjell përmirësimin e klimës së miqësisë mes vendeve, si dhe rritjen e besimit të emigrantëve shqiptarë tek institucionet greke.

Zahaj është vrarë nga një grup të rinjsh grekë, në shtëpinë e tij në Greqi, në ditën e parë të vitit 2006. Pas një sherri mes disa shqiptarëve dhe grekëve në një klub ku ishte dhe Edison Zahaj dhe i ati Latifi, të rinjtë grek janë larguar për në shtëpitë e tyre prej nga janë kthyer të armatosur me thika, por këtë herë në banesën ku jetonin Zahajt. Me të mbërritur në shtëpinë e emigrantëve shqiptarë, grekët janë sulur me thika, duke goditur babë e bir. Për pasojë, i riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa i ati është plagosur.

Deklarata

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, pasi u njoh me ngjarjen tragjike të ndodhur në Rethmnio të Kretës, ku më datën 1 janar 2006 është vrarë në mënyrë kriminale nga një grup shtetasish grek, në shtëpinë e tij, emigranti shqiptar, Edison Latif Zahaj dhe është plagosur babai i tij, Latif Zahaj, shpreh hidhërimin e tij të thellë për këtë fatkeqësi dhe i dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Zahaj dhe të afërmve.

“Ministri Mustafaj, duke dënuar ashpër këtë akt kriminal, gjen rastin të vlerësojë pozitivisht reagimin e shpejtë të policisë greke, e cila ndaloi autorët e këtij krimi të shëmtuar dhe shpreh besimin se drejtësia greke do të veprojë me të njëjtën shpejtësi dhe ashpërsi të ligjit. Dënimi i kriminelëve duhet të vlerësohet si një qëndrim ndaj akteve raciste dhe i shërben përmirësimit të klimës së miqësisë mes dy popujve tanë dhe në mënyrë të veçantë ndihmon në rritjen e besimit të emigrantëve shqiptarë tek institucionet greke. Ky besim është i domosdoshëm për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke”, thuhet në deklaratën e dhënë për mediat.

Përsëritja

Shpesh herë emigrantët shqiptarë në Greqi kanë rënë pre e dhunës së grupeve të ndryshme. Rasti më i rëndë ishte pas ndeshjes Shqipëri-Greqi, më 4 shtator 2004. Gramoz Palushi është vrarë gjatë festimit të fitores. Vrasësi i tij është cilësuar me të meta mendore, duke i shpëtuar dënimit maksimal. Megjithatë, deklarata e ministrisë shqiptare vlerëson se dënimi i drejtë do të sjellë rritjen e besimit në institucionet greke.

Sipas të dhënave, në Greqi jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë. Numri i emigrantëve ka ardhur duke u rritur nga viti 1991.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Si u vranë në Greqi 120 emigrantët
Sipas BE-së 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve

Autori i Lajmit: Nga Athina Shpëtim Zinxhirija
Bashkimi Europian nëpërmjet “eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vëndi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...
Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëm.
Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.
Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarë.
Profili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...

Ky lajm është publikuar: 04/01/2006
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

hedhja ne ere e disa trageteve greke, autobomba ne rruget e athines dhe hedhja ne ere e disa kopshteve te kalamajve e ben grekun zap per nje jave
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Ik e hidhi, ste pengon njeri!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
hedhja ne ere e disa trageteve greke, autobomba ne rruget e athines dhe hedhja ne ere e disa kopshteve te kalamajve e ben grekun zap per nje jave

[/ QUOTE ]Kam pershtypjen se ne nje jete tjeter ti ke qene Hitleri
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

E kuptoni ça menie kemi ne shqiptaret, qe me te prek i hu te gardhi te zhdukim fisin!
Nese tjetri ka vra, ka gjykate e vendos ajo per ate pune, ndjenja e hakmarrjes a e gjakemarjes eshte shenje primitizmi mesjetar, kot nuk themi qe jemi dy shekuj mrapa...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E kuptoni ça menie kemi ne shqiptaret, qe me te prek i hu te gardhi te zhdukim fisin!
Nese tjetri ka vra, ka gjykate e vendos ajo per ate pune, ndjenja e hakmarrjes a e gjakemarjes eshte shenje primitizmi mesjetar, kot nuk themi qe jemi dy shekuj mrapa...

[/ QUOTE ]

eshte e vertet qe ndjenja e hakmarrjes eshte shenje primitizmi mesjetar .......por edhe fakti qe te vrasesh dike ,brenda ne shtepine tij, vetem se eshte i nje kombesie tjeter nuk te ben te evuluar ose me pak "primitiv mesjetar" .

dikush mund te thote se eshte nje episid i izoluar e nga njerez te izoluar.

por ateher si ka mundesi qe asnje gjykat e ketij vendi "europian te civilizuar" nuk ka denuar asnje nga keta qytetar te saj (madje qe edhe sherbejne ushtarakisht per kete shtet ) qe bejne krime te tilla ??
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Nuk eshte mire te pergjithesojme pasi i humbet dhe vlera e diskutimit. Gjykatat jane te perbera nga trupa gjykues prej njerezish, e njeriu ka dobesite e veta si qenie. Edhe ti po te ishe gjykates, dhe do te duhej te gjykoje nje çeshtje ndermjet nje greku e nje shqiptari, ne menyre jo koshiente nuk do ishe 100% objektiv.
Gjithesesi ne kete rast, dhe kryetari i bashkise, dhe prefekti apo kryetari i policise kane denuar rende kete akt dhe te akuzuarit gjenden perpara drejtesise.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk eshte mire te pergjithesojme pasi i humbet dhe vlera e diskutimit. Gjykatat jane te perbera nga trupa gjykues prej njerezish, e njeriu ka dobesite e veta si qenie. Edhe ti po te ishe gjykates, dhe do te duhej te gjykoje nje çeshtje ndermjet nje greku e nje shqiptari, ne menyre jo koshiente nuk do ishe 100% objektiv.


[/ QUOTE ]

shiko se ketu behet fjale per jete njerzish e jo per diskutim ne albfurum.

gjykatesit grek e dine mire kete.

edhe me e keqja eshte se jane raste te perseritura......madje edhe shume shpesh.
 
Top