PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

assassino26

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

Per menimin tim,pervec te tjerave,streseve,lodhjes,merzitjes e ku di une,qe kane edhe ato peshen e tyre te pakundershtueshme,1 faktor me rendesi eshte edhe njerzit me te cilet rri.Jashte shtetit njerzit jane te ftohte,dhe sic thote edhe shprehja e urte e popllit tone shih rrushi rrushin e piqet kungulli.Pra ftohtesia eshte edhe ngjitese ndoshta na e ngjisin vete vendalinjte
 

alinos

Forumium maestatis
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

Njerezit nuk ftohen ne emigrim, ata thjesht behen te pavarur dhe duke qene se mesohen te mos flasin me njeri per veten dhe te tjere, kjo i ben bezdi kur kthehen e perplasen me deshiren per thashetheme te robve perqark.
Keshtu per te menjanuar bisedat e kota, largohen dhe te tjeret i klasifikojne si "te ftohur".
Une per vete jam klasifikuar si "dhi" para se te ikja dhe si "e ftohur" kur u ktheva.
Nuk di, ndoshta e ka fajin njesia matese :shrug:
:sleep:
 

bona

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

varianti im eshte ky:
ne radhe te pare njerzit kane ndryshuar dhe ne Tirane.
dhe e dyta njerzit kane ndryshuar miqesite , dikush qe eshte ftohur me ty ka zene nje mik tjeter qe e lidh shkolla apo puna me te.
 

neo2002

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

pervec ketyre postime te mesiperme nje faktro tjeter eshte se "nuk ke me ke te jesh i ngrohte"
Nuk ke asnje familje apo shok . Me ke do besh muhabet...
 

Blendi

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

E mbani mend ate rrefimin me familjen e varfer qe jetonte ngjitur me te pasurin dhe bente aheng c'do nate duke ngrene bishta qepe dhe ullinj me raki(kjo po dihej)?
Kur pasunari u fali nje qese me florinj varfanjaket i lane dajret e gerrnetat dhe nisen te zihen se si do ndanin parane e madhe mes tyre.
Dhe kjo zgjati nete te tera, deri sa me i mencuri mes tyre ia ktheu arin te pasurit dhe varfanjaket kercyen e gezuan serish, kur mbeten prape pa asnja dysh ne xhep. ne kee bote materiale te perendimit nuk ka si te jete ndryshe.

A nuk e mbani mend ne Shqiperi gjate kohes se tranzicionit kur njerzit ishin te gjithe te varfer se si mblidheshim kalamanj dhe te rritur para pallateve mbasditeve te veres duke bere muhabet deri vone? Ose se si e shikonim kampionatin boteror te gjithe bashke si shkalle pallati???
KUR NJERIU ESHTE E VETMJA PASURI QE KE, E DO ATE DYFISH.
 

bona

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

po pra dhe ne shqiperi cdo gje ka ndryshuar, menyra e te menduarit dhe natyrisht dhe e te vepruarit.
 

jula

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

E kam vene re se kjo e "ftohjes" eshte nje nga objektet e preferuara te thashethemnajes ne vendet nga jemi nisur. Jemi nje shoqeri ende tradicionaliste. S'eshte ky problemi, por nuk mund te pretendohet qe nje njeri te mos ndryshoje (per mire apo per keq) pas shume vitesh perballje me nje shoqeri/kulture/realitet tjeter.

Sa mire qe s'kam probleme ne kete pike, konsiderohesha "e ftohur" shume kohe me pare se te largohesha nga vendi im. Gjysma e se keqes. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

Ehh kohe te vjetra ato.
Kur Shqiperia u hap me boten mbaj mend se isha te tregu i qytetit dhe deshiroja te blija ca kaseta per ti degjuar.
Nderkohe me zuri veshi edhe nje kenge mergimi, te cilen e injorova pa ditur se sot ajo kenge do me kushtohej mua dhe shume shqiptareve "fatezi" te cilet lane vendin e tyre per nje jete me te mire.
Sikur thote Blendi, para hyrjeve te pallateve njerezit qendronin dhe kuvendonin biseda te ndryshme, ne vere na ndodhte shume shpesh te shkonim ne plazh, te luanim futboll, te shikonim ndonje ndeshje ne televizor me emocione te cilat ne shquhemi.
Xhirot e darkes ishin nje shplodhje per shume njerez etj etj.
Sot veshtire se ke mundesi ti realizosh ato.
Mire tha dikush, neve na duket vetja robote dhe ne fakt ashtu eshte se cdo gje e bejme automatikisht dhe me besoni se kur dal nga shtepia, automatikisht e mbyll deren dhe kur bej disa metra rruge kujtohem ne e kam mbyllur deren apo jo.
I ka jeta keto.
<ul type="square">
[*]Por une dua te shtroj nje pyetje
[/list]
A keni ndermend te ktheheni ndonjehere mbrapsht andej nga erdhet per ne vendin tuaj?
Ndoshta do ishte mire te hapej edhe nje teme per kete pyetje.
Shume nga paraardhesit tane u asimiluan sipas vendit ku jetonin dhe Shqiperine e harruan perfundimisht dhe eshtrat e shume shqiptareve prehen ne ato vende ku kane vdekur.
 

scadarsko

Locus omnem
PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

E hapa kete teme qe te diskutojme per ftofjen(largimin) e njerezve dhe afermit tone behen interesaxhi dhe i huton leku ose kushtet e mira dhe nuk duan tja dine te ndihmojne njeri-tjetrin ne emigrim.
Pse ndodh ky largim nga njeri-tjetri.
NUK FTOHEMI POR ESHTE RRETHANA E TILLE KU JETON I MBYLLUR NUK PRET NGA ASKUSH LAN PJATEN VET, LAN CORAPIN VETE ,GATUAN VET E ASKUSH NUK MENDON PER TY A JE GJALL KUND.KJO MENYRE JETESE DUHET TE NDERTOHET NE SHQIPERI.GJITHSEJCILI NE SHTEPI TE VET,GJITHSEJCILI TE SHIKOJE PUNEN E VET .....EMIGRIMI KA EDUKUAR DISA PREJ ENSH JO TE GJITHE .
 

IL__SANTO

Valoris scriptorum
PSE FTOFEN NJEREZIT NE EMIGRIM

E hapa kete teme qe te diskutojme per ftofjen(largimin) e njerezve dhe afermit tone behen interesaxhi dhe i huton leku ose kushtet e mira dhe nuk duan tja dine te ndihmojne njeri-tjetrin ne emigrim.
Pse ndodh ky largim nga njeri-tjetri.
Po normale se te kem AQ kohe sa ti dedikoj kafes 9 ore ne dite do te dua me shume. Pffffffff. Pyetje shume idiote.
 

scadarsko

Locus omnem
Po normale se te kem AQ kohe sa ti dedikoj kafes 9 ore ne dite do te dua me shume. Pffffffff. Pyetje shume idiote.
Sa her ma thon ket shprehje n shkoder,je ftof ma qa ban kshtu?e un ju pergjigjem me humor po pij shum coca cola ma me akull n Mc Donalds,jo si ju qe keni privilegjin me hanger qebape te xehta per dit...EMIGRANTI si shume po akuzohet keto kohet e fundit ,ne vend qe te nderohet e ngrihen biles memoriale madheshtore ndaj atyre qe sot nuk jan me ku kane humbur jeten ne ujrat e adriatikut,neper malet me debore te greqise....ATY u ftohem ne maje malesh e ujra te ftohta
 

-Zana-

e...Thjeshte
Sepse ju duhet te punojne --- s'kane kohe te lire si ne Albania. Pra nuk eshte se ftohen, por kane me c'fare te merren dhe eshte normale.
 

scadarsko

Locus omnem
Sepse ju duhet te punojne --- s'kane kohe te lire si ne Albania. Pra nuk eshte se ftohen, por kane me c'fare te merren dhe eshte normale.
nuk eshte vetem kjo arsyeja ....eshte dhe vetmija qe te ben te ndihesh i tille per tjeret !ja prsh une jam mesuar te jetoj ne stilin tim vetem rrij lirshem ne shtepi ,nuk kam hyrje dalje si atje ne shqiperi,nuk di kush qa bej ku shkoj e kur kthehem .....e ne shqiperi bin te flen me pulat e qohen me gjelat heret,e une zgjohem edhe ne dreke nganjeher kush nuk me thot leviz.Sa her shkoj ne shqiperi nervozohem se ne bulevarde,njerezit bejn zhurme flasin me ze te larte ,e ndersa ketej ke plot njerez ne bulevard ecin po nuk degjon asnje zhurme ,vetem hapat e shpejt ku levizin.Dmth tek ne ne shqiperi nuk kemi edukate kulture ,prandaj n aakuzojn keshtu JEMI FTOHUR !kto u ftofshin n prapanice .....
 

scadarsko

Locus omnem
images
 

Narkomane

Valoris scriptorum
sepse bota ka rregulla me te rrepta sesa nvendin ton...atje vetem pun ske koh per tu marr me budalliqe sic merremi ne ktu me thashetheme e rrijm kot se pun skemi lek skemi...o rrofshin shoqet e komshijet qe merrena me dallavere
 

scadarsko

Locus omnem
sepse bota ka rregulla me te rrepta sesa nvendin ton...atje vetem pun ske koh per tu marr me budalliqe sic merremi ne ktu me thashetheme e rrijm kot se pun skemi lek skemi...o rrofshin shoqet e komshijet qe merrena me dallavere
kur shkoj n shkoder ,nje shok imi prêt rrugen pergjysem une sillem rrotull nga trotuari deri tjetrin e gati me zuri makina se u vura ne vija te bardha e atje se respektonin!e shoku me tha hajde mar ti mas na ban si evropian ,jeni ba ju te europs moderna hahhahaaha e ne caffe per respekt i them barmanit te lutem a eshte e mundur te shkoj ne toilete ai thot pa shko ma sta ka myll kush hahhaha atje kur fillojn te pijn ne caffe direkt sa te shohin qe je nga emigracioni ,te grumbullohen e nga konjak 50 LEKESH E NDERROJN POROSIN ne wiskey e filloj e hapen a thua sikur kan fitu euromillions.....hahaha sa egoizemmmm sa trishtueshem eshte shqiperia!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
kur shkoj n shkoder ,nje shok imi prêt rrugen pergjysem une sillem rrotull nga trotuari deri tjetrin e gati me zuri makina se u vura ne vija te bardha e atje se respektonin!e shoku me tha hajde mar ti mas na ban si evropian ,jeni ba ju te europs moderna hahhahaaha e ne caffe per respekt i them barmanit te lutem a eshte e mundur te shkoj ne toilete ai thot pa shko ma sta ka myll kush hahhaha atje kur fillojn te pijn ne caffe direkt sa te shohin qe je nga emigracioni ,te grumbullohen e nga konjak 50 LEKESH E NDERROJN POROSIN ne wiskey e filloj e hapen a thua sikur kan fitu euromillions.....hahaha sa egoizemmmm sa trishtueshem eshte shqiperia!
esht e vertet shqiptaret neper bot bejn lloj-lloj punesh kur vijn ktu tek ne njerzish thojn he me se ky ka lek kshuqe na qeras se ke pa bot me sy...ke ardh me na qeras
 

scadarsko

Locus omnem
sa tkesh lek tgjith do te te afrojn..kur mos tkejsh lek tgjith do te te largohen
Gjithsesi jemi momentale atje jo per jete !ato vetem tregojn fytyren etyre por ka dhe nga ato q ejan extra eeeeh jo gjith ne nje thes nuk mundem ti fus.....
 
Top